BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Amerikanët zbulojnë tentativat për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, Partia Komuniste e Hoxhës varësi direkte nga Tito

Amerikanët zbulojnë tentativat për bashkimin e

Në vitin 1947 CIA paralajmëroi se mund të krijohej Federata Ballkanike dhe Shqipëria të ishte pjesë e saj. Në një dokument të deklasifikuar tregohet se mund të kishte një bashkim Shqipëri-Jugosllavi. Nga ana tjetër tregohet se si Enver Hoxha fillimisht thurte lavde ndaj regjimit të Titos.

Financat e Shqipërisë

Pas Luftës së II Botërore Shqipëria kishte kontroll rigoroz të inflacionit dhe franga ishte e stabilizuar në 2.77 në krahasim me dollarin. Pas luftës qeveria u përpoq të stabilizonte monedhën e re lek, por u ndihmua nga programi i ndihmave të OKB, konfiskimi i pronave (kryesisht italiane) dhe i depove italiane e gjermane të luftës. Pa këto aktivitete qeveria komuniste nuk do të kishte pasur mundësi të mbante ushtrinë e saj. Sipas kushteve të marrëveshjes me Jugosllavinë, leku shqiptar do të barazohej në vlerë me dinarin jugosllav ndërsa efektet e inflacionit në treg dhe mungesat e mallrave vazhdojnë. Nuk dihet shumë për tregtinë e jashtme shqiptare të pas-luftës dhe vendi nuk ka marrëveshje të tjera përveç asaj me Jugosllavinë. Disa sasi të vogla gruri janë marrë nga Jugosllavia në 1946 dhe Shqipëria i ka kompensuar me naftë, lesh, lëkura e produkte bulmetore. Raportohet se BRSS po marrin bakër dhe krom nga Shqipëria në këmbim të armëve e pajisjeve ushtarake

Politika e jashtme

Shqipëria ka qenë gjithmonë një gur shahu në politikën e fuqive të tjera dhe nuk ka pasur pavarësi apo sovranitet në politikën e jashtme. Vetëm në intervale të shkurtra që prej krijimit të saj nga fuqitë e mëdha në 1913, vendi ka qenë i pa pushtuar nga të tjerët: në 1913-1914 dhe 1920-1939. Politika e saj aktuale pro-sovjetike vjen si rrjedhojë e triumfit të Partisë Komuniste gjatë lëvizjes partizane të luftës, e cila ka fituar pozitën dominuese aktuale prej asistencës së konsiderueshme nga komunistët jugosllavë. Dhe në fakt Partia Komuniste shqiptare ishte në varësi direkte nga Byroja Politike e Jugosllavisë. Politika e jashtme e Shqipërisë mund të kuptohet nga fjalimi i marsit 1946, i kryeministrit Hoxha: “Shqipëria nuk mund të konsiderohet më si një vend i vogël diplomacie që ishte përgjegjës për Luftën II Botërore, por duhet të ruajë pavarësinë e saj me çdo kosto. Populli shqiptar e shikon me hidhërim vonesën në pranimin në OKB dhe për këtë bën përgjegjës SHBA dhe Britaninë. Miqtë e vërtetë të Shqipërisë janë Bashkimi Sovjetik, që është mbrojtës i popujve të vegjël, dhe Jugosllavia e cila respekton pavarësinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Qeveria e Shqipërisë do të forcojë më tej miqësinë me Jugosllavinë me lidhje të forta ekonomike, politike e kulturore. Marrëdhëniet miqësore do të kultivohen me Poloninë, Çekosllovakinë, Francën etj. dhe në veçanti me Bullgarinë. Shqipëria do i rezistojë çdo pretendimi territorial nga Greqia”. Praktikisht kjo do të thoshte se politikisht Shqipëria kërkon të forcojë lidhjet me vende komuniste ose me përfaqësitë komuniste në qeveritë jo-komuniste, dhe se do të marrë pjesë në konferenca si vend i barabartë, duke dhënë kontributin maksimal për forcimin e Bllokut Sovjetik të Ballkanit. Ekonomikisht ajo kërkon integrim me Jugosllavinë dhe Evropën Lindore, si një alternativë ndaj varësisë së mëparshme nga Italia.

