BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Dossier

Ballistët u shitën gjermanëve informata për partizanët, me paratë e tradhtisë u armatosën

Ballistët u shitën gjermanëve informata për partizanët,

Nga Doc. Kadri DINGU* Vijon... Në monografinë “Shqipëria në vitet e Luftës 1939-1945” historiani amerikan Bernard Fischer i ka kushtuar një vend të gjerë veprimtarisë kolaboracioniste të Ballit Kombëtar gjatë viteve të LANÇ. Për këtë ndër të tjera ai shkruan:

“Liberalët, republikanët dhe bejlerët që kishin hedhur poshtë ftesën e Hoxhës, për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës i shikonin këto zhvillime e ndryshime me shqetësim të madh. Shumë prej tyre arritën në përfundimin se për të mos u përjashtuar krejtësisht nga pushteti, duhet të manifestoni, diçka më shumë sesa thjeshtë mospëlqimin të zbutur me bashkëpunimin me italianët. Për të luajtur një rol aktiv, liberalët nacionalistë, disa prej atyre të cilëve kishin vendosur disa lidhje të dobëta me LANÇ, në nëntor të vitit 1942, formuan një grup të quajtur “Balli Kombëtar”, i cili shpresonte të bënte një organizatë politike dhe ushtarake për të moderuarit që nuk kishin besim te komunistët.
Programi i BK ishte jo vetëm një reagim i drejtpërdrejtë ndaj programit të LANÇ, por kishte dhe të metën, ai qe mjaft i vagët... Ndryshimet ndërmjet programit të LNÇ dhe BK-së ishin të mëdha. Kështu programi i BK kërkonte të rivendoste Shqipërinë e lirë etnike dhe demokratike, shprehje kjo e hapur për të mbajtur Kosovën. Aty nuk përmendin luftën si mjet për të realizuar Shqipërinë etnike, sikundër nuk përmendet fare se kush e kishte pushtetin në Shqipëri në atë kohë dhe kundër kujt do të luftonte BK. Kjo përbënte sigurisht një të metë. Në thelb programi i BK ishte pasiv.

Në përgjithësi marrëdhëniet midis BK dhe NÇ para kapitullimit të Italisë ishin armiqësore por të kufizuara në një luftë ideologjike që tregonte për shqetësimet që kishte secila palë për ekzistencën e tjetrit... Hoxha argumentonte në mënyrë bindëse se programi oportunist i BK-së i jepte kujtdo mundësinë të vinte në diskutim patriotizmin e tij, dhe se anëtarët e Ballit një palë janë partizanë intrigash, një palë partizanë të berihajt dhe të tjerët janë partizanë të fjalëve të mëdha. Po asnjëra palë nuk është partizan i veprave”. Me të drejtë LANÇ nënvizonte se mbizotërimi i çifligarëve të mëdhenj në udhëheqjen e Ballit i krijonte cilitdo të drejtën të vinte në pikëpyetje seriozitetin e zotimit që kishte marrë për kryerjen e reformës agrare.
Më pas autori përshkruan veprimtarinë kolaboracioniste të Ballit Kombëtar. Në mars të vitit 1943 midis komandantit të armatës së nëntë italiane Lorenzzo Dalmazzo dhe Ali Këlcyrës, një prej udhëheqësve të Ballit Kombëtar u nënshkrua një protokoll, ku Balli Kombëtar ndërpriste çdo sulm kundër trupave italiane dhe se do t’i ndihmonte ata në operacionet ndëshkimore në Shqipërinë e Jugut.

Pushtimi gjerman pati ndikim të thellë mbi qëndresën shqiptare, shkruan autori. Shfaqja e parë e këtij ndikimi qe copëzimi i qëndresës që kishte filluar pas Mukjes. Gjermanët patën sukses në hedhjen e elementëve të ndryshëm të lëvizjes kundër njëri-tjetrit, duke i afruar afër vetes, të gjithë, me përjashtim të partizanëve, sidomos BK, i cili prej kohësh kishte pushuar kundërvënien ndaj pushtuesit. Më 7 tetor 1943 Këshilli i Përgjithshëm i BK urdhërohej që të ndalohej çdo veprim armiqësor, a mos kishte shumë të tillë kundër gjermanëve! Ndaj këtij urdhëri u bindën të gjitha njësitë sikundër dhe gjatë pushtimit italian. Balli Kombëtar shpresonte të shmangte raprezaljet, ndaj të cilit ishte shumë sensibël, dhe me këtë shpresonte të rriste kapitalin politik midis shqiptarëve. Ky qëndrim do të nxiste gjermanët ta pajisnin atë me armë për përleshje të pashmangshme që do të kishte me partizanët. Shumica e anëtarëve të Ballit Kombëtar rrëshqitën në një kolaboracionizëm më të plotë sesa ç’kishin patur me italianët.

Në fillim çetat e Ballit për të shmangur raprezaljet nisën të informonin gjermanët rreth veprimtarisë së LANÇ, dhe më pas morën fonde nga gjermanët dhe fituan mundësitë për të blerë armë, si nga qeveria e Mitrovicës ashtu edhe nga gjermanët... Shumë shpejt Balli Kombëtar mori në administrim zona të tëra të vendit në emër të dy palëve. Në shkurt 1944 oficerët britanikë njoftonin se për partizanët po bëhej tepër e vështirë të sulmonin gjermanët, pasi shpesh njësitet gjermane mbuloheshin nga Balli Kombëtar dhe se forcat e tija aktivisht luftonin kundër partizanëve, tashmë ato ishin bërë pjesë normale e çdo force gjermane. Kjo qe një lëvizje taktike e Ballit e përllogaritur, e cila për të doli katastrofike. Ndonëse provat për këtë kolaboracionizëm janë të shumta, por të dënosh të gjithë elementët e Ballit Kombëtar si kuislingë, është një padrejtësi, sepse shumica e tyre e denonconin kolaboracionizmin sa herë që anëtarët e tij bashkëpunonin me gjermanët, ose mohonin qenien e tyre si anëtarë të Ballit Kombëtar dhe disa filluan të quanin veten zogistë. Qysh nga momenti i pushtimit gjerman, pavarësisht nga disa përjashtime, rregulli i Ballit ishte kolaboracionizmi (fq. 253). Kur ofensiva gjermane e dimrit 1943-1944 kundër forcave partizane nisi të jepte shenja suksesi, njësitë e Ballit Kombëtar nisën të marrin pjesë aktivisht në to.

Aty nga shkurti 1944 Neubacheri vlerësonte nëse 10.000 nacionalistë shqiptarë ndihmonin gjermanët, prej të cilave gati gjysma ishin të Ballit Kombëtar (fq. 261).
Në janar të vitit 1944 qeverisja kuislinge e Rexhep Mitrovicës me aprovimin e Neubacherit (përfaqësuesi i Hitlerit në Shqipëri), futën në radhët e saj tre anëtarë të njohur të Ballit Kombëtar. Futja e tyre në qeveri në vend që ta forconte këtë të fundit, kishte dobësuar efektivisht Ballin Kombëtar dhe kishte cënuar në krejt vendin ndikimin e tij (fq. 275)... Në këtë drejtim rezultoi krejtësisht i dëmshëm Balli Kombëtar, i cili nëpërmjet një politike xhvatjeje me përmasa të gjera, kërkonte të holla dhe ushqime nën kërcënimin e dënimit me vdekje ndaj fshatarëve të zonave që kontrolloheshin prej tyre. Me evakuimin e trupave gjermane, nacionalistët u pushtuan nga paniku... Mit’hat Frashëri dhe Hasan Dosti, Koço Muka dhe Abaz Emrenji lanë Tiranën për t’u bashkuar me Abaz kupin dhe krijuan të ashtuquajturën “Qeveri e Maleve”, organizatë pa shpresë, e destinuar të mbijetojë vetëm dy javë.
Rreth javës së tretë të shtatorit 1944 shumica e nacionalistëve kolaboracionistëve u larguan nga Shqipëria... Mit’hat Frashëri dhe rreth 100 anëtarë të udhëheqjes së Ballit Kombëtar, përfshi këtu Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Kadri Cakranin, Koço Mukën, mundën të arratiseshin në Itali me një anije të dhënë nga Abheri (fq. 293).
E tërë historia e Ballit Kombëtar gjatë viteve të okupacionit tregon se kjo organizatë u krijua nga bashkimi i elementeve reaksionarë të klasave të pasura si të çifligarëve, të tregtarëve të mëdhenj, të fshatarëve të pasur, të klerikëve reaksionarë dhe të grupit trockist të zjarrit, për të mbështetur pushtuesit fashistë në luftë për likujdimin e LANÇ si e vetmja forcë që luftoi për çlirimin e Shqipërisë. Kjo vërtetohet dhe nga të gjitha të dhënat që na jep autori më sipër, kur thotë se: “Me pushtimin gjerman Balli Kombëtar rrëshqiti në kolaboracionizëm më të plotë, sesa kishte pasur me italianët”. Gjithashtu autori e pasqyron drejt programin e Ballit Kombëtar si dhe veprimtarinë e tij. Por megjithatë, mendojmë se ai nuk ka mundur t’u shmang disa interpretimeve të gabuara.

Së pari, udhëzimet e Komiternit në Shqipëri për organizimin e Frontit Popullor kanë ardhur me vonesë, në një kohë kur ishte krijuar Fronti Nacionalçlirimtar (shtator 1942 në Pezë), kur LANÇ ishte shtrirë në tërë vendin dhe kishte filluar luftën e armatosur.
Së dyti, gjithashtu nuk është e saktë kur thotë se shumë prej atyre që u bashkuan me Ballin Kombëtar, kishte luftuar më parë dhe disa vazhdonin të luftonin. Balli Kombëtar nuk ka hedhur asnjë pushkë kundër okupatorit. Megjithëse autori nuk jep emrat e tyre, mendojmë se ka patur parasysh Hysni Lepenicën e Skënder Muçon që neoballistët e sotëm i kanë ngritur në piedestalin e heroit të tyre.
Së treti, megjithë se autori jep shumë të dhëna për kolaboracionizmin e Ballit Kombëtar, ai gabon në ndarjen që u bën ballistëve, disa kolaboracionistë dhe disa jo. Është e vërtetë që nga radhët e njësiteve tëBallit Kombëtar gjatë luftës ka patur dezertime. Disa janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre dhe disa janë bashkuar vullnetarisht me partizanët. Ky kontigjent përbëhej më shumë nga ata që Balli Kombëtar i kishte mobilizuar me forcë. Gjithashtu pranohet dhe ndonjë anëtar i Ballit Kombëtar të ketë kaluar tek zogistët, por dhe kjo organizatë si Balli njësoj përfundoi dhe kolaboracionizmi.
Së katërti, përsa i përket krimeve që ka bërë Balli Kombëtar janë aq të shumta sa që duhen faqe të tëra t’i shkruash. Qindra arrestime, burgosje, internime, pushkatime, djegie fshatrash dhe shtëpish. Për këtë po përmendim vetëm disa të pushkatuar me pjesëmarrjen direkt të forcave të Ballit Kombëtar në fshatin Glinë të Libohovës 11 persona, në Mesaplik 16 persona, në mes tyre dhe një vajzë 14 vjeçare, më 4 shkurt në Tiranë 84 persona, Çezma e Thatë e Vodicës së Beratit 72 persona në Rabie të Tepelenës 43 persona të tjerë.

Neoballistët e sotëm çirren edhe përdorin të gjitha mjetet mashtruese për ta paraqitur Ballin Kombëtar si organizatë patriotike që paska luftuar për çlirimin e vendit. Ata duke patur mbështetjen e klanit berishian, mundën të legalizojnë qenien e partive të tyre sot si të ligjshme deri në parlament me në këtyre kriminelin e luftës Abaz Ermenji në kundërshtim me vendimet e gjyqit të Nurembergut, që ndalon veprimtarinë e partive fashiste, naziste dhe organizatave kolaboracioniste, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Partia e Ballit Kombëtar si dhe ajo e “Legalitetit” janë të jashtë ligjshme sepse ato janë vazhdimësia e ish partive kolaboracioniste të luftës, në program dhe në veprimtari kolaboracioniste.
*Historian-Veteran i LANÇ



 

Më të lexuarat