BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Arkiva e CIA, ja si nisën rebelimet kundër Hoxhës më 1951, sulme ndaj ushtrisë dhe karvaneve me ushqime, përballja me grupet e Mehmet Shehut

Arkiva e CIA, ja si nisën rebelimet kundër Hoxhës më 1951,

Enver Hoxha nuk ka qenë gjithmonë i qetë në drejtimin me dhunë të vendit. Në vitin 1951, në Shqipëri operonin një sërë grupesh rebele që luftonin kundër tij. Të dhënat janë bërë publike nga CIA. Në disa dokumente të deklasifikuara, tregohet se në zonat malore ishin ngritur disa grupe që punonin kundër regjimit. Nga ana tjetër, vetë Mehmet Shehu kishte urdhëruar ngritjen e disa grupeve që do luftonin këto grupe rebele.

Rezistenca ndaj regjimit aktual

Pakënaqësia mes popullit shqiptar vazhdon të jetë e gjerë, dhe në vitet e fundit ka pasur disa raste të rezistencës së hapur ndaj regjimit. Edhe vetë regjimi ka pranuar ekzistencën e elementëve "diversantë" dhe sulmeve ndaj ushtrisë dhe karvaneve civile të furnizimeve. Incidenti më i rëndë i rezistencës ishte bomba në ambasadën sovjetike në shkurt 1951, por vrasjet lokale dhe sabotimet kanë qenë gjithashtu një sfidë për autoritetet komuniste. Deri tani, regjimi i Hoxhës ka ditur të përballet me lëvizjet kundërshtare duke zbatuar masa të shumta represive. Për shembull, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje që operojnë në zonat malore kundër grupeve individuale të rezistencës. Refugjatët anti-komunistë kanë raportuar për ekzistencën e disa grupeve të rezistencës me emra si "Lidhja Kombëtare e Maleve", "Liria", "Skënderbeu", "Thirrja", por nuk ka informacion specifik mbi to. Nuk duket se ka bashkëpunim mes grupeve të disidentëve megjithë dëshirën e tyre të përbashkët për largimin e regjimit të Hoxhës. Mes grupeve shqiptare në emigracion, më i rëndësishmi duket se është Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me selinë evropiane në Romë, i cili përbëhet nga tre grupe: 1) Partia Demokratike Agrare/Balli Kombëtar, të cilët kanë më shumë ndjekës në Jug të Shqipërisë, 2) Partia e Legalitetit (pro-Mbretit Zog) e cila është më e fortë në qendër të Shqipërisë, dhe 3) Lidhja e fshatarëve e katundarëve që mbështetet në Veri të vendit dhe në provincat jugosllave ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha grupet kanë si qëllim krijimin e Shqipërisë së lirë e të pavarur, por kanë dallime mes njëri-tjetrit për llojin e qeverisë së re. Aktivitetet e Komitetit brenda Shqipërisë kanë qenë vetëm shpërndarje propagande dhe disa përpjekje subversive nga agjentët e tij. Operacioni i tyre më efektiv ka qenë lëshimi i fletëve të propagandës, që ka shkaktuar mjaft eksitim brenda vendit, dhe ka nxitur nota proteste ndaj zyrtarëve italianë apo dhe largim të njerëzve nga Shqipëria.

Rebelimet

Shumica e komunistëve duket se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë që ka në plan përmbysjen e regjimit për arsye të zhgënjimit me qeverinë, besimit se BRSS nuk do të rrezikojë të futet në luftë për shkakun e Shqipërisë apo sepse besojnë se pushteti i Hoxhës do të bjerë së shpejti dhe presin t'i japin llogari qeverisë tjetër që do të vijë më pas. Qeveria nuk i beson më as policisë dhe raportohet se më shumë se një e katërta e policisë janë në favor të revolucionit. Raportohet se nëntëdhjetë për qind e njerëzve janë gati të veprojnë kundër qeverisë, por kërkojnë siguri se nuk do të ketë lëshime territoriale ndaj Greqisë, Jugosllavisë e Italisë. Popullata është konfuze prej sponsorizimeve të ndryshme që kanë grupet e huaja që hyjnë në vend fshehtësisht, prandaj besojnë se nëse këto grupe nuk bashkohen, vendit mund t'i shkaktohet më shumë dëm sesa favor. Qeveria ka bërë shumë propagandë gjatë kësaj kohe, duke akuzuar se Komiteti për Shqipërinë e Lirë punon për Greqinë dhe ka ndërmend t'i kthejë asaj Epirin e Veriut. Gjithashtu, ajo propagandon se grupet italiane do të kthejnë në vend influencën italiane dhe jugosllave, dhe do t'i japin rajonin e Kosovës Jugosllavisë. Meqenëse anëtarët e arrestuar të grupeve të mëparshme të agjentëve kanë treguar te hetuesit për ata që i kanë ndihmuar brenda vendit, qytetarët kanë frikë të ndihmojnë grupet e ndryshme të agjentëve dhe i kanë raportuar ato te autoritetet. Grupet jugosllave nuk kanë influencën e pretenduar në zonat veriore dhe as ato të dërguara nga grekët nuk konsiderohen të favorizuar.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15- 20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij. Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj, prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura. Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t'i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e më- poshtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të Jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin. Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet, municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët. Pasoja e një grushti shteti të suksesshëm është: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Memorandumi, 6 dhjetor 1949

Është pranuar nga shërbimet britanike dhe amerikane se është e nevojshme dhe e kohës një riekzaminim i statusit, objektivave dhe kryerjes së operacionit FIENDVALUABLE. Siç është konceptuar dhe aprovuar, operacioni FIENDVALUABLE kishte si objektiv minimal krijimin e konflikteve të brendshme në Shqipëri, aq sa për të reduktuar aftësinë materiale të mbështetjes ndaj grupeve guerile greke, ndërsa objektivi maksimal ishte përmbysja e regjimit të Enver Hoxhës. Objektivi maksimal është i dëshirueshëm sepse 1. Do të eliminonte Shqipërinë si një bazë për guerrilasit grekë, 2. Do t'i mohonte ushtrisë sovjetike mundësinë e bazave ajrore, detare e tokësore ushtarake në Mesdhe, 3. Do të shërbente si një faktor i rëndësishëm psikologjik stimulues për vende të tjera të Evropës lindore për përmbysjen e një diktature të fortë komuniste. Që prej nisjes së operacionit FIEND-VALUABLE dhe formulimit origjinal të objektivave të tij, kanë ndodhur dy ndryshime madhore në faktorët kryesorë të operacionit dhe objektivave. I pari është ndalimi, të paktën për momentin, i lëvizjeve guerrilase greke në kufirin shqiptar, dhe i dyti është intensifikimi i presionit të vendeve të Cominform ndaj regjimit të Titos, çka ka sjellë dhe një ndryshim të politikave të SHBA e Britanisë në mbështetje të Titos si një bllok ndalues zgjerimin e mëtejshëm të influencës sovjetike. Përveç kësaj, ekzistenca e operacionit dhe fakti i interesit të SHBA dhe Britanisë tashmë njihen gjerësisht. Ndryshimet e sipërpërmendura sigurisht që nuk prekin objektivat fillestarë, por sjellin Shqipërinë në një fokus të ri, sepse e ardhmja e saj është shumë e lidhur me atë të Jugosllavisë dhe të Greqisë.

 

Më të lexuarat