BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Amerikanët zbardhin detajet, Berisha ish-komunisti që u “kthye” në demokrat, ja zhvillimet në 1992-1993

Amerikanët zbardhin detajet, Berisha ish-komunisti që u

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në Shqipëri. Në disa artikuj të viteve 1992-1993 tregohetse si Berisha u kthye nga një ish-komunist në liderin e demokratëve.

10 tetor 1992

Shqipëria rol kyç për Evropën

Shqipëria mund të jetë pika e ardhshme e konfrontimit në Balkan duke u kthyer në një kërcënim të mundshëm për stabilitetin rajonal. Në këtë rast asistenca financiare e Evropës Perëndimore duhet të bëjë diferencën.Shqipëria mban ende shenjatë viteve të saj të ashpra të izolimit. Rrugët e pista të Tiranës mbajnë më shumë karroca me kuaj sesa makina, ndërsa të papunët sillen vërdallë në trotuare.Rroga mesatare është $12 dollarë në muaj teksa shembja e ndërmarrjeve shtetërore e ka rritur papunësinë me 35 për qind. Qeveria e zgjedhur në mars ka pezulluar asistencën e papunësisë.Vetë Shqipëria është një monument i vazhdë i çmendurisë së diktatorit komunistEnver Hoxha, i cili e ktheu vendin në burg e fortesë. Tirana është ende e mbushur me bunkerë.3 milionë njerëzit e vendit po përballen me kaos ekonomik, politik dhe humanitar. Pak më në verilindje të vendit 1.7 milionë shqiptarët etnikë në provincën e Kosovës gjithashtu përballen me situata që përkeqësohet dita-ditës.Zhvillimi ekonomik në Shqipëri mund të shuajë tensionetqë kërcënojnë të përfshijnë dhe Kosovën duke tërhequr Shqipërinë në një konflikt me Jugosllavinë. Asistenca ekonomike nga Evropa Perëndimore dhe vende të tjera të industrializuara do të reduktonte tensionet dhe do të jepte mesazhin për Serbinë se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Perëndimit.Por mënyra e saktë sesi Shqipëria mund të ndihmohet nuk është e saktë. Vendi ofron krah të lirë pune, ka një forcë punëtore përgjithësisht të arsimuar dhe burime natyrale ku përfshihet nafta, kromi, bakri. Por mangësitë ekonomike janë një kundërpeshë e rëndë ndaj këtyre avantazheve. Vlera totale e investimeve të huaja është më pak se 40 milionë dollarë.Në vend nuk ka kapital për të financuar konvertimin në ekonominë e tregut, dhe as diçka që të shërbejë si sistem bankar apo financiar. Importet e lëndëve të para kanë ndaluar duke shkaktuar mbylljen e shumë fabrikave. Kthimi i tokës së fshatarëvetë cilët përbëjnë dy të tretat e forcës punëtore, ka rritur disi prodhimin e fushave, por vendi mbetet ende i varur nga dërgesat e ndihmave të huaja ushqimore.Ndihma të tilla arrijnë në $200 milionë në një kohë kur prodhimi i brendshëm bruto i vendit është jo më shumë se 1 miliardë dollarë.Grupi i OSCE me bazë në Paris, një strategji e gjerë për inkurajimin e bizneseve të voglaështëçelësi i inkurajimit të zhvillimit në Shqipëri. Grupi ka mbajtur kohët e fundit një konferencëndërkombëtare për ngritjen e iniciativave.Vështirësitë e Shqipërisë nuk mund të zgjidhen shpejt, teksa vendi po zgjohet nga gjumi i gjatë në një botë krejt tjetër, prandaj dhe nevojitet përpjekja e vendeve perëndimore.

26 prill 1993

Papa në Shqipëri paralajmëron kundër nacionalizimit agresiv

Papët e Vatikanit nuk vijnë shpesh në Shqipëri. Dhe në fakt i fundit që ka tentuar Pius II, vdiq gjatë rrugës në 1464. Kështu që ardhja e Gjon Paulit II sot në qytetin me liqen ishte një moment i veçantëpër vendin që deri disa vite më parë mburrej si i vetmi ateist në botë.Njerëzit kishin mbushur rrugët si nëçdo vizitë të Papës nëpër botë, ashtu dhe në vendin më të varfër të Evropës kishin mbushur ballkonet e pallateve me apartamente të vogla.Katedralja e Shkodrës që ish-diktatori Enver Hoxha transformoi në pallat sporteshnë1967 është rikthyer në funksionin e saj dhe është nga më të mëdhatë në Ballkan, ndërsa një kryq i madh ka zëvendësuar tabelën elektronike të rezultateve që ishte në vend të tij gjatë epokës komuniste.Kur Papa dhe kardinalët e tij me veshje të kuqe hynë, njerëzit thanë se duartrokitjet ishin më të mëdha se ato në ndeshjet komuniste të volejbollit.Vizita një-ditore e Papës solli pyetjen e zakonshme: Pasi nxiti ndryshimin në vendet komuniste të Evropës Lindore, si mund të influencojë kisha katolike edhe në Ballkan?Në këtë qytet prej 80,000 banorësh është qendra e katolicizmit shqiptar dhe ka luajtur rolin kryesor në ndarjen e vendit me komunizmin në1990,kur njerëzit rrëzuan statujën e Stalinit dhe mbajtën meshën ilegale ku morën pjesë mijëra vetë.Vetëm rreth 13 për qind e 3.3 milionë banorëve të vendit janë katolikë, rreth 18 për qind janë ortodoksë dhe rreth 50 për qind myslimanë, pjesa tjetër pretendojnë se nuk kanë fe.Kjo përzierja reflekton vendndodhjen e vendit pranë Serbisë, me të cilën është e lidhur prej minoritetit të madh shqiptar mysliman në rajonin e Kosovës."Serbët janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që ndodh këtu",thotë një zyrtar i lartë i Vatikanit. Në fjalimin e tij Papa ka evituar çdo lidhje me luftën në ish-Jugosllavi, ndryshe nga sa ka ndodhur në Romë.Në fjalimin e tij në Tiranë para se të nisej për në Romë, ai përmendi konfliktin në Bosnjëmes atyre me fe të ndryshme, duke këshilluar tërthorazi shqiptarët të mos përziheshin nëçështjet e Kosovës, duke rrezikuar kështu zgjerimin e luftës së Ballkanit."Liria e vërtetë fetare i shmanget tundimeve të intolerancës dhe përçarjeve sektariane. Mos lejoni që sensi kombëtar të degjenerojë në këtë moment në nacionalizëm agresiv që sjell viktima dhe urrejtje, siç po ndodh në disa pjesë të botës, disa prej të cilave jo larg prej këtu”, tha Papa.Në kontrast me të President Sali Berisha, udhëheqësi i parë jo-komunist që prej kohës së luftës, ishte më i drejtpërdrejtë."Ati i Shenjtë ka ardhur në Ballkan në një kohë kur jo larg prej nesh në Bosnjë-Hercegovinë, djajtë kriminalë po kryejnë masakra dhe spastrim etnik. Ne nuk do të lejojmë kurrë spastrim etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre, dhe insistojmë se kriza në rajon nuk do të zgjidhet kurrë pa zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Kosovë”.Por Kosova nuk është i vetmi shqetësim i shqiptarëve, pasi varfëria është aq e thellë sa që gjatë rrugës nga Tirana në veri fushat punoheshin me qerre ose me krahë.

21 tetor 1993

SHBA e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake

Pentagoni ka nënshkruar një marrëveshje, të parën e këtij lloji me një qeverinë ish-komuniste, që parashikon bashkëpunim ushtarak mes Shqipërisë e SHBA.Memorandumi i mirëkuptimit, jo ligjërisht detyrues, u nënshkruanë 8 tetor në Uashington nga sekretari i mbrojtjes Les Aspin dhe në 14 tetor në Tiranë nga ministri shqiptar i Mbrojtjes Safet Zhulali. Ai konfirmon “gatishmërinë për të zgjeruar marrëdhëniet ushtarake e të mbrojtjes mes dy vendeve” me programe trajnimi për oficerët shqiptarë dhe takime në mjedisin ndërkombëtar të sigurisë.Ushtria e Shqipërisë ka rreth 40,000 njerëz, por ata janë të papajisur dhe armët e tyre datojnë nga Lufta Koreane apo Lufta e Dytë Botërore.Këshilltari ushtarak i presidentit Sali Berisha, Kol. Adem Copani, ka ardhur kësaj jave në Uashington për të kompletuar detajet e marrëveshjes.Vendosja e marrëdhënieve të mbrojtjes mes Tiranës e Uashingtonit zgjeron lidhjet ushtarake të SHBA në Ballkan. Janë tashmë300 trupa amerikane si paqeruajtës në Maqedoninë fqinje dhe avionët amerikanë marrin pjesë në patrullimet ajrore tëNATOs për të ruajtur ndalimin e fluturimeve mbi Bosnjë-Hercegovinë.

Zgjerimi i kontakteve

Megjithëse marrëveshja Tiranë-Uashington nuk është një traktat zyrtar, pikat e saj parashikojnë “zgjerim të kontakteve” mes palëve.Marrëveshja kërkon gjithashtu që ushtarakët shqiptarë të marrin pjesë në akademitë amerikane dhe programe trajnimi me anë të vizitave dhe këmbimeve të nivelit të mesëm e të ulët.Marrëveshja thotë se “të dyja palët do të kërkojnë fusha të reja bashkëpunimi për zgjerimin e thellimin e marrëdhënieve” dhe në ambasadat e dy vendeve do të instalohen atashetë ushtarakë.

13 nëntor 1994

Shqipëria nis agimin e ri të zhvillimit

Vrima të mëdha ka në rrugët kryesore të Tiranës me emra si Bajram Curri, Bulevardi Shqipëria e Myslym Shyri. Por megjithëse të mërzitshme, ato janë një shenjë progresi pasi dy vjet më parë nuk kishte asnjë vrimë dhe thuajse asnjë makinë në rrugë.Tashmë trafiku i Tiranës është i mbushur me boritë e makinave nga mëngjesi deri pas darke.Gjithashtu karrocat me kuaj, biçikletat dhe mijëra këmbësorë konkurrojnë për hapësirën në rrugë.Pas 46 vjetësh izolimi hermetik nën diktatorin stalinist Enver Hoxha, 3.2 milionë banorëte vendit përballen me një konfrontim të ashpër. Materialisht ende asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tyre, por të paktën kanë vizion dhe pritshmëri për një jetë më të mirë.Ndryshimi tjetër i kryeqytetit është lindja e kafeneve të shumta, stendave të frutave dhe kioskave nëçdo rrugë. Ka dhjetëra restorante të reja në qytetin kur më parë edhe hotel Dajti i menaxhuar nga Sigurimi nganjëherë mbyllte dyert e restorantit sepse nuk kishte ushqim.Një nga restorantet më të njohura ështëPiazza pranë sheshit kryesor Skënderbej. Donika Bardha, një shqiptaro-amerikane e re nga Detroit, e ka kthyer atë në një pikë takimi për artistë, shkrimtarë, politikanë e diplomatë, të cilët mund të paguajnë 10 dollarë vaktin e ngrënies.Shqipëria e ka shumë të vështirë të largojë trazirën ekonomike. Qeratë dhe çmimet nëpërgjithësi po rritennga inflacioni. Ndryshimi me regjimin e Hoxhës është se të gjithëshqiptarët punonin dhe merrnin rroga mbijetese, ndërsa tani rreth 35 për qind e të papunëve marrin asistencën prej $20 në muaj. Rroga mesatare është $60 dollarë në muaj, por në treg ka produkte. Siç thotë dikush nga vendasit “më parë mbanim radhë për të blerë, tani mbajmë radhë për të shitur”.Trazirat e shumta të shoqërisë shqiptare tregohen dhe nga emigracioni i pakontrolluar pa plan ose viza, i më shumë se 400,000 shqiptarëve gjatë tre viteve të fundit. Ata që largohen janë kryesisht burra të rinj në kërkim të punës. Por çdo avion që vjen në aeroportin e Tiranës mban të paktën 20 emigrantë të kthyer me forcënga vendet evropiane.Gjithashtu lëvizjet e brendshme masive të kujtojnë fenomene të ngjashme në Amerikën Latine ose Lindjen e Mesme, ku është krijuar një periferi urbane me ndërtesa të improvizuara. Shqiptarët e malësive të veriut kanë vërshuar drejt qyteteve për të gjetur punë.Jeta në periferi është një shembull ekstrem i varfërisë shqiptare. Eduard Selami, kreu i Partisë Demokratike thotë me buzëqeshje: "Në shtëpi kam ujë të rrjedhshëm vetëm një orë në ditë."Shumica e njerëzve duan që Shqipëria të jetë një demokraci e bashkuar me Evropën dhe e afërt me Shtetet e Bashkuara sipas sondazheve. Presidenti Sali Berishaështë përpjekur të joshë Perëndimin që prej zgjedhjes së tij në 1992, dhe ka krijuar Kushtetutën për t’i kënaqur. Ligjet e reja janë krijuar për të distancuar shtetin nga jeta e qytetarëve dhe garantuar të drejtat e tyre, në kontrast me kontrollin e mëparshëm komunist.Por megjithatë, kalimi nga dokumenti i shkruar në realitet është ende larg, veçanërisht me mediat televizive e radio të dominuara nga qeveria.Pasi dështoi dy herë në kalimin e Kushtetutës në Parlament me dy të tretat e votave, Berisha vendosi muajin e kaluar të kryente referendum, por u refuzua nga 60 për qind e votuesve dhe është e paqartë se ku do të shkojë Kushtetuta tani.Ashtu si shumica e politikanëve shqiptarë, 50-vjeçari Berisha është një ish-komunist, sekretar i partisë së spitalit kryesor të Tiranës, ku ishte kardiolog. Ai është gjithashtu politikani më karizmatik në vend."Jam i kënaqur me referendumin, jam i kënaqur me kritikët", tha ai në një intervistë, megjithëse gjatë vitit të shkuar 22 nga kritikët e tij përfunduan në burg. Mes tyre ishin ish-komunistë dhe zyrtarë të minoritetit grek.Është e qartë se kërkohet shumë punë për stabilizimin e pluralizimit në një vend aq ideologjikisht radikal sa ka qenë më parë Shqipëria. "Shumë shqiptarë besojnë se janë nga një racë superiore",tha Remzi Lani, gazetar i ri, tashmë zv. kryetar i degës së Fondacionit Soros në Tiranë. Natën e 14 tetorit Policia e Tiranës arrestoi dhe rrahu dy anëtarë të grupit të sapoformuar Shoqëria Gay e Shqipërisë, aq sa ata u shtruan në spital. Homoseksualiteti dënohet me 10 vjet burg në Shqipëri sipas Kodit Penal ende në fuqi.Me diskriminim përballen gjithashtu minoritetet rome e egjiptiane që banojnë në periferi të rrënuara në verilindje të kryeqytetit.

Më të lexuarat