Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët japin detaje nga hapja e ambasadave, ja si OKB hapi dritën jeshile për 6 mijë shqiptarë, veprimet që morën shtetet pritëse

Postuar: 27/08/2019 - 07:15

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë nga periudha kur me mijëra shqiptarëu dyndën drejt ambasadave. Aty jepen detaje se si OKB hapi dritën jeshile për transportimin e 6 mijë shqiptarëve në shtete të ndryshme.

11 korrik 1990

OKB thotë se është pranë marrëveshjes për largimin e 6000 shqiptarëve

Një plan i Kombeve të Bashkuara për largimin e rreth 6,000 shqiptarëve të strehuar në ambasadat e huaja në Tiranë është pranë aprovimit nga autoritetet shqiptare, njoftonin diplomatët evropianë. Rreth 3,000 nga aspirantët për emigrantë janë futur në ambasadën gjermano-perëndimore, ku kushtet higjienike raportohen të jenë të përkeqësuara dhe rreziku i epidemive po rritet. Pjesa tjetër është strehuar në ambasadat franceze, italiane, greke, hungareze dhe gjermano-lindore. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme shprehnin besim sot se i dërguari i OKB në Tiranë, Staffan de Mistura, do të arrijë së shpejti marrëveshjen me autoritetet për largimin e refugjatëve të cilët nisën të hynin në ambasada që prej muajit të kaluar. Italia, e cila mban presidencën e radhës së Komunitetit Evropian, po merr rol aktiv në negociata. Ajo thotë se largimi i shqiptarëve do të bëhet me avionë, tren dhe autobusë.

Procedurë e unifikuar

Në Budapest, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ferenc Pokar, tha se të gjithë refugjatët do të largohen me një operacion të vetëm të unifikuar. Shqipëria lejoi të hënën largimin me avion drejt Pragës të 51 njerëzve brenda ambasadës çekosllovake pas negociatave të zgjatura mes autoriteteve. Por diplomatët po tregohen të matur për mijëra të tjerë të mbetur. Ata thonë se qeveria e Presidentit Ramiz Alia i ka ofruar pasaporta dhe disa prej tyre kanë plotësuar aplikimet, por procesi i dokumenteve të udhëtimit është i ngadaltë. Ndërkohë autoritetet shqiptare vazhdojnëtë mohojnë lejet që Gjermania Perëndimore dhe Franca të sjellë ushqime dhe mjekime në mënyrë që ambasada të përballojë fluksin. Të hënën ata refuzuan një ngarkesë me furnizime emergjence të sjellë me fluturimin e rregullt të linjave Swissair nga Zyrihu. Mediat qeveritare të Shqipërisë kanë nisur një fushatë përçmimi ndaj të futurve në ambasada dhe duke publikuar ato që pretendojnë se janë letra mbështetjeje të qytetarëve për qeverinë dhe indinjatën e tyre ndaj atyre “që kërkojnë të trazojnë jetën paqësore të vendit”. Shqipëria përshkruhet shpesh si vendi i fundit Stalinist në Evropëdhe po i reziston ende valës së ndryshimeve që ka përfshirë rajonin. Por me gjithë një valë ndryshimet të matura politike të matura, President Alia po e shfrytëzon krizën e ambasadave në Tiranë për të rritur autoritetin e tij brenda qeverisë. Mediat shqiptare njoftonin të hënën se ministrat e Industrisë, të Ushqimit e Shërbimeve Publike po zëvendësoheshin. Zhvillimet vijnë pas disa akuzave në organin e partisë Zëri i Popullit, për mungesa ushqimesh, mungesë kompetence nga drejtuesit dhe tentativa të burokratëve për të sabotuar ndryshimet e nisura nga Presidenti Alia. Mes të shkarkuarve është ministri i Industrisë së Lehtë Vito Kapo, adhurues radikal i udhëheqësit të ndjerë Enver Hoxha. Në maj presidenti Alia prezantoi paketën e ndryshimeve të kufizuara ekonomike e politike, mes të cilave heqja e masës së ndalimit të besimit fetar, lejimi i udhëtimit jashtë vendit si dhe disa nxitje modeste të aspektit privat të ekonomisë. Por diplomatët thonë se reformat po shtojnë pritshmërinë e publikut shumë më tepër sesa qeveria është gatshme të tolerojë dhe pakënaqësia që vijoi solli vërshimin masiv drejt ambasadave të huaja në Tiranë.

16 dhjetor 1990

Në Shqipëri vazhdojnë protestat anti-parti

Demonstruesit anti-komunistë ishin të shumtë sot në qytetet shqiptare për të katërtën ditë radhazi, njoftonin gazetarët me telefon nga Tirana. Por ende nuk ka pasur raportime për dhunë pas natës së tretë, ku protestuesit sulmuan selinë e partisë dhe monumentet komuniste në Elbasan e Shkodër, si dhe dëmtuan librari e dyqane në Kavajë e Durrës. Raportime të pakonfirmuara demonstratash ka pasur dhe në qytetin bregdetar të Sarandës, ku ka një minoritet të konsiderueshëm grek. Sipas raportimeve sot në mesditë në Elbasan, një turmë e madhe u mblodh para selisë së partisë duke kërkuar lirimin e 100 demonstruesve të arrestuar të premten, gjatë përplasjeve ku u plagosën gjashtë policë. Të dielën e shkuar mijëra studentë të Universitetit të Tiranës nisën demonstratat kundër regjimit komunist në kryeqytet dhe fituan disa lëshime nga presidenti Ramiz Alia, i cili pranoi krijimin e partive të opozitës si dhe shkarkoi pesë anëtarë të Byrosë Politike.

Dhunë jashtë kryeqytetit

Këto lëshime dhe krijimi së fundmi i Partisë Demokratike në Tiranë, kanë qetësuar disi 300,000 banorët e Tiranës. Në kontrast me kryeqytetin, demonstrues në qytete të tjera kanë përdorur dhunë kundër forcave të regjimit dhe instilacioneve të tyre. Në Elbasan, qyteti industrial prej 70,000 banorësh në luginën e Shkumbinit, punonjësit e kombinatit metalurgjik iu bashkuan turmave prej rreth 30,000 duke goditur me gurë policinë e duke djegur automjetet e tyre. Dy autobusë, një zjarrfikëse dhe dy vetura të qeverisë ishin djegur prej tyre, tha një dëshmitar me telefon. Në Shqipëri nuk ka makina private. Më vonë sipas dëshmive, demonstruesit ryzuan statujën e diktatorit Enver Hoxha, duke e shpërthyer me dinamit.

 'Rroftë Ramiz Alia'

Turmat e njerëzve thërrisnin slogane duke krahasuar Hoxhën me Hitlerin, duke denoncuar ministrin e Brendshëm Hekuran Isai, duke kërkuar liri e demokraci dhe duke brohoritur "Poshtë dinastia!" – e cila i referohet vazhduesve të regjimit të Hoxhës që ishin ende në pushtet. Në Elbasan protestuesit thërrisnin "Rroftë Ramiz Alia," i cili pasoi Hoxhën në krye të partisë pesë vjet më parë. Demonstrata kishte sot në rrethin e Kavajës, qytetin industrial prej 20,000 banorësh, i cili kishte qenë i qetë që prej marsit. Aty të rinjtë thyen xhamat e dyqaneve dhe bastisën ato, me gjithë prezencën e madhe të policisë dhe të ushtrisë. Trazira të ngjashme kishte dhe në Durrës sipas dëshmitarëve. Disa qytete si Elbasani kanë kode të veçanta telefonike që prej verës, dhe u lejojnë shqiptarëve të telefonojnë jashtë vendit. Vende të tjera si shkodran nuk i kanë instalimet dhe deri tani vetëm dy gazetarë të huaj janë lejuar në Shqipëri.

12 dhjetor 1990

Shqipëria mbështet planin e pavarur nga partitë

Pas tre ditë revoltash nga studentët e universiteteve, udhëheqja komuniste shqiptare njoftoi se ka pranuar krijimin e partive të pavarura politike dhe të ndryshimeve në elitën e saj. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë i qeverisur nga komunistët, ku ata kanë sunduar të pakontestuar për 46 vjet. Në një takim emergjence të Komitetit Qendror partia ka përjashtuar pesë anëtarë nga byroja politike si dhe dy kandidatë, dhe gjithashtu ka rekomanduar ndryshime personeli në qeveri "në përputhje me situatën aktuale." Shumica e të shkarkuarve ishin stalinistë të gardës së vjetër. Aty u njoftua gjithashtu data e Konferencës së 10 të Partisë së Punës, për në qershor 1991.

Mbështetet sistemi i pluralizmit

Veprimi kryesor i marrë nga Komiteti Qendror, sesionet e të cilit mblidhet zakonisht një herë në muaj, ishte miratimi i sistemit shumëpartiak. Në takimin e tij në nëntor, Presidenti Ramiz Alia, i cili është gjithashtu sekretar i parë i partisë, dukej se përjashtoi mundësinë e lejimit të asgjëje që i ngjante pluralizmit. Ndërsa me propozimin e disa zgjedhjeve në votën kombëtare, ai tha se kandidatë alternativë duhet të emërohen nga organizatat që rrjedhimisht kontrollohen nga Partia Komuniste, si Unioni i të Rinjve, Unioni i Grave, e i Shkrimtarëve e Artistëve. Ndërsa tani sipas komunikatës së transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, udhëheqja e Alias shprehte "pikëpamjen se krijimi i organizatave të pavarura politike sipas ligjeve në fuqi do të ndihmonte demokratizimin e jetës së vendit dhe pluralizmin”. Nuk ishte e qartë nga komunikata nëse partitë opozitare do të lejoheshin të paraqisnin kandidatë në zgjedhjet e pritura më 10 shkurt.

Ngrohja dhe energjia

Lidhja mes protestës universitare në Tiranë thuajse nuk përmendej fare në komunikatë ku thuhej vetëm se udhëheqja kishte "ekzaminuar situatën aktuale dhe rekomandon masat përkatëse për përmirësimin e saj". Në njoftimin e agjencisë shtohej se Presidenti Alia "ka pritur sot përfaqësues të studentëve universitarë në Pallatin e Brigadave". Revolta në Universitetin Enver Hoxha, ku studentët kishin qenë të qetë prej verës, nisi dhe u përshkallëzua mëngjesin e të dielës pas debateve për ngrohjen dhe energjinë elektrike. Ajo shpejt mori ngjyrime politike me thirrjen e sloganeve anti-komuniste. Forcat Speciale të Sigurimit të quajtur ‘Sambist’ rrethuan studentët dhe rrahën disa prej tyre, sipas dëshmitarëve që telefonuan drejt SHBA për të treguar ngjarjen. Dëshmitarët thoshin se turma e studentëve arrinte nga 5,000 deri në 7,000 të dielën dhe të hënën. Dëshmitarët thanë se studentët bënë thirrje për shkarkimin e Xhelil Gjoni, anëtarit të ri të Byrosë Politike për Tiranën, i cili perceptohet gjerësisht si stalinist radikal. Gjoni është përgjegjës për shtypjen policore të mijëra demonstruesve të rinj që mbushën sheshin kryesor të Tiranës në 27 korrik. Anëtarët e Byrosë të shkarkuar sot ishin Muho Asllani, 53 vjeç; Foto Cami, 65; Hajredin Celiku, 63; Lenka Cuko, 52, e Simon Stefani, 61. Dy kandidatët e shkarkuar ishin, Piro Kondi e Qirjako Mihali. Nga të shkarkuarit vetëm Foto Cami besohej se ishte në favor të programit të ndryshimeve të nisur nga Presidenti Alia.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 07:09

Amerikanët kanë zbardhur detaje nga përplasja mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. Pasi u prishën marrëdhëniet mes dy vendeve, nisi një valë sulmesh dhe akuzash mes Tiranës dhe Moskës.

Postuar: 18/09/2019 - 07:11

Gazeta amerikane “The New York Times” ka zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në S

Postuar: 17/09/2019 - 18:41

   Nga një ish-punonjëse seksi, në një spikere që lexonte lajmet me gjoksin jashtë, e t

Postuar: 17/09/2019 - 07:10

Zbardhen të tjera detaje nga regjimi komunist në Shqipëri.

Postuar: 15/09/2019 - 07:34

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 12/09/2019 - 07:14

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar të tjera detaje sa i takon zhvillimeve n

Postuar: 11/09/2019 - 07:17

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë nga zgjedhjet e 1996.