BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Amerikanët zbardhin dëshmitë, ja si regjimi komunist i masakroi kritikëtdhe propaganda që bëhej ndaj kundërshtarëve

Amerikanët zbardhin dëshmitë, ja si regjimi komunist i masakroi

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimit komunist. Në disa artikuj janë mbledhur dëshmi të njerëzve që u burgosën apo internuan nga regjimi komunist. Aty tregohet lufta e komunistëve me ata që ishin kritikë.

27 mars 1992

Klerikët shqiptarë kërkojnë rilindjen

"Edhe një qen nuk do të kishte fjetur aty ku jam detyruar të rri," thotë Haxhi Hafiz Sabri Koci, kreu fetar i myslimanëve shqitparë.Muftiu Koçi tregon duart e tij me kallo nga puna, dhe gishtat e enjtur nga vitet në burg."Njëzetenjë vjet punë të detyruar",thotë ai. "Në minierat e bakrit. Kam qenë saldator, hidraulik, bëja çdo punë, si gjithë të burgosurit e tjerë. Tëgjithë ishin të burgosur politikë."Tashmë në moshën 71 vjeçare, Koçi dhe klerikë të tjerë shqiptarëmyslimanë, katolikë e ortodoksë, kanë dalë nga hijet e errësirës së gjysmë shekull persekutimi dhe janë vënënë krye të rilindjes fetare. Nga popullata prej tre milionësh, në vend llogariten të paktën 65 për qind myslimanë, 20 për qind ortodoksë dhe 13 katolikë.Kisha ortodokse shqiptare në qendërtë kryeqytetit, ka nisur t’i ngjajë asaj që ishte para se qeveria komuniste ta zhvishte nga ikonat e afresket. Punëtorët po punojnë për ta rikthyer atë në një kishë, pasi kishte shërbyer si shkollë e mesme.Reverendi Theodor Plushko, 74 vjeçar, po kthehet për herë të parënë një kishë të shenjtë që kur qeveria mbylli kishën e fshatit të tij verior në1967,të cilën e zhveshi nga tjegullat e materialet e tjera për t’ia dhënë fermës kolektive.Edhe At Plushko u dërgua për punë në pemishte.Shqipëria nisi më pas një gjueti shtrigash ndaj të gjitha feve, ashtu si kombet e tjera kur erdhën në fuqi komunistët në vitet 1944-45. Më pas në vitin 1967, diktatori shqiptar Enver Hoxha, nën shembullin e Kinës e shpalli vendin ateist dhe ndaloi fenë në Kushtetutë.Kjo u shoqërua më tej me shkatërrimin e 95 kishave e xhamive të vendit. Pak prej tyre që mbijetuan u shënuan me pllakata që i identifikonin si “Monument Kulture”, siçështë xhamia e shekullit të18-tëEt’hem Bej në kryeqytet, katedralja e Shkodrës e epokës romake.Liderët fetarë të besimeve tashmë flasin për planet e rindërtimit të objekteve të kultit, por në gjendjen e varfëruar të vendit gjithçka varet nga ndihmat e huaja.Bardhyl Fico, mysliman ilustrues, drejtues i Drejtorisë së re për besimin fetar, tregon për fushatën e Hoxhës ndaj fesë. "Ai shkatërroi shpirtin e njeriut dhe këtë do të duhen gjenerata për të rikrijuar”.Peshkopi Ivan Dias, diplomati i Vatikanit në vend, thotë: "Më shumë se kishat, ne duhet të ndërtojmë personin njerëzor". Monsignor Dias thotë se nga rreth 300 priftërinj që kishte në Shqipëri para se të vinin komunistët në pushtet, kanë mbijetuar vetëm 30.Fico thotë: "Katolikët kanë vuajtur më shumë nga të gjithë.Ata ishin më besnikë ndaj fesë së tyre dhe të intolerantë. Është në nderin e tyre që kanë qenë mëtë persekutuarit”.Për arsye të terrorit nga rrjeti i spiunëve komunistë, njerëzit nuk guxonin t’i mësonin fenë fëmijëve të tyre."Ne kishin frikë se mos fëmijët na shihnin që luteshim, nga frika se mos tregonin përjashtë shtëpisë”, thotë katoliku 77 vjeçar Pjetër Rama.Si rezultat i kësaj, shumë nga ata që vërshojnë sot në kisha e xhamia nuk janë në dijeni të besimit që po mësojnë të praktikojnë."Xhamitë janë plot me të rinj që nuk dinë asgjë për Islamin",thotë Sali Tivari, sekretar i Komunitetit Mysliman.Të gjitha besimet kanë hapur shkolla e seminare dhe shumë vende myslimane kanë dërguar në Shqipëri studentë të rinj për të mësuar shqiptarët. Të dërguarit kristianë thonë se detyra e tyre në Shqipëri është shumë e vështirë për shkak të asaj, që edhe Papa e ka quajtur gjendjen në Shqipëri "Komunizëm në formën më të keqe".

New York Times

17 maj 1992

Të persekutuar për mëkatet e baballarëve

Valjeta Dosti Kaftalli ishte 9 vjeçe kur mësoi në shkollëversionin zyrtar të jetës së gjyshit të saj. Gjatë një mësimi historie, mësuesi erdhi te historia e monarkistit Abas Kupi, i cili kishte luftuar kundër komunistëve në përplasjet civile në fund të Luftës II Botërore."Abas Kupi është një nga armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve",tha mësuesi, siç ishin mësuar të dëgjonin fëmijët e vendeve staliniste të Evropës Lindore për "kriminelët borgjezë" që i kishin dalë kundër komunizmit. Por ajo që vinte më pas e tmerroi më shumë."Abas Kupi është armiku ynë ashtu siçështë dhe kjo vajzë",thërriti mësuesi duke treguar me grusht nga Valjeta. Fëmijët hapën sytë duke mos i besuar asaj që po dëgjonin."U turpërova aq shumë",thotë Valjeta, tashmë 25 vjeçe. "Lotët po më rridhnin, deri atëherë nuk e dija që gjyshi im konsiderohej tradhtar. Prindërit nuk më kishin folur sepse isha e vogël”, thotë ajo.Kur shkoi në shtëpi i kishte rënë të fikët. "Pyeta nënën se përse është tradhtar gjyshi ynë. Mamaja më tha se nuk ishte i tillë dhe unë i besoj asaj. Më pas kur njerëzit thonin se gjyshi im ishte tradhtar nuk bëhesha merak sepse e dija që ishte njeri i mirë”.Incidenti qartësonte dallimin qëValjeta kishte vënë re mes familjes së saj dhe fshatarëve më të varfër të Gradishtës, fshati i largët në jug të Shqipërisë. Megjithëse prindërit e saj nuk ja shpejguan deri shumë kohë më vonë, Valjeta tha se e kishte kuptuar se ajo dhe famija e saj ishin të internuar të brendshëm, për arsye të krimeve të gjyshërve të saj anti-komunistë, ruajalistit Abas Kupi, dhe Hasan Dosti, që kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë gjatë pushtimit fashist italian.Vetëm vitin e kaluar familje si ajo e Valjetës u kthyen nga ekzili i brendshëm i disa dekadave, duke sjellë me vete histori të pabesueshme vuajtjesh.Megjithëse Shqipëria kreu zgjedhjet e para shumë partiake një vit më parë, vetëm në zgjedhjet e dyta këtë mars anti-komunistët arritën të fitonin, duke detyruar presidentin stalinist Ramiz Alia, të lirojë zyrën që mbante prej vdekjes së Enver Hoxhësnë 1985. Për tre milionë shqiptarët sistemi i izolimit ishte i vështirë, por përmijëra familjet e internuara izolimi ishte i dyfishtë. Edhe në fshatrat më të largëta ku caktoheshin, ata trajtoheshin si të huaj nga vendasit, injoroheshin ose ngacmoheshin si armiq të shtetit. Megjithëse shumë nga të internuarit kishin diploma universitare, ata detyroheshin të punonin në fusha e në kooperativa deri në 16 orë në ditë, shtatë ditë të javës, dhe nuk arrinin të plotësonin nevojat e tyre. Një kërkesë për t’u larguar nga fshati për të shkuar te doktori ose për të takuar një të afërm, ishte e vështirë të merrej. Fëmijët e lindur në internim nuk mund të vendoseshin tjetërkund dhe shpeshherë nuk mund të shkonin as në shkollë. Librat shpeshherë konfiskoheshin.Qeveria shqiptare ende nuk ka zbuluar për publikun numrin enjerëzve të ekzekutuar, të burgosur ose të internuar për krime të supozuara politike, gjatë dekadave që komunistët ishin në fuqi që prej vitit 1944. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, grup i monitorimit të të drejtave të njeriut, llogarit se ka pasur të paktën 26,000 të burgosur ose të internuar për krime politike. Rreth katër të pestat e tyre ishin vetëm familjarë të atyre që kishin kryer krimet e supozuara dhe janë dënuar pa gjyqe. Grupe të tjera llogarisin se ky numër arrin në qindra mijëra.Shumë nga të burgosurit ishin vërtet anti-komunistë, por familje të tëra janë internuar sepse një anëtar i tyre tha një barcaletë anti-Hoxha apo dëgjoi një transmetim të huaj të lajmeve.Shumë familje kanë kryer dënimin në internim dhe janë kthyer duke u rehabilituar, ndërsa të tjera janë dërguar në internim që prej fundit të Luftës II Botërore dhe janë kthyer vetëm kohët e fundit.“Kur një person vendoste të bënte diçka për veten e tij, ai duhet të mendonte për të gjithë familjen”, thotë Arben Puto, historian ish-komunist, që tashmë drejton Komitetin shqiptar të Helsinkit."Ky ishte elementi më i fortë i diktaturës. Ti nuk dënoheshe vetëm, e gjithë familja jote internohej”.Hoxha e kopjoi sistemin e internimit të familjeve nga Stalini. Por dhe ligji i lashtë shqiptar i "kanunit",i cili është përdorur nga grupet fisnore që prej Mesjetës, përshkruan dënim për anëtarët e familjes së shkelësit. Historiani shqiptar Kristo Frashëri, beson se kjo origjinë mund të shpjegojë pjesërisht praktikën e përdorur nga Stalini. Pasi Nikita Khruschov denoncoi Stalinin në vitin 1956, Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera evropiano-lindore braktisën praktikën e internimit sistematik të familjeve edhe diskriminimi ndaj tyre vazhdonte në shkolla apo zona rezidenciale, ndërsa vetëm në Shqipëri rregullat staliniste vazhdonin të lulëzonin.

Hyrijee Viktor Dosti

Gradishta, fshati ku jetuan në internim për më shumë se 30 vjet familjete armiqve të regjimit komunist Kupi e Dosti,ngrihet mbi një kënetë tashmë të tharë qëështë mbjellë me drithëra. Fshati është krijuar nga hiçi në1954,nga grupi i parë i të internuarve. Ai ndahet nga një rrugë balte që ndalon papritur në hyrje të fushës. Nga njëra anë e rrugës qëndrojnë gjashtë-shtatë shtëpi që i përkisnin ‘njerëzve të lirë’ të fshatit, që ishin drejtuesit e mbikqyrësit e të internuarve, ndërsa nga ana tjetër rrugë të vogla balte kalojnë mes barakave e kasolleve të baltës ku jetonin të internuarit. Nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe kur bie shi vendi kthehet në baltore. Këtu çdo ditë prej orës 4 të mëngjesit deri në 6 ose 7 pasdite rreth 70 familjet e internuara në Gradishtë raportonin për paraqitjen.Sot Hyrije Kupi Dosti, nëna 61 vjeçare e Valjetës, jeton me burrin në kryeqytetin Tiranë. Por Gradishta është në sytë e saj, në kujtimet që i vijnë bashkë me lotët."Pasi bëhej apeli në duhet të punonim çdo ditë në fushë nga ora 6 deri në mesditë. Kishim pushim nga mesdita deri në ora dy, por nuk mund të largoheshim nga fusha, si me diell dhe me shi”, thotë ajo. Gratë që kishin fëmijë të vegjël mund të largoheshin për të ushqyer fëmijët, por duhet të ecnin për dy orë-dy orë e gjysmë për në shtëpi. Pasdite duhet të punonim nga ora 2 deri në 6 ose 7."Edhe kur ajo ishte bebe e vogël, unë duhet ta lija fëmijën tim Arta vetëm në shtëpi, pasi nuk kishte asnjë që të kujdesej për të. Kur kaloja me brigadën unë thërrisja emrin e saj 'Arta, Arta,' vetëm ta dëgjoja që qante që të kuptoja se ishte ende gjallë”.Fshatarët vendas kishin frikë të shoqëroheshin me të internuarit. "Nëse policia shikonte dikë që na fliste," shpjegon Hyrije, "ata e pyesnin: 'Çfarë thanë ata? Përse i fole? Ata janë armiqtë tanë.' ""Është e vështirë ta besosh, por ne jemi familje krenare, baballarët tanë ishin anti-komunistë. Kjo ishtevetmja gjë që kishim",thotë ajo. Abas Kupi, babai i Hyrijes ka qenë oficer në ushtrinë e mbretit Zog,i cili u largua nga Shqipëria në 1939 kur ushtria e Mussolinit pushtoi vendin. Kupi kaloi pesë vitet e ardhshme duke luftuar italianët dhe më pas gjermanët, para se të largohej nga vendi në 1944 me dy djemtë e tij; ai vdiq në 1976 në SHBA. Ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të mbretit Zog apo bashkëpunëtorë të gjermanëve e italianë, ata u quajtën kriminelë lufte nga qeveria komuniste.Në 1949 gruaja dhe fëmijët e tij, përfshi dhe Hyrijen që atëherë ishte 18 vjeçe, u internuan në një kamp pranëTepelenës në jug të vendit. Atje ishin rreth 2000, kryesisht gra e fëmijë, të burrave që kishin luftuar kundër komunistëve, të cilët jetonin me racione buke 200 gramë në ditë dhe nganjëherë me një gjellë drithi të mykur.Higjena nuk ekzistonte dhe çdo ditë vdisnin fëmijë nga sëmundje si tuberkulozi apo dizenteria. Në vitin 1954, pa asnjë shpjegim, familja e Hyrijes dhe tre të tjera u transferuan në kampin e Gradishtës, ku iu tha të ndërtonin fshatin që do të ishte streha e tyre për 37 vitet në vijim.Një tjetër familje e kampit ishte ajo e Viktor Dostit, me të cilin Hyrije u martua në 1957. Babai i Viktorit, Hasan Dostigjithashtu ishte larguar nga vendi duke marrë me vete një bir, pak para instalimit të sistemit komunist. Ai vdiq një vit më parë nëLos Angeles nëmoshën 96 vjeçe. Dosti i vjetër ishte kundërshtar i mbretit Zog, avokat i njohur i arsimuar në Francë. Në1942 Dosti shërbeu për disa muaj si ministër i Drejtësisë në qeverinë fashiste italiane të Shqipërisë, në kohën kur po burgoseshin shumë partizanë dhe simpatizantë të tyre. Viktor Dosti nuk e dënon atë që bënte i ati dhe beson se qëllimet e tij ishin të mira.Tmerri i Viktorit nisi më16 nëntor 1944, kur gjermanët bastisën shtëpinë e tij në Tiranë, e nxorrën atë në rrugë dhe e vunë në një mur me duar lart. Viktori kujton se dëgjonte ushtarët të thërrisnin "Feuer, Feuer",dhe më pas shtëpinë e tij që digjej nga flakët."Më pas dëgjova ulërima",thotë ai qetësisht. “Kishte disa të shtëna dhe më pas qetësi. Mendova se të gjithë kishin vdekur. Kur shkova në shtëpi pashë xhaxhain tim të vdekur, pak më tej pashë nënë time të vdekur me plumba në gjoks”.

Më të lexuarat