BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA deklasifikon të tjera dokumente, zbardhen sulmet e Enver Hoxhës ndaj Hrushov më 1961, e akuzonte për shpifje, shantazh dhe komplote

CIA deklasifikon të tjera dokumente, zbardhen sulmet e Enver Hoxhës

Gazeta po nis një tjetër cikël me dokumentet e deklasifikuara nga CIA sa i takon zhvillimeve gjatë regjimit komunist. Shërbimi inteligjent amerikan ka deklasifikuar së fundmi të tjera dokumente për Shqipërinë, ku jepen detaje nga bëmat e Enver Hoxhës dhe njerëzve pranë tij. Në dokumentet e sotshme tregohen përplasjet e Hoxhës me Hrushov dhe sulmet e ashpra mes tyre.

Prishja me Shqipërinë nëntor 1961

Në pesë javët mes mbylljes së Kongresit të 22 të Partisë Sovjetike (31 tetor) dhe prishjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-BRSS (rreth 3 dhjetor) ngjarjet lëvizën shpejt mes linjave të parashikuara nga kongresi. Zhvillimet diskutohen më poshtë sipas polemikave sovjeto-shqiptare dhe veprimeve përkatëse, mbështetjes së Pekinit për Shqipërinë dhe paralajmërimeve sovjetike ndaj vetë Kinës.

Polemikat

Partia Komuniste Shqiptare doli hapur kundër sovjetikëve me një artikull në 1 nëntor ku e quante Hrushovin gënjeshtar dhe intrigant anti-marksist, duke theksuar nga ana tjetër se Çu Enlai kishte “kundërshtuar hapur” veprimet e Hrushovit në kongres. E përditshmja e Pekinit ripublikoi artikullin shqiptar më 20 tetor, ndërsa një përmbledhje të fjalimit të Hrushov më 27 tetor dhe rezolutën për heqjen e trupit të Stalinit nga mauzoleumi sovjetik më 28 tetor. Në datën e fundit shtypi kinez publikoi dhe një artikull shqiptar mbi bazën marksiste-leniniste të politikës së jashtme të vendit, që ishte dhe hera e parë që Pekini publikonte sulme verbale ndaj Hrushovit nga udhëheqës të partive të tjera. Ka pasur polemika të ashpra direkte sovjeto-shqiptare në Pekin gjatë festimeve të revolucionit të tetorit më 7 nëntor si dhe në celebrimet e partisë shqiptare më 8 nëntor. Ambasadori sovjetik Çervonenko duke folur në një miting, denoncoi partinë shqiptare për këmbënguljen në marksizëm-leninizmin dhe tentativat për përçarjen e lëvizjes komuniste botërore; gjatë kësaj përfaqësuesit shqitparë raportohet se u larguan nga salla. Më 8 nëntor ambasadori shqiptar në një tjetër takim insistoi në besnikërinë e partisë së tij te marksizëm-leninizmi dhe në deklaratat e partive më 1957 e 1960 për forcimin e unitetit të lëvizjes komuniste, dhe argumentoi se ishin ata që përpiqen të largojnë Shqipërinë nga lëvizja komuniste që po përpiqen ta përçajnë atë. Një tjetër fjalim i rëndësishëm u bë nga Enver Hoxha në Tiranë më 7 nëntor mbi strategjinë, autoritetin, disiplinën dhe marrëdhëniet shtetërore. Duke identifikuar armiqtë e tij si imperializmi, Tito e Hrushovi, Hoxha akuzoi këtë të fundit personalisht për shpifje, shantazh dhe bllokadë, duke e kontraktuar sjelljen e Hrushov me atë të Stalinit si mbrojtës i Shqipërisë. Hoxha insistonte se meritat e Stalinit tejkalonin gabimet e tij (njëlloj me qëndrimin e Kinës) ai akuzon se Hrushov po përdorte çështjen e stalinizmit për të rrëzuar kundërshtarët e tij. Hoxha tha se vetë Hrushovi ishte fajtor në mënyrë flagrante për krijim të kultit të individit. Në lidhje me çështjet e strategjisë, Hoxha refuzoi qëndrimet e Hrushov mbi kushtet dhe argumentet e Kinës duke thënë se i shtrembëronte ato sipas leverdisë. Ai tha se ishte praktika e revizionistëve të citonin kushte të reja për të justifikuar pikëpamjet oportuniste dhe për të përshkruar çdo opozicion si “dogmatik, sektarin apo aventurier”. “Dhe vërtet, me pretekstin e luftës ndaj dogmatizmit Hrushovi po largohet nga parimet themelore komuniste”, tha Hoxha, duke përsëritur akuzat kineze. Ai shtoi se qëndrimi sovjetik për balancimin e fuqive, inkurajon iluzionet reformiste e pacifiste, në përpjekjen kundër imperializmit. Ai kritiko pikëpamjen “inkorrekte e të dëmshme” që thotë se imperializmi nuk dëshiron luftë dhe tha se për evitimin e luftës duhet rritur fuqia e bllokut dhe përpjekja e popujve, jo “qëllimet e mira” të Perëndimit. Nuk është Shqipëria që ka frikë nga imperializmi, tha Hoxha, por Hrushovi që ka refuzuar zgjidhjen për Gjermaninë. Ai kritikoi më tej Hrushovin për parimin e “bashkë-ekzistencës paqësore” si linja e përgjithshme e bllokut apo dhe afrimin me Jugosllavinë.

Sulmet e Hoxhës

Më 30 janar 1962 partia sovjetike iu përgjigj akuzave duke argumentuar se nuk ishte frika ajo që e motivon por nevoja për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa qëndrimin shqiptar e përshkroi si “aventurizëm”. Hoxha gjithashtu përsëriti akuzat kineze ndaj Hrushov për çështjen e autoritetit e disiplinës. “Është e vërtetë se partia shqiptare ka refuzuar vendimet e Kongresit të 20 të partisë sovjetike, por ishte e lirë ta bënte këtë gjë pasi vendimet e një partie nuk mund të kushtëzojnë një tjetër (duke iu referuar qëndrimit të Kinës)”, tha ai. Duke sulmuar partinë shqiptare Hrushovi po shkel parimin e deklaratës së vitit 1960 që bën thirrje për bisedime ndërkombëtare në rastin kur dështojnë ato bilaterale. Kjo pasi Hrushovi nuk arriti as në konferencën e qershorit 1960 në Moskë dhe as në nëntor 1960 në Bukuresht të mblidhte shumicën e partive komuniste kundër Kinës e Shqipërisë, dhe sipas tij, kishte frikë nga një tjetër konferencë ndërkombëtare prandaj sabotoi përpjekjen me anë të kongresit të partisë. Hoxha përmendi gjithashtu hapat e ndjekura nga Hrushov në marrëdhëniet ndërshtetërore, siç ishte ndalimi i kredive dhe largimi i specialistëve; kërkesa e pagesave të asistencës së vjetër dhe reduktimi i tregtisë mes vendeve. Hoxha tha se në fushatën e shpifjeve kundër Shqipërisë kishin bashkëpunuar vende të tjera lindore me qëllim izolimin politik të Shqipërisë, dhe më në fund akuzoi se Hrushov kishte nxitur haptazi rrëzimin e regjimit shqiptar në pushtet. Në fund Hoxha shprehu besim se Hrushovi do të dështojë në nismën e tij deh ashtu si parë pretendonte se Shqipëria kishte miq të tjerë që nuk do ta linin në baltë, që sipas tij ishin populli sovjetik, populli kinez dhe popuj të tjerë miq. Pak pas fjalimit ambasada shqiptare në Moskë nisi të qarkullonte kopje të shtypura të tij në ambasadat e tjera, duke përfshirë dhe vende me të cilat Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike. Sipas akuzave të besueshme sovjetike, shqiptarët dërguan këtë material dhe në komitetin qendror të partisë sovjetike dhe në organizatat partiake të republikave, me qëllim rrëzimin e Hrushovit, madje përfshinë dhe studentët shqiptarë në BRSS për propagandë anti-sovjetike. Në fjalimin e 7 nëntorit Hoxha tha thuajse gjithçka negative që mund të thoshte dhe marrja e letrës së 3 dhjetorit nga BRSS për prishjen e lidhjeve diplomatike nuk shtonte asgjë. Një nga pikat e ngritura në fjalimin e Hoxhës, ajo ku ai e quante Hrushovin “djall me brirë” për nxitjen e Greqisë për konflikt me Shqipërinë, u komentua gjatë nga një tjetër zëdhënës shqiptar më 25 nëntor i cili shtoi se Hrushovi po nxiste “ujqërit imperialistë” të sulmojnë Shqipërinë si dhe se Kina ishte një shembull ndriçues për të gjithë botën komuniste, “me të cilën Shqipëria do të marshojë së bashku mes çdo stuhie”.

Reagimi sovjetik

Më 21 nëntor gazeta sovjetike Pravda shkruante se “shumica e partive komuniste e kanë dënuar me vendosmëri sjelljen e udhëheqësve shqiptarë, por ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë kritikat e tyre por thellojnë gabimet dhe tentojnë të fshehin aktivitetin e tyre përçarës. Më 25 nëntor zv. ministri i jashtëm sovjetik thirri ambasadorin shqiptar për t’i bërë dy deklarata. E para theksonte se puna e ambasadorit sovjetik dhe e diplomatëve të tjerë në Tiranë ishte penguar dhe për këtë ambasada e ndjente veten të izoluar prandaj Moska do të thërriste ambasadorin e saj. Në deklaratën tjetër protestohej për veprimet e Shqipërisë në Moskë me qarkullimin e fjalimin agresiv anti-sovjetik të Hoxhës dhe përdorimin e studentëve shqiptarë në BRSS për qëllime propagande. Më 27 nëntor Pravda përsëriti një numër akuzash të sovjetikëve si manipulimi, mashtrimi, aventurizmi dhe shkelja e parimeve të proletarizimit ndërkombëtar. Shtypi sovjetik ndryshoi trajtimin e zakonshëm të festave kombëtare të Jugosllavisë e Shqipërisë duke komentuar në mënyrë miqësore për Jugosllavinë dhe negativisht për Shqipërinë. Më 2 dhjetor Pravda u përgjigj ndaj akuzave të fjalimit të Hoxhës më 7 nëntor për kultin e individit të Hrushov, duke shkruar se udhëheqësi sovjetik kishte dhënë një kontribut historik në rivendosjen e metodave leniniste në partinë sovjetike dhe marrëdhëniet e vendeve të bllokut. Ajo përsëriste se grupi anti-parti në BRSS ashtu si dhe partia shqiptare po ecnin në një kurs regresiv. Duke paralajmëruar prishjen artikulli e trajtonte Shqipërinë si një vend të izoluar nga Pakti i Varshavës dhe blloku socialist ekonomik. Duke folur për pretendimin e Hoxhës për liri veprimi ndaj vendimeve të kongresit sovjetik, Pravda argumentonte se “të gjitha partitë kishin aprovuar rezultatet e kongresit të 1956 (kjo nuk është e vërtetë, pasi megjithëse partia kineze e shqiptare kishin aprovuar fillimisht raportin e Hrushov, ato shpejt e kishin kritikuar strategjinë e de-stalinizimit dhe kinezët kishin kundërshtuar një nga tezat kryesore të teorisë). Në lidhje me akuzën e shmangies së konferencave shumëpartiake për zgjidhjen e konflikteve, Pravda iu shmang çështjes duke thënë se ishte e nevojshme të bëhej një sulm publik përballë akuzave shqiptare për të “dëmtuar unitetin e bashkësisë socialiste”. Gazeta përsëriste se partia shqiptare kishte refuzuar vazhdimisht përpjekjet sovjetike për zgjidhjen e debatit dhe citonte një editorial në shtypin shqiptar më 5 tetor ku thuhej me ironi se “edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BRSS tashmë do të kryhen sipas parimit të bashkëjetesës paqësore” duke iu referuar parimit sovjetik për shtetet me sisteme të ndryshme shoqërore. Pravda kritikonte më tej sjelljen shqiptare pas kongresit sidomos fjalimin e 7 nëntorit nga Hoxha si “plot abuzime” dhe shpifje, si ato ku Jugosllavia e BRSS kishin bashkëpunuar për provokimin e kryengritjes në Hungari në 1956. Artikulli përfundonte me shpresën se blloku (dhe supozohet një udhëheqje e re në Shqipëri) do të kapërcente këto probleme gjithnjë e më i bashkuar.

Më të lexuarat