BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Amerika presion Shqipërisë për naftën në 1923, DASH zbardh shkresat mes diplomatëve

Amerika presion Shqipërisë për naftën në 1923, DASH

Amerika kërkonte me ngulm të shfrytëzonte burimet natyrore të Shqipërisë. DASH zbardh shkresën e Sekretarit të shtetit për ambasadorin në Shqipëri, Grant-Smith, në vitin 1923, por dhe shkresa të tjera mes diplomatëve mbi këtë çështje. “Duke parë karakterin monopolistik të propozimit të kompanisë së naftës Anglo-Persian Oil jeni i autorizuar që në kohën e volitshme të bëni të qartë për qeverinë shqiptare se Departamenti i Shtetit shpreh keqardhje për çdo veprim që cenon politikën e dyerve të hapura në lidhje me zhvillimin e burimeve natyrore në Shqipëri. Ju mund të theksoni gjithashtu se qeveria e SHBA pret që qeveria e Shqipërisë të trajtojë sipas meritave dhënien e të drejtave të shfrytëzimit dhe të ofrojë mundësi të barabarta për kompanitë amerikane si dhe për kompanitë e tjera, në mënyrë që të mos krijohet një karakter monopolistik që përjashton pjesëmarrjen e shtetasve amerikanë”, i shkruante Sekretari i shtetit ambasadorit në Shqipëri (Grant-Smith).

Sekretari i shtetit për ambasadorin në Shqipëri (Grant-Smith)

Uashington, 27 shkurt 1923

Duke parë karakterin monopolistik të propozimit të kompanisë së naftës Anglo-Persian Oil jeni i autorizuar që në kohën e volitshme të bëni të qartë për qeverinë shqiptare se Departamenti i Shtetit shpreh keqardhje për çdo veprim që cenon politikën e dyerve të hapura në lidhje me zhvillimin e burimeve natyrore në Shqipëri.

Ju mund të theksoni gjithashtu se qeveria e SHBA pret që qeveria e Shqipërisë të trajtojë sipas meritave dhënien e të drejtave të shfrytëzimit dhe të ofrojë mundësi të barabarta për kompanitë amerikane si dhe për kompanitë e tjera, në mënyrë që të mos krijohet një karakter monopolistik që përjashton pjesëmarrjen e shtetasve amerikanë.

Prezantimet mund t’i bëni gojarisht ose me të shkruar. Nëse zgjidhni të shkruani duhet të përforconi deklaratën tuaj me mbrojtjen e politikës së dyerve të hapura për investimet dhe duke përshkruar efektet e padëshirueshme të sjelljeve preferenciale ndaj kombeve të tjera, në marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori italian duke vepruar sipas udhëzimeve të qeverisë së tij, ka sugjeruar që qeveria e SHBA të veprojë për të bllokuar koncesionin e naftës për grupin britanik Anglo-Persian Oil nga autoritetet shqiptare. Departamenti beson se ju duhet të bashkëpunoni me kolegët francezë e italianë për të ruajtur parimin e Dyerve të Hapura, edhe pse besojmë se çdo deklaratë që ju do të jepni do të ishte më e fuqishme nëse bëhej në mënyrë të pavarur.

Hughes

Komisionari në Shqipëri (Blake) për sekretarin e shtetit

Tirana, 29 tetor 1922

Për Sinclair nga Soper:

“Kushtet e kontratës së naftës janë caktuar si më poshtë: së pari taksë 12% plus bonus në para të thata $100,000 brenda tre muajve nga data e ratifikimit, ose ndryshe taksë 13 për qind pa pagesë në para të thata; kohëzgjatja 75 vjet; e treta, përjashtim nga të gjitha taksat për ushqimin; kushtet e marrëveshjes tre muaj para datës së ratifikimit, garanci në bonde 20,000 për kryerjen e detyrimeve; detyrim për shpenzimin e një totali prej jo më pak se $40,000 gjatë një periudhe prej dy vjetësh, një total prej jo më pak se $200,000 gjatë një periudhe prej tre vjetësh, një total prej jo më pak se $750,000 gjatë një periudhe prej pesë vjetësh; toka e zgjedhur për shfrytëzim kufizohet në një total prej 1,500 milje katrorë për draftin e parë; qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të blejnë deri në 24 për qind të aksioneve; në fund të kontratës prej 75 vjetësh, të gjitha pronat e patundshme i kthehen qeverisë së Shqipërisë, ndërsa të gjitha kushtet e tjera mbeten të pandryshuara. Qeveria shqiptare kërkon një hua prej $2,000,000 brenda gjashtë muajve nga Anglo–Persian Oil Company.”

