Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët zbardhin detaje nga vizita e Sekretarit Baker në Tiranë më 1991, ja si u prit nga 300 mijë shqiptarë

Postuar: 03/09/2019 - 07:12

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në vitet 1990-1991. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, tregohet vizita e Sekretarit Amerikan në Tiranë. Sipas gazetës amerikane ai u prit nga 300 mijë persona.

23 qershor 1991

300 000 shqiptarë dalin për të pritur sekretarin Baker

Rreth 300,000 shqiptarë që brohorisnin "SHBA! SHBA!" ishin ngjeshur sot në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan të shtetit James A. Baker i cili i tha se "liria funksionon" dhe i nxiti të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë. Kjo ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në vendin e vogël ballkanik, i cili në mars u bë vendi i fundit i Evropës lindore që nisi reformat institucionale demokratike. Shqiptarët që ishin lënë të izoluar për më shumë se katër dekada vërshuan të rrethonin me gëzim autokolonën e sekretarit Baker. Ishin një det shqiptarësh që përshëndesnin gjatë gjithë rrugës makinën e sekretarit amerikan në vizitën e tij një-ditore. Duart zgjateshin nga të gjitha drejtimet për të prekur makinën e tij. Ata puthnin kofanon e dritaret e makinës dhe lëshonin lule drejt saj. Një prej tyre doli para makinës dhe puthi rrugën, çdo gjë për t’i treguar përfaqësuesit të Amerikës se 'Ne jemi me SHBA' Policia shqiptare nuk mund të përmbante njerëzit teksa turma euforike por miqësore kishte mbushur tërësisht sheshin Skanderbeg për të parë e dëgjuar Baker sikur vizita e tij të ishte prova e parë e vërtetë se makthi i tyre komunist diktatorial kishte marrë fund. Kishte fëmijë në shpatullat e baballarëve, të moshuar që ngrinin lart dy gishtat, njerëz në çati, në ballkone ose në pemë. Kur Baker u ngjit më në fund në podiumin e improvizuar për të folur me njerëzit e emocionuar, shqiptarët nisën të këndonin për të me lirikat e këngës së tyre të lëvizjes demokratike: "Shqipëria është e jona, Shqipëria është e Jona. Poshtë partia komuniste. Shqipëria është e jona, Amerika është me ne". Baker tha në fjalën e tij me anë të përkthyesit: "Për llogari të presidentit President Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon. Më në fund ju jeni të lirë të mendoni mendimet tuaja. Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës”. Teksa gruaja e tij Susan, qëndronte pranë tij me një kostum të kuq, të bardhë e blu, Baker tha: "Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju." Disa nga parrugat në anglisht që e përshëndesnin shkruanin me gabime në anglisht "Mirësevini zoti Becker," ose "Welcome Mr. Beaker," dhe "Wellcom Mr. Baker." Por fjala që rrezatonte nga fytyrat e shqiptarëve në shesh ishte në të vërtetë: "Mirësevini zoti Baker, Shqipëria po ju priste prej 50 vjetësh". Kishte dhe nga ata që nuk humbisnin kohë për t’i hyrë punës teksa një nga pankartat shkruante: "Duam dhe për popullin shqiptar një Plan Marshall". Ajo që e bënte skenën më të paharrueshme, thotë Ilir Ikonomi, gazetari 36-vjeçar i Radio Tirana ishte se gjithçka që spontane. Nuk kishte njerëz të sjellë me autobusë dhe as postera në qytet. Fjala ishte përhapur gojarisht prej disa ditësh dhe e gjithë Tirana ecën vetëm në këmbë ose me biçikletë. Duke shpjeguar brohorimat thuajse fanatike të turmës që thërriste "U.S.A.!, U.S.A.!, U.S.A.!, Baker!, Baker!, Baker!" Ikonomi tha: "Tani që komunistët thuajse janë larguar, vendi është në një krizë besimi. Njerëzit në mënyrë të dëshpëruar besojnë se Amerika do të zgjidhë të gjitha problemet tona. Ata mezi e kishin pritur këtë ditë por besoj se po vendosim më shumë besim se ç’duhet te Amerika. Shpresat e tyre janë të ekzagjeruara”. Sekretari i Shtetit që normalisht është një person i rezervuar, duke tundur kokën i tha njerëzve: "Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin”. Por teksa vizita e Baker shkaktoi një eksitim të tillë, ajo solli dhe një dozë të madhe realiteti për ata që kryesojnë fushatën e re të vendit drejt demokratizimit. Vendi prej 3.2 milionësh ka qenë i izoluar prej katër dekadash nën regjimin stalinist të Enver Hoxha, që ndalonte makinat private e madje edhe radiot. Pas vdekjes së Hoxhës në 1985, monopoli dhe pushteti komunist në Shqipëri ngadalë nisi të shembej. Marsin e shkuar nisën lëvizjet demokratike në të gjithë Evropën Lindore studentët shqiptarë, sindikatat e punës dhe grupet opozitare detyruan qeverinë komuniste të lejonte zgjedhjet. Më 12 qershor kabineti i qeverisë u zëvendësua nga një qeveri e përkohshme me gjysmën e 24 ministrave të ardhur nga grupet opozitare, e cila do të qeverisë vendin deri në zgjedhjet që do të mbahen pranverën që vjen.

