BREAKING NEWS

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas merr vendimin ekstrem (Detajet e rënda)

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe
x

Dossier

Aksionet për rrëzimin e Hoxhës, CIA tregon lëvizjet për rekrutimin e agjentëve, ja rrëfimet e tyre për aksionet kundër regjimit

Aksionet për rrëzimin e Hoxhës, CIA tregon lëvizjet për

Shërbimi inteligjent amerikan gjatë regjimit komunist tentoi disa herë që të rrëzonte Enver Hoxhën nga pushteti, por pjesa më e madhe e misioneve kanë dështuar. Vetë CIA në disa dokumente të deklasifikuara, përmend dy reportazhe të bëra nga “Reuters” dhe “The Indipendent” në vitin 1994, ku jepen detaje mbi arsyet që misionet dështuan. Aty tregohet se pjesë e agjentëve të rekrutuar nga SHBA, por dhe nga britanikët ishte një person që punonte për KGB ruse. Ai dekonspiroi gjithçka dhe informonte sigurimin e shtetit. Falë informacioneve të tij Sigurimi i dinte të gjitha zonat ku lëshoheshin agjentët dhe në këtë mënyrë shumë persona u vranë dhe u arrestuan. Në reportazhet e realizuar jepen dëshmitë dhe të vetë shqiptarëve që dikur punuan për CIA, të cilët rrëfejnë lëvizjet, por dhe tentativat për të gjetur eshtrat e atë afërmve të tyre.

Rrëfimet e ish-agjent ëve

Një amerikan që kërkon të vendosë qetësi mbi një mister familjar që e ka shqetësuar disa dekada me radhë, po zbulon prova të një misioni sekret të CIA në vitin 1951, në një zonë kodrinore të Shqipërisë. 66 vjeçari Shaqir Kabashi thotë se ka qenë një operativ i CIA në Shqipëri në vitet 1950 dhe se është kthyer atje muajin e kaluar për të gjetur kockat e vëllait të tij të humbur Ibrahim Xhem Kabashi, që besohet se është vrarë gjatë misionit, bashkë me katër agjentë të tjerë. Shaqiri, punonjës në një fabrikë makinash në Ëilliamsville, Neë York, thotë se gjeti një skelet që besohet se është i vëllait të tij, në një gropë rreth tre metra të thellë, bashkë me mbetjet e një njeriu tjetër. “Kishte dy Ibrahimë në atë varr”, thotë Shaqiri, shqiptar i lindur në Kosovë, i cili ka shpenzuar mijëra dollarë me kërkimet e tij. Ai beson se ata të dy janë vrarë gjatë misionit të CIA në gusht të vitit 1951, por trupat nuk janë identifikuar dhe qeveria amerikane nuk prononcohet për çështjen. “Jemi në dijeni të disa rasteve, disa me qytetarë amerikanë e disa të tjerë jo, trupat e të cilëve mund të kenë mbetur në Shqipëri”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se nuk ishin bërë përpjekje nga qeveria, edhe pse Shqipëria po kërkonte në terrenin e saj malor, që prej viteve 1990 mbetjet e disa mijëra të burgosurve politikë që besohet se janë vrarë gjatë regjimit komunist.

Identifikimi i trupave

Identifikimi i tyre është i vështirë, edhe pse është sugjeruar identifikimi me anë të ADN-së. Zëdhënësi i CIA, David French, refuzoi të komentonte. “Edhe detaje të operacioneve të vjetra normalisht nuk përhapen në media”, tha ai për agjencinë Reuters, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar për kthim të trupave të agjentëve të vrarë gjatë Luftës së Ftohtë. Shaqiri u kthye në SHBA me disa fragmente kockash nga dy skeletet, që besoj se janë të vëllait të tij dhe të agjentit tjetër shqiptar të CIA, Ilmi Ibrahimi. Pjesa tjetër e mbetjeve u varrosën në varrezën fshatit Hamil, pranë Fierit, tha ai. Vëllezërit Kabashi dhe kushëriri i tyre Ahmet Kabashi, të gjithë nga Kosova, merrnin pjesë në operacionin sekret të spiunazhit, të pranuar nga shërbimet sekrete të CIA dhe britanikët e MI6, për përmbysjen e pushtetit komunist në Shqipëri, thotë ai. Ky operacion njihet mirë pasi u dekonspirua nga agjenti i famshëm rus në brendësi të CIA, Kim Philby, i cili asokohe ishte oficer i ndërlidhjes me MI6 në Uashington. Ibrahim Kabashi besohet se ka vdekur gjatë misionit të drejtuar nga Ahmeti, ku agjentët u lëshuan me parashutë pranë fshatit Mjeshov në Fier. Shaqiri thotë se ky ishte infiltrimi i dytë i asaj vere, teksa i parë dështoi me vrasjen e dy agjentëve. Shaqiri nuk ishte në lëshimin e parë por thotë se dy agjentë thyen këmbën pas lëshimit në zonën e ashpër shkëmbore, prandaj u braktisën aty nga kolegët, për të evituar kapjen nga forcat komuniste.

Destan Berisha

Por Destan Berisha, tashmë 70 vjeç, i vetmi i mbijetuar i misionit, kujton se Ibrahim Kabashi është vrarë më vonë dhe se trupi i dytë në varr është i një tjetër agjenti. Vraja e kolegëve të tyre për të mos rënë në dorë të armikut, ishte e pranuar mes tyre nga agjentët shqiptarë të migracionit, dhe jo një urdhër i CIAs. Ata kishin gjithsesi tableta cianidi me vete, thotë Shaqiri.

Misionet e Kabashit

Asim Jakova, 90 vjeçar, është një emigrant shqiptar që i ka takuar vëllezërit Kabashi dhe agjentë të tjerë në kampin e Athinës. Ai kujton se raportimet për misionin e Kabashit në vitin 1951 thoshin: “Ahmet Kabashi kishte vrarë kolegun e tij agjent për t’i ndaluar vuajtjet”. Shaqiri mësoi fillimisht mbi vendin e varrosjes nga një emigrant shqiptar në Massachusetts. Kur shkoi në Tiranë ai kishte kërkuar ndihmën e konsulles amerikane atje Barbara Cummings, por ajo ishte shprehur se kishte shumë vështirësi me të tillë ekspertiza në Shqipëri. Edhe koloneli britanik David Smiley, tashmë në pension, i cili po kërkon mbetjet e 46 ushtarëve britanikë të Luftës së Dytë Botërore, e ngriti çështjen Kabashi me presidentin shqiptar Sali Berisha, dhe thotë se kërkimi është shumë i vështirë. Por megjithë këto këshilla, në gusht 1993, ai u nis për në Shqipëri dhe atje punësoi rreth dymbëdhjetë fshatarë për të gërmuar në faqen e kodrës të rrahur nga dielli i gushtit. “Ata njerëz ia kishin lënë historinë djemve e nipërve të tyre prej, aq sa çdo fëmijë e i ri i fshatit që kullosin lopët në lëndina, e dinte se në atë kodër janë varrosur dy burra”, thotë Shaqiri, duke iu referuar traditës së njohur shqiptare të kalimit të historisë me anë të gojëdhanës. Skeletet u zbuluan më 18 gusht dhe kafkat nuk tregonin vrima plumbash, thotë Shaqiri. “Nuk i mbaja dot lotët, dhe më pas u mpiva”, thotë ai, duke shtuar se disa fshatarë të zonës thoshin se kishin takuar njerëz që punonin si agjentë amerikanë, të cilët shpresonin të merrnin një pension nga SHBA. Zëdhënësi i CIA, French tha se agjencia është kontaktuar nga njerëz që pretendojnë se kanë pasur të afërm që kanë vdekur duke punuar për CIA gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Por Shaqiri thotë se nuk shkonte pas parave. “Si mund të kërkoja unë para? Unë nuk kam shkuar aty në vitin 1950 për para, kam shkuar për të çliruar vendin tim ... ose të vdisja aty. Jo për paratë.”

6 shtator 1994

Dekonspirimi nga agjenti rus

Javën e kaluar, kreu i parlamentit shqiptar i shkroi ankandeve britanike Sotheby's të merrnin në konsideratë dëmshpërblimin e familjeve të agjentëve shqiptarë që u tradhëtuan nga Kim Philby, pas njoftimit të muajit të kaluar se do të kryenin shitjen e objekteve personale nga apartamenti i Philby-t në Moskë, teksa të tjerë mendojnë se tani që Lufta e Ftohtë ka marrë fund, keqardhjet duhet varrosur për ato që ai kreu 45 vjet më parë. Në kohën e Luftës së Ftohtë shumë mendonin se lufta e vërtetë do të fillonte nga një ditë në tjetrën. Shërbimet sekrete britanike dhe të Shteteve të Bashkuara kishin nisur projektin ambicioz të zvogëlimit të kufijve të perandorisë sovietike dhe Kim Philby ishte një prej aseteve kyçe të Britanisë në këtë aventurë.

Agjentë të rekrutuar nga komunitetet e emigracionit në Britani po dërgoheshin në vendet komuniste të Evropës lindore e qendrore. Ish-ushtarë polakë hynin e dilnin fshehtësisht nga Polonia nën komandën e britanikëve, ashtu si dhe agjentë bullgarë, ukrainas apo shqiptarë që përpiqeshin të nxisnin rebelimin anti-sovjetik. Philby ishte në zemër të këtyre përpjekjeve dhe duke parë sesa thellë ai ishte i përfshirë, nuk është çudi që të gjitha misionet dështuan. Njohuritë e ti të detajuara për misionin ukrainas për shembull shihen në librin e tij “Lufta ime e heshtur”, ku shkruan: “Brenda një muaji britanikët kishin lëshuar gjashtë grupe. Avionët niseshin nga Qipro dhe agjentët lëshoheshin në mes të Lvov e Tarnopol, ndërsa një tjetër pranë ujërave të Prut, pranë Kolomiya. “Më tej rrëfimin e përfundon me ironinë tipike: “Nuk e di saktësisht se çfarë u ka ndodhur atyre por mund ta marr me mend”.

Tetor 1953

Raport i veprimeve të koordinuara mes shërbimeve amerikane e britanike

Shërbimet sekrete të CIA dhe MI6 kanë rënë dakord në parim për linjën e veprimet në lidhje me Shqipërinë, e cila do të fokusohet në mbledhje inteligjence të brendshme sipas direktivave të caktuara, dhënie të mbështetjes për Komitetin për Shqipërinë e Lirë dhe lëshime broshurash propagande afërsisht një herë në muaj. Edhe direktivat për vitin 1954 priten të jenë të ngjashme me ato të këtij viti, me shumë pak gjasa për urdhra përshkallëzimi të aktiviteteve të Luftës së Ftohtë në Shqipëri. Kjo për arsye se një trazirë e mundshme në Shqipëri do të shoqërohej me ndërhyrjen e forcave të Komitetit të Prizrenit nga Jugosllavia, dhe më pak e mundshme është ndërhyrja e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë. Ndërhyrje të tilla do të interpretoheshin si kërcënim të interesave kombëtare edhe nga fqinjët, prandaj për momentin nuk duhet të kishte ndryshim të pushtetit në Shqipëri.

Shkëputja nga BRSS

CIA nuk ka direktiva konkrete veprimi për Shqipërinë por ajo gjithsesi konsiderohet si një objektiv i rëndësishëm i luftës psikologjike dhe se përpjekjet për ta shkëputur atë nga blloku sovjetik nuk duhet të reduktoheshin. Është pranuar se ndryshimi kryesor i politikave mes CIA dhe MI6 qëndron në faktin se CIA është e gatshme të përdorë një politikë më të drejtpërdrejtë, por ky dallim nuk do të ndalojë punën e përbashkët të dy shërbimeve.

Infiltrimet

Tre operacione infiltrimi janë planifikuar sivjet. Grupi i parë i Vlorë nuk u formua për arsye të vështirësive me agjentët, kurse grupi i dytë për në Tiranë u infiltrua në rrugë tokësore nga Greqia. Një grup i tretë duhet të infiltrohen në Veri të Shqipërisë, por është anuluar për arsye të vështirësive në organizmin e infiltrimit nga ajri ose toka, dhe pritet të kryhet vitin që vjen. Operacionet e infiltrimit kanë pasur të njëjtat objektiva si më parë: krijimin e qendrave të rezistencës, vazhdimin e operacioneve për qëllimin final të shkëputjes së Shqipërisë nga orbita sovietike dhe inkurajimi i dezertimit mes zyrtarëve komunistë. Operacionet janë reduktuar disi për të ngritur kalibrin e agjentëve të zgjedhur, por është pranuar nga të dyja palët se në përgjithësi kalibri i agjentëve linte shumë për të dëshiruar. Një grup prej pesë personash të ri-infiltruar këtë vit, qëndruan për tre javë në Korçë deri sa rimorën kontaktet e vjetra. Një grup prej dy personash të infiltruar në zonën e Sarandës qëndruan aty për tre javë.