Marrëdhëniet me vendet e tjera

Dalja e Shqipërisë si një zar i Jugosllavisë dhe i BRSS solli ndryshime të thella në politikën e saj të jashtme. E ndërgjegjshme për mbështetjen e saj dhe e zellshme për t’u hequr para popullit si mbrojtëse e interesave të tij në botë, qeveria e Hoxhës ndoqi një politikë të zhurmshme ndërkombëtare, shumë më grindavece nga sa do të mendohej për një vend të përmasave të saj. Kështu regjimi duke u përpjekur të kompensonte faktin se në fakt ishte krejt i parëndësishëm, veproi me forcë dhe këmbëngulje në zbatimin e planit sovjetik për Ballkanin. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera shikohen vetëm nga aspekti sesi ato i shërbenin më mirë BRSS si në Evropën Lindore dhe në botë. Objektivat kryesore sovjetike për Shqipërinë ishin bashkëpunimi me Jugosllavinë, si një mjet më pak i kushtueshëm për dominimin e vendit, dhe ndalimi i avancimit të Perëndimit në Ballkan, asistenca ndaj guerilasve komunistë grekë, anëtarësi në OKB me qëllim forcimin e votës së Bllokut Sovjetik. Objektivi final sovjetik për vendin varet nëse Moska zbaton planet për Federatën Ballkanike ose atë sllave të jugut, por efektet do të jenë të njëjta.

Federata Ballkanike

Në rast të krijimit të një Federate Ballkanike, Shqipëria do të përfshihet në të ose si pjesë e Jugosllavisë ose si anëtare e veçantë bashkë me Jugosllavinë, Bullgarinë e ndoshta Maqedoninë. Një faktor deçiziv do të jetë qëndrimi i BRSS ndaj OKB kur të lindë federata, e cila do të jetë një tjetër faktor për ruajtjen e dominimit sovjetik në Shqipëri. Para afrimit me Jugosllavinë në kuadër të përpjekjes komuniste, dy fqinjët nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, kryesisht prej çështjes së Kosovës me shqiptarë etnikë në kufi me veriun e Shqipërisë, por Shqipëria ka hequr dorë nga pretendimet në këmbim të miqësisë dhe ndihmës së Titos. Tashmë Shqipëria dhe Jugosllavia kanë nënshkruar paktin gjithëpërfshirës ekonomik, një protokoll për rihapjen e trafikut kufitar, një traktat miqësie dhe asistence reciproke, marrëveshjen e aviacionit civil, dhe siç raportohet një marrëveshje sekrete ushtarake. Me gjithë ankesat e shpeshta publike të Hoxhës për ruajtjen e pavarësisë së vendit, marrëveshjet me Jugosllavinë, veçanërisht ajo ekonomike, ishin një përfshirje de fakto e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Natyra e saktë e marrëdhënies së ardhshme shqiptaro-jugosllave do të varet nga formimi i Federatës Ballkanike, por deri atëherë Shqipëria do të lejohet të ruajë një aparencë prej pavarësie me shpresën që të pranohet në OKB. Ndërsa faktorët e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pretendimet territoriale të kësaj të fundit për jugun e Shqipërisë, akuzat për keqtrajtimin e çamëve, ndihma e supozuar e shqiptarëve për italianët gjatë luftës italo-greke, mbështetja shqiptare ndaj guerilasve komunistë grekë, apo ndoshta dhe zemërimi shqiptar për pronësinë greke të ishullit të Korfuzit. Greqia është ende në gjendje lufte me Shqipërinë. Territori shqiptar i pretenduar nga grekët kalon nga Vlora deri në Pogradec në liqenin e Ohrit dhe ka një popullatë totale prej 290 000 njerëz. Grekët citojnë faktorë etnikë, historikë e strategjike, duke e kërkuar zonën për “çështje drejtësie” për rolin e saj në Luftën e Dytë Botërore. Etnikisht pretendimi i saj nuk justifikohet pasi bazohet në supozimin e gabuar se të gjithë kristianët ortodoksë të zonës (100 deri në 130 mijë) janë grekë. Një komision i Kombeve të Bashkuara që ka vizituar zonën në vitet 1921-1923 ka prodhuar të dhëna të paanshme duke numëruar 16 000 minoritarë grekë. Në një census shqiptar në 1945 kjo shifër ishte rritur në 35 000 ose rreth 12 % e popullsisë së zonës. Pretendimet e të dyja vendeve bazohen në interpretime të kundërta të eventeve historike në epokën e mesme kur dy vendet ishin në Perandorinë Bizantine. Autoritete të paanshme janë dakord se do të ishte e pamundur të zbërtheje origjinën e shumicës së banorëve të zonës, raca, kultura dhe feja e të cilëve është ndërthurur shumë herë gjatë shekujve. Për më tepër provat nuk mbështesin as akuzat greke se minoriteti grek në jug të Shqipërisë persekutohet nga qeveria e Hoxhës, pasi nga zona ka përfaqësues në kabinet, në poste civile e ushtarake, më shumë nga sa i takon përqindjes së saj. Mbështetja e Shqipërisë në stërvitje, furnizime dhe strehim për guerilasit grekë është e njëjtë me atë të Jugosllavisë e Bullgarisë. Incidentet kufitare që vijnë si rezultat i këtij aktiviteti janë të shpeshta dhe zakonisht shpjegohen në shtypin shqiptar si provokime të Greqisë në lidhje me pretendimet e saj fiktive për Epirin e Veriut, por një komision i OKB provoi se pretendimet greke ishin të vlefshme.

Korfuzi

Shqipëria ka shtuar kohët e fundit interesin mbi ishullin grek të Korfuzit, i cili është i vendosur në mënyrë strategjike përballë kepit jugor të Shqipërisë dhe komandon hyrjen në ngushticën e Otrantos. Për arsye të vlerës ushtarake të Korfuzit regjimi i Hoxhës mund të ndjekë një fushatë propagande për të tentuar ndarjen e Korfuzit nga kontrolli grek. Dëmtimi i dy luftanijeve britanike nga minat detare në kanalin e Korfuzit tregon për rëndësinë që Shqipëria i jep kësaj zone. Prej disa vitesh kanali njihet si zonë ujërash ndërkombëtare dhe Shqipëria ka rrezikuar sanksione botërore në tentativat për të pretenduar kontroll mbi të. Armiqësia e Shqipërisë ndaj Perëndimit vjen kryesisht nga përçmimi i udhëheqësit Hoxha ndaj kapitalizmit, si dhe nga frika se prezenca e përfaqësuesve të SHBA dhe Britanisë do të përforconte opozicionin ndaj regjimit të Hoxhës. Çështja është përkeqësuar nga opozicioni i Perëndimit për anëtarësimin e vendit në OKB. Shtetet e Bashkuara kanë interes në mbështetjen e kauzës shqiptare, por marrëdhëniet me të janë përkeqësuar që prej Luftës II Botërore duke kulminuar në tërheqjen e ambasadës amerikane nga Tirana në 1946. Një faktor imitues mes dy vendeve është refuzimi i Shqipërisë në pranimin e traktateve të nënshkruara para luftës. Hoxha ka pranuar vlefshmërinë e traktateve multilaterale, por jo ato bilaterale me SHBA, edhe pse kjo e fundit ka ofruar riekzaminimin e tyre pas rinisjes së marrëdhënieve. Pas tërheqjes së misionit amerikan, Shqipëria ka intensifikuar propagandën anti-amerikane duke akuzuar padrejtësisht anëtarët e stafit të ambasadës për sabotime dhe organizimi të njerëzve kundër qeverisë. Shqiptarë të akuzuar për marrje parash dhe urdhrash nga SHBA janë gjykuar dhe ekzekutuar. Ndërsa ata që kanë qytetari amerikane nuk janë lejuar të largohen nga vendi. Edhe Britania ka mbështetur përpjekjet e pavarësisë së Shqipërisë dhe anëtarësimin në Ligën e Kombeve (OKB) që pas Luftës I Botërore. Britania ka marrë pjesë në trajnimin e xhandarmërisë së para-luftës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të sjellshme deri në ardhjen e regjimit aktual, i cili e ka trajtuar me armiqësi. Britania ka tërhequr misionin e saj diplomatik nga Shqipëria në prill 1946 pas incidentit me dy luftanijet e saj në kanalin e Korfuzit. Pretendimi britanik për përgjegjësinë e Shqipërisë për minat detare ka kaluar në Gjykatën Botërore dhe nëse Hoxha nuk mbështet vendimin e saj, që pritet të jetë në favor të britanikëve, çështja do të kalojë në Këshillin e Sigurimit. Në lidhje me Italinë, qeveria Hoxha nuk ka bërë përpjekje për rinisjen e lidhjeve, megjithë varësinë ekonomike e politike ndaj saj në kohën e para-luftës. Të gjitha ish-pronat italiane janë sekuestruar tashmë nga qeveria dhe shumë shtetas italianë në Shqipëria janë larguar me forcë.

Më të lexuarat