BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Bisedimet Shqipëri-Kinë, ja si Mehmet Shehu sulmonte Tuk Jakovën dhe Liri Belishovën, Enver Hoxha elozhe për Mao Ce Dun

Bisedimet Shqipëri-Kinë, ja si Mehmet Shehu sulmonte Tuk Jakovën

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu synonin të bënin për vete Kinën më 1961. Gazeta zbardh pjesën e tretë të bisedave mes delegacionit kinez dhe liderëve shqiptarë, ku në fokus janë marrëdhëniet mes dy vendeve. Aty shihet se si Hoxha i thur elozhe Mao Ce Dunit ndërsa Mehmet Shehu sulmonte Tuk Jakovën dhe Liri Belishovën

25 shkurt, 1961

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Raport mbi takimin e dytë të partisë së Kinës me partinë shqiptare të punës gjatë kongresit të 4-rt të partisë në Tiranë.

Kreu i delegacioni kinez në Shqipëri, Li Xianian dhe sekretari i parë i partisë Enver Hoxha diskutojnë për vështirësitë në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, nevojat ekonomike dhe ushtarake në Shqipëri.

 

Li Xianian: Kur shoku Liu Xiaoqi ishte në Moskë ai u tha shokëve sovjetikë se nëse nuk e ndihmojnë Shqipërinë ne do t’i denoncojmë. Kur ata i thanë shokut Liu se nuk do ta ndihmonin, Hrushovi foli e tha se Shqipërisë do t’i jepet gjithçka që është nënshkruar me kontratë.

 

Mehmet Shehu: Hrushovi e ka gënjyer shokun Liu Shaoqi. Ai nuk duhet besuar sepse gënjen shumë. Sapo është ndarë me shokun Liu Shaoqi, Hrushov ka ndaluar dërgesat ushtarake për Shqipërinë, prandaj nuk kemi besim te ndihma e tij.

 

Hoxha: Ne mendonim se ai do të stepej nëse ndërhynte Kina, sikur të mos ishte për ndihmën që na jep partia popullore e Kinës ne do të përgatitshim për luftën e maleve.

Li Xianian: Ne kauzën tuaj e konsiderojmë si kauzën tonë.

Hoxha: Ju falënderojmë shumë. Këto kisha për t’ju thënë shoku Li Xianian. Partia juaj na tha t’ju flasim hapur për këto çështje prandaj ne ju kërkojmë t’ia transmetoni personalisht kërkesat tona shokut Mao Ce Dun.

 

Li Xianian: Gjithçka që më thatë ju shoku Enver, do t’ia transmetoj personalisht shokut Mao Ce Dun, Liu Shaoqi dhe shokëve të tjerë të komitetit qendror.

 

Hoxha: Gjithashtu transmetojini shokut Mao Ce Dun, Liu Shaoqi dhe shokëve të tjerë të komitetit qendror të partisë se do të kenë te ne një mik besnik, që ju falënderon për ndihmën. Gjithashtu prezenca juaj në kongres na ka ndihmuar për të treguar forcën e kongresit dhe të popullit tonë në vijën e pamposhtur marksiste-leniniste. Ne gjithmonë besojmë se uniteti i partisë sonë me partinë kineze është thelbësor për lirinë e Shqipërisë së vogël dhe në interes të kampit socialist.

 

Li Xianian: Është një nga nevojat kryesore të lëvizjes ndërkombëtare komuniste.

 

Hoxha: Edhe ne kështu mendojmë.

 

Mehmet Shehu: Komunizmi në Azi është një bllok i fortë rreth partisë komuniste të Kinës, kurse në oqeanin revizionist të Evropës, Shqipëria është vetëm një shkëmbi vogël që përballet me dallgë të mëdha.

 

Hoxha: Por ne nuk do të dorëzohemi kurrë.

 

Li Xianian: Në ishullin tuaj flamuri i kuq valëvitet me krenari.

 

Mehmet Shehu: Prandaj marrëdhënia mes kontinentit tuaj marksist dhe ishullit tonë të vogël është e rëndësishme. Siç tha dhe shoku Enver, ne dimë se nuk jemi vetëm në rrugën marksiste-leniniste, prandaj dhe ndihma juaj për vendin tonë është aq e rëndësishme. Me këtë rast kemi dhe një tjetër kërkesë: mbroni udhëheqjen tuaj, mbroni shokun Mao Ce Dun dhe shokët e tjerë.

 

Li Xianian: Mos u shqetësoni. Partia jonë, ashtu si dhe e juaja është e lidhur fort në radhët e saj dhe gjithashtu me popullin. Por edhe nëse shfaqen disa renegatë, siç ka ndodhur në të kaluarën, ata nuk do të arrijnë të dëmtojnë udhëheqjen.

 

 

Mehmet Shehu: Revizionistët i kanë vendosur shpresat e tyre te njerëz si Tuk Jakova, Liri Belishova apo Ping De Hush me shokë.

 

Hoxha: Partitë e drejtuara nga revizionistët nuk do t’i tolerojnë ata për shumë gjatë. Për shembull ne e dimë çfarë po ndodh në Bullgari. Kur deklarata e Moskës u publikua për t’u analizuar nga masat, partia urdhëroi që asnjë komunist të mos diskutonte përmbajtjen e saj dhe për më tepër të mos bëhej asnjë pyetje. Por një parti e tërë nuk mund të heshtë për aktivitete të tilla, kurrë! (shoku Li Xianian qesh). Pas kthimit nga konferenca e Moskës liderët e partisë në Bullgari nuk guxonin të thoshin një fjalë për partinë tuaj. Por trazirat nuk vonuan teksa sipas informacioneve tona në shkurt në qytetin e Ren de disa qytete të tjera, gjeneralët e ushtrisë u ngritën për të kërkuar shpjegime mbi situatën me Kinën. Delegatët i thanë atyre se nuk kanë probleme me Kinën. “Por ju na thatë më parë se ata në Kinë po ngrenë kultin e Maos”, tha gjenerali. Delegati i partisë i tha: “Kjo është e vërtetë, ata e kanë kultin e Mao Ce Dun në Kinë” (shoku Li Xianian qesh). Gjenerali i tha më tej se Mao kishte qenë më parë edhe president edhe kryetar i partisë, kurse tani ishte vetëm sekretar i parë i komitetit qendror. “Ku është kulti i individit te Mao, në një kohë që Hrushov ishte më parë sekretar i parë ndërsa tani është gjithashtu kryeministër?” tha gjenerali (Li Xianian qesh). Më pas një tjetër pjesëmarrës u ngrit dhe pyeti nëse partia ende mbështeste idenë se Stalini nuk kishte aftësi udhëheqjeje dhe se ai nuk kishte qenë në fakt në krye të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Delegati ngaqë nuk dinte ç’të thoshte u përgjigj se nuk mund të thuhet se Stalini nuk kishte fare aftësi udhëheqjeje, por gjatë luftës kishte pasur disa marshallë dhe gjeneralë të aftë dhe i kishin zgjidhur çështjet e luftës së bashku.

Me këtë dua të them se kauza juaj është e drejtë dhe se ne kemi besim se partitë e tjera nuk do ta tolerojnë shumë gjatë udhëheqjen revizioniste. Ne duam t’i komunikoni shokut Mao Ce Dun pikat që diskutuam këtu. Mund të ketë gjëra ne mund nuk i shikojmë qartë apo korrektësisht dhe kërkojmë që ju t’i shikoni më mirë. Shoku Mao Ce Dun është një nga shokët më të shquar të lëvizjes komuniste,me eksperiencën më të gjerë e më revolucionare prandaj jemi të gatshëm të marrim këshillat dhe kritikat e tij, për t’i studiuar me kujdes. Ne do të jemi në kontakt me shokët kinezë në ambasadën tonë në Tiranë, për problemet e situatës. Më tej, kujtoni kur të jetë e mundur krijimin e rrugës së re ajrore Tiranë-Kairo-Neu-Delhi- Manton-Pekin.

