BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Arkiva e CIA, ja ndryshimet që solli në Shqipëri vdekja e Stalinit, përplasje të forta Hoxha-Hrushov për marrëdhëniet me Jugosllavinë

Arkiva e CIA, ja ndryshimet që solli në Shqipëri vdekja e

CIA vijon të nxjerrë detaje të reja sa i takon marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar tregohen ndryshimet që solli vdekja e Stalinit, ndërsa tregohen spastrimet që ndodhën në parti gjatë vitit 1952.

Hoxha konsolidon kontrollin e partisë

Nëse kjo vërtet ishte një llogaritje e sovjetikëve, zhvillimet e mëtejshme tregojnë se Moska nuk arriti ta bënte Shqipërinë një aleat më të besueshëm sovjetik, nga sa ajo ishte më parë për jugosllavët. Gjithashtu në një kohë kur partia vuante nga fraksionet në periudhën e dominimit jugosllav, tani ajo eliminoi faktorin jugosllav dhe fitoi stabilitet të brendshëm. Byroja e re politike pas kongresit të nëntorit 1948 kishte vetëm 4 nga anëtarët e vjetër, Hoxha, Jakova, Kapo e Nushi, dhe 5 anëtarë të rinj, Shehu, Belishova, Balluku, Spahiu e Koleka, pra me përjashtim të Belishovës dhe Spahiut, të shtuarit e vitit 1948 janë prezentë edhe sot (1962). Nga anëtarët e vjetër, Jakova u spastrua në 1951. Kështu që byroja politike e sotme dhe ajo e dhjetë vjetëve të fundit ka mbetur e pandryshuar dhe ka vetëm tre nga anëtarët e epokës së dominimit jugosllav, Hoxha, Kapo e Nushi. Në kongresin e dytë të partisë në prill 1952, Hoxha njoftoi se partia që kishte pasur rreth 2800 anëtarë në 1944 dhe rreth 30 000 në nëntor 1948, tani kishte 44 180 anëtarë. Ai shtoi gjithashtu se rreth 6000 anëtarë ishin spastruar që prej vitit 1948. Pra nëse llogarisim se shumica e të spastruarve ishin anëtarë të para-vitit 1948, rreth gjysma e anëtarësisë së vitit 1952 ishin afruar pas prishjes së vitit 1958 me Jugosllavinë. Nga 59 anëtarët e Komitetit Qendror në vitin 1952, 18 ishin anëtarë të rinj. Gjashtë anëtarët e vitit 1952 që më vonë u spastruan, ishin Bedri Spahiu e Tuk Jakova të spastruar në 1955 për “inkompetencë” dhe më vonë të etiketuar “pasardhës të elementëve revizionistë jugosllavë”. Liri Belishova dhe bashkëshorti i saj Gaqo Çomo, të larguar nga partia në 1960 për “pikëpamje pro-sovjetike”. Major gjeneral Panajot Plaku, i cili u arratis në Jugosllavi në 1957 dhe major-gjeneral Ethem Gjinushi që u emërua kandidat, por u refuzua në Kongresin e vitit 1956.

Marrëdhëniet Shqipëri-BRSS, 1948-1955

Në 1948 partia shqiptare i shpëtoi kapjes jugosllave të shtatë viteve dhe për shtatë vitet e ardhshme pranoi me entuziazëm kujdestarinë sovjetike që solli dhe rritjen e profilit të saj në bllokun sovjetik. Nën hegjemoninë jugosllave Shqipëria ishte thuajse e përjashtuar nga çështjet e bllokut, ajo nuk ishte pranuar në Kominform dhe kishte marrëdhënie ushtarake e ekonomike vetëm me Bullgarinë përveç Jugosllavisë. Në kontrast me këtë, gjatë shtatë viteve të para të lidhjes me BRSS, kontaktet e saj u zgjeruan me pranimin në Këshillin Ekonomik të Vendeve Socialiste dhe në Paktin e Varshavës. Kështu që për sa kohë Moska vazhdonte sherrin me Jugosllavinë, Shqipëria me besnikëri dhe pa hezituar do të ndiqte drejtimin sovjetik. Por në 1955 Hrushovi nisi politikën e tij të riafrimit me Jugosllavinë dhe udhëheqja shqiptare nisi të tregojë hezitim.

