BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA deklasifikon dokumentet, ja klanet që krijuan Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, rreth 10 mijë shqiptarë u arratisën drejt Jugosllavisë gjatë regjimit komunist

CIA deklasifikon dokumentet, ja klanet që krijuan Enver Hoxha dhe Mehmet

Për amerikanët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu prej vitesh ishin në rivalitet mes tyre. Në një dokument të deklasifikuar për vitin 1953, tregohen dy klanet e krijuara prej tyre. Secili kishte grupin e mbështetësve pas vetes. Nga ana tjetër tregohet se si u arratisën drejt Jugosllavisë rreth 10 mijë shqiptarë dhe ata nisën të organizohen kundër regjimit komunist të Hoxhës.

Janar 1955

Rezistenca opozicioni

Në Shqipëri nuk ekziston rezistencë e organizuar ndaj regjimit, por vetëm elementë të izoluar në zonat malore që nuk efektivitet. Sistemi i ashpër i i sigurisë ka arritur të ndalojë organizmin e lëvizjeve opozitare. Por mes popullsisë ka mjaft pakënaqësi ndaj komunizmit, kritika ndaj padrejtësive, metodave arbitrare dhe veprimeve individuale të komunistëve. Në përgjithësi askush mund të shprehet kundër regjimit komunist përveçse brenda shtëpisë së tij apo rrethi të ngushtë të miqve. Një grup komunistësh dhe zyrtarësh ushtarakë të rangut të lartë, të cilët kanë qenë intelektualë në radhët e partizanëve të luftës, shpesh takohen me njëri-tjetrin dhe diskutojnë për politikë. Ata nuk e kritikojnë komunizmin si sistem dhe as sovjetizimin drejtpërsëdrejti. Ata dënojnë veprimet individuale të zyrtarëve të caktuar komunistë që shfrytëzojnë postin e tyre për interesat e vogla personale, si dhe paaftësinë e disa zyrtarëve të nivelit të lartë që janë të paarsimuar dhe egoistë.

Ata ankohen se njerëz të tillë në majë të pushtetit abuzojnë me njerëz të tjerë më të aftë poshtë tyre, që duhet të bëjnë të gjithë punën për ta. Tensionet dhe rrymat e ndryshme në parti po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme që prej luftës. Pas vitit 1944 influenca e BRSS në Shqipëri ishte e vogël në krahasim me atë të Jugosllavisë, e cila ishte shumë aktive në punët e Shqipërisë. Reagimi kundër influencës jugosllave kryesohej nga Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova para prishjes së 1948. Shehu u shkarkua nga kreu i ushtrisë dhe mori postin pa influencë në ministrinë e komunikimeve, pasi u akuzua si anti-jugosllav dhe anti-sovjetik. Belishova humbi postin e saj ndërsa Nako Spiru u raportua se vrau veten. Pas prishjes së 1948 Enver Hoxha nisi një fushatë politikash oportuniste duke pritur se cilën palë i leverdiste të zgjidhje dhe më në fund doli si mbështetës i Moskës. Shehu i rivendos në postet e tij me influencë. Pas prishjes me Jugosllavinë udhëheqja ra tërësisht në duart e Hoxhës, me Shehun si krahun e tij të djathtë, e pas tij Liri Belishova dhe Tuk Jakova. Në partinë e Punës së Shqipërisë u bënë gjithashtu ndryshime teksa Pandi Kristo, Ramadan Çitaku dhe Pëllumb Dishnica u shkarkuan.

Ndarja e klaneve

Në sytë e publikut udhëheqësit e vërtetë ishin Hoxha, Jakova, Spahiu e Shehu. Por ishin në fakt Hoxha e Shehu ishin rivalët e vetëm për pushtetin. Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Gogo Nushi, Kiço Ngjela, Manol Konomi dhe Teodor Heba. Ndërsa Mehmet Shehu kishte mbështetjen e Hysni Kapo, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu (mik i ngushtë) Vito Kapo, Eleni Terezi, Maqo Çomo e Bilbil Klosi. Çdo lider ka grupin e ti të mbështetësve në parti or ka gjithashtu figura që trehojnë njëfarë pavarësie. Hoxha është më shumë i mbështetur në parti, por ai asnjëherë nuk ka zëruar mbështetjen deh aftësitë ushtrake të Shehut.

Edhe gjatë luftës ai nuk ka komanduar kurrë brigadat partizane ne terren por punën e tij e kryente nga selitë e partisë. Shehu raportohet se ia rënë vendit anekënd me brigadën e tij dhe është kthyer në një figurë terrori për popullin e Shqipërisë. Për sa kohë që Enver Hoxha të jetë në krye të fraksionit kryesor dhe sekretar i partisë ai mbetet numri 1, edhe pse Shehu mund të ketë më shumë autoritet dhe gjithmonë dallohet më shumë në takimet e partisë. Në 1954 në Tiranë flitej se do të bëheshin ndryshime në qeveri për të zbatuar parimin e udhëheqjes kolektive. Largimi i Hoxhës nuk është një detyrë e lehtë. Në vitin 1953 ai humbi postin si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe ministër i jashtëm, ndërsa tani nuk është më kryeministër. Nuk ka gjasa të ketë ndryshime në gjashtë muajt që do të vijnë dhe Hoxha nuk do të rrëzohet me lehtësi.

Nuk ka pasur shenja të dukshme titizmi apo deviacione të tjera që prej 1948, por ka pasur disa raste të shprehjes së mendimit të pavarur. Major gjeneral Gjin Marku, një njeri i aftë dhe ambicioz ka bërë disa deklarata që diskreditojnë Beqir Ballukun kur u bë komandant i ushtrisë dhe gjithashtu ka folur kundër Mehmet Shehut. Pas prishjes së 1948 Marku u shpreh hapur si mbështetës i Moskës dhe u përpoq të shkarkonte të gjithë komitetin e partisë me argumentimin se ishin pro-titistë. Por ky veprim i bëri atij shumë armiq dhe në zgjedhjet e radhës ai mbeti jashtë Byrosë Politike. Në 1952 ai humbi dhe postin e tij të drejtorit të artilerisë në ushtri dhe u caktua të drejtonte shkollën ushtarake Enver Hoxha. Por pritet që ai të ringrihet përsëri.Nëse do të ketë tentativa për të rihapur marrëdhëniet me perëndimin kjo nuk do të vijë prej politikave të pavarura të Shqipërisë por prej urdhëresës së Bashkimit Sovjetik.

Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Ka rreth 10 000 refugjatë shqiptarë në Jugosllavitë arratisur nga regjimi komunist i Hoxhës. Ata përfshijnë rreth 8000 burra që punojnë në dyqane, fabrika e miniera, të cilët janë gjithashtu të organizuar si ushtarë. Ata zotërojnë armë dhe kryejnë stërvitje thuajse të rregullta. 2000 meshkujt e tjerë janë fëmijë ose të vjetër. Prej tyre grupi më aktiv është ai pranë Prishtinës në provincën e Kosovës. Dhe selia e komiteti shqiptar të refugjatëve është në Prishtinë, ndërsa grupe të tjera të konsiderueshme ka në Gjakovë, Prizren, Dinër e Shkup, të gjitha këto vende pranë kufirit me Shqipërinë. Kreu i komitetit shqiptar të Jugosllavisë është Apostol Tenefi nga Korça. Ai është shqiptar me origjinë bullgare, sllave ortodokse. Para se të arratisej ishte mësues në Shqipëri. Zv. kryetar është Lutfi Spahiu, mysliman shqiptar, i cili ka mbështetur fashizmin në kohën e luftës. Ai ka simpati federaliste dhe mbështet federalizmin e Shqipërisë brenda Jugosllavisë pas rrëzimit të Enver Hoxhës.

Ky komitet dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarët e ardhur në Jugosllavi ndihmohen materialisht nga qeveria e Titos. Anëtarët marrin rroga të rregullta. Kreu i organizatës Tenefi është drejtor i liceut shqiptar në Prishtinë por në fakt merret më shumë me punët e komitetit. Qeveria komuniste jugosllave i ka ndihmuar gjithmonë punëtorët shqiptarë, duke u përpjekur të fitojë besimin e tyre në kauzën komuniste. Refugjatët shqiptarë janë punësuar të gjithë pa përjashtim. Mes udhëheqësve të komitetit të refugjatëve nuk ka figura me karakter, por të tillë nuk ka as mes refugjatëve të tjerë. Tito e ka kuptuar se mes refugjatëve në Jugosllavi nuk ka liderë të vërtetë që mund të luajnë rol në çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Krahu i djathtë i tij për çështjet shqiptare Dushan Mugosha është përfaqësues i qeverisë jugosllave në komitet. Ai është një 46 vjeçar inteligjent dhe energjik, i cili ka stërvitur Hoxhës gjatë kohës së luftës. Mugosha ka kaluar një periudhë të gjatë në malet e Shqipërisë si përfaqësues i Titos me partizanët shqiptarë. Ai flet shkëlqyeshëm gjuhën shqiptare dhe merr pjesë në të gjitha grumbullimet e shqiptarëve në Jugosllavi ku flet në mbrojtje të politikave të Titos.

Opozicioni ndaj federalizimit të Titos.

Refugjatët shqiptarë që jetojnë në zonën e Kosovës nuk shkojnë mirë me shqiptarët vendas pasi nuk e preferojnë Titon. Ata e dinë se ai nuk ka hequr dorë nga ideja e federalizmit të Shqipërisë në Jugosllavi dhe kjo do të thoshte heqjen e pavarësië së vendit. Këta refugjatë janë arratisur drejt Jugosllavisë prej komunizmit dhe e dinë se në zemër shumë shqiptarë nuk do të bëheshin kurrë komunistë por gjithsesi pranojnë më mirë Enver Hoxhën si shqiptar sesa një komunist të huaj. Enver Hoxha duket se është dijeni të kësaj pike të dobët të Titos dhe në propagandën e tij në radio e shtyp gjithmonë thekson pretendimet territoriale të Greqisë e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, dhe se ato nuk kanë hequr dorë prej tyre. Për deklaratën e fundit greko-turko-jugosllave ku vendet shpreheshin në favor të pavarësisë dhe kufijve aktuale, qeveria e Hoxhës nuk ka përmendur asgjë.

Si shqiptarët komunistë dhe ata jo-komunistë besojnë se Hoxha ka një kartë të firtë atë të nacionalizimit dhe pretendimet se Tito kërkon ta bëjë Shqipërinë një republikë të shtatë jugosllave. Për këtë një pjesë e barrës bie mbi forcat aleate që lejuan ngritjen e Hoxhës, fillimisht si kukull e Titos e më pas e Moskës, pas prishjes me të parin. Ndërsa tani ata nuk po bëjnë asgjë në një kohë kur Tito po organizohet për çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Ndërsa në 1944-1945 aleatët mbështetën hapur Hoxhën ndërsa tani që Shqipëria është kthyer në një ishull komunizmi në Evropë ata nuk e ndihmojnë, as të paktën sa ç’po bëjnë për ishullin kinez Farmosan të kryesuar nga Çang Kai Shi. Në verën e 1952 komiteti shqiptar i Jugosllavisë i dërgoi ftesa udhëheqësve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në kongresin e Prishtinës. Letrat iu drejtuan individëve dhe jo grupeve të organizuara pasi komiteti jugosllav nuk i njeh grupet e tjera të shqiptarëve në emigracion. Njerëzit e ftuar ishin nga partia e ish-mbretit Zog, Balli Kombëtar dhe grupe të tjera të pavarura. Dy persona erdhën në gusht nga Stambolli dhe një nga Egjipti. Por edhe me ato pak anëtarë të mbledhur, kongresi i Prishtinës nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët mes përfaqësuesve. Komiteti është tërësisht i kontrolluar nga zyrtarët jugosllavë të Titos. Por shqiptarët nuk duan Titon për vetëm spastrimin e vendit të tyre nga komunistët. Kongresi nuk dha rezultate konkrete pasi nuk mund të kishte koordinim mes grupeve të lira shqiptare dhe grupeve të kontrolluara nga Tito. Komiteti i refugjatëve mbajti një tjetër kongres në 1 korrik 1953 që ishte një çështje lokale me grupet brenda Jugosllavisë.

 

Shkurt 1953

Gazeta Flamuri i Lirisë

Konferenca e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi

Sesioni i dytë i konferencës së refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi u mblodh në Shkup në 25-26 tetor 1952. Mes pjesëmarrësve ishin Dushan Mugosha, mik i Shqipërisë dhe anëtar i komitetit jugosllav të Ballit Kombëtar të Maqedonisë, Reiz Shaqiri anëtar i pleniumit dhe anëtarë të këshillit ekzekutiv të lidhjes shqiptare. Apostol Tenefi, kryetari i Lidhjes hapi sesionin me një fjalim dhe më pas i la fjalën Tajar Hatipit. Hatipi nisi fjalimin duke vlerësuar sukseset e arritura nga Jugosllavia e Re, duke thënë se jo vetëm populli por dhe minoritetet po gëzonin liri politike, kulturore, ekonomike e shoqërore. Ai citoi shembuj të ndërtimeve industriale në zona të ndryshme të vendit duke përmendur fabrikën e pambukut në Kosovë dhe hidrocentralin në Gjakovë. Hatipi tha se me veprimet e saj Jugosllavia kishte treguar se nuk ndiqte politika imperialiste por të promovimit të paqes dhe të bashkëpunimit me të gjithë, ai citoi rëndësinë e kongresit të gjashtë të partisë komuniste jugosllave dhe dënoi politikat e Bashkimit Sovjetik deh vendeve të tij satelite.

Duke u rikthyer të Shqipëria, Hatipi diskutoi kushtet aktuale atje dhe tha se aty ekzistonte vetëm varfëria, shkatërrimi dhe tortura. Ai tha se duhet të kujtojmë se një numër i madh shqiptarësh janë larguar drejt Jugosllavisë prej skllavërimit në Shqipëri, e cila është i vetmi vend në Evropë që nuk njihet nga shumica e shteteve të botës. Ai tha se qeveria e Enver Hoxhës komandohet nga Kremlini prandaj nuk është në gjendje të tregojë individualitet kombëtar. Ai më tej e quajti Shqipërinë një kamp të madh përqendrimi. Hatipi vazhdoi: Ekonomikisht Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës. Edhe pse dihet që industria dhe bujqësia e saj nuk janë të zhvilluara dhe të shfrytëzuara në maksimum, populli shqiptar më parë ka qenë i pasur. Por qeveria aktuale, në vend të zhvillimit të ekonomisë së vendit, e ka varfëruar edhe më të varfrin në një masë të tillë që shqiptarët tashmë nuk kanë veshje dhe ushqim. Kjo situatë ekonomike është shkaktuar nga BRSS, i cili po grabit vendin dhe po i mëson mbështetësve të Enver Hoxhës të torturojnë popullin e pafajshëm. Çdo ditë anijet ngarkohen në portet shqiptare me mallra si metale, lëkurë, vaj, ullinj, naftë, asfalt, lesh, vezë, mish etj, dhe nisen drejt BRSS. Megjithatë radio e shtypi shqiptar nuk pushon së lavdëruari Bashkimin Sovjetik për ndihmën që po i jep vendit.

Ato që Enver Hoxha konsideron ndihmë materiale e BRSS janë në fakt materiale të vjetra që nuk mund të përdoren më nga BRSS ose satelitët e tij. Kjo situatë theksohet nga ekzekutimi i Niazi Islamit, i cili megjithëse ishte pjesë e qeverisë së Tiranës, nuk mund të duronte një shfrytëzim të tillë të Shqipërisë. Më tej Hatipi tha se qeveria komuniste e ka sovjetizuar dhe jetën sociale e kulturore të vendit, gjë që mund të shuhet në shkolla, konferenca, këngë e valle, teatro e kinema. Ky proces po solidifikohet me anë të shoqatës kulturore shqiptaro-sovjetike, tha ai. Qatipi tha më tej: Gjatë udhëtimit të tij në veri të Shqipëri, Enver Hoxha në fjalime e tij tentoi të jepte përshtypjen se Shqipëria është e pavarur. Kjo është gënjeshtër. Shqipëria komandohet nga Moska dhe është e izoluar nga të gjitha anët e tjera. Asnjë popull nuk mund të ketë pavarësi dhe paqe të brendshme nëse nuk ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij. Por ne e dimë se jo të gjithë fqinjët e Shqipërisë janë armiqtë e saj. Ne që jetojmë në Jugosllavi si refugjatë politikë kemi prova për këtë miqësi. Me një mik të mirë e të paanshëm si Jugosllavia e re, rreziku për Shqipërinë po shuhet dhe shpresa e shpëtimit po afrohet.

Por duke parë situatën aktuale kritike, detyra e shqiptarëve është të mendojnë thellë, ta hapin sytë dhe të përpiqen, pasi ditët në vijim do të thonë se për Shqipërinë do të zgjidhet mes vdekjes dhe lirisë. Tajar Hatipi diskutoi më tej problemin e shkollimit të fëmijëve të anëtarëve të Lidhjes Shqiptare, duke thënë se prej mungesës së ambienteve në Maqedoni, 38 studentë u transferuan në PEjë, Mitrovicë e Prishtinë. Sot ka rreth 170 fëmijë të refugjatëve shqiptarë që mësojnë në shkollat fillore jugosllave, 61 në shkollat e mesme, 4 në shkollat normale të Gjakovës e Shkupit dhe 25 në universitete. Një nga sukseset e mëdha të Lidhjes, tha Hatipi, është publikimi i gazetës “Flamuri i Lirisë”, që konsiderohet si një fitore e madhe nga refugjatët shqiptarë në Jugosllavi. Me anë të kësaj gazete ata mund të shprehin idetë e tyre të bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë. Një tjetër folës në sesion ishte Mik Sokoli, zv. kryetar i lidhjes, i cili theksoi se detyra kryesore ishte të sigurohet që të gjitha forcat të punojnë për qëllimin e vetëm të çlirimit të Shqipërisë./Kliti TOPALLI

Më të lexuarat