BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

Biseda Hoxha-Hrushov, diktatori shqiptar i shqetësuar për marrëdhëniet me Jugosllavinë, kreu i BRSS kritika për linjën marksiste-leniniste

Biseda Hoxha-Hrushov, diktatori shqiptar i shqetësuar për

Dalin në dritë të tjera biseda mes liderëve të Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. Qendra ndërkombëtare arkivore “Wilson”, tregon një bisedë mes Enver Hoxhës dhe Nikita Hrushov. Diktatori shqiptar ankohej për marrëdhëniet me Jugosllavinë .

 

15 prill, 1957

Memorandum i bisedës me liderët sovjetikë për çështje partiake

Pala sovjetike: Nikita Hrushov, Nikolai Bulganin, Mikail Suslov, Dmitri Shepilov, Boris Ponomarev, Juri Andropov.

Pala shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Rita Marko e Ramiz Alia.

Hoxha ankohet te Hrushov për sjelljen e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë. Hrushov e siguron se Bashkimi Sovjetik do e mbështesë Shqipërinë dhe kritikon sjelljen personale të Hoxhës dhe ankesat e tij emocionale ndaj Jugosllavisë.

Hoxha: Ne kemi bërë gjithçka për të ndjekur këshillën tuaj, duke qëndruar të qetë dhe të përmbajtur mbi çështjen, por jugosllavët vazhdojnë të na provokojnë. Këto provokime na kanë bërë të kuptojmë se qëllimi i tyre është vetëm shkatërrimi i marrëdhënieve me ne. Ne e kuptojmë gjithashtu se ata e bëjnë këtë për të qenë të aftë të thonë se “ja, ne mund të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha partitë socialiste, përveç partisë shqiptare të punës, pasi me ta është e pamundur të merresh vesh, dhe sepse ata refuzojnë të bashkëpunojnë”. Ata vazhdojnë të përdorin elementet anti-partiakë, armiqtë apo elementët e pakënaqur. Vetë ministri jugosllav në Tiranë së bashku me sekretarin e ambasadës vizituan aerodromin në Urën Vajgurore dhe bënë foto. Oficeri ynë nuk ndërhyri por na informoi menjëherë duke thënë: “Nuk i ndalova për të mos shkaktuar incidentet të papëlqyeshme ...” Ministri jugosllav më pas udhëtoi drejt Ujit të Ftohtë në Vlorë, në një familje patriotësh, të cilët i kishte pyetur nëse kishin informacione mbi Sazanin, nëse kishte atje dyqane apo anije, e gjëra si këto. Gruaja na tha ... Individë patriotikë kanë ardhur në Komitetin Qendror të raportojnë se zyrtarët jugosllavë shkuan nëpër familje duke u çuar të fala nga të afërtit e tyre në Jugosllavi, dhe më pas janë angazhuar në propagandë kundër partisë dhe qeverisë. Në disa raste ministri jugosllav ka folur hapur kundër qeverisë dhe partisë, deri në atë pikë sa një herë ambasadori polak i tha: “Kjo që po thoni është e përçmueshme”. Në jemi të shqetësuar se nëse provokimet vazhdojnë do të kemi ndonjë turpërim në publik. Nuk mund vetëm të rrimë e t’i shohim. Ne thirrëm ministrin e jashtëm dhe i paraqitëm shqetësimet. Ai tha: “Qeveria jugosllave më ka dërguar këtu për të përmirësuar marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe të punoj drejt këtij objektivi. Kuptohet që këto nuk ishin thjesht fjalët e tij, ne besojmë se ai i ka marrë direktivat nga udhëheqja e lartë. Ne kemi arritur në këto konkluzione për mendësinë e udhëheqjes. Në plenumin e fundit të komitetit qendror, anëtarët kërkuan që Jugosllavia të trajtojë minoritetin shqiptar në Kosovë me më shumë humanizëm... Ne prisnim që ata do ta shfrytëzonin këtë dhe e bënë. Por në duart e Jugosllavëve çështja e Kosovës mund të jetë shumë e rrezikshme, jo sepse mund të sulmohemi ne, pasi ne nuk jemi vetëm dhe kemi Bashkimin Sovjetik dhe të tjerë, por sepse ata po përdorin dhe do vazhdojnë të përdorin Kosovën kundër nesh... Ata po përdorin metoda armiqësore ndaj popullsisë së Kosovës, duke i detyruar shqiptarët të vendosen në Turqi etj... Jugosllavët kanë mbledhur refugjatët politikë dhe intelektualë nga forcat tona të sigurisë për t’i infiltruar brenda vendit tonë, për këtë kemi dhe prova: Një letër nga Tuk Jakova për komitetin qendror të partisë thuhet se ata kanë infiltruar diversantë në vend. Ai pranon hapur se ka qenë në kontakt me shërbimet jugosllave të inteligjencës, me anë të ambasadës jugosllave në Tiranë. Përfaqësuesi i shërbimeve jugosllave të UDB në Tiranë i çoi të fala Tukut nga udhëheqja në Jugosllavi dhe e përgëzoi për kurajën, por tha gjithashtu se kjo ishte e parakohshme dhe se nuk duhej kryer në atë mënyrë takimi i Komitetit Qendror. Në letër, Tuk Jakova pranon se Bedri Spahiu ishte në ujdi me të... në letër ka shumë gjëra. Kjo tregon se me anë të konferencës së partisë në Tiranë, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Hulusi Spahiu, Liri Gega, Dali Ndreu e të tjerë, kërkonin të krijonin kushtet për të bërë në Shqipëri atë që ndodhi në Hungari, dhe në të njëjtin moment. Por falë vigjilencës së partisë sonë ata dështuan. Ne besojmë se ata janë një kërcënim jo vetëm për ne por për të gjithë kampin socialist; ata kanë devijuar nga marksizëm-leninizmi. Ata shkruajnë në gazeta se kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Shqipërinë, por kjo është vetëm një blof.

Lëvizjet jugosllave

Hrushovi thotë se Scintea nuk është dakord me ne dhe se ne jemi sherrxhinj. Ne në përgjithësi jemi dakord me shkrimet e Scintea, edhe pse kjo ishte tepër vonë. Ne besojmë se ata nuk kanë në të njëjtën linjë me ne pro mund të na kishin njoftuar me anë të kanaleve partiake, jo kështu publikisht, pasi kjo vetëm sa i jep municion armikut. Nga ana tjetër ne nuk pranojmë të quhemi “sherrxhinj” pasi kjo nënkupton se bëjmë sherr pa një arsye të mirë ... Duke parë atë që jugosllavët po na detyrojnë të kalojmë, në disa çështje ne nuk jemi dakord me shokët polakë për disa çështje, por nuk kemi thënë gjë publikisht. E njëjta gjë dhe me italianët; në nuk jemi dakord në disa çështje me shokun Palmiro Togliatti, por për këtë nuk gjen asnjë fjalë në gazeta. Jugosllavët nuk kanë treguar asnjë sinjal të mirë prej katërmbëdhjetë vjetësh! Pas deklaratës së Beogradit ne kemi përpjekur me sinqeritet të krijojmë lidhje por ata kanë refuzuar. Ne jemi marksistë, mund të kemi të meta dhe bëjmë gabime, ne sigurisht që duam sinqerisht të kemi marrëdhënie të mira me Jugosllavinë por nuk kemi besim te ata. Ata flasin dhe veprojnë kundër kampit tonë, kundër themeleve të marksizëm-leninizmit dhe kundër Bashkimit Sovjetik, i cili i ka shpëtuar dhe i ka çliruar... e megjithatë ata nuk thonë asnjë fjalë kundër imperializmit. Por përkundrazi, Konstantinos Karmanlis hyn e del në Beograd, SHBA jep miliona dollarë grante dhe Tito kërkon të shkojë për vizitë në SHBA. Asgjë e mirë nuk ka ardhur nga jugosllavët në katërmbëdhjetë vitet e fundit, nëse do të kishim parë diçka të mirë ata do të ishin përkushtuar ndaj Marksizëm-Leninizmit dhe do të kishin bërë auto-kritikë dhe sigurisht ne do të kishim bërë gjithçka për t’i ndihmuar. Por ata refuzojnë. Në letrën e fundit për komitetin e partive komuniste ata thanë se ne kemi organizuar grupe në Kosovë apo gjëra të tjera. Këto ishin gënjeshtra të përçmueshme. Punonjësit e misionit tonë diplomatik në Beograd nuk kryejnë atje aktivitete inteligjence. Por nga vjen e gjithë kjo zhurmë e jugosllavëve? Nga fakti që ata kanë dalë nga vija e Marksizëm-Leninizmit. Çfarë duhet të bëjmë me ta? Ne do të ruajmë qetësinë por gjithashtu do të jemi shumë më vigjilentë nga ç’kemi qenë deri tani. Durimi ka kufij. Ne nuk do të marrin asnjë hap që mund të dëmtojë kampin tonë, pa u konsultuar më parë me ju. Ne nuk do të hyjmë në luftë me Jugosllavinë. Si gjithmonë ne do t’i përmbahemi orientimit tuaj të përgjithshëm politik, dhe mbi të gjitha do të ndjekim linjën. Ne besojmë se qëndrimi ynë ndihmon dhe ka ndihmuar popullin jugosllav. Ne kemi besim te ata pasi janë një popull i guximshëm, por udhëheqja e tyre ka krijuar kuadro komandimi. Unë e kam parë me sytë e mi sesa e duan ata Bashkimin Sovjetik. Prandaj ne do të mbajmë qëndrimin që kemi mbajtur deri tani dhe do të ndihmojmë që populli jugosllav të shohë të vërtetën. Edhe në Bullgari, Boris ka bërë gjithçka që mundte por nuk i shkruajti dot ndjenjat pro-sovjetike. Ne nuk kemi prova të konfirmuara inteligjence por sipas atyre që diplomatët tanë thonë në Beograd, në popull po ziejnë ndjenjat anti-qeveritare, edhe nuk mund të konfirmojmë se në çfarë mase kjo është e vërtetë. Por një gjë është e sigurtë, dhe kjo është fakti se lufta që po kryen kampi ynë kundër Jugosllavisë i ka bërë komunistët të mendojnë. Ne gjithmonë kemi folur për udhëheqjen jugosllave dhe është e mundur të kemi bërë disa gabime, por nëse e shohim këtë nga këndvështrimi i asaj që thotë Bullgaria, do të thotë se “disa liderë kanë opinione të caktuara për çështje të caktuara”. Vetë liderët jugosllavë kanë sinjalizuar se janë dakord me disa qëndrime që kundërshtojnë tezat themelore të marksizëm-leninizmit. Ne e shikojmë se Jugosllavia ka marrë një qëndrim më pozitiv në lidhje me pranimin e Kinës në OKB, apo çështje të tjera në favor të kampit tonë. Por nga ana tjetër Jugosllavia është anëtare e Paktit të Ballkanit dhe rrjedhimisht dhe e NATO-s. Ne jemi tërësisht të justifikuar nëse mendojmë se udhëheqja jugosllave po gënjen; SHBA nuk ka asgjë për të humbur nëse Jugosllavia pranon anëtarësimin e Kinës në OKB, por nëse ata flasin në favor të çarmatimit, atëherë SHBA mban qëndrim tjetër. Ndoshta ne e kemi gabim por i themi të gjitha këto sepse duam të ndajmë mendimet tona me liderët e partisë sovjetike, e cila na udhëheq edhe ne. Ne duam të ofrojmë gjithashtu mendimet që të mos shkaktojmë dëme te partia jonë dhe te ajo sovjetike. Kur shoku Hrushov na tha të mbështesnim Gomulkën ne e bëmë këtë. Ne i themi këto sepse jemi nxënës të partisë sovjetike. Ne jemi dakord me atë që shoku Hrushov na tha për taktikat dhe do të vazhdojmë t’i zbatojmë ato. Nuk kemi gjë tjetër për të shtuar, situata e partisë sonë është e fortë. Ka shumë entuziazëm dhe unitet. Për këtë shoku Rita Marko mund t’ju ofrojë një panoramë të detajuar. Situata politike është e mirë, nuk ka pakënaqësira. Vetëm këtu dëshironim ndihmë.

Reagon Hrushov

Hrushovi: Dua të shpreh opinionin e partisë sonë. Ne jemi tërësisht në anën tuaj dhe ju mbështesim. Por e shihni marrëdhënien tuaj me Jugosllavinë në mënyrë nervoze. Kur ju flisni, ju prezantoni “çështjen jugosllave” si diçka të pashpresë. Kur ju flisni për Jugosllavinë dikush mund të kuptojë se ata janë të pabesë, apo se nuk ka shpresë, por kjo është tërësisht e pabazuar. Unë nuk besoj se ata ju kanë tradhtuar, por pranoj që ata kanë devijuar nga linja Marksiste-Leniniste. Sipas jush ne duhet të rikthehemi te mënyrat e Stalinit, kur i thoshte njerëzve të mos i besojnë Titos apo për ato gjërat e tjera që ne i dimë shumë mirë. Nëse i shikojmë gjërat sipas mënyrës që ju prezantuat këtu, atëherë konkluzioni do të ishte se Jugosllavia është kundër Bashkimit Sovjetik dhe kundër jush. E shikoj që kur flisni për këto gjëra ju zieni nga brenda. Italianët, grekët e turqit nuk janë më të mirë se jugosllavët. Me kë prej tyre keni marrëdhënie më të mira se me jugosllavët?

Hoxha: Ne nuk kemi marrëdhënie me grekët dhe turqit. Italianët janë imperialistë.

Hrushov: Le të ekzaminojmë sjelljen e Jugosllavisë ndaj jush. Ata na sulmojnë më shumë se grekët, italianët e turqit, por me Jugosllavinë ka diçka specifike, proletare, më shumë se të tjerët. A duhet pra të ndërpresim marrëdhëniet me Jugosllavinë?

Hoxha: Ne nuk po themi këtë.

Hrushov: Nuk e thoni por e nënkuptoni. Sigurisht që Jugosllavia nuk do të bëhet shkak lufte kundër kampit tonë si Gjermania, Italia apo ndonjë vend tjetër. Ju mendoni se Jugosllavia është armiku juaj numër një?

Hoxha: Por çfarë duhet të bëjmë atëherë përballë këtyre gjërave?

Hrushov: Përpiquni të neutralizoni aktivitetet e tyre, s’keni ç’bëni tjetër. Doni t’u shpallni luftë?

Hoxha: Po kur ambasadorët e tyre shkojnë për të fotografuar objektivat ushtarake, çfarë duhet të bëjmë?

Hrushov: Merrini filmin.

Hoxha: por më pas ata do të ndërpresin marrëdhëniet me ne.

Hrushov: Atëherë çfarë kërkoni nga ne? Kemi pikëpamje të ndryshme dhe nuk kemi ç’këshillë t’ju japim. Nuk ju kuptoj shoku Hoxha!

Hoxha: Po nëse ata vazhdojnë provokimet?

Hrushov: Adenhauer nuk është më i mirë se Tito apo Kish apo të tjerët...gjithsesi ne kemi bërë atë që mundëm.

Hoxha: Po çfarë të bëjmë nëse vazhdojnë komplotet kundër nesh?

Hrushov: Çfarë të bëjmë, shoku Hoxha? Ju vazhdoni të më ndërprisni me rikthime. Ju dëgjova për gati një orë pa ju ndërprerë, ju nuk më lini të flas as për disa minuta pa më ndërprerë vazhdimisht. Nuk kam më gjë për t’ju thënë!

Hoxha: Ne duam këshilla shoku Hrushov!

Hrushov: Jua thashë njëherë dhe po jua them përsëri. Ju dëgjova për një orë shoku Hoxha, ndërsa ju nuk më lini të flas as për pesëmbëdhjetë minuta pa më ndërprerë vazhdimisht! Ju kërkoni të bëni politikë bazuar në emocionet, ju thoni se ata janë gjithë njëlloj Tito, (Eduard) Kardelj, (Aleksander) Rankovic, (Koca) Popovic apo të tjerë, por ata kanë dallime mes tyre. Për shembull (presidenti) Ajzenhauer dhe (kreu i CIA) Dulles, janë të dy reaksionarë por nuk mund të vendosen në një kategori. Ne ju thamë në takimin tonë të parë, nuk do të sulmojmë askënd dhe nuk do të provokojmë sulme. Sulmet ose kundërsulmet tona do të kryen në mënyrë të tillë që të stimulojnë afrimin dhe jo distancimin e mëtejshëm. I kemi kërkuar shokut Çu Enlai të veprojë si një ndërmjetës mes dy palëve dhe ai ka rënë dakord. Ky takim do të bëhet dhe jugosllavët e kanë pranuar. Kuptohet që nuk do të biem dakord për gjithçka? Por përse do ta bënim një takim të tillë nëse ju mbani këto mendime? Nuk e kuptoj se ç’qëllim keni shoku Hoxha? A po përpiqeni të thoni se linja juaj është korrekte kurse e jona jo? Kjo nuk do të na çojë në asnjë zgjidhje dhe nuk është në interes të kampit tonë. Ne e vlerësuam si korrekt qëndrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë në lidhje me ngjarjet në Hungari. Mendoj se ju duhet të takoheni me ambasadorin jugosllav këtu në Moskë (Veljko) Micunovic për të përmirësuar lidhjet dhe jo për t’i përkeqësuar ato. Gjithsesi kam frikë se asgjë e mirë nuk do të dalë nga kjo, bazuar në gjendjen tuaj emocionale. Ju flisni për provokimet e ambasadorit jugosllav në Tiranë, por edhe këtu ambasadori shkon publikisht për të fotografuar objekte ushtarake. Oficerët tanë vetëm i morën aparatin... Lërmëni tua përsëris: Ne ndjekim linjën e përmirësimit të lidhjeve shtetërore dhe partiake me Jugosllavinë. Unë nuk kam shumë shpresë se kjo do të ketë sukses, kjo është një çështje tjetër, por kryesorja është se po i shërbejmë partisë sonë dhe partive të tjera. Shokë rumunë kishin të drejtë që ju përshkruanin si sherrxhi ...

Hoxha: Më falni, qëparë nuk ju ndërpreva qëllimisht, por kur më bëtë një pyetje. Edhe ne nuk duam të ndërpresim marrëdhëniet me Jugosllavinë, por t’i përmirësojmë ato sipas linjës Marksiste-Leniniste, sipas linjës internacionaliste. Po përpiqesha t’ju shpjegoja atë që ata vazhdojnë të bëjnë në vendin tonë. Ndërsa për atë që thatë se ata nuk janë dakord ...

Hrushov: Jugosllavët thonë se janë dakord, por ne themi jo. Tito e Rankovic mbajnë qëndrim ndryshe, kurse Kardelj e Popoviç janë krejtësisht armiqësorë ndaj nesh... Tempo është i paqëndrueshëm. Ne e dimë për bisedimet mes mbretit Paul të Greqisë dhe Titos në Korfuz. Paul i tha Titos me shaka “Ne mund të biem dakord për ndarjen e Shqipërisë”. Mbretëresha e kuptoi që ishte shaka e keqe dhe e ndaloi bisedën. “Nuk duhet të bëni shaka të tilla”, tha ajo. Kampi socialist është i fortë dhe armiqtë tanë do të dobësohen, prandaj duhet të qëndrojmë të qetë. Agjentët duhet të vihen në provë. Është i nevojshëm një dush i ftohtë. Unë kam pasur respekt për Stalinin. Ai thoshte se nganjëherë duhet të bënte një dush të ftohtë para se të merrte vendimin, siç bëjnë rumunët. Stalini e thoshte por nuk e bënte kurrë. Le ta bëjmë ne. Ne i kemi dhënë polakëve gjithçka. Aty ka plot zhvillime anti-sovjetike, por Gomulka është një gjë, kurse Dombrovski është diçka tjetër. Të jemi të qetë, gjithmonë të qetë shokë, dhe do të triumfojmë. Ne ju kemi folur hapur ju shokëve shqiptarë. Nuk i kemi folur askujt tjetër në këtë mënyrë, jeni më të afërtit për ne prandaj ju kemi folur në këtë mënyrë. Hoxha: Një mik i vërtetë të kritikon në fytyrë. Ne nuk do të ndjekim kurrë një rrugë tjetër përveç asaj të partisë sovjetike. Ndoshta emocionohemi nganjëherë por do të bëjmë çdo gjë për të korrektuar çështjet tona.

Shoku Suslov: Marrëdhëniet shtetërore nuk janë marrëdhënie Marksiste-Leniniste.

Hrushov: Unë dhe Bulganin do shkojmë së shpejti në Finlandë. Edhe këto marrëdhënie Marksiste-Leniniste janë?

Hoxha:Do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar marrëdhëniet shtetërore, ndërsa për parimet, do të ndjekim rrugën e partisë sovjetike. E pranojmë se kemi gabuar me taktikat dhe ju jemi mirënjohës shoku Hrushov, që jeni mësuesi ynë dhe që folët hapur me ne. Do të bëjmë gjithçka për të riparuar çështjet sipas linjës marksiste-leniniste.

Hrushovi: A e kuptoni se çfarë keni bërë me ekzekutimin e një gruaje (Liri Gega)? Kemi tërhequr urrejtjen e të gjithë botës! Ç’ju kushtonte ta mbanit mbyllur? Me këtë i përdorni argumentet kundër vetes tuaj. Pastaj, keni ekzekutuar një shtetas jugosllav! Ne i shkruam letër ambasadorit tonë atje të ndalonit gjyqin.

Hoxha: Krylov nuk na tha gjë!

Hrushov: Kaq gjë duhet ta kishit kuptuar vetë! (I thotë Ponomarevit) Më gjej pak dokumentin. Atëherë ai nuk ka kryer detyrën e tij. Gjithsesi, kjo iku tani. Të gjithë mendojnë se jemi ne që ju nxisim kundër Jugosllavisë. Duke nisur që nga artikulli i Hoxhës në Pravda në nëntor, të gjithë mendojnë se BRSS ju inkurajon kundër Jugosllavisë, nga ai artikull nisi gjithçka.

Më të lexuarat