Takime me zyrtarët

Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror Baker u takua me kryeministrin reformator Ylli Bufi, me President Ramiz Alia, pasuesin e Hoxhës që po përpiqet të nisë gradualisht reforma duke ruajtur dominimin komunist, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformuara opozitare. Baker foli gjithashtu në një sesion të jashtëzakonshëm të parlamentit shqiptar. Ai e bëri të qartë se nuk ka ardhur me një ‘plan Marshal’ për Shqipërinë edhe pse vizita u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarë qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore. Kjo është në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, e cila vuan nga mungesa të rënda ushqimi, të korra të varfra dhe nga kaosi që erdhi prej tranzicionit drejt demokracisë. Në takimet e tij me liderët opozitarë Baker i nxiti ata të qëndrojnë të bashkuar për të mundur në zgjedhje komunistët, të cilët quhet tashmë socialistë. Kreu opozitar Sali Berisha, tha se i kishte shpjeguar Baker betejën e vështirë që opozita demokrate duhet të luftojë për të larguar komunistët nga pushteti. "Ne i thamë zotit Baker se e kemi vrarë komunizmin, por përballemi me disa mbetje të tik që janë ende toksike. Shqipëria ka një kokë demokratike, një zemër demokratike por një trup bolshevik", tha Berisha. Duke pasur parasysh se demokracia në Shqipëri është ende në fillimet e saj Baker theksoi në fjalën e tij në Parlament se cilësia e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA do të varet nga avancimi i reformave kushtetuese, elektorale dhe të tregut të lirë, siç kanë premtuar autoritetet. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve rinisën në mars pas një ndalese prej 52 vitesh, por në Tiranë janë vetëm 2 diplomatë amerikanë. Kur diplomatët erdhën në hotelin e tyre, telefoni i vetëm ishte në sallën e pritjes. Ata kërkuan për telefon në dhomën e tyre dhe stafi shkuli telefonin e sallës dhe ua çoi në dhomë. Kur diplomatt kërkuan makinë faksi, ministria e jashtme i dha të vetmen që kishin në vend, duke u thënë ta kthenin kur të mbaronin punë.

8 tetor 1991

Në Shqipërinë e re, tipe të reja kaosi

Kur shkollat u rihapën pas pushimit veror të zgjatur nga trazirat, autoritetet panë se 740 ndërtesa shkollash ishin vandalizuar, dyer dritare e tavolina ishin thyer. Kjo ishte një tjetër simptomë kaosi në vendin e vogël ballkanik më të varfër në Evropë me 3.5 milionë banorë. Pas një vere kur 20,000 shqiptarë të rinj u larguan nga vendi drejt Italisë më anije, Shqipëria është përfshirë nga një valë vjedhjesh e grabitjesh. Vetëm në gusht 27 ngarkesa hekurudhore me kripë dhe fertilizues janë sulmuar e grabitur. Tekstet shkollore deh mësuesit e qeverisë komuniste kanë mbetur thuajse të pandryshuar, por mësuesit komunistë kanë nisur të sulmohen. Me shpërbërjen gjashtë muaj më parë të policisë sekrete Sigurimi dhe me demoralizimin e forcave policore në përgjithësi la pasur një humbje të gjerë të rendit publik. Ekonomia gjithashtu vazhdon të përkeqësohet. Rrogat mesatare variojnë nga $40 deri në $60 në muaj. Dy të tretat e forcës punëtore shqiptare punojuni në bujqësi, shumicën e rasteve me mjete dore. Tashmë fshatarët presin të marrin tokë sipas ligjeve të reja të privatizimit, pas katër dekada bujqësie kolektive. Fushat kanë mbetur djerrë, pemishtet të pavjela, rrushi kalbet në degë. Gramoz Pashko, zv. kryeministri i ngarkuar me reformën ekonomike, tha në një intervistë se Shqipëria ka një borxh të huaj prej $400 milionë. "Sikur të kishim gjysmë miliardë dollarë ndihma, mund ta shpëtonim Shqipërinë për këtë dimër por jo përgjithmonë. Do të mund të kishim një ekonomi tregu dhe njerëzit nuk do të vdisnin”, tha ai. Por me përjashtim të Italisë, e cila ka sjellë ndihma të konsiderueshme ushqimore, ndihme huaj ka qenë shumë e vogël, duke përfshirë dhe atë të premtuar nga SHBA. Përkundër këtij sfondi, situata politike. Partia Komuniste fitoi rreth 70 për të vendeve në parlament në zgjedhjet e para shumëpartiake në mars, por tashmë është ndarë në disa fraksione dhe ka ndërruar emër në Partia Socialiste. Afër demonstratave të pranverës së shkuar komunistët pranuan të ndajnë pushtetin me opozitën demokratike në një qeveri koalicioni të “stabilitetit kombëtar”. Komunistët kanë shumicën e vendeve në qeveri por tashmë kapja e tyre e pushtetit nuk është më e sigurt. Demokratët të drejtuar nga Sali Berisha, kërkojnë të mundin autoritetin e komunistëve në zgjedhjet e reja. Por gjatë rrugës drejt këtij qëllimi dhe Partia Demokratike është ndarë në dy fraksione të cilat po sulmojnë njëra-tjetrën me gjuhën më të ashpër. Nga njëra anë është figura popullore Berisha, ndërsa në grupin tjetër janë disa udhëheqës si ekonomisti Gramoz Pashko, ministri i financave Genc Rulli, dhe drejtuesi i protestave studentore të dhjetorit Azem Hajdari. Përçarja nisi kur Berisha shkarkoi Frrok Cupin, kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike i cili ishte njohur si disident gjatë regjimit komunist. "Unë vendosa se ai ishte spiun dhe e shkarkova," tha Berisha. Udhëheqësit e tjerë u tronditën nga kjo dhe akuzuan Berishën për veprime autokratike si ato të diktatorit Enver Hoxha. Konflikti arriti në pikën më të ulët në kongresin e partisë në fundjavën e 27 shtatorit. Në axhendë ishin zgjedhja e kryetarit dhe këshillit të ri drejtues. Shtatë kundërshtarët u munduan të bindnin Berishën të mos konkurronte me arsyetimin se po e mbyste partinë me autoritetin e tij, por ai refuzoi. Në momentin e fundit ata paraqitën dy kandidatë të tjerë. Berisha mori fjalën në kongresin me 561-anëtarë të konventës dhe bëri një fjalim emocionues me duartrokitje të gjera. Ai fitoi përsëri kryesinë e partisë me 449 vota.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:34

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, Enver Hoxha më 1970 ktheu sërish sytë nga Jugosllavia.

Postuar: 12/09/2019 - 07:14

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar të tjera detaje sa i takon zhvillimeve n

Postuar: 11/09/2019 - 07:17

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë nga zgjedhjet e 1996.

Postuar: 10/09/2019 - 07:19

Anëtarët e Bllokut Komunist kanë bërë jetë luksi për vite e vite me radhë.

Postuar: 07/09/2019 - 14:59

Amerikanët kanë zbardhur detaje se si qeveria e Sali Berishës theu embargon e naftës ndaj ish-Jug

Postuar: 06/09/2019 - 08:27

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në Shqipëri.

Postuar: 05/09/2019 - 07:16

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimi