Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët zbardhin jetën e luksit të liderëve të regjimit komunist, ja shpenzimet për kurime jashtë shtetit dhe ushqimi e mobiliet mijëra dollarëshe

Postuar: 10/09/2019 - 07:19

Anëtarët e Bllokut Komunist kanë bërë jetë luksi për vite e vite me radhë. Në kuadër të shkrimeve që gazeta po publikon nga gazeta amerikane “New York Times”, nënjë artikull i është kushtuar rëndësi jetës së Nexhmije Hoxhës pas rrëzimit të regjimit dhe shpenzimeve që bënin zyrtarët e PPSH.

Vejusha staliniste në bunkerin e saj

Prill 1991

Prej më shumë se 40 vjetësh, vendi më i vogël, më i varfër e më i izoluar i Evropës Lindore ruante të pacenuar pushtetin e diktatorëve të tij. Ashtu si bashkëshortet e Maos apo Nicolae Ceausescu të Rumanisë, Nexhmije Hoxha ishte gruaja dhe bashkëpunëtorja e një lideri stalinist.Ajo nuk njihet shumë jashtë pasi vjen nga Shqipëria e vogël, por tani i kalon ditët po aq e izoluar sa ç’ishte më parë vendi i saj. E strukur në disa dhoma në një ndërtesë të vjetër, e rrethuar nga pak zotërime të saj, kryesisht volume të ideologjisë komuniste dhe një statujë e Enver Hoxhës. Banesa e saj është ndoshta kulla e vetme komuniste e mbetur në vend. 77 vjeçarja Nexhmije Hoxha është tashmë me flokë të bardha dhe veshje të thjeshta shtëpiake, si ato që shumë njerëz mbanin në kampet e përqendrimit, në internimin e brendshëm, apo gjatë persekutimeve e ekzekutimeve.Për kushtet e tmerrshme ku jetuan tre milionë njerëzit e saj, zonja Hoxha nuk shpreh shumë pendesë.''Ishte një shtet komunist – për të ruajtur respektin duheshin ruajtur standardet'', thotë ajo me zërin e hollë, duke u konsultuar herë pas here me përkthyesin, për t’u siguruar që ka përçuar korrektësisht fjalët e saj. Kur u pyet për një njeri që kishte kryer 17 vjet punë të rëndë, shpeshherë në izolim, ajo e përshkruajti atë si “mburravec”.“Katër mijë në 50 vjet nuk janë shumë”, thotë ajo për të burgosurit politikë gjatë regjimit komunist.Ata që vuajtën në dorën e regjimit të Hoxhës thonë se numri është shumë më i lartë. Kreu i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Kurt Kola, thotë se dokumentet flasin për 5,000 të burgosur politikë të ekzekutuar dhe më shumë se 25,000 të burgosur për periudha të gjata në 40-vitet e regjimit të Hoxhës. “70,000 janë dërguar në ekzil të brendshëm në zona të thella malore”, thotë Shoqata e të Persekutuarve.Kur regjimi i fundit komunist në Evropë më në fund u shemb në 1991, zonja Hoxha nxitoi të burgoste veten, duke u dënuar me 11 vjet për përvetësim fondesh publike. “Për 50 vjet isha ajo që isha. Nuk më kishte shkuar mendja se do të bëja 5 vjet burg”, thotë zonja Hoxha.Ajo përfitoi nga një amnistinë dhjetor dhe vitet e vështira të burgut duket se kanë lënë shenjën e tyre.Në një shënim të rrallë pendese për ato që kanë ndodhur gjatë komunizmit, ajo tha: “Ndoshta e kam ekzagjeruar në disa nga fjalitë. Tani që kam bërë vetë burg e kuptoj më mirë”.Pasojat e regjimit të papërkulur komunist të Shqipërisë janë shumë të dukshme. Gjatë muajve të fundit vendi ka hasur në dhunë të rëndë dhe kaos politik. Sjellja ekstreme, mungesa e besimit mes njerëzve, mungesa e ushqimit prej dekadash dhe racionimit brutal, e kanë origjinën në frikën dhe paranojën e epokës së Hoxhës.Zonja Hoxha, bijë e një familjeje veriore fshatare myslimane, u njoh me të shoqin kur ai drejtonte një grup partizan që luftonte kundër italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Një fotografi e martesës së saj në 1945 e tregon bashkë me të shoqin me uniformë, i cili sapo kishte triumfuar si udhëheqësi i Shqipërisë.Që prej viteve 1970 ajo ka qenë drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë dhe ka ushqyer karrierën politike të dhjetra anëtarëve të partisë. Një nga nxënësit e preferuar të saj, Fatos Nano, është tani kryetar i Partisë Socialiste, e cila sapo fitoi zgjedhjet parlamentare.Por ka qenë më shumë pozita e saj prapa skene me diktatorin Hoxha kur dhe ajo ka qenë më e fuqishme, thonë ish-kolegët e saj. Ajo ishte banorja e dytë më prestigjioze e zonës ku jetonin udhëheqësit komunistë, në një stil krejt tjetër nga ai i popullit të zakonshëm, vendi i njohur si Blloku.Ajo ka pasur dorë në burgosjen e anëtarëve më të lartë të partisë. Një prej tyre, Fadil Paçrami, i shkruante asaj se përse ishte bërë nga mik në armik i partisë. Zonja Hoxha i përgjigjej, ''Mbylle gojën dhe ha atë copë bukëqë po të japim'', kujton Elsa Ballauri, tashmë drejtore e grupit shqiptar për të drejtat e njeriut, e cila ka njohuri për ato që ndodhnin në Bllok.Momenti i realitetit për zonjën Hoxha erdhi në fund të vitit 1989, kur blloku komunist i Evropës Lindore u shemb. “Ne në fakt menduam se këtu kjo nuk do të ndodhte kurrë, por pasi pamë atë që ndodhi në Rumani besuam se është e mundur”, thotë vejusha, duke shtuar se ishte tmerruar kur kishte parë në televizion ekzekutimin e udhëheqësit rumun Ceausescu dhe gruas së tij. Diktatori vdiq në 1985, dhe me mbështetjen e saj, i brendshmi i partisë Ramiz Alia, pasoi Enverin duke u bërë President.Tani ajo duket se është penduar për mbështetjen e dhënë ndaj tij. ''Ai nuk është një Enver Hoxha. Nu ka guximin për të marrë vendimet që duhet të kishte marrë. Ka nisur të zvarritet pas demokratëve'', thotë ajo, duke iu referuar partisë në pushtet pesë vitet e fundit.Alia ishte ende President kur zonja Hoxha u arrestua, teksa shqiptarët revoltoheshin për demokraci dhe thyenin simbolet e të kaluarës. Edhe ai përfundoi në burg dhe qelitë i kishin në të njëjtin korridor.Zonja Hoxha thotë se është e huaj në vendin e saj. “Më trajtojnë me përçmim, nuk kam vizitorë dhe nganjëherë me hedhin lecka të lagura me vajguri në verandë”, thotë ajo.Nano, i cili pritet të jetë kryeministri i ri, e ka distancuar veten prej saj. Ai thotë se partia e ka shkëputur veten nga e kaluara komuniste dhe po përpiqet ta modelojë veten sipas social-demokratëve evropianë.Ndërkohë ajo ka me çka të merret, teksa ndihmohet financiarisht nga dy djemtë dhe bija e saj, të cilët po rinovojnë banjën. Teksa më parë përçmonte tendencat borgjeze, të paktën në teori, tashmë duket se i interesojnë.“Ka të mira dhe kjo shoqëria e konsumit, është e shtrenjtë por të paktën gjen çdo gjë”, thotë ajo duke treguar pllakat italiane.

Shqiptarët ekspozojnë jetesën luksoze të ish-udhëheqësve

25 gusht 1991

Ata dërgonin fëmijët e tyre në Vjenë "për të kuruar një migrenë" me kosto $3,400 ose më shumë. Ata fshehtësisht faturonin te qeveria veshjet e importuara, kozmetiket, pajisjet shtëpiake, shtëpitë e pushimit dhe sende nga më banalet si një telekamera apo abonimet në revistat sportive, me kosto rreth 2 milionë dollarë në vit.Ata konsumonin ushqimin dhe pijet më të mira.Këta ishin anëtarët e 26 familjeve të elitës komuniste,që për më shumë se katër dekada sunduan në Shqipëri, vendin më të varfër të Evropës.Tashmë një komision i veçantë hetimor ka publikuar një llogari të plotë të artikujve me të cilët kënaqnin vetenish-liderët komunistë.Megjithëse informacione të konsiderueshme kanë dalë gjatë 20 muajve të fundit për stilin ekstravagant të jetesës së zyrtarëve komunistë në Rumani, Bullgari e Gjermania Lindore, raportimi për Shqipërinë është më i ploti dhe më i detajuari deri tani për praktikat e elitës komuniste.Përbërja e plotë e tij vjen nga fakti se liderët komunistë e kishin përqendruarshumicën e këtyre veprimeve në një operacion të vetëm të quajtur Drejtoria e Recepsionit, ku regjistroheshin detajet e çdo veprimi.Drejtori u krijua në vitin 1956 nga diktatori stalinist Enver Hoxha, i cili sundoi vendin për 41 vjet deri në vdekjen e tij në 1985. Autorizimi i saj u dekretua fshehtësisht nga Byroja Politike. Deri në fillim të këtij viti, kur Partia Komuniste humbi monopolin e saj mbi pushtetin, drejtoria kishte një staf punonjësish prej646 vetë.26 familjet në fjalë, duke përfshirë dhe atë të Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, drejtoheshin nga anëtarët e Byrosë Politike, e cila drejtonte Partinë Komuniste, përfshi dhe disa që kishin dalë në pension.Siç përshkruhet nga Genc Ruli, ministri i Financave të qeverisë së koalicionit të zgjedhur në qershor, hetimet mbi tre vitet e punës së Drejtorisë së Recepsionit, çuan në konkluzionin se “ish-udhëheqja e partisë kishte krijuar çdo mundësi për veten e saj për të fituar privilegjet dhe për të pasuruar veten, në një kohë kur njerëzit gënjeheshin me propagandë të rreme dhe cinike për jetën pa privilegje, pa luks dhe pabarazi”. Për këtë qëllim, thotë Ruli, udhëheqësit komunistë thoshin se rrogat e tyre ishin rreth $1,600 në vit, pak më shumë se dyfishi i rrogave mesatare në fabrika.Por në fakt hetimet tregojnë se përveç avantazheve të tjera, udhëheqësit dhe familjet e tyre merrnin subvencione pa fund, të cilat e mbanin koston e qirave, karburantit dhe energjisë elektrike në një total prej 25 dollarë në muaj për familje.Vitin e kaluar ushqimi ishte i racionuar për të gjithë 3.5 milionë shqiptarët, ndërsa familjet e privilegjuara merrnin sasi të pakufizuara ushqimi falas, me paratë e buxhetit dhe të agjencisë së posaçme. Hetuesit llogarisin se mishi i konsumuar, rreth 70 kg në ditë për 26 familjet do të ksihte plotësuar nevojat e450 familjeve të zakonshme shqiptare.Vetëm familja Hoxha, duke përfshirë të venë e diktatorit dhe tre fëmijët e saj, konsumoi vitin e shkuar 2 ton mish,100 kg gjalpë, rreth 50 litra birrë dhe po aq verë e pije të tjera.Familjet e partive merrnin të mira të tjera që renditeshin nga pushimet, pension për zbavitje, telefonata me jashtë shtetit, që arrinin në rreth 20 000 dollarë në vit.Kjo elitë jetonte në apartamente të bollshme në zonën e mbrojtur të Bllokut në Tiranë. Kur banorët u nxorrën nga apartamentet e Bllokut pranverën e shkuar, ata grabitën mobilje dhe pajisje luksoze me vlerë qindra mijëra dollarë, sipas raportit të Rulit për Parlamentin.Mes shpenzuesve më të mëdhenj në vlerë qindra mijëra dollarë, ishte e veja e Hoxhës, 70 vjeçarja Nexhmije Hoxha.Përveç trajtimit mjekësor falas në klinika të veçanta, familjet e udhëheqjes shpesh udhëtonin jashtë shtetit për trajtim mjekësor. Ish zv. kryeministri Manush Myftiu dërgoi nusen e djalit në Vjenë për një trajtim prej $3,800 për migrenën, ashtu si dhe bija e anëtarit të Byrosë Politike, Besnik Bekteshi, po me kosto $3,400.Zoti Ruli tha se kishin nisur procedimet gjyqësore kundër anëtarëve të 26 familjeve në fjalë dhe se gjykatat shqiptare do të përcaktojnë "dhënien e llogarisë" dhe "dhe nivelin e kompensimit që çdo person do të paguante."

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:34

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste. Sipas disa shkrimeve të “New York Times”, Enver Hoxha më 1970 ktheu sërish sytë nga Jugosllavia.

Postuar: 12/09/2019 - 07:14

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar të tjera detaje sa i takon zhvillimeve n

Postuar: 11/09/2019 - 07:17

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur dritë nga zgjedhjet e 1996.

Postuar: 07/09/2019 - 14:59

Amerikanët kanë zbardhur detaje se si qeveria e Sali Berishës theu embargon e naftës ndaj ish-Jug

Postuar: 06/09/2019 - 08:27

Gazeta amerikane “New York Times” ka hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në Shqipëri.

Postuar: 05/09/2019 - 07:16

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje nga jeta e vështirë gjatë regjimi

Postuar: 03/09/2019 - 07:12

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në vitet 1990-1991.