 

Mehmet Shehu: Atëherë kur të jetë mundur, e kuptojmë që nuk diçka e thjeshtë për t’u bërë.

 

Hoxha: Duam ta kemi një linjë direkte.

 

Li Xianian: Për momentin kjo nuk është e mundur (ata qeshin). Keni gjë tjetër për të shtuar?

 

Hoxha: Jo, kaq kishim.

 

Li Xianian: Atëherë unë desha të them ca fjalë. Kësaj here erdha këtu për të përshëndetur Kongresin tuaj të 4-t të partisë marksiste-leniniste. Ju falënderoj për pritjen e ngrohtë që gjetëm kudo që shkuam dhe ju falënderojmë për vlerësimet për partinë tonë dhe shokun Mao Ce Dun.

Është detyra ime të transmetoj fjalët tuaja dhe rezultatet e kongresit tuaj te shokët Mao Ce Dun, Liu Shaoqi, Zhou En Lai e të tjerët në komitetin qendror. Partia dhe populli ju konsideron një vend aleat marksist-leninist që gjendeni në kushte të vështira, të rrethuar nga armiqtë, por që vazhdoni përpjekjen kundër imperializmit dhe revizionizmit të përfaqësuar nga klika e Titos.

Ne jemi të lumtur që pamë me sytë tanë zhvillimet e Kongresit dhe frymën e tij të lartë e të pathyeshme, prandaj arritëm në konkluzionin se marksizmi mund të mbrohet edhe në një vend të vogël si i juaji. Populli juaj i drejtuar nga partia mban lart flamurin e kuq në bregun lindor të Adriatikut, siç duhet të bëjnë popujt e të gjithë botës. Në lidhje me marrëdhëniet me kampin socialist, dëshira jonë është që ato të përmirësohen, por gjendja aktuale nuk na lejon ta shikojmë çështjen siç do të dëshironim. Shoku Enver kishte të drejtë kur tha se përpjekja është e gjatë, e vështirë dhe komplekse. Ky është dhe konkluzioni i partisë sonë. Sigurisht që ne do të donim që të mos kishte polemika në familjen tonë të madhe por parimet e marksizëm-leninizmit duhet të mbrohen me vendosmëri, strategjitë tonë mund të jenë të ndryshme por parimet janë të njëjta.

Ashtu siç thatë ju shoku Enver, marksizëm-leninizmi nuk mund të tregtohet me mallra. Ne duhet të luftojmë me të gjitha fuqitë për ta mbrojtur, me gjithë sakrificat që na kërkohet të bëjmë. Nga ana tjetër ne duhet të mbajmë lart flamurin e unitetit mes partive në kampin socialist dhe me Bashkimin Sovjetik. Në unitetin tonë të gjitha vendet duhet të trajtohen si të barabarta dhe parimet e ndihmës reciproke e vëllazërore duhet të aplikohen si mes vendeve të vogla dhe atyre të mëdha. Shoku Mao Ce Dun tha thënë se nuk ka ndihmë pa reciprocitet. Partia e Shqipërisë po mban lart flamurin e marksizëm-leninizmit në përpjekjen e saj kundër imperializmit dhe revizionizmit modern dhe kjo është shumë e rëndësishme për të të gjithë kampin socialist. Fryma juaj luftarake ishte e qartë edhe gjatë kongresit. Kur folëm për ju gjatë darkës me liderët sovjetikë, Kozlov dhe Suslov, e kuptova se ata kishin një ton tjetër për ju. Prandaj dëgjova me vëmendje fjalën tuaj në Kongres.

 

Mehmet Shehu: Ne kemi dëshirë të përmirësojmë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, por kjo nuk varet vetëm nga ne.

 

Li Xianian: Edhe thellë, thellë, e dimë se ata që drejtojnë BRSS janë njerëz që nuk përmbushin detyrimet e tyre. Por jemi të gatshëm të ecim përpara edhe pa ndihmën e tyre. Nga ana tjetër mendojmë se ju duhet të kërkoni ndihmën e tyre sepse keni nevojë. Si për shembull kur shoku Den Ciaopin urdhëroi largimin e specialistëve sovjetikë nga Kina, ne e pranuam këtë edhe pse na shkaktoi dëme në ekonomi. Por luftuam me vendosmëri në mbrojtje të parimeve tona. Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, shoku Spiro Koleka më ka folur gjatë kur isha në Pekin, dhe shoku Zhu En Lai ka shprehur mendimin në lidhje me kërkesat tuaja. Ne kemi shumë të përbashkëta në lidhje me prodhimin e bukës në vend. Por nëse situata përkeqësohet ne nuk do të mund t’ju dërgojmë grurin, -prandaj ju duhet të mendoni seriozisht për zgjidhjen e problemit. Para se të niseshim nga Pekini shokët e partisë më thanë që industria në vendin tuaj të ndërtohet bazuar në projekteve të vogla e të mesme pasi për kushtet e vendit tuaj ky do të ishte kursi më i mirë dhe më i efektshëm për ekonominë. Sigurisht që ky është vetëm një sugjerim. Eksperienca jonë e tetë viteve të fundit na ka treguar se projektet e vogla e të mesme japin rezultate më shpjet nga të mëdhatë. Shoku Mao Ce Dun më tha t’ju them hapur se ne do të plotësojmë kërkesat tuaja me gjithçka mundemi. Por në rastet kur aftësitë tona teknike nuk na lejojnë, nuk mund t’ju ndihmojmë. Ne e dimë se BRSS është teknologjikisht më i avancuar. Por çështje specifike unë kam me vete një ekonomist për t’u konsultuar me shokun Enver. Ju kërkoni ndërtimin e një fabrike azotiku që përdor naftë e gaz, por ne nuk kemi fabrika të tilla në Kinë kështu që nuk mund t’ju ndihmojmë me ndërtimin e këtij objekti, por mund t’ju ndihmojmë me nderimin e centralit të tij. Shoku ekonomist që ka ardhur me mua thotë se në Shqipëri ka qymyr, edhe pse nuk është i cilësisë së mirë. A mund të përdorë ky central qymyr?

Mehmet Shehu: Përdorimi i qymyrit nuk ka avantazh për ne, kushton shumë. Avantazhin e kemi me përdorimin e naftës.

 

Li Xianian: Ko është e arsyeshme, do e analizojmë dhe do të kthejmë përgjigje.

 

Mehmet Shehu: Fabrikën e fertilizuesve duam ta ndërtojmë me naftë ose gaz që të jemi të pavarur nga të tjerët. Për shembull nga Gomulka në Poloni, nga të cilët do të merrnim qymyrin. Në këtë mënyrë zgjidhim problemin e bukës. Nëse nuk ndërtojmë dy uzinat e fertilizuesve nuk do prodhojmë dot bukën në vend.

 

Li Xianian: Një shok nga komisioni juaj i planifikimit më tha që keni qymyrguri dhe ekonomisti ynë e pa dhe tha që mund të përdoret, por çështja duhet të studiohet.

 

Mehmet Shehu: Ne mendojmë që partia juaj ta blejë një fabrikë të tillë për ne te vendet perëndimore, si Franca, Italia apo Anglia. Kushton rreth 25-30 milionë dollarë. Ndoshta dhe Gjermania Lindore apo Çekosllovakia mund të pranojnë ta ndërtojnë për ne, me dollarë. Ky objekt do të na shpëtonte, fertilizuesit janë kyçi i prodhimit të bukës. I kemi dhënë shumë rëndësi kësaj çështjeje prandaj kërkojnë që ta shikoni me kujdes.

 

Li Xianian: Për momentin kapaciteti ynë teknologjik nuk na e lejon. Ne sapo kemi nisur të eksperimentojmë ndriçimin e një fabrike të tillë të vogël në Kinë, me naftë ose gaz. Mund ta shikojmë propozimin tuaj për ta blerë fabrikën nga Italia.

 

Mehmet Shehu: Blerja nga Italia është e leverdishme për se sepse është afër.

 

Li Xianian: Nuk mund të flas shumë për këtë, do informoj komitetin qendror dhe t’ju kthejmë përgjigje. Jemi të aftë të ndërtojmë një fabrikë superfosfatesh për ju,së bashku me sektorin e acideve sulfurike. Problemi është se ju duhet të siguroni lëndën e parë për këtë fabrike, mineralet fosfate, apatite. Mund të konsiderojmë dhe idenë e shokut Enver për blerjen e apatiteve nga Maroku. Ata na kanë ofruar më parë të tilla materiale por ne nuk kemi nevojë. Nëse kemi importuar lëndë të para nga Maroku e kemi bërë vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare në Afrikë. Gjithashtu nuk do të kemi probleme me ndihmën për fabrikën e çimentos. Ju thatë se kërkoni një fabrikë me kapacitet 200 000 ton në vit. Opinioni im është të ndërtoni më mirë disa fabrika të vogla me kapacitet total prej 200 000 ton në vit.

 

Mehmet Shehu: Mirë, do ta analizojmë opinionin tuaj.

 

Li Xianian: Mund të studioni por është vetëm opinioni im personal. Jemi të aftë të ndërtojmë gjithashtu uzinën e shkrirjes së hekurit me kapacitet maksimal prej 30 000 ton në vit. Gjatë udhëtimeve tona në jug, shoku Spiro Koleka dhe unë këmbyen ide pasi jemi specialistë në të njëjtën fushë. Unë e pyeta atë se ku e gjeni qymyrin koks dhe u përgjigj se e blini nga Polonia apo vende të tjera. Pastaj i propozova dhe ndërtimin e një furre elektrike për mbetjet e shkrirjeve. Për çështjen e furnizimeve të ushtrisë ne do të bëjmë sipas këshillës suaj dhe do të kontaktojmë me Bashkimin Sovjetik për furnizimet që ne nuk mund të përballojmë.

Mehmet Shehu: Ne kemi kërkuar grurë nga Bashkimi Sovjetik dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Nëse nuk i marrim prej tyre a mund të mbështetemi te ju për të siguruar bukën për katër vitet nga 1961 deri në 1965?

 

Li Xianian: Është e mundur por Spiro Koleka ka kërkuar vetëm 300 000 ton grurë, ndërsa ju kërkoni dhe 100 000 ton më shumë. Personalisht unë mendoj se nuk duhet të ketë pengesa, por siç e dini ne kemi dhe vetë vështirësi me grurin, por e kemi për detyrë t’ju ndihmojmë.

Ju përmendët se do të blini fertilizuesit kimikë me valutë në Perëndim?

 

Mehmet Shehu: Nuk thamë tamam ashtu. Nuk do të ishte mirë të blinim fertilizues me valutë të huaj, pasi do ishte më mirë t’i përdornim për të blerë makineri për fabrikën e fertilizuesve azotikë. Ne nuk do të blinim me valutë nga BRSS e Çekosllovakia e jo më nga Perëndimi.

 

Li Xianian: Në lidhje me bashkëpunimin tekniko-shkencor, dy ekonomistë tanë vizituan fabrikën e tekstilee në Korçë dhe panë që prodhimet ishin të cilësisë së ulët, prandaj më sugjeruan t’ju ndihmojmë. Kështu nëse dëshironi ju dërgojmë disa specialistë që mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë.

 

Hoxha: I pranojmë specialistët e tekstilit dhe ju lutemi të shikoni mundësinë e përmirësimeve edhe për nevojat tona të gjeologjisë dhe naftës. Ju jemi një vend i madh dhe sigurisht keni nevoja të mëdha për gjeologji e naftë. Prandaj deshëm disa specialistë kinezë për inspektimin e makinerive dhe dokumentacionin e tyre.

 

Li Xianian: Ne nuk kemi shumë eksperiencë me naftën por kemi mjaft eksperiencë me trikotazhin.

 

Hoxha: Atëherë na dërgoni menjëherë specialistët e trikotazhit.

Më të lexuarat