Ngritja sovjetike 1948-1955

Kur këshilltarët e teknikët jugosllavë u përjashtuan nga Shqipëria në 1948 vendet e tyre i zunë shpejt konsulentët sovjetikë. Influenca politike, ekonomike e ushtarake sovjetike arriti shpejt nivelin e asaj jugosllave brenda disa javëve teksa deri në fund të vitit numri i këshilltarëve civilë e ushtarakë arriti në 1000. Në gusht-shtator 1948 një delegacion shqiptar tregtar i drejtuar nga ministri i industrisë Tuk Jakova, vizitoi Moskën dhe nënshkroi marrëveshjen e parë tregtare mes dy vendeve. Gjatë vitit të ardhshëm të gjitha vendet evropiano-lindore nënshkruan marrëveshje tregtare dhe kulturore me Shqipërinë dhe iu bashkuan programit sovjetik për mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Ndihma ushtarake ishte gjithashtu pjesë e programit sovjetik të ndihmave, shumica e të cilës shkonte në mbështetje të guerrilasve komunistë që luftonin në Greqi. Deri në vitin 1951 Bashkimi Sovjetik dhe vendet satelite po furnizonin me të paktën një të tretën e buxhetit shqiptar dhe me mallrat e nevojshme për nisjen e projekteve ambicioze industriale të planit 2-vjeçar shqiptar. Deri në vitin 1954, personali sovjetik në Shqipëri raportohej se përfshinte ambasadorin dhe misione zonale nën drejtimin e tij. Misionet raportohej se ishin 1) grupi politik me rreth 40 funksionarë të atashuar në ministri të ndryshme dhe në zyrat rajonale të ministrisë së brendshme, 2) misioni ushtarak me rreth 120-130 anëtarë të atashuar në ministrinë e Mbrojtjes dhe në divizionet e ushtrisë, 3) misioni teknik prej rreth 3000 specialistësh e teknikësh që ishin shpërndarë në fabrika, miniera, ndërmarrje bujqësore dhe instilacione ushtarake dhe 4) një mision i vogël kulturor me disa profesorë dhe artistë sovjetikë. Gjithashtu në Shqipëri kishin ardhur dhe një numër teknikësh e specialistësh nga vendet e tjera satelite që u punësuan në sfera të ndryshme të ekonomisë. Me zgjerimin e lidhjeve ekonomike e ushtarake u shtuan dhe kontaktet politike. Pas vitit 1948 kishte një rritje të numrit të zyrtarëve shqiptarë që merrnin pjesë në mbledhjet e partisë sovjetike dhe shumë kadetë shqiptarë në shkollat ushtarake të Moskës. Gjithashtu Shqipëria dërgonte në BRSS punonjës e studentë për trajnime teknike, shkencore e kulturore, dhe bashkë me BRSS shqiptarët trajnoheshin dhe në vendeve të tjera të bllokut komunist.

Shqipëria i përshtatet kursit të ri

Pas vdekjes së Stalinit dhe nisjes së kursit të ri të BRSS, Shqipëria ashtu si vendet e tjera satelite të Ballkanit morën masat e tyre për t’u përshtatur. Kolektivizimi i bujqësisë që kishte nisur në Shqipëri u kufizua, por kooperativat nuk u braktisën. Borxhet e fshatarëve u fshinë dhe kuotat e dorëzimeve të grurit u reduktuan. Në gusht 1953 qeveria u riorganizua dhe një numër ministrash u reduktuan për t’iu përshtatu stilit të strukturave sovjetike. Në këtë kohë edhe Hoxha hoqi dorë nga postet e ministrit të Mbrojtjes e ministrit të Brendshëm dhe një vit më vonë, sipas parimit sovjetik të udhëheqjes kolektive, sekretari i parë i partisë Hoxha i la vendin e kryeministrit Mehmet Shehut. Udhëheqja shqiptare po vihej në të njëjtin hap me Bashkimin Sovjetik dhe pjesën tjetër të bllokut edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Pas propozimit të BRSS ndaj Jugosllavisë në verën e 1953 për shkëmbimin e ambasadorëve, ky shembull u ndoq dhe nga Shqipëria, e cila vendosi marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë në dhjetor. Në gusht 1953 Shqipëria, ashtu si fqinjët e saj jugosllavë, pranuan më në fund propozimin e përsëritur shpesh prej jugosllavëve për krijimin e komisionit të përbashkët për ekzaminimin e incidenteve kufitare. Por negociatat nuk ecën mirë dhe në shtator ato u pezulluan nga jugosllavët. Ata pretendonin se shqiptarët po refuzonin propozimet e tyre për kompromis. Në verën e vitit 1954 nisi programi i bllokut sovjetik për rinisjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe u kompletuan disa marrëveshje. Një marrëveshje tregtare sovjeto-jugosllave u firmos në vjeshtë 1954, ndërsa marrëveshja jugosllave me Shqipërinë u arrit vetëm në 17 maj 1955. Tre ditë më vonë krijua Pakti i Varshavës me Shqipërinë si anëtare. Në prag të vizitës surprizë të Hrushov e Bulganin në Jugosllavi në fund të majit 1955, lidhjet mes Moskës e Tiranës ishin të ngrohta dhe të forta. Megjithëse me ngadalë, shqiptarët reaguan ndaj kursit të ri sovjetik të përmirësimit të lidhjeve me Jugosllavinë. Edhe vendet e tjera të bllokut nisën ringritjen e lidhjeve me Jugosllavinë sipas këshillës sovjetike dhe ndaluan luftën psikologjike e të propagandës, por Jugosllavia ende nuk kishte të drejtën e fjalës në çështjet e bllokut. Politika e re kishte si qëllim rritjen e influencës ndërkombëtare sovjetike në një kohë të zbutjes së tensioneve botërore.

Nisja e debatit shqiptaro-sovjetik (1955-1957)

Përpjekjet e hapura të Hrushovit për të risjellë Jugosllavinë në bllokun sovjetik në maj 1955, ishin një kthesë e fortë drejtimi që la mbresa te udhëheqja shqiptare dhe hapi një çarje në marrëdhëniet Shqipëri-BRSS, që do të zgjerohej me kalimin e kohës. Në konferencën e partive komuniste në Moskë në 1960 Hrushovi pretendoi se Shqipëria kishte dhënë aprovimin e saj për risjelljen e Jugosllavisë në bllok që në qershor 1954. Kjo deklaratë vinte si reagim ndaj pretendimit të Hoxhës në të njëjtën konferencë se shqiptarët nuk ishin konsultuar fare për planet e Hrushovit të majit 1955. Por si pretendimi i Hrushovit për pranimin e Shqipërisë dhe ai i Hoxhës për të kundërtën kanë elemente të vërteta, pasi ajo kishte dhënë pranimin në 1954 për rilidhjen me komunistët jugosllavë në një program afatgjatë, me taktika që do të zbusnin sjelljen agresive të tyre ndaj Shqipërisë dhe sipas kushteve të bllokut. Hoxha e Shehu nuk parashikuan që Hrushovi do të bënte gjithçka me iniciativën e tij. Pra programi i pranuar nga shqiptarët në 1954 ishte i bazuar në kërkesën e Jugosllavisë, me anë të tolerimeve të saj dhe pranimit të gabimeve. Prandaj dhe në 1955 Shqipëria nuk kundërshtoi rivendosjen e marrëdhënieve. Zhvillimet në verën e 1955 duket se konfirmojnë pretendimet e Hoxhës. Në fjalimet e tyre në Parlament në fund të majit Hoxha, Shehu e Balluku bënë komente të njëjta mbi bisedimet sovjeto-jugosllave që po zhvilloheshin në Beograd, duke sugjeruar se plotësonin vetëm kushtet minimale sovjetike. Ata shprehën besimin se bisedimet do të forconin miqësinë mes popullit të BRSS dhe demokracive të tjera popullore, me popullin vëlla jugosllav. Përsëri në fjalimin e 28 majit Hoxha përdori fjalë të njëjta për të përshkruar bisedimet sovjeto-jugosllave. Pas largimit nga Beogradi, Hrushovi ndaloi në Bukuresht ku diskutoi me udhëheqësit rumunë, bullgarë, hungarezë dhe çekë, rezultatet e udhëtimit të tij. Këtu dallohej mungesa e udhëheqësve shqiptare. Hoxha e Shehu qëndruan në shtëpi dhe kryen spastrimin e radhës që ishte i pari në tre vjet. Në takimin e mesit të qershorit të komitetit qendror të partisë, u përjashtuan për inkompetencë Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu, të cilët më vonë u shpallën si revizionistë që kishin kërkuar bashkëpunim me Jugosllavinë dhe rehabilitim të Koçi Xoxes.

Më të lexuarat