Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët tregojnë detajet, ja si Hoxha akuzonte Kinën për “krime” ideologjike, më 1979 studentët nga Shqipëria vërshuan drejt Vjenës dhe Parisit

Postuar: 28/09/2019 - 07:14

Amerikanët kanë dhanë detaje nga situata e regjimit komunist në vitin 1979. Sipas disa dokumenteve të “New York Times”, në vitin 1970 nisën që studentët shqiptarë të shkojnë në universitetet Perëndimorë. Po ashtu tregohen dhe sulmet e Enver hoxhës ndaj Kinës.

Edhe armiku i vjetër Tito ishte miqësor javën e kaluar

21 tetor 1979

Studentët e parë nga Shqipëria që do të studiojnë në Perëndim, mbërritën këtë muaj në Paris, Vienë, Stokholm e Romë, duke sjellë me vete lajme interesante; lajmi ishte se Shqipëria po përgatitet t’i bashkohet komunitetit të kombeve. Por teksa studentët, biznesmenët e diplomatët kanë nisur lëvizjet mes Tiranës e Evropës, ende nuk ka gjasa për ndryshime të shpejta në atë që është ende vendi më i prapambetur i Ballkanit. Shqipëria dhe protektori i saj kryesor i 20 vjetëve Kina nisën të dalin nga guaskat e tyre ksenofobike rreth një vit më parë. Vizita e javës së kaluar e kryetarit të partisë kineze Hua Guofeng në Evropën Perëndimore u ndoq nga një udhëtim në Rumani e Jugosllavi, dy vendet e moderuara komuniste që janë denoncuar shpesh nga radikalët e Shqipërisë. Para vizitës së 1978 Kina prishi zyrtarisht marrëdhëniet me Shqipërinë, e cila prej vitesh ishte aleati i vetëm i saj në Evropë. Gjashtë javë para mbërritjes në Budapest, kryetari Hua ndërpreu lidhjet me Tiranën duke tërhequr teknikët dhe ushtarakët që kishin nxitur Shqipërinë për afro dy dekada. Prishja me Kinën ndodhi pas disa muaj polemikash publike nga të dyja palët, teksa transmetuesit me valë të shkurtra që Kina kishte ndërtuar në Tiranë për propagandën kundër Bashkimit Sovjetik tashmë kishin kthyer veprimin e tyre kundër Pekinit. Kina po akuzohej çdo ditë për krime ideologjike sipas gjuhës së Enver Hoxhës, i cili në udhëheqjen e tij imiton Josef Stalin, statuja e të cilit ende dominon sheshin kryesor të Tiranës. Por pa ndihmat dhe tregtinë me Kinën prej rreth 5 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit, Shqipëria është në vështirësi të mëdha. Kur regjimi i ri kinez post‐Mao Ce Dung hapi dyert për Perëndimin, edhe Shqipëria u tërhoq me zor jashtë izolimit të saj. BRSS bëri disa përpjekje për afrim me të por u refuzua. Edhe Shqipëria qetësisht nisi të kontaktonte me Gjermaninë Perëndimore, Italinë, Belgjikën, Francën, Britaninë, Austrinë Holandën etj. Tregtia e saj u zgjerua por statistikat janë ende të vogla. Shqipëria po shiste fuqimisht kromin e saj, si prodhuesja e tretë më e madhe pas Afrikës së Jugut dhe BRSS. Ajo eksportonte gjithashtu ullinj, portokalle, fruta të thata dhe sasi të vogla drithi te Italia. Vendi është i vetëmjaftueshëm në naftë teksa prodhon rreth 20 milionë fuçi në ditë, dhe eksporton sasi të vogla te Greqia e Italia, si dhe është interesuar për pajisje shpimi në Perëndim. Ministra Tregtie nga Greqia, Turqia, Rumania e Italia pritet të vizitojnë vendin. Specialistët perëndimorë llogarisin se tregtia e vendit me Evropën do të rritet me 20-30 për qind në vit. Një projekt hekurudhe është njoftuar për lidhjen e Titogradit, Barit dhe qytetit verior të Shkodrës. Ndërtimi i saj pritet të kërkojë disa vjet. Dy javë më parë raportohet se ministri jugosllav i Tregtisë Metod Rotar, ishte në Tiranë për të nënshkruar një marrëveshje tregtare. Agjencia Tanjug parashikonte se tregtia mes dy vendeve do të rritet me 30 për qind vitin që vjen në rreth $80 milionë. Javën e kaluar në një fjalim televiziv nga provinca jugosllave e Kosovës, presidenti Tito nxiti “marrëdhënie të mira fqinjësie me Tiranën”, duke shtuar se zgjerimi i lidhjeve është në interes të plotë të të gjitha kombeve. Teksa studentët shqiptarë nisin të mësojnë në universitetet e Evropës Perëndimore, disa profesorë francezë kanë ardhur në Universitetin e Tiranës. Muajin e kaluar një grup sportiv skocez nga Glasgou u ftua në Tiranë dhe u mund në debutimin e Shqipërisë në kupat evropiane. Por kur skuadra skoceze kërkoi që të kishte me vete disa gazetarë kërkesa u refuzua si “arrogante e arbitrare.”