Blake

Shënime nga takimi i komisionerëve të plotfuqishëm të SHBA

Herter lexoi një memorandum ku përmblidheshin pikat kryesore mbi të cilat komisionerët duhet të vepronin për ndryshimin e traktatit të paqes mes Gjermanisë e Austrisë. Me kërkesën e komisionerëve Colonel Sherman Miles erdhi në takim për të diskutuar disa faza të situatës së Malit të Zi dhe Shqipërisë. Miles, i cili sapo është kthyer nga Mali i Zi, dha një deklaratë të shkurtër mbi kushtet aktuale atje të cilat ai i kishte vëzhguar bashkë me ngjarjet që sollën gjendjen aktuale të gjërave. Kur u pyet se çfarë zgjidhjeje favorizonte për Malin e Zi, Miles tha se besonte se zgjidhja e vetme ishte bashkimi i vendit në Jugosllavi, nëse kishte garanci për një masë autonomie të ngjashme me atë që gëzonin kroatët dhe sllovenët. Miles tha se besonte se kufijtë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të ripërcaktoheshin përgjatë linjave të qarta nacionaliste pa marrë parasysh interesat e veçanta të influencave të huaja apo veprimet e kohëve të fundit të serbëve, të cilat kishin shkaktuar dëbimin e disa zonave jugore shqiptare në Malin e Zi. Në lidhje me Shqipërinë Miles bëri një përshkrim të shkurtër të forcës së saj fisnore tribale të qeverisjes dhe vështirësitë e mëdha për të mbajtur rendin brenda kufijve të saj, prandaj ishte e nevojshme asistencë dhe mbrojtje nga jashtë prej fuqive të mëdha. Ai besonte se Shqipëria mund të ishte një shtet i pavarur por vetëm në mandatin e Shteteve të Bashkuara apo Britanisë.

Sekretari i shtetit për të dërguarin në Shqipëri (Kodding)

Uashington, 17 mars 1925

Situata e komunikuar në telegramet tuaja është tepër e pakënaqshme dhe Departamenti dëshiron të informojë qeverinë shqiptare për këtë. Sa i përket fakteve që kemi në dispozicion, duket se qeveria shqiptare me anë të premtimeve që janë ende të pambajtur, ka joshur kompanitë amerikane të shpenzojnë kohë dhe përpjekje të shumta në Shqipëri, nga të cilat qeveria ka përfituar avantazhe të konsiderueshme gjeologjike apo nga punime të tjera të kryera nga kompanitë. Shqipëria ka përfituar gjithashtu nga kushtet e favorshme të kontratave dhe të konkurrencës mes investuesve. Madje edhe koncesioni me grupin Anglo-Persian nuk duket aq i favorshëm për qeverinë shqiptare në disa aspekte, sa ato që kanë propozuar disa kompani amerikane.

Gjithashtu në lidhje me dënimin e përgjegjësve të vrasjes Coleman e De Long besojmë se qeveria nuk ka punuar në mënyrë të kënaqshme dhe Departamenti është i opinionit se qasja e durueshme e SHBA është keqkuptuar. Në fakt Departamenti nuk është i aftë të përqasë mendësinë aktuale të qeverisë shqiptare me dëshirën e shprehur prej saj për marrëdhënie më të ngushta me SHBA dhe përsëritjen e shprehjes së miqësisë ndaj saj.

 Një nga trashëgimtarët e tyre ka bërë në kërkesë për dëmshpërblim nga Departamenti dhe çështja po merret në konsideratë.

(3) Ju jeni i lirë të informoni qeverinë vendase për këto zhvillime dhe nëse nuk ka përmirësim të situatës ju mund të bëni rekomandimin për ndalimin e dërgimit të përfaqësuesit amerikan në Shqipëri.

Gjithashtu në lidhje me këtë mund të referoni opinionin e Departamentit te konsulli shqiptar në Nju Jork.

Tentoni të merrni tekstin e marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë dhe informoni Departamentin për zonat për shfrytëzim nga Italia.

Kellogg

Ambasadori në France (Herrick) për sekretarin e shtetit

Paris, 2 prill 1924

Kam nderin t’ju informoj për koncesionin monopolistik të gërmimeve në Afganistan që iu dha Professor Auguste Foucher nga qeveria afgane, dhe protestën e bërë për çështjen nga Instituti Arkeologjik Amerikan, kundër këtij koncesioni dhe kundër atij të dhënë për shpime në Shqipëri.

Unë u deklarova në ministrinë e Jashtme mbi këtë çështje dhe në përgjigje kam marrë dy letra, njëra me datë 27 mars për koncesionin në Afganistan dhe tjetra me datë 28 mars në lidhje me koncesionin e dhënë për francezët në Shqipëri.

Duhet theksuar se qeveria franceze është dakord me SHBA për çështjen e koncesionit në Afganistan, por prej vështirësive në amendimin apo ndryshimin e marrëveshjes, konsiderohet e këshillueshme të lihet siç është. Qeveria franceze është e gatshme që kërkuesit amerikanë të nisin punën në zonat ku amerikanët ende nuk kanë eksploruar.

Në lidhje me koncesionin në Shqipëri, deklarata nga Zyra e Jashtme theksonte privilegjet ekskluzive në disa zona që janë të pakta dhe të përcaktuara imtësisht.

Myron T. Herrick

[Enclosure—Translation]

Ministri i jashtëm francez për ambasadën amerikane

 [Paris,] 28 mars 1924.

Ambasada amerikane me mirësjellje tërhoqi vëmendjen e zyrës së jashtme te protesta e institutit Arkeologjik të SHBA, kundër një koncesioni me natyre monopolistike për shpime në Shqipëri, të dhënë së fundmi për qeverinë franceze nga qeveria shqiptare.

Ministri a e jashtme ka nderin të informojë ambasadën e SHBA se konventa franko-shqiptare në fjalë, e cila rregullon shpimet në favor të republikës së Francës, nuk mbulon të gjithë territorin shqiptar. Ajo jep të drejtat e kërkimit vetëm në disa zona të pakta e përcaktuara qartësisht.

I dërguari në Shqipëri (Swift) për sekretarin e shtetit

Tirana, 25 shtator 1923

Kompania Anglo-Persiane ka refuzuar kategorikisht të modifikojë kontratën e saj në lidhje me operacionet e shpimeve. Raportohet se ambasadori britanik ka informuar kryeministrin shqiptar se nëse kontrata nuk pranohet dhe ratifikohet në formën aktuale në sesionin e parlamentit më 13 shtator ai do të largohet, në një akt që do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike.

Është e pamundur të verifikohet nëse ambasadori ka kërcënuar të largohet nga Shqipëria apo ka përsëritur kërcënimet e bëra më parë në lidhje me ndalimin e favorizimit britanik për çështjen e kufirit jugor të Shqipërisë, por sigurisht që presioni për të përballuar është rritur.

Dje papritur qeveria vendosi të ngrinte çështjen e koncesionit të naftës para parlamentit por ende asnjë vendim nuk është arritur. Qeveria besohet se do të pranojë kërkesa të rëndësishme të opozitës në lidhje me ligjin zgjedhor i cili ka dalë tashmë para parlamentit, dhe kjo do të varet nga pengimi ose jo i opozitës ndaj kontratës me grupin Anglo-Persian.

Sëift

I dërguari britanik (Barclay) për sekretari e shtetit

I dërguari britanik prezanton komplimentet e tij për sekretarin e shtetit dhe e informon se Ambasadori në Romë deklaron se qeveria italiane beson se asnjë veprim nuk duhet të ndërmerret në lidhje me kufizimin e shqiptarëve për të shprehur pikëpamjet e tyre për llojin e qeverisjes apo statusin politik të ardhshëm të vendit, si rezultat i vendimit të përbashkët nga fuqitë e mëdha.

Qeveria britanike ka udhëzuar ambasadorin të informojë qeverinë italiane se kanë besim se Italia nuk do të lejojë të ndalohen propozimet derisa Konferenca e Paqes të vendosë të ardhmen e Shqipërisë.

Uashington , November 19, 1918.

Ambasadori në Shqipëri (Grant-Smith) për sekretarin e shtetit

Tirana, 5 janar 1923.

Ju informoj se pas kërkesës time për ministrinë e jashtme për një kopje të koncesionit te zoti Justin Godart me disa ditë vonesë për fat të keq u informova se kërkesa nuk mund të plotësohej pasi nuk është raportuar nga komisioni përkatës parlamentar, dhe rrjedhimisht ministria nuk mund të veprojë.

Meqenëse është e nevojshme mbajtja e sekretit u detyrova të përmendja kushtet e mbrojtjes së interesave të qeverive të tjera përveç Shqipërisë e Francës; shtova se do të ishte e preferueshme që qeveria shqiptare të evitojë sekretin e diplomacisë ose ndryshe do të shihet me dyshim, me të gjitha disavantazhet që kjo nënkupton.

Unë i sugjerova shqiptarëve të lejonin shikimin e tekstit të koncesionit pasi do të ishte për të ardhur keq nëse shmangen institucionet amerikane nga mundësia e pjesëmarrjes në kërkime të tilla në vend. Në rrethe konfidenciale flitet se kjo skemë e francezëve ka si objektiv marrjen e monopolit për kërkime në të gjithë vendin.

U. Grant-Smith

Më të lexuarat