SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Arkiva e CIA, Moska akuza Hoxhës më 1962 se mashtronte për rreziqet ushtarake ndaj Shqipërisë, Hrushov i acaruar me sulmet e Tiranës
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Maj 2018
CIA zbardh të tjera detaje nga marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik. Gazeta “SOT” zbardh pjesën tjetër të letrës që Partia Komuniste e BRSS u dërgonte përfaqësuesve të saj, ku kritikohej Enver Hoxha. Në dokumentin e përkthyer nga gazeta, Enver Hoxha akuzohet se mashtronte mbi pretendimet që ngrinte në Moskës e Shqipëria ishte e rrezikuar nga forcat armike.
19 janar 1962
Letër e Komitetit Qendror Sovjetik në lidhje me Shqipërinë
(Vijon nga numri i kaluar)
Në konferencën e vitit 1960, Hoxha foli hapur kundër kongresit të 20-të sovjetik dhe kundër deklaratës së vitit 1057. Si në përmbajtje dhe në formë, fjalimi i Hoxhës ishte dashakeq e i paskrupullt anti-sovjetik. Por aktiviteti subversiv i udhëheqjes shqiptare dështoi në mënyrë të turpshme. Qëndrimi i saj u denoncua me vendosmëri nga mazhoranca absolute e pjesëmarrësve në konferencë, si anti-marksiste dhe në kundërshtim me interesat e unitetit të lëvizjes komuniste. Si në konferencë dhe pas saj anëtarë të shquar dhe veteranë të lëvizjes komuniste si S. Ibaruri, V. Gomulka, M. Thorez, P. Togliatti, A. Novotni, V. Ulbricht, J. Kadar, T. Zhivkov, e të tjerë, denoncuan aktivitetin përçarës të udhëheqjes shqiptare. Kjo linjë disfatiste dhe kapituluese e Shqipërisë është evidente dhe në problemin e bashkë-ekzistencës paqësore mes shteteve që kanë struktura të ndryshme shoqërore. Por ai që dyshon në mundësinë e shmangies së luftës në kohën tonë, gjithashtu dyshon në bashkë-ekzistencën paqësore të shteteve me struktura të ndryshme shoqërore. Duke u bazuar në situatën aktuale botërore, partitë marksiste-leniniste besojnë se ka vetëm një zgjedhje mes bashkë-ekzistencës paqësore dhe luftës shkatërrimtare. Deklarata e konferencës së 1960 thotë: “Në një situatë ku bota është ndarë në dy sisteme, parimi korrekt dhe i zgjuar i politikës ndërkombëtare është vetëm ai i bashkë-ekzistencës paqësore, siç është paraqitur nga V. I. Lenin, dhe zhvilluar në deklaratat e Moskës dhe në dokumentet e partive të tjera komuniste. Dhe cila është pozita e udhëheqësve shqiptarë mbi këtë? Ata verbalisht pranojnë parimin e bashkë-ekzistencës paqësore të shteteve me strukturave të ndryshme shoqërore, por e formulojnë miratimin e tyre në mënyrë të tillë për ta ngarkuar me nënkuptime dhe fabrikacione që vetëm një i verbër nuk mund të shikojë që janë kundër parimeve leniniste. Kështu Hoxha mund të thotë se nuk ka kundërshtime ndaj parimit të bashkë-ekzistencës paqësore, por nuk është dakord me ata që thonë se kjo duhet të bëhet linja kryesore e politikës së jashtme të vendeve socialiste. Por si mund të kombinohen këto me njëra-tjetrën, nga njëra anë të pranosh parimin, por nga ana tjetër të mohosh që ky parim të kthehet në praktikë? Ky qëndrim tregon devijacionizmin e partisë shqiptare nga deklarata e Moskës, mbi çështjet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Refuzimi i deklaratës
Hoxha refuzon deklaratën ku bashkekzistenca paqësore shpallet baza e patundur e politikës së jashtme të vendeve socialiste dhe flet për çështje nga koncepti i paevitueshmërisë së konfliktit të armatosur mes dy kampeve dhe përjashton mundësinë e konsultimeve paqësore me anë të negociatave. Në thelb Hoxha kundërshton këshillën e ruajtjes së kontakteve mes udhëheqësve të botës socialiste dhe atyre të botës kapitaliste, si dhe kundërshton politikën e jashtme të përshtatjes. Udhëheqësit shqiptarë po tentojnë me çdo mënyrë të hedhin poshtë avantazhet e politikës ndërkombëtare të vendeve socialiste dhe zgjidhjet paqësore për problemet aktuale. Udhëheqësit shqiptarë kanë bërë shumë zhurmë për “luftën kundër imperializmit” të zhvilluar prej tyre, por nëse shohim në veprimet praktike në politikën e jashtme çdokush e kupton se lufta e tyre kundër imperializmit bëhet vetëm me anë të deklaratave që nuk kanë asnjë influencë në ngjarjet botërore. Për më tepër deklaratat e tyre të papërgjegjshme dhe veprimet aventuriere, e komplikojnë ekspozimin ndaj politikave agresive të imperializmit dhe çojnë në tensionime të nevojshme me vendet e tjera. Kjo i jep arsye propagandës borgjeze të ngrejë akuza ndaj vendeve socialiste, si në shembujt e mëposhtëm: Në kongresin e 4 të Partisë së Punës të Shqipërisë, Hoxha tha se Greqia, Jugosllavia dhe flota e 6-të amerikane kanë organizuar një sulm kundër Shqipërisë, por kur forcat e Paktit të Varshavë kërkuan shpjegime dhe informacion nga gjeneralët e ushtrisë shqiptare, ata thanë se nuk kishin informacion dhe se vetë faktin e sulmit ushtria e mori vesh nga raporti i Enver Hoxhës. Në prill 1961, disa figura progresive greke mblodhën një konferencë përfaqësuesish të Ballkanit, por qeveria greke i refuzoi vizat përfaqësuesve shqiptarë në konferencë. Pjesëmarrësit protestuan ndaj qeverisë së Karamanlis mbi faktin se përfaqësuesit shqiptarë nuk mund të merrnin pjesë. Por në vend që të tregonin mirënjohjen e tyre për mbështetjen, shqiptarët i dërguan një telegram të pasjellshëm ndaj konferencës së Athinës ku thuhej se komiteti qendror nuk do të njihte rezultatet e saj. Disa figura progresive greke shprehën çudi me vendimin shqiptar për të mos mbështetur masat e tyre, të cilat kishin si qëllim ruajtjen e paqes në Ballkan. Por me gjithë faktet që njihen në të gjithë botën, Hoxha hedh baltë mbi partinë sovjetike dhe partitë e tjera vëllazërore socialiste duke deklaruar se “ato refuzojnë të denoncojnë imperializmin për hatër të bashkë-ekzistencës paqësore” dhe se bashkekzistenca paqësore po përdoret për të mohuar luftën e klasave. Kjo sigurisht është përçarje provokative. Realiteti ka treguar se politika e bashkë-ekzistencës paqësore përkon me interesat e të gjithë popujve që përpiqen për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të njerëzimit. Kjo politikë forcon pozitat e socializmit dhe zhvillon luftën e klasave dhe lëvizjet çlirimtare edhe në vendet kapitaliste. Kjo është një politikë e lindur nga fakti se gjashtë vitet e fundit të bashkë-ekzistencës paqësore rreth 28 vende kanë flakur zinxhirët e kolonializmit dhe kanë fituar pavarësinë kombëtare, dhe gjithashtu nga fakti se lufta e klasave është gjithnjë e në rritje në vendet kapitaliste. Nga ana tjetër sukseset e klasës revolucionare forcojnë idenë e bashkë-ekzistencës paqësore.
Bashkë-ekzistenca
Paqja është aleat i socializmit, siç është theksuar me korrektësi në deklaratën e vitit 1960. Ideja se nën kushtet aktuale paqja do të thotë mohimi luftës së klasave dhe refuzim i denoncimit të kapitalizmit, ka si qëllim vetëm një shtrembërim të qëllimshëm i fakteve ndërkombëtare dhe kërkon të minojë kursin paqësor të bashkekzistencës së vendeve, që tashmë është provuar nga eksperienca. Bashkë-ekzistenca paqësore që po zbatohet nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera vllazërore ka gjetur aprovimin e ngrohtë të të gjithë popujve dhe po sjell paqen, progresin e socializmin për miliona njerëz në të gjithë botën. Forcimi i paqes dhe zbutja e imperializmit mund të sigurohet vetëm me forcimin ekonomik, politik dhe ushtarak të shteteve socialiste dhe mobilizimit të masave për parandalimin e luftës botërore termo-nukleare. Refuzimi i deklaratës së 81 partive komuniste nga Shqipëria, nuk kufizohet vetëm në çështjen e bashkë ekzistencës paqësore. Hoxha dhe Shehu janë shprehur dakord me qëndrimin e Bashkimit Sovjetik mbi çështjen e çarmatimit universal, por në fakt përpiqen me çdo mënyrë të diskreditojnë propozimet. Është një fakt i ditur se çarmatimi universal nën një regjim të ashpër kontrolli është nga problemet më të rëndësishme për momentin. Popujt e vendeve socialiste dhe popujt e tjerë të botës dëshirojnë me sinqeritet arritjen e çarmatimit. Në shekullin e 19-të Engels e ka quajtur çarmatimin garantues të paqes dhe ka thënë se është më se i mundur. Slogani i çarmatimit është bërë për herë të parë nga Lenini në konferencën e Xhenova në 1922, ku sovjetikët bënë propozimin për çarmatim të plotë, ose nëse imperialistët nuk ishin dakord, çarmatim të pjesshëm. Sa më të forta të jenë vendet socialiste aq më shumë do të kenë efekt politikat e tyre. Ata që vërtet duan të luftojnë kundër politikave imperialiste nuk mund të jenë kurrë kundër çarmatimit dhe zhdukjes së armëve shkatërrimtare që vrasin njerëzit. Në një përpjekje të tillë popujt socialistë gjejnë mbështetje te shumica dërrmuese e popujve të botës.
Sulmet e Hoxhës
Hoxha arrin kulmin e dashakeqësisë kur thotë se BRSS po i sugjeron vendeve socialiste çarmatimin unilateral, i cili e lë kampin socialist të pambrojtur para agresorëve imperialistë, të cilët janë të armatosur deri në dhëmbë. Ai arrin deri aty sa thotë se BRSS po kërkon çarmatimin e vendeve socialiste të rrethuara nga vende armike siç është republika popullore e Shqipërisë. Këto fabrikacione monstruoze nuk besohen as nga armiqtë më të betuar të komunizmit. Të gjithë e dinë se Bashkimi Sovjetik po propozon çarmatimin e plotë universal në të gjitha shtetet, si socialiste dhe imperialiste, nën kontroll të ashpër ndërkombëtar. Udhëheqësit shqiptarë i kontraktojnë politikat e çarmatimit dhe bashkekzistencën me detyrën e popujve për çlirim kombëtar, duke thënë se çarmatimi dobëson popujt që luftojnë për çlirim kombëtar. Por duhet të bëhet e qartë se popujt e vendeve koloniale dhe të vendeve të tjera të botës vetëm do të përfitojnë nëse vendet imperialiste do të pranonin çarmatosjen e propozuar nga Bashkimi Sovjetik. Socializmi dhe progresi nuk kanë nevojë për luftë mes shteteve për të arritur fitoren e tyre ndaj kapitalizmit dhe reaksionarëve. Vetëm imperializmi dhe rrethet agresive janë të interesuar në garën e armatimeve, pasi pa armë ata nuk mund të shtypin aspiratat e popullit për një të ardhme më të mirë. Duke luftuar për çarmatimin, BRSS dhe vendet e tjera socialiste njëkohësisht ndihmojnë të gjitha vendet në luftën kundër imperializmit. Duke shtrembëruar pozitën sovjetike mbi çështjen e çarmatimit, udhëheqësit shqiptarë po përpiqen të fshehin mendësinë e tyre negative, që vjen kundër masave të vendeve socialiste për uljen e tensioneve ndërkombëtare. Udhëheqja e partisë shqiptare kërkon të përhapë dyshime mbi politikat sovjetike dhe në tetor 1960 Shehu foli kundër rezolutës polake në sesionin e Kombeve të Bashkuara, e cila fliste për krijimin e kushteve që do të nxisin çarmatosjen totale universale. Partia shqiptare gjithashtu refuzoi propozimin e Bullgarisë për të forcuar paqen dhe lidhjet e mira fqinjësore në Ballkan.