Nevoja për udhëtim

Një diplomat perëndimor kujton takimin me disa zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe të Tregtisë në Shqipëri, të cilët nuk kishin dalë kurrë nga Shqipëria dhe thoshin se nuk prisnin ta bënin kurrë. Me gjithë zellin për të bërë biznes me Perëndimin burokracia e Tiranës është ende radikale dhe zakonet e vjetra nuk thyhen kollaj. Kushtetuta shqiptare nuk lejon huat e huaja, por vetëm marrëdhëniet e këmbimit. Biznesmenë evropianë kanë thënë se transaksionet do të jenë të mundura kur të arrihen marrëveshjet për shitjen e produkteve shqiptare në vendet e tyre. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë Perëndimore janë të komplikuara prej pretendimeve të Shqipërisë për $4.5 miliardë, 28,000 persona të vdekur sipas saj, 800,000 kokë bagëti dhe 100,000 ndërtesa të rrënuara gjatë pushtimit nazist. Britania ka në mbajtje $20 milionë flori të Shqipërisë të kapur në fund të Luftës së Dytë Botërore, por në të njëjtën kohë pretendon $1.7 milionë kompensim për dy luftanijet britanike të fundosura nga minat detare në ujërat shqiptare në kanalin e Korfuzit në 1946, pretendime për të cilat ende nuk ka zgjidhje të afërt. Kreu i vjetër komunist shqiptar Hoxha, megjithëse 71 vjeç dhe ka fjalë për shëndet të keq, edhe ruan komandën dhe imponon pastërtinë ideologjike edhe para ushqimit të popullit. Ai nuk pritet të devijojë nga linja radikale e modelit stalinist, duke parë dhe nga publikimi këtë muaj i librit të tij “Ditari Politik”. Në kryeqytetin Tiranë nuk ka makina private por vizitorët e fundit kanë nisur të shikojnë me shumë ngjyra në fustanet e grave teksa shkojnë në punë me biçikleta. Mes ceremonive publike ishte së fundmi ajo e vdekjes së zyrtarit të tretë më të lartë në vend Hysni Kapo, ndërsa kanë nisur përgatitjet për rastin madhështon të ditëlindjes së 100 të Stalinit në dhjetor.

10 prill 1981

Jugosllavia surprizohet nga kryengritja shqiptare

Udhëheqësit e Jugosllavisë duket se u zunë të papërgatitur nga masa dhe intensiteti i trazirave të javës së shkuar nga shqiptarët etnikë ku u vranë 11 njerëz dhe 57 të tjerë u plagosën. Sa më sipër u pranua nga një zyrtar i Partisë Komuniste që dha detajet e para të incidenteve, të cilat detyruan Beogradin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Anëtari i presidiumit Stane Dolanc, bëri me faj për incidentet shqiptarët nacionalistë me lidhje me jashtë, të cilët sipas tij shin pro-fashistë ose pro-sovjetikë. Ai tha se grupet e emigracionit të përfshira ishin në Stutgart të Gjermanisë Perëndimore, në Bruksel, në SHBA e vende të tjera. Ajo që nisi si një incident i vogël në Universitetin e Prishtinës, ku një student u ankua se ushqimi i kuzhinës nuk ishte i mirë, nisi të merrte tone ''nacionaliste, irredentiste e kundërrevolucionare,'' tha Dolanc, për 200 gazetarë jugosllavë e të huaj në konferencën e shtypit të tre orëve. Edhe pse disa nga sloganet e demonstruesve kërkonin bashkimin me Shqipërinë, Dolanc nuk akuzoi Tiranën për përfshirje në trazira. Por në fakt ai përmendi udhëheqësin komunist Enver Hoxha si të shqetësuar për pavarësinë dhe integritetin territorial të Jugosllavisë, si dhe shtoi që shpresonte që Shqipëria të ruante këtë qëndrim. 'Ne dhe të gjithë komunistët u surprizuam nga dhuna e intensiteti i kryengritjes. Por ajo ishte e planifikuar dhe e organizuar”, tha Dolanc duke shtuar se 2,000 njerëz morën pjesë në demonstratat në Prishtinë të cilat u përhapën në gjashtë komuna në rrethinat e saj. Por ai shtoi se aktivitet nuk ishin më shumë se 200. Për herë të parë u pranua publikisht se 11 njerëz u vranë në demonstrata, duke përfshirë dhe dy policë, dhe 57 njerëz u plagosën. Dolanc theksoi se demonstruesit kishin hapur zjarr dhe kishin vrarë dy anëtarë të forcave të rendit. Pesë njerëz ishin gjetur të vdekur në rrugë. Dolanc tha se forcat e rendit kishin urdhër të përdornin vetëm shkopat e gomës dhe gazin lotsjellës, por u detyruan të hapnin zjarr në dy raste për vetëmbrojtje, ku dhe u vranë dy demonstrues.

Raportohen përmirësime

Zyrtari i partisë jugosllave tha se 22 njerëz mbeteshin të arrestuar nga një numër i madh të ndaluarish që më pas u liruan. Dolanc tha se megjithëse gjendja e emergjencës mbetej në fuqi, situata tashmë ishte përmirësuar. Ai shtoi se Aleanca Socialiste, Lidhja e Komunistëve e kolektivat punëtore kishin mbajtur 135 takime ku dënuan demonstratat dhe mbështetën qëndrimin e autoriteteve. Sipas tij shumica e shqiptarëve të Kosovës gjithashtu dënuan demonstratat. Rreth 85 për qind e 1.5 milionëve të provincës janë shqiptarë etnikë. Përforcime nga ushtria e policia janë dërguar atje, teksa theksohet se ushtria është përdorur vetëm për mbrojtjen e instilacioneve të rëndësishme dhe nuk ka marrë pjesë në përleshjet. Dolanc tha se shpresonte se gazetarët që janë ndaluar nga zona, të lejohen atje “shumë shpejt”.

Nuk përjashtohet përdorimi i forcës

Ne jemi të vendosur të normalizojmë situatën me veprim politik por në rast se është e nevojshme nuk do të hezitojmë të përdorim masa të tjera, siç do të bënte kushdo tjetër,'' tha Dolanc. Duke parashtruar planet e tij, zyrtari tha se shqiptarët etnikë duhet të bashkohen në organizatat kombëtare politike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të përshkallëzohet. Për këtë, sipas tij qeveria ka ndarë $4.66 milionë dollarë në planin e ardhshëm pesë-vjeçar. Dolanc pranoi se shumica e sloganeve të demonstratave kërkonin status të plotë për Republikën shqiptare të Kosovës, por do t’i jepte asaj të drejtën për t’u ndarë. “Ne besojmë se ky nacionalizëm është kundërrevolucionar dhe i pamundur sipas Kushtetutës, pasi do të sillte shpërbërjen e Jugosllavisë'', tha Dolanc, duke bërë të qartë se nëse kjo lëvizje separatiste do të rezultonte e suksesshme do të përhapej dhe në rajonet e tjera autonome dhe gjashtë republikat federale të Jugosllavisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:09

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi.

Postuar: 20/10/2019 - 07:37

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arratisur

Postuar: 19/10/2019 - 07:05

 Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arra

Postuar: 18/10/2019 - 07:09

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 17/10/2019 - 07:13

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 16/10/2019 - 07:07

Në vijim të numrit të kaluar, gazeta po tregon të tjera detaje nga rrëfimi që një prej ish-anëtar

Postuar: 15/10/2019 - 07:19

CIA amerikane ka deklasifikuar një dokument tepër voluminoz, ku jepen detajet e të dhënave që rap