BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Enver Hoxha mori mjekë të huaj kur u sëmur rëndë, pas vdekjes Ramiz Alia nisi spastrimet, ja si filloi hapjen e vendit

CIA: Enver Hoxha mori mjekë të huaj kur u sëmur rëndë,

CIA ka deklasifikuar disa dokumente sa i takon situatës para dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës. Fillimisht tregohet gjendja e tij e rëndë shëndetësore. Sipas fakteve, ai arriti aty sa kërkoi mjekë të huaj ndërsa dhe medikamentet vinin nga jashtë. Ndërkohë tregohet dhe situata pas vdekjes ku Ramiz Alia nisi spastrimet në parti dhe lidhi marrëdhënie me shumë shtete.

Gjendja më 1984

Një mjek në Tiranë, raporton se gjatë paradës së 1 Majit lideri Enver Hoxha dukej shumë i plakur brenda një viti. Për herë të parë gjatë asaj parade ishin vendosur kolltukë të rehatshëm në platformën e autoriteteve. Duket qartë se kjo ishte bërë për të evituar dhimbje apo lodhje nga lideri Hoxha. Parada zgjati rreth dy orë dhe Hoxha qëndroi ulur thuajse gjatë gjithë kohës. Të njëjtën gjë bënë dhe anëtarët e tjerë të byrosë politike. Vërehej se Hoxha kishte humbur shumë peshë dhe dukej e zbehtë në fytyrë. Edhe duart raportohej se i lëvizte me vështirësi. Një tjetër faktor për gjendjen e tij shëndetësore është dhe anulimi i udhëtimeve të tij periodike në qytetet e Shqipërisë.

Mars 1985

Përmbledhje e gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës

Raport për selinë qendrore mbi gjendjen e liderit të Shqipërisë Enver Hoxha.

Një mik i agjentit tonë, Prof. Zorzoli udhëtoi në Shqipëri me rastin e një seminari mjekësor. Ai është specialist në sëmundjet e mushkërive dhe me këtë rast ekzaminoi dhe Enver Hoxhën. Sipas Zorzolit, Hoxha kishte probleme me diabetin dhe me qarkullimin e gjakut. Në vitin 1976 Albert Zurani kishte vizituar Shqipërinë me një grup biznesmenësh nga Gjermania Perëndimore dhe ishte takuar me Dr. Nikoll Shurbanin të cilin e kishte mik pasi kishin qenë bashkë në shkollë të mesme në Shkodër nga viti 1934 deri në 1938. Dr. Shurbani është specialist i zemrës dhe mjek privat i Enver Hoxhës. Shurbani i tha Zhuranit se Hoxha ka pasur probleme me zemrën në 1976 dhe mjekohet e kontrollohet rregullisht. Ai thotë se Zhurbani e ka urdhëruar Hoxhën të evitojë stresin dhe të kalojë dimrin në bregdet në Himarë. Dr. Nikoll Shurbani është diplomuar në universitetin e Bolonjës në 1943 dhe ka kryer tre vjet stazh në Moskë në fund të viteve 1940-të.

Gjendja në vitin 1983

Në këtë vit një mjek francez udhëtoi drejt Shqipërisë, por nuk ka më shumë informacione. Raportimi u bë nga Dr. Angelo Sferazza, gjatë një bisede me agjentin tonë në Romë më 1984.

Situata më 1985

Viti 1985: Burimi ynë kishte shansin të fliste me Liljana Prendushin më 11 mars, ditën që që sapo kishte ardhur nga Shqipëria. Në bisedë u përmend edhe shëndeti i Hoxhës dhe Prendushi tha se ai raportohej të ishte sëmurë dhe askush nuk e kishte parë prej katër muajsh.

Të tjera informacione mbi shëndetin e Hoxhës erdhën nga zonjusha Silvia Zorzoli, mikeshë e ambasadorit shqiptar në Romë, dhe gjithashtu mike e Seladin Bekteshit, doktorit shqiptar që ka udhëtuar në Itali, Francë e Zvicër dhe merret me blerjen e mjekimeve jashtë shtetit

 

 

Mars 1986

Shqipëria një vit pa Hoxhën

Ramiz Alia vazhdon të konsolidojë pushtetin e tij, një vit pasi pasoi Hoxhën në krye të vendit më të prapambetur e më të izoluar të Evropës, por përballet me probleme serioze ekonomike që me shumë gjasa do të shkaktojnë tensione brenda udhëheqjes. Alia po kultivon me energji imazhin e tij si pasuesi i zgjedhur i diktatorit, dhe deri tani nuk ka bërë asnjë veprim për të ndryshuar themelet staliniste të sistemit të pararendësit Hoxha. Por gjithsesi Alia po lëviz gradualisht për të vënë njerëz të tij në krye të institucioneve. Ai zëvendësoi kreun e planifikimit verën e shkuar dhe thuajse në të njëjtën kohë vendosi një aleat të tij në Sekretariatin e partisë... Në janar ai raportohet se shkarkoi ministrin e sigurisë Hekuran Isai, edhe pse ky i fundit është paraqitur në publik së fundmi dhe ka ruajtur postin në Byronë Politike. Disa zyrtarë të tjerë pritet të lëvizin, një prej të cilëve ministri i drejtësisë Prokop Murra, i cili është ende në krye të forcave të armatosura por pararendësit e tij që janë spastruar të gjithë. Pozita e Alias ashtu si dhe influenca e liderëve të tjerë do të bëhen së shpejti të qarta në kongresin e partisë që pritet në 3 deri në 8 qershor.

Ekonomia

Alia po ruan qëndrimin e Hoxhës në lidhje me vetë-mjaftueshmërinë e vendit pas prishjeve të njëpasnjëshme me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Rritja ekonomike është ndaluar pas prishjes me Pekinin në 1978 dhe thatësira e vitit të fundit ka shuar shpresat e ndonjë rikuperimi ekonomik. Gjithashtu çmimet botërore për prodhimet shqiptare do të mbeten të ulëta, të paktën për disa vite në vijim. Alia tashmë duket se do të preferojë shtrëngimin në vend të gjetjes së një tjetër padroni ekonomik për vendin apo të heqjes dorë nga kushtetuta e Hoxhës që ndalon huatë e huaja. Por sipas shtypit perëndimor, klasa punëtore shqiptare po përballet me vështirësi të shumta dhe debati mbi strategjinë ekonomike pritet të mbahet së shpejti.

Shtimi i kontakteve

Alia ka përshkallëzuar përpjekjet e Hoxhës për shtimin e kontakteve ekonomike të vendit në Perëndim, veçanërisht ato për teknologjinë moderne. Tirana në vitin 1970 kishte marrëdhënie diplomatike me vetëm 27 vende ndërsa tani ka lidhje me më shumë se 100 vende, duke përfshirë dhe shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore. Solidariteti socialist bën të detyrueshme dhe lidhjet me regjime komuniste të botës së tretë si Kuba e Vietnami, por dëshira e rritjes së tregtisë bën të nevojshme lidhjet e rëndësishme perëndimore. Marrëdhëniet me Italinë ishin në një fazë të mirë deri para incidentit të gjashtë shqiptarëve që kërkuan azil politik në ambasadën italiane në Tiranë, ku ata janë futur prej dhjetorit. Shqipëria po kërkon me ngulm të gjejë një zgjidhje për problemin. Në mars Tirana e Bon i Gjermanisë Perëndimore kryen raundin e katërt të bisedimeve, megjithë disa çështje të pazgjidhura. Bendet mund të hapin lidhje diplomatike prej vitit që vjen. Marrëdhëniet me Greqinë fqinje gjithashtu janë përmirësuar, edhe pse ngadalë. Sipas një raportimi të fundit, në maj Athina pritet të njoftojë pezullimin e gjendjes formale të luftës mes vendeve, që ekziston që prej Luftës së Dytë Botërore. Alia po ndjek gjithashtu linjën e Hoxhës për forcimin e lidhjeve tregtare me Kinën dhe vendet aziatike, të cilat pranojnë më shumë mallrat dhe prodhimet inferiore shqiptare. Në fillim të dhjetorit Shqipëria nënshkroi traktatin e parë pesë-vjeçar me Kinën që prej viteve 1970-të, ndërsa Alia po përpiqet të sigurojë rritjen e kontakteve si lindore dhe perëndimore, por gjithmonë duke u siguruar që ato të mos prekin politikën dhe institucionet e izoluara të vendit. Frika e vjetër e Tiranës ndaj qëllimeve jugosllave vazhdon të jetë një preokupim i autoriteteve komuniste. Ankesat dhe sulmet e Shqipërisë për trajtimin e minoritetit shqiptar në Jugosllavi prej rreth 2 milionësh, bëjnë që marrëdhëniet të mbeten përherë të tensionuara. Gjithsesi dy palët këtë vit pritet të hapin hekurudhën e parë mes vendeve. Alia ka vazhduar retorikën armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si një parim bazë i politikës së jashtme. Moska ka shtuar përpjekjet për të rifituar influencën në Shqipëri me anë të sinjaleve për asistencë ekonomike dhe mënyra të tjera joshjeje të udhëheqjes. Por Tirana ka refuzuar hapjet e saj dhe mundësia e ringjalljes së lidhjeve duket e vogël. Kombet perëndimore janë të ndjeshme ndaj kërcënimit sovjetik prandaj po mbajnë lidhje korrekte me Alian duke marrë në konsideratë kërkesat e tij për bashkëpunim dhe duke minimizuar kritikat. Por ato do të vazhdojnë të kundërshtojnë vetë-izolimin e Tiranës dhe regjimin militant komunist që shtyp të drejtat e njeriut.

 

28 shtator 1954

Konkluzione mbi objektivat e projektet e Shqipërisë

Ndër objektivat e ndjekur aktualisht është ruajtja e shpresës së çlirimit me anë të komitetit të liderëve shqiptarë në emigracion, i cili është besnik ndaj popullit të skllavëruar shqiptar dhe ka mbështetjen e vendeve të botës së lirë. Disa prej objektivave në direktivat kombëtare janë neglizhuar, veçanërisht ato në lidhje me ngacmimet ndaj regjimit dhe inkurajimit të rezistencës pasive, e cila nuk sjell dënim apo reprezalje. Në lidhje me objektivat e forcimit të aseteve tona në vend dhe përgatitja e terrenit për rezistencën ndaj sovietikëve, u pranua se progresi ishte i ngadaltë për arsye të mangësive në agjentë të kualifikuar. Dega mendon se është e dëshirueshme krijohen asetet e brendshme me ngadalë dhe në mënyrë të sigurt.

Roli i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë

Pranohet se operacioni ka krijuar në mendjen e shqiptarëve idenë se Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë është i vetmi grup liderësh në emigracion besnik dhe me mbështetjen e fuqive të mëdha. Mes mangësive përmendim mungesën e programeve për nxitjen e rezistencës pasive dhe të ngacmimeve ndaj regjimit. Ka pasur një masë suksesi në programet e dezertimeve, teksa një numër refugjatësh të ardhur kohët e fundit në Greqi ishin në dijeni të tyre. Një shpjegim për mangësitë e operacionit është mungesa e inteligjencës mbi kushte brenda Shqipërisë. Një vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet mangësive, veçanërisht në lidhje me nxitjen e dezertimeve selektive, që tashmë janë objektiv i propagandës intensive nga Athina. Nxitja e rezistencës pasive ka hasur probleme në lidhje me arritjen e rezultateve pa shkaktuar pasoja mbi elementët anti-komunistë.

Hedhja e fletëpalosjeve

Për reduktimin e mangësive në të ardhmen pritet që dega të hetojë mundësinë e lëshimit të dokumenteve false që i japi gjetësit privilegje të veçanta si për shembull racione ushqimi, pushime në kampet bregdetare etj. Dega do t’i kushtojë rëndësi mundësive të ngacmimeve me anë të hapjes kohët e fundit të kanaleve të postës në Shqipëri nga vendet e Evropës Lindore. Do të shqyrtohet aspekte të tjera të fushatës me postë, për ta bërë sa më efektive si një instrument ngacmimi. Dega dhe stafi do të rishikojnë instruksionet e fushatës së ngacmimeve për të zgjedhur më të përshtatshmet për Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë do të inkurajohet njohja më e mirë e mundësive të rezistencës pasive, me pasoja sa më të vogla.

Furnizimet ushqimore

Do të vazhdojë përpjekja për të siguruar furnizime ushqimore që të shpërndahen në emër të komitetit si brenda Shqipërisë ashtu dhe për refugjatët shqiptarë në nevojë jashtë saj.

Pas ter viteve transmetimi në kuadër të operacionit OBTEST, kemi vetëm disa prova të shpërndara për dëgjimin e mesazheve në Shqipëri dhe është rënë dakord se projekti duhet të vazhdojë pa afat. Arsyet për këtë janë fakti se zhurmuesit kohët e fundit janë reduktuar në forcë dhe nga fakti se refugjatët nga zona të ndryshme të Shqipërisë i njihnin programet. Përveç kësaj, kostoja e projektit është e vogël dhe pajisjet janë tashmë të instaluara. Stafi i tyre përdoret në të njëjtën kohë dhe për programin e lëshimit të broshurave, dhe ndalimi i tij do të tregonte për një rënie të interesit nga Perëndimi si për autoritetet dhe për popullin shqiptar. Gjithashtu besohet se operacioni ka pasur sukses në formimin e reputacionit të Komitetit në Shqipëri.

Në lidhje me programin e teksteve nga ajri, u pranua se ai ishte arsyeja e suksesit tonë në krijimin e reputacionit të Komitetit të emigracionit në Shqipëri. Mes problemeve të diskutuara ishin vështirësitë në krijimin e rrugëve të tjera të dërgimit, disa vështirësi me mjetet e printimit të teksteve dhe raportimet se broshurat nuk janë lëshuar në zona shumë të populluara, por asnjë prej këtyre problemeve nuk është i pakalueshëm. Mangësitë e agjentëve të terrenit për të plotësuar numrin e agjentëve vendas gjithashtu u përmendën. Lëshimi i mallrave ishte pritur kryesisht negativisht, pasi në intervistat me disa refugjatë ishte përshkruar njëfarë zemërimi ndaj Komitetit për dhënien e mallrave për komunistët. Kjo bie në kundërshtim me llogaritjet tona se zemërimi do të drejtohej te komunistët që konfiskonin mallrat nga popullata. Por meqenëse asnjë reagim nuk është vërejtur që prej rinisjes së tyre vitin e kaluar, u mendua të bëhej vlerësimi i iniciativës kur të mbaroheshin paketat e mallrave në Athinë. Në lidhje me këtë do të mundohemi të marrin raporte të përmuajshme nga terreni.

Konkluzionet

Në konkluzion, dega pranoi se sipas rekomandimeve të terrenit të përgatitej programi vjetor për 1955. Ndër rekomandimet e marra ishin vazhdimi i përpjekjeve për zhvillimin e inteligjencës brenda Shqipërisë, funksioni i së cilës është furnizimi me informacion i programit mbështetës nga jashtë. Do të studiohet mundësia e lëshimit nga ajri të dokumenteve të falsifikuara me qëllim ngacmimin e regjimit, e cila do të mbështetet me fushatën e postës së rreme kërcënuese.

Fushata e nxitjes së dezertimeve do të vazhdojë, e shoqëruar me sugjerime të reja për mënyra të nxitjes së rezistencës pasive në popullatë. Gjithashtu do të vazhdojnë transmetimet klandestine radio, të shoqëruara me fushatën mbështetëse të broshurave të propagandës

Nëntor 1948

Ushtria, armatimet

Ushtria shqiptare përