BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Amerikanët zbardhin detaje për vrasjet e 2 prillit në Shkodër, ja përçarjet që ndodhën pas zgjedhjeve të para pluraliste

Amerikanët zbardhin detaje për vrasjet e 2 prillit në

Amerikanët kanë pasur prej vitesh sy e veshë në Shqipëri. Gazeta “New York Times” ka shkruar me mijëra artikuj për vendin tonë, që nga regjimi komunist e deri më sot. Gazeta po tregon sot detaje nga pasqyrimi në vitet 1991, kur dhe nisi rrëzimi i regjimit komunist

3 prill 1991

Ushtarët vrasin tre protestues në Shqipëri e plagosin 30 të tjerë

Njësitë e ushtrisë qëlluan dje kundër protestuesve anti-komunistë që refuzojnë rezultatin e zgjedhjeve në qytetin verior të Shkodrës, duke vrarë tre njerëz e duke plagosur 30 të tjerë. Të zemëruar nga vrasjet, mijëra të rinj rrethuan dy autoblinda para selisë së Partisë Komuniste në Shkodër dhe i vunë zjarrin. Nuk mund të mësohej nëse është lënduar personel ushtarak në incidente. Në ora tre pasdite, rreth gjashtë orë pas vrasjeve, autoblindat e prodhimit rus ende nxirrnin tym nga flakët.

Poshtë komunistët

Mijëra të rinj në Shkodër janë ende të mbledhur në ndërtesën pesë-katëshe të partisë, shumica e dritareve të së cilës është thyer. Turma të nevrikosura rrethuan dhe goditën makinën e një gazetari të huaj, të cilin vazhdimisht e pyesnin nëse ishte komunist. Kur ai nxori pasaportën e SHBA e lanë ta kalonte. "Poshtë Ramiz Alia!", thërrisnin ata me zëra të ashpër. "Poshtë komunistët!" Të tjerë përpiqeshin të thoshin sloganet e tyre në gjuhë të huaja. "Tregojini botës këto që shihni", thoshte një i ri në frëngjisht për gazetarët. "Tregojini sesi po na vrasin", thoshte një tjetër në anglisht.

Të shtëna në Durrës

Kreu komunist Alia, ka lindur në Shkodër 65 vjet më parë, sipas biografisë së tij zyrtare. Presidenti humbi në zonën e tij elektorale në zgjedhjet e të dielës, por ende nuk është e qartë sesi do të ndikojë kjo te posti i tij i presidentit, teksa partia e tij gjithsesi fitoi mazhorancën. Protesta dhe të shtëna janë raportuar dhe në qytetin bregdetar të Durrësit, disa civilë raportohet të jenë plagosur ndërsa nuk mund të mësohet për masën e plagosjeve. Agjencia Associated Press raportonte për dhunë në katër qytete të tjera. Rreth 40 policë me shkopinj sulmuan një turmë prej rreth 1000 njerëzish jashtë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Dëshmitarët që shihnin nga selia e partisë thonë se disa njerëz u rrahën egërsisht. Partia demokratike raporton për dhunë nga autoritetet në Elbasan, Vaqar e Kavajë. Thirrjet e shumta për largimin e Alias ishin hera e parë që ai denoncohet publikisht në Shqipëri. Demonstruesit anti-komunistë këtu dhe në qytete të tjera i kishin përqendruar sulmet e tyre ndaj diktatorit stalinist Enver Hoxha. Nën presionin e kryengritjeve që po intensifikohen në qytetet shqiptare Alia pranoi të mbante zgjedhje shumëpartiake. Në zgjedhjet e dy ditëve më parë morën pjese rreth 95 për qind e elektoratit prej 2 milionë. Komisioni kombëtar elektoral konfirmoi sot se Partia Komuniste kishte fituar rreth dy të tretat e vendeve në Parlament, kryesisht me votën e zonave rurale në vendin kryesisht bujqësor. Në Shkodër, qyteti me rreth 72,000 banorë e njohur si qendra kulturore e veriut, kishin fituar vetëm kandidatë demokratë. Dy orë pas deklaratës së Xhelil Gjonit, rreth 1,000 qytetarë në Shkodër u ulën në shenjë proteste para selisë së Partisë Komuniste. Ata u shpërndanë paqësisht në mbrëmje. Por mëngjesin tjetër një turmë prej rreth 30,000 njerëzish u mblodhën në sheshin e quajtur “Dy kongreset”. Ndaj tyre u dislokuan njësitë e ushtrisë dhe autoblindat. Dëshmitarët thonë se një oficer thërriti se do të urdhëronte ushtarët të qëllojnë nëse sheshi nuk zbrazet për dy minuta. Koha kaloi dhe ai dha urdhër të qëllohet ndaj protestuesve të ulur. Të vrarët ishin inxhinieri mekanik 24 vjeçar Arben Broci, një djalë 20-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar.

4 prill 1991

Emocione të trazuara në Shqipëri nga përçarja në zgjedhje

Sipas shumicës së vëzhguesve zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipëri pas 68 vjetësh, shkuan mirë, por prej atëherë është bërë e qartë se vendi komunist kaq mbetur i përçarë thellë. Kjo u bë e qartë me dhunën fatale të ushtruar ndaj protestuesve anti-komunistë dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë në gjashtë qytete. Në Shkodër tre demonstrues u vranë nga njësitë e ushtrisë që përdorën pushkët dhe armë artilerie. Zgjedhjet i dhanë komunistëve një avantazh të qartë prej 162 vendesh në parlamentin me 250-anëtarë. Përveç përçarjes që zgjedhjet sollën mes qyteteve e fshatrave, ato hapën sherr dhe mes prindërve e bijve, mes oficerëve dhe ushtarëve të thjeshtë, si dhe mes jugut e veriut të vendit. Jugu i Shqipërisë poshtë lumit Shkumbin banohet nga toskët që kanë dialekt të veçantë. Zona mbetet kryesisht komuniste pasi andej vjen dhe diktatori i vjetër Enver Hoxha, i cili vdiq në 1985. Ndërsa Shqipëria e Veriut banohet nga gegët, që kanë dhe ata dialektin e tyre. Andej vjen dhe vetë udhëheqësi Ramiz Alia, i cili ka lindur në Shkodër. Ngjarjet e tre ditëve të fundit që kulminuan me dhunë në Shkodër, kanë zbuluar përçarje të thellë dhe rivalitet gegë-toskë brenda Partisë Komuniste. Presidenti Alia drejton fraksionin reformist të partisë, por u mund nga rivali demokrat në zgjedhjet në Tiranë. Rivali i tij i gardës së vjetër Xhelil Gjoni, i cili vjen nga Maqellara në lindje të Shqipërisë, fitoi në zonën e tij. Dëshmitarët thonë se dhe dhuna në Shkodër u nxit nga Gjoni, i cili tha të hënën në një konferencë shtypi se fitorja në zgjedhje ishte mbështetje e qartë për marksizëm-leninizmin në Shqipëri. Mbështetësit, kryesisht të rinj të Partisë Demokratike, e cila fitoi në të gjitha zonat në Shkodër, e konsideruan rezultatin si një konfrontim dhe nisën grevën e uljes në sheshe, e cila përfundoi me vrasjet. Ka disa faktorë që çuan në fitoren e komunistëve. Shqipëria është kryesisht vend malor. Transporti dhe komunikimet në vend janë primitive. Shumica staliniste e Partisë Komuniste ka pasur monopolin e pushtetit për gati katër dekada dhe e izoloi tërësisht vendin nga pjesa tjetër e botës. Për gjysmë shekulli banorët ruralë të Shqipërisë, që përbëjnë më shumë se 60 për qind të vendit, nuk kanë njohur udhëheqës të tjerë përveç komunistëve. Ndërsa në qytete ka pasur më shumë ekspozim ndaj botës së jashtme sidomos me televizionin perëndimor dhe transmetimet e radios.

Kodi i vjetër i etikës

Në kohën e shkurtër që iu lejua për fushatë, demokratët nuk mundën të depërtonin në zonat rurale. Një tjetër aspekt i shqiptarëve është bindja ndaj kodeve të vjetra patriarkale të rregullave dhe etikës. Ligji tradicional i njohur si Kanuni i Leke Dukagjinit, është titulluar sipas fisnikut të shekullit të 15-të që luftoi kundër pushtuesve turq. Parimi kryesor i Kanunit përqendrohet në konceptim e "besës," ose fjalës së dhënë, shkelja e së cilës rrezikon vdekjen ose gjakmarrjen. Partia Komuniste e Hoxhës dhe më pas e Alias u përpoq ta shtypte Kanunin e Lekë Dukagjinit duke ndaluar publikimin apo qarkullimin e tij. Por kanuni jetoi mes shqiptarëve, dhe kreu demokrat Sali Berisha, tha në një intervistë të hënën se kanuni ka luajtur rol në votën e malësorëve për komunistët. "Ata i dhanë besën e tyre komunistëve dhe e mbajtën fjalën", tha Berisha.

5 maj 1991

Presidenti shqiptar heq dorë nga udhëheqja komuniste

Presidenti komunist shqiptar Ramiz Alia ka hequr dorë sot nga të gjitha postet në parti, që trashëgoi në vitin 1985 nga diktatori stalinist Enver Hoxha, njoftonte radio shqiptare. Lëvizja vjen pas ndryshimeve kushtetuese që thoshin se kreu i shtetit nuk mund të mbajë dhe poste partiake në një sistem shumëpartiak. Transmetimi thoshte se partia e punës e kishte pranuar vendimin e Alias. Lëvizja i përshtatet modifikimeve të Kushtetutës së vendit të miratuara muajin e kaluar nga Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e para shumëpartiake.

Qeveria komuniste dorëhiqet përballë grevave dhe demonstratave

5 qershor 1991

Duke u përulur ndaj presionit të grevave dhe demonstratave në rrugë, kabineti komunist i Shqipërisë ka dhënë sot dorëheqjen. Kryeministri në largim Fatos Nano, tha se do të emërohet një kabinet i përkohshëm jo-partiak për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, e vlerësoi veprimin si "një hap i rëndësishëm drejt demokracisë së vërtetë". Partia minoritare e Berishës, e cila refuzoi të bashkohej në koalicion me komunistët muajin e kaluar, ka pranuar të bashkohet në atë që Nano quajti "qeveria e shpëtimit kombëtar". Në fakt veprimi i sotëm përfaqëson fundin e 46 viteve qeverisje komuniste. Presidenti Ramiz Alia, i cili ka qenë në krye të Partisë Komuniste që prej vitit 1985, do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit por në marrjen e Presidencës pas zgjedhjeve të marsit ka hequr dorë nga postet partiake.

Ministra jopolitikë

Kreu i Parlamentit Kastriot Islami, u zgjodh nga konsultimet me zyrtarët opozitarë dhe tha se qeveria e përkohshme do të formohet me njerëz që janë tërhequr nga politika. Ai shtoi se Alia do të zgjedhë një kryeministër dhe pritet të vendosë për zgjedhjet e reja rreth një vit nga tani. Zyrtarët e opozitës thonë se presin që zgjedhjet të zhvillohen më herët se kaq. Kohët e fundit është krijuar Sindikata e Lirë dhe Sindikata e Pavarur të cilat kanë mobilizuar më shumë se gjysmën e 700,000 punëtorëve të vendit për të hyrë në një grevë 20 ditë më parë, dhe ka thënë se do ta ndalojë atë sapo të formohet qeveria e re jo-partiake. Në kërkesat e tyre përfshihet ngritje rrogash me 50 për qind, kushte më të mira për gratë dhe marrjen e përgjegjësisë për shtypjen e dhunshme të demonstratës anti-komuniste në Shkodër më 2 prill ku u vranë 3 të rinj demokratë. Rreth 50,000 shqiptarë u mblodhën të mërkurën në mbështetje të grevës në kryeqytetin Tirana, dhe rreth 6,000 prej tyre sfiduan shkopinjtë dhe pompat e ujit të policisë. Komunistët fituan dy të tretat e vendeve në Parlament në zgjedhjet e 31 marsit, për të cilat vëzhguesit thanë se përgjithësisht reflektonin vullnetin e votuesve. Por fitorja e komunistëve u dëmtua nga disfatat në zonat qytetare elektorale si dhe nga konflikti në rritje mes komunistëve reformatorë dhe atyre radikalë stalinistë. Partia Komuniste me 100,000 anëtarë është ende grupi më i madh politik në vend dhe kanë organizuar kongresin e tyre që nis të hënën. Aty ata priten të heqin dorë nga disa por jo të gjitha doktrinat marksiste-leniniste. Shqipëria është vendi me 3.5 milionë njerëz i përfshirë nga trazirat politike dhe ekonomike që prej nisjes së programit të kujdesshëm të liberalizimit nga Partia Komuniste 13 muaj më parë. Por ky program hapi kapakun e një morie problemesh që ishin bllokuar qëllimisht nga pararendësi i Alias, Enver Hoxha, për më shumë se katër dekada. Pranverën dhe verën e kaluar nisën grevat në Shkodër e Kavajë dhe policia qëlloi kundër protestuesve. Ndërkohë mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi dhe prodhimi i brendshëm bruto ka rënë me 10 për qind. Papunësia është më shumë se 14 për qind. Në dhjetor studentët e universiteteve organizuan protesta anti-komuniste në Tiranë, dhe rritja graduale e numrit të demonstruesve paralizoi aktivitetin në kryeqytet, aq sa Alia lejoi krijimin e partive opozitare politike.

Më të lexuarat