Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët zbardhin tentativat e Hoxhës dhe Shehut më 1969 për të shtuar aleancat, ja si Sigurimi i Shtetit arriti të fusë spiunë edhe në OKB

Postuar: 09/08/2018 - 07:04

CIA ka nxjerrë dokumente ku tregohet se që më 1969 Enver Hoxha me Mehmet Shehun nisën të dilnin disi nga izolimi. Sipas CIA, ata nisën të lidhin marrëdhënie me disa shtete të huaja, ndërsa përplasjet më të forta i kishin me Jugosllavinë. Nga ana tjetër, tregohet se po në 1969, pjesë e një delegacioni të Shqipërisë në Kombet e Bashkuar ishte dhe një anëtar i Sigurimit të Shtetit.

Shtator 1969

Shqipëria kohët e fundit ka përshtatur një politikë të jashtme më të hapur e më pak defensive. E detyruar të dalë disi nga politikat e mendjemadhësisë dhe vetizolimit prej krizës çekosllovake, regjimi i Hoxhës po rivlerëson kursin e tij dhe në kundërshtim me të kaluarën po merr iniciativa për të bërë miq të rinj. Në të njëjtën kohë Tirana nuk po tregon shenja të prishjes së lidhjeve me Pekinin, apo të devijojë nga pikëpamja e vet marksiste-leniniste. Masa e ndryshimit që po ndodh mund të llogaritet duke e krahasuar me ksenofobinë, paranojën dhe frikën tradicionale të Shqipërisë nga dominimi i huaj. Për dy dekada Tirana ka refuzuar çdo lloj lidhjeje të afërt me vendet e saj fqinje ballkanike, ka përforcuar armiqësinë me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, dhe ka ruajtur të njëjtën linjë refuzimi ndaj Perëndimit. Me përjashtim të qëndrimit anti-sovjetik të Shqipërisë, duket se tashmë shumica e mendësisë së sherrit është lënë mënjanë. Mendësia antagoniste mbetet nën sipërfaqe, por të paktën për momentin Tirana po minimizon diferencat me një numër kundërshtarët të huaj. Nuk dihet sesa do të zgjasë apo deri ku do të arrijë kjo diplomaci e re e Shqipërisë por gjithsesi do varet nga presioni sovjetik për konformizëm në Evropën Lindore dhe kursi që do të marrë debati Kinë-BRSS. Ngjyrat nacionaliste dhe izolacioniste të Partisë Komuniste të Shqipërisë janë produkt jo vetëm i historisë së turbulluar të vendit me pushtime të njëpasnjëshme, dominim të huaj dhe revolta, por edhe i eksperiencës së drejtpërdrejtë të partisë së Punës me tentativat jugosllave e sovjetike për kontroll të plotë. Gjatë 24 viteve të fundit, ekseset e regjimit të Hoxhës kanë ardhur si rezultat i luftës për të ruajtur pavarësinë e vendit, gjë që mund të shpjegojë dhe frikën paranojave e të palogjikshme të autoriteteve nga lidhjet me vendet e huaja.

Marrëdhnëiet me Kinën

Aksi Tiranë-Pekin vazhdon të jetë i leverdishëm për të dy vendet, prandaj dhe Kina i lejon Shqipërisë të dijë vetëm pjesën e bukur të politikave të saj, aq sa i lejon të dijë dhe pjesës tjetër të botës. Revolucioni Kulturor me gardën e Kuqe fanatike, e kapi paksa në befasi Hoxhën, pasi ata u informuan gati 2 vjet me vonesë për direktivat e kongresit të 9-të partisë kineze në shtator 1967, megjithëse Kina ka një ambasadë të madhe në Tiranë, një mënyrë kjo në të cilën nuk trajtohet një vend që konsiderohet si aleat i ngushtë. Kina gjithashtu nuk ka arritur të plotësojë si nga sasia dhe nga cilësia masën e ndihmës ekonomike të dhënë më parë nga BRSS. Por megjithë këto detaje, Shqipërisë i mjaftonte fakti që Kina nuk kishte pretendime territoriale ndaj saj si dhe fakti që ata kërkonin në këmbim të asistencës vetëm pak mbështetje politike në arenën ndërkombëtare. Pekini mbetet kujdestari dhe mirëbërësi kryesor i Tiranës, e cila ka shpërblyer mbështetjen me rrahje të vazhdueshme në propagandën e saj atë që quan “agresionin” sovjetik në kufirin me Kinën, duke akuzuar Moskën si të njëjtë me Uashingtonin sa i përket ngritjes së “unazës së zjarrit” rreth Kinës. Shtypi shqiptar ngre lart aftësitë e lidershipit të Maos, dhe Pekini kundërpërgjigjet duke shtuar ndihmën dhe tregtinë me Shqipërinë, siç ndodhi me traktatin e nëntorit të shkuar, edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike. Por pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë duket se ishte nxënësi që Tirana të stepet nga lidhjet tepër të ngushta me Pekinin, pasi diferencat mes të dyjave tashmë nuk mund të mbulohen me bojë.

Situata në Ballkan

Politika e re e regjimit të Hoxhës reflekton mesimet e mësuara nga kriza çekosllovake e një viti më parë dhe frikën e ambicieve territoriale të Athinës. Duke parë qëndrimin e gatishmërisë për konfrontim në Ballkan, ky fleksibilitet i ri dhe ulje e polemikave duket se sinjalizon ndryshim të prioriteteve dhe reduktim të indinjatës ndaj vendeve perëndimore. Vendet e blloku sovjetik janë përjashtuar nga sjellja e re. Një nga ndryshimet kryesore është qasja ndaj Jugosllavisë. Që prej pushtimit të Çekosllovakisë, Shqipëria ndaloi së sulmuari politikat jugosllave dhe kongresi jugosllav i partisë që zakonisht ka qenë shënjestër e preferuar i helmit të shtypit shqiptar, kaloi pa u përmendur. Më 11 prill “Zëri i Popullit” deklaroi zyrtarisht armëpushimin me Jugosllavinë titiste për herë të parë prej 1948. Në një editorial të gjatë në faqe të parë evidentohej se objektivi i i përbashkët i dy vendeve ishte neutralizimi i kërcënimit sovjetik. Prej atëherë Tirana e Beogradi kanë lëvizur më afër me tregtinë që pritet të rritet me 35 për qind këtë vit. Edhe kontratat kufitare po shënohen nga një masë e pazakontë bashkëpunimi dhe për herë të parë në pesë vjet turistët jugosllavë po vizitojnë Shqipërinë. Negociatat po vazhdojnë për rritjen e numrit të tyre. Që prej ndarjes së Tiranës me vendet e Paktit të Varshavës në 1961, Rumania ka ruajtur një pozitë të veçantë në mendësinë e regjimi të Hoxhës. Dy vendet kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre dhe muajt e fundit kanë treguar shenja të shtimit të lidhjeve. Regjimi i Hoxhës qëllimisht e përjashtoi Bukureshtin nga kritikat ndaj bllokut për pushtimin e Çekosllovakisë dje e ka mbështetur atë në çështjen me Moskën. Pritja e ngrohtë e presidentit amerikan Nixon për delegacionin rumun u raportua në detaje në shtypin shqiptar, në një kontrast të thellë me komentin ndaj pjesës aziatike të turneut të Nixon.

Marrëdhëniet diplomatike

Vala e re e diplomacisë së re të heshtur të Tiranës është zgjeruar gjithashtu me vendosjen e lidhjeve diplomatike me Kongon, Kuvaitin, Jemenin, Sirinë, Suedinë e Zambian. Në festimet e 1 Majit në Shqipëri kishte çuditërisht një numër të madh delegacionesh të huaja. Vendi gjithashtu i ka dërguar telegrame mirësjelljeje urimesh presidentëve të Francës, Italisë, Turqisë, Austrisë dhe Marokut. Marrëdhëniet me Bullgarinë kanë treguar dhe ato njëfarë përmirësimi pas thuajse prishjes në 1968. Ndërsa përmirësimet e lidhjeve me Greqinë janë penguar prej dyshimeve mbi qëllimet e juntës ushtarake të Athinës dhe vazhdimit të pretendimeve për Epirin e veriut. Gjatë gjashtë viteve të fundit kemi një përmirësim gradual të lidhjeve Shqipëri-Itali në pranverën e 1964 dy vendet pranuan të rrisin statusin e misioneve të tyre diplomatike në nivel ambasadorial dhe Italia ka treguar interes për mundësi investimi në Shqipëri. Tirana kërkon të rrisë tregtinë me Italinë dhe ka zhurma se dy palët po punojnë për hapjen e një linje direkte transporti detar. Iniciativat e reja shqiptare nuk kundërshtojnë por plotësojnë marrëdhënien e tyre me Pekinin. Për shembull paraqitja e papritur e Shqipërisë në rrethet diplomatike të Mesdheut Lindor jo vetëm hap dyer të reja për regjimin e Hoxhës por dhe shton mundësi të propagandimit të standardeve shqiptaro-kineze dhe temave të tyre të preferuara si përmendja e shpeshtë e dështimeve të Moskës. Me sa duket baza e këtyre ndryshimeve është hartuar nga diplomati Behar Shtylla, pasi ai zëvendësoi Abdyl Këllezin si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka qenë në shërbimin e jashtëm të vendit që prej vitit 1945 dhe është i mësuar me diplomacinë. Edhe prejardhja e tij është e orientuar nga Perëndimi, teksa ka shërbyer si ambasador në Itali e Francë dhe flet mirë italisht, frëngjisht e anglisht. Shtylla ka drejtuar delegacionin shqiptar në Turqi në maj që ishte i pari në tetë vjen në një vend jo-komunist. Për të ardhmen e afërt sekretari i parë Hoxha dhe kryeministri Shehu e kanë vendosur vendin në një rrugë të re diplomatike, e cila megjithëse është e matur dhe e kujdesshme është ajo që autoritetet konsiderojnë më të mirë për të siguruar mbijetesën e regjimit dhe të markës së marksizëm-leninizmit që ata preferojnë. Pritet që Shqipëria të vazhdojë zgjerimin e lidhjeve e kontratave me një numër vendesh. Në të njëjtën kohë Hoxha do të veprojë duke tentuar të evitojë dhënien e një dominimi kryesor vendeve të caktuara pasi çështja e pavarësisë dhe e ruajtjes së pushtetit personal mbetet kryesore në mendjen e udhëheqësve. Vazhdimi i kësaj politike padyshim do mirëpritet nga fqinjët ballkanikë të Shqipërisë. Më tej vendi pritet të vendosë theks më të madh te lidhjet me vendet e Lindjes së Mesme dhe të botës së tretë. Për sa kohë që Hoxha ndjehet i kërcënuar nga Kremlini vendi do të vazhdojë kapërcimin e diferencave me Jugosllavinë. Në një prononcim të 12 korrikut nga ministri i tregtisë Vasil Kati, u sinjalizua se hapi i ardhshëm politik i vendit mund të jetë rritja e lidhjeve me vende jo-komuniste, që mund të sillte rritje të kontakteve me vendet e zhvilluara perëndimore dhe ndoshta me SHBA.

 29 dhjetor 1969

Më 13 gusht 1967 një burim që ka dhënë informacione të besueshme në të kaluarën, sinjalizoi se Kozma Moja, sekretari i dytë i delegacionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, kishte pranuar fshehurazi se ishte anëtar i Sigurimit. Më 14 dhjetor 1969, i njëjti burim raportonte se kohët e fundit Kozma Moja kishte shprehur interes dhe kishte komentuar si më poshtë: Djali 7-vjeçar i Kozma Mojës u kthye në Shqipëri më 5 dhjetor 1969 për të vazhduar shkollën në Tiranë, ku do të qëndrojë me të afërmit. Ai e kishte dërguar të birin në Shqipëri pasi nuk aprovonte që ai të shkollohej në Shtetet e Bashkuara apo në shkollat e OKB në Nju Jork. Moja është shumë i afërt me djalin e tij dhe ndjehet i vetmuar tani që ai është larguar. I biri i Mojës u kthye në Shqipëri bashkë me delegacionin që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Grupi fluturoi me avion nga Nju Jorku në Romë, ku pritën për dy ditë avionin e Alitalia për të shkuar në Shqipëri. Kjo linjë ka vetëm një fluturim në javë për në Shqipëri.

Përplasjet për Vatrën

Vincent/Marko nga Connecticut, SHBA, duhet të kishte qenë në aeroportin e Tiranës ditën kur djali i Mojës mbërrinte. Marko është kthyer tashmë nga Shqipëria por Moja nuk e ka takuar.

Moja komentonte se e dinte se çfarë kishte ndodhur gjatë dy darkave të dhëna nga organizata Vatra në 28-29 nëntor 1969, në hotelin e Nju Jorkut, por ishte më i interesuar në atë që ishte zhvilluar gjatë seminareve të Vatrës në atë fundjavë. Moja tha se kishte dëgjuar gjatë seminareve se kishte opozicion, kritika dhe protesta ndaj faktit se elementë politikë u jepej e drejta të flisnin. Ai vazhdoi duke thënë se disa njerëz po akuzonin të tjerë se po e kthenin Vartën në një organizatë politike, dhe se të dy ... Unicos dhe Antony Athanas, presidentët e vatra në vitet 196...e 1963 e kundërshtonin një lëvizje të tillë dhe ishin kritikuar për lejimin e elementëve si ... Kuliqi, kreun e Bllokut Indipendent, dhe Hasan Dosin, kreun e Ballit Kombëtar, të flisnin në seminaret e saj. Moja tha se kishte lexuar gazetën Dielli, por asgjë nuk thuhej në të për seminaret.

Ndarja e emigrantëve

Burimi raportonte se federata mbarëshqiptare e Amerikës e njeh Vatrën si një organizatë të shqiptarëve të vjetër amerikanë dhe grup anti-komunist, me gazetën e përjavshme Dielli. Burimi identifikonte Bllokun Indipendent si një organizatë të shqiptarëve në emigracion, kryesisht të atyre katolikë. Burimi raportonte se Balli Kombëtar është gjithashtu organizatë e shqiptarëve në emigracion.

Moja ishte i interesuar të dinte mbi grupet që marrin pjesë në Komitetin e Shqipërisë së Lirë, dhe gjithashtu donte të dinte nëse Departamenti i Shtetit i dërgonte urimet e përvitshme Komitetit. Moja komentoi se kishte dëgjuar se folësi kryesor i eventit kishte kritikuar qeverinë shqiptare dhe komunizmin, prandaj MOja po hetonte përse ishte zgjedhur një folës i tillë. Ai tha se Buzi nuk e dinte për çfarë po fliste, dhe se Shqipëria kishte anulluar të gjitha taksat dhe ishte vendi i parë në botë që e bënte këtë. Më tej ai tha se Shqipqëria kishte ulur çmimet e ushqimeve dhe veshjeve.

Moja kishte thënë se donte të dinte më shumë për grupin e arbëreshëve që erdhën në Nju Jork për të marrë pjesë në celebrimet e organizuar nga Vatra më 28-29 nëntor 1969, duke përfshirë numrin e njerëzve në delegacion dhe kush paguante kostot e udhëtimit, ushqimin etj. Ai tha se vetë Vatra nuk kishte shumë para, prandaj donte të dinte kush i kishte sponsorizuar festimet. Prandaj ai donte të dinte çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit në Uashington të presidentit të Vatrës, Vasil Gjermani, pasi udhëtimi ishte kryer vetëm disa ditë para ardhjes së arbëreshëve në SHBA. Moja shprehu habinë e tij dhe kënaqësinë që mësoi se në festimet e Vatrës nuk kishte dorë qeveria e SHBA, në nivel shtetëror apo lokal. Ai mendonte se Vatra është një organizatë politike pasi anëtarët e saj ndjekin linjën politike të administratës Nixon. Burimi ynë raporton se Arbëreshët janë pasardhës të shqiptarëve të larguar drejt Italisë që prej vdekjes së Skënderbeut në shekullin e 15-të dhe që kanë ruajtur prej atëherë traditat dhe koloninë e tyre.

Roli i Ernest Koliqit

Moja tha se Ernest Koliqi, kreu i Bllokut Indipendent, erdhi nga Italia për të marrë pjesë në festimet e Vatrës, dhe ishte ende në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me përfaqësues të Bllokut Indipendent në SHBA. Ai besonte se vizita e Maliqit kishte domethënie politike. Moja tha se dyshonte se qeveria e SHBA i kishte dhënë dorë të lirë Vatikanit për të drejtuar aktivitetet e grupeve shqiptare në Itali dhe se dark e Vatrës ishte vetëm fillimi i tyre. Ai tha më tej se Shqipëria do t’i japë vizë të gjithë atyre që duan ta vizitojnë. Ai këshilloi se janë dhënë tashmë disa viza për amerikanët dhe shpejt do të jepen të tjera. Moja ishte i interesuar të dinte vendndodhjen e Xhine Pipa dhe vëllait të saj, si dhe mënyrën e largimit të saj nga Shqipëria drejt Jugosllavisë dhe ata që e kishin ndihmuar për t’u arratisur. Burimi informon se Akshi Pipa është një prej intelektualëve të njohur në Shqipëri dhe që është mbajtur në një kamp përqendrimi për shumë vjet për arsye të kundërshtimit ndaj komunizmit. Ai erdhi në SHBA rreth 10-12 vjet më parë dhe punon si profesor në një shkollë apo universitet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 07:07

 CIA ka treguar me detaje se si Enver Hoxha arriti të ngjitej në krye të PPSH.

Postuar: 17/08/2018 - 07:03

Amerikanët kanë ndjekur zhvillimet në Shqipëri edhe para se të instalohej regjimi komunist.

Postuar: 15/08/2018 - 07:10

Shumë shqiptarë që u arratisën drejt Jugosllavisë gjatë regjimit komunist u rekrutuan nga agjenci

Postuar: 14/08/2018 - 11:01

Historia e familjes së Abaz Kupi është një nga më të rrallat e persekutimit.

Postuar: 14/08/2018 - 07:05

CIA ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Postuar: 12/08/2018 - 10:59

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri