BREAKING NEWS

Drafti për Kodin Zgjedhor kris marrëdhëniet e Ramës me SHBA, Yuri Kim del me ultimatum të prerë, kërkon të mos vijohet pa konsensus

Drafti për Kodin Zgjedhor kris marrëdhëniet e Ramës me SHBA,
x

Dossier

Bernard Zotaj: Ja si Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 7 prill 1939, roli që pati Ahmet Zogu dhe tradhtia e ushtrisë së tij

Bernard Zotaj: Ja si Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 7

81 vite më parë, më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi ushtarakisht Shqipërinë. Musolini dërgoi trupat ushtarake në vendin tonë dhe e pati të lehtë të merrte drejtimin e vendit, pasi Mbreti Ahmet Zogu u arratis nga vendi. Historiani Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, tregon për gazetën “SOT” detaje nga pushtimi italian dhe mbi rolin që pati Zogu.

Në tetor 1928 Musolini i drejtoi shigjetat nga Shqipëria

Më 7 Prill 2020 mbushen 81 vjet nga dita kur Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë. Agresioni fashist kundër vendit tonë u mendua dhe u përgatit me kohë nga qarqet imperialiste italiane. Ai ishte pasojë e synimeve dhe veprimeve të fuqisë imperialiste, për ndarjen dhe rindarjen e botës. Veçanërisht në gjysmën e dytë të viteve ‘30 të shek. XX, si rezultat i pazarllëqeve të tyre për të marrë nëpër këmbë sovranitetin dhe pavarësinë e vende të vegjël, siç ishte edhe vendi ynë. Nga ana tjetër ky agresion ishte përfundimi i politikës antipopullore dhe antikombëtare të regjimit të Zogut, e nxorri Atdheun në ankand, përgatiti 7 prillin e 1939 dhe e shiti Shqipërinë te Italia fashiste.

Shqipëria, me pasuritë e saj mbi dhe nëntokësore, me pozitën e rëndësishme që zë në Adriatik dhe në gadishullin e Ballkanit, ka qenë objekt i lakmisë së fuqive të kohës dhe në radhë të parë i shteteve fqinjë, të cilët synonin të gllabëronin apo ta copëtonin në marrëveshja ose në rivalitet me njëri-tjetrin. Veçanërisht fashizmi italian është përpjekur ta pushtojë dhe ta përdorë territorin e vendit tonë si rrugëkalimi për ekspansion në Ballkan, për të siguruar epërsinë e padiskutueshme ushtarako-detare në Adriatik, siç pat thënë, në fillim të këtij shek. XX Titoni, ish ministër i Jashtëm i Italisë.

Me ardhjen e fashizmit në fuqi në tetor 1928, Musolini, ashtu si paraardhësit e tij, duke ëndërruar për krijimin e perandorisë romake me anën e forcës, i drejtoi shigjetat në radhë të parë nga Shqipëria. Duke pushtuar Shqipërinë, fashistët italianë mendonin ta vinin në vend edhe disfatën e turpshme politike dhe ushtarake që pësoi Italia në Vlorë më 1920. Benito Musolini, duke shprehur keqardhjen më të madhe shkruante në artikullin me titull “Amissimo” (Tepër e hidhur), botuar në gazetën “Papen d’Italia” në korrik 1920, se Kaporetoja shqiptare është shumë më e rëndë se tjetra që u zhvillua midis Izonco dhe Piaves... Ai pohonte se në Vlorë, Italia u mund dhe u mund s’ka më keq.

Traktate dhe riorganizimi i ushtrisë shqiptare

Fillimisht fashistët italianë treguan një interes të veçantë për vendin tonë për t’u afruar e ndikuar në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Për zbatimin e një politike të tillë qarqet drejtuese italiane ishin të interesuar të sillnin në krye të shtetit shqiptar një njeri të përshtatshëm, siç ishte Zogu. Duke u mbështetur tek Zogu, pas ardhjes në pushtet me dhunë, më 21 dhjetor 1924, qeveria italiane, në rivalitet me fuqitë e tjera dhe me Jugosllavinë, u përpoq që me “rrrugë paqësore” të përmbushte një pjesë të qëllimeve të saj për kolonizimin e Shqipërisë. Si kompensim ajo e ndihmon Zogun dhe regjimin e tij në forcimin e diktaturës në vend, sepse, sipas Musolinit, Zogu ishte i vetmi njeri i përshtatshëm që me grusht mund të qeveriste Shqipërinë.

Por, Zogu megjithse erdhi në pushtet me ndihmën ushtarake të Jugosllavisë dhe të bajonetave bjellogardiste të gjeneral Vrangelit që kishte gjetur strehë në Jugosllavi, e bazoi politikën e tij në nevojën e bashkëpunimit në radhë të parë me fashizmin Italian për të siguruar pushtetin e vendosur me terror. Konventat me karakter ekonomik dhe politik midis dy vendeve të vitit 1925 i hapën rrugë kapitalit italian në Shqipëri. Traktati i fshehtë ushtarak i vitit 1925, në bazë të të cilit territori shqiptar, në rast lufte me Jugosllavinë, vihej në duar të Italisë, u shoqërua me dy pakte të rëndësishme midis Italisë dhe Shqipërisë si “Pakti i miqësisë dhe i sigurimit” më 27 nëntor 1926 për pesë vjet dhe “Traktati i Aleancës mbrojtëse” më 22 nëntor 1927 për njëzet vjet. Këto dy akte vulosën nënshtrimin politik të regjimit zogist ndaj Italisë fashiste, sepse shërbenin si armë për të ndërhyrë në Shqipëri, me shkaqe të fabrikuara dhe lejonin shndërrimin e vendit në një bazë ushtarake, ekonomike, politike dho ideologjike të fashizmit Italian.

Një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet italo-shqiptare zinte padyshim, riorganizimi i ushtrisë shqiptare me ndihmën e Italisë si mjet për mbrojtjen e regjimit të Zogut, duke e pajisur atë u me armë e municione. Në bazë të traktatit të vitit 1925 Italia dërgoi në Shqipëri oficerë të misionit ushtarak, me në krye kolonelin Alborto Paritani, që shpejt u bë gjeneral për drejtimin e organizimin dhe të stërvitjes së ushtrisë shqiptare.

Më 31 Gusht 1928 një marrëveshje tjetër ushtarke italo-shqiptare iu shtua “Traktatit të aleancës mbrojtëse”. Një ditë më vonë, më 1 Shtator 1928, Ahmet Zogu, me përkrahjen e madhe të fashistëve italianë dhe me paret e tyre, e shpalli veten “Mbret i shqiptarëve”. Në këtë mënyrë, me këto akte marrëveshje, shkruante Karta Baodino u stabilizua, në fakt, hegjemonia italiane në Shqipëri, duke forcuar ndikimin e saj në Antantën e Vogël.

 

Fashistët filluan të diktonin për çdo gjë

Pas këtyre akteve ndërhyrjet e fashizmit italian në Shqipëri u bënë dhe më brutale e kërcënuese, duke diktuar çdo gjë. Çdo marrëveshje tjetër midis dy vendeve përcaktohej nga kushtet politike që diktonin ata duke i shtrënguar Zogut, nga viti në vit, lakun në fyt. Ai, duke mos qenë i zoti t’u bënte ballë vështirësive për të sunduar dhe për të kënaqur nevojat vetjake, të familjes dhe të oborrit, detyrohej të nënshtrohej përpara çdo presioni italian. Megjithatë, për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike që kalonte vendi, si rezultat i krizës së përgjithshme ekonomike të viteve 1929-1933, e cila u ndje edhe në Shqipëri dhe zemërimit të masave popullore, Zogu ishte i detyruar t’u shmangej. Ai nuk pranonte disa kërkesa të italianëve, si p.sh bashkimin doganor midis dy vendeve etj., të cilat thellonin dhe më tej krizën e brendshme që kish përfshirë gjithë vendin. Zogu mori një varsh masash anti-italiane, si heqja e drejtorëve italian pranë ushtrisë shqiptare, gjë që shpuri në keqësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë viteve 1932-1934.

Musolini e mbante kurdoherë Zogun nën darën e tij të fortë, me qëllim që ta gjunjëzonte dhe ta detyronte të pranonte kërkesat e italianëve. Ai i ndërpreu më 1 Prill 1933, dhënien e këstit të huasë të nënshkruar në vitin 1931, gjë që i vuri financat e regjimit të Zogut përpara falimentimit të plotë. Zogu nuk u tregua i gatshëm të pranonte kushtet e reja, në trajtë ultimatum, si zhvleftësimi i të gjitha marrëveshjeve tregtare me shtetet e tjera, zëvendësimin e të gjithë zyrtarëve të lartë të Shqipërisë me kulturë jo italiane me të tjerë që kishin mbaruar shkollat në Itali ose funksione italianë, zëvendësimin e oficerëve anglezë të xhandarmarisë me oficerë italianë, etj., Musolini veproi me vendosmëri. Ai e detyroi Zogun t’u nënshtrohej kërkesave italiane, duke dërguar më 22 qershor 1934, afër portit të Durrësit, 22 anije luftarake të Skuadrës I detare pa asnjë paralajmëri dhe pa marrë leje nga autoritetet shqiptare. Zogut i mungonte vullneti, forca, por edhe përkrahja e jashtme, për t’i bërë ballë këtij shantazhi. Prandaj u zbut menjëherë dhe pranoi çdo kusht që i impohej.

 

Në ushtrinë shqiptare vetëm instruktorë italianë

Përpara një gjendje të tillë, nga viti 1935 filluan bisedimet për “rimëkëmbjen e miqësisë italo-shqiptare”. Këto bisedime çuan në një varg marrëveshje të reja skllavëruese që u nënshkrua në mars 1936, ndër to edhe një marrëveshje e fshehtë mbi organizimin ushtarak të Shqipërisë. Në bazë të kësaj marrëveshje, në administratën shtetërore, në ushtrinë dhe xhandarmarinë shqiptare vendoseshin vetëm organizator dhe instruktorë italianë. Shqipëria nuk lejohej të mbante një ushtri aktive prej jo më shumë se 6.000 ushtarë dhe 675 oficerë. E gjitha kjo jo pa qëllim. Duke parashikuar një pushtim të afërt të Shqipërisë, fashistët italianë nuk mund të lejonin që Zogu të mbante në këmbë një ushtri të madhe, por aq sa të ishte e mjaftueshme për tu mbajtur regjimin diktatorial të tij. Italia, nga ana e saj, mori përsipër t’i siguronte qeverisë së Zogut për nevojat ushtarake 3.500.000 franga ari në vit. Në këtë mënyrë marrëveshjet e marsit 1936 zyrtarizuan nënshtrimin e plotë të Shqipërisë ndaj fashizmit italian, duke e shndërruar atë në një gjysëm koloni të Italisë.

Me masat e shumta që morën dhe me veprimtarinë e dëndur që zhvilluan në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake, për të venë në jetë planet e tyre, fashistët italianë vunë nën kontroll të plotë gjithë ekonominë, administratën shtetërore, ushtrinë. Pozitat më të rëndësishme të vendit në pikëpamje ushtarako-strategjike, rrezikuan zhdukjen e pavarësisë dhe sovranitetin e Shqipërisë, vendosën kalimin nga rruga “paqësore” dhe të ndërhyrjeve brutale në rrugën e agresionit të armatosur për aneksimin e saj. Kështu ishin pjekur kushtet, të brendshme të zhvillimit politik të Shqipërisë, ashtu dhe rrethanat në arenën ndërkombëtare për pushtim.

 

Roli i mbretit Zog për pushtimin e Shqipërisë

Musolini së bashku më Cianon më 29 Mras 1939 përcaktuan planin përfundimtar për pushtimin e Shqipërisë me anën e forces. Këtë ja paraqit Zogut më 2 Prill në formë ultimatum i përfundonte në orën 12.00 të datës 6 Prill 1939.

Në rast se kërkesa nuk pranoheshin nga Zogu, do nxiteshin kryengritje me përkrahës të Italisë fashiste, duke shpallur deklarata dhe thirrje Italisë për ndihmë dhe njëkohësisht të zbarkonin forcat, të cilat vazhdonin përgatitjen për të qenë gati më 1 prill.

Në shtimin e tensioneve në marrëdhëniet italo-shqiptare qeveria italiane tërhoqi më 5 e 6 prill me anije luftarake dhe motonavë, rreth 2.000 qytetarë italianë, gjoja jeta e tyre dhe konçensionet e pozitat e tjera të rëndësishme ekonomiko italiane ndodheshin përpara një rreziku të madh.

Ndërsa demostratat patriotike dhe anti-italiane të zhvilluara në Shqipëri për të ndaluar agresionin fashist dhe të mbronin vendin, fashistët italianë, i paraqisnin si manifestime “rebelësh”. Domostruesit nuk u shkaktuan asnjë dëm as qytetarëve italianë dhe as pronave të tyre në Shqipëri. Për këtë fakt dëshmonte dhe ministri anglez në Shqipëri A. Rajan, i cili shkruante, në raportine tij drejtuar funksionarëve të lartë të Forcin Offisit, Ingram më 11 prill 1939 se ssnjë italiani nuk i është vënë në rrezik jeta në këtë vend deri në 5 dhe 6 prill, ku ata pothuajse të gjithë e zbrazën vendin në përgatitje për invadim. Në Tiranë qëndruan funksionarë dhe oficerë të shërbimit diplomatik, si dhe disa persona të tjerë për të mbrojtur Legatën Italiane nga “bandat e jashtligjshme”. Zogu në përgjithësi nuk ishte kundër nënshkrimit të një traktati ushtarak për të përligjur zbarkimin e trupave italiane në Shqipëri.

Zogu më 3 Prill me anë të ATSH deklaronte se lajmet e përhapura nga gazetat e huaja lidhur me përgatitjen e një agresioni fashist italian kundër Shqipërisë janë “tendencioze” dhe “kanë për qëllim t’i paraqesin në mënyrë të gabuar marrëdhëniet miqësore që ekzistonin midis Shqipërisë dhe Italisë”. Këto fjalë thuheshin pikërisht në një kohë kur trupat italiane prisnin në Bari, Brindisi e Taranti vetëm urdhrin për sulmin kundër Shqipërisë.

Ndërkohë qeveria e Zogut, e vënë përpara këtij ultimatumi, afati i të cilit mbaronte në mesditën e 6 Prillit dhe alternativës se pranimit të një protoktariati italian ose të një pushtimi ushtarak, u detyrua t’i paraqeste në pasditen e 5 Prillit, qeverisë italiane kundërpropozimet e saj, që nuk ishin gjë tjetër veçse një akt i turpshëm kapitullimi dhe tradhëtie ndaj Atdheut.

Parlamenti shqiptar, u mblodh në pasditën e 6 Prillit, aprovoi propozimet e Zogut dhe vendosi që pushtimi ushtarak i Shqipërisë të ligjërohej me anë të një konvonte ushtarake që do të ruante fomalisht sovranitin e Shqipërisë. Në parlament kishte dhe një rrymë të fortë që ishte për pushtimin ushtarak pa kushte të Shqipërisë.

Këto propozime u bënë në një kohë kur mbi qiellin shqiptar në pasditen e 6 Prillit, fluturuan bombarduesit e parë italianë dhe kur makina luftarake fashiste ishte në lëvizje, e Zogut nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë. Zogu duke dashur të merrej veshim me çdo kusht me italianët, prapa shpinës së popullit shqiptar, në mbrëmjen e 6 Prillit i propozoi qeverisë italiane për të nënshkruar marrëveshjen ushtarake me gjeneral Parianin, propozim ky që u përsërit edhe në orën 4.00 të datës 7 prill, kur anijet luttarake italiane po i afroheshin porteve shqiptare. Përgjigja e Romës ishte e prerë: t’i drejtohej gjeneral Guxonit që donte të thoshte se e vetmja gjuhë për t’u marrë

vesh ishte gjuha e armëve.

Zogu dhe ushtria e tij tradhtuan

Ushtria e Zogut, megjithëse u vu në gatishmëri, në çastin më vendimtar për fatet e Atdheut nuk mori asnjë urdhër për të luftuar, por u shthur dhe u shpërnda menjëherë dhe krejtësisht përballë agresionit fashist. Një rol të madh në shthurjen e ushtrisë shqiptare luajtën dhe oficerët profashistë të ushtrisë së Zogut. Këta të zhveshur nga çdo ndjenjë patriotike, sabotuan dhe shtypën çdo dëshirë e përpjekje të ushtarëve dhe të disa oficerëve patriot për të luftuar, siç bënë në Shkodër, Durrës etj., shpërndanë në panik repartet e tyre, siç bënë me forcat e garnizonit të Tiranës në Kërrbë, tentuan të prisnin me flamur të bardhë pushtuesin, siç deshi të bënte komandanti i xhandarmërisë të qarkut të Gjirokastrës etj. Shumë prej tyre, veçanërisht oficera madhorë, me në krye komandantin e mbrojtjes kombëtare gjeneral Aranitasin, në çastet më vendimtare për fatet e Atdheut, braktisën repartet dhe postet e tyre luftarak dhe ua mbathën këmbëve së bashku me Zogun dhe klikën e tij, duke lënë në mëshirën e agresorëve fashisët popullin shqiptar të çarmatosur.

Fashistët italianë nuk mundën të shkelnin në tokën shqipatre pa luftë, sepse për të kundërshtuar agresionin me armë u drejtuan për në Durrës, Shëngjin, Vlorë e Sarandë një numër i mirë forcash të përbëra nga patriot ushtarakë e civilë. Kështu plani i Musolinit për të “kurdisur” një kryengritje nga brenda me anë të kolonës së pestë, e cila do të kërkonte ndërhyrjen e Italisë fashiste dhe “bashkimin personal” të Shqipërisë më të kishte dështuar.

Agresioni fashist kundër vendit tonë u mendua dhe u përgatit me kohë nga qarqet imperialiste italiane. Ai ishte pasojë e synimeve dhe veprimeve së fuqisë imperialiste, për ndarjen dho rindarjen e botës. Veçanërisht në gjysmën e dytë të viteve ‘30 ai dhe rezultat i pazarllëqeve të tyre për të marrë nëpër këmbë sovranitetin dhe pavarësinë e vende të vegjël, siç ishte dhe vendi ynë. Nga ana tjetër ky agresion ishte përfundimi i politikës të regjimit të Zogut, i cili, e nxorri Atdheun në ankand, përgatiti 7 Prillin e 1939 dhe e shiti Shqipërinë te Italia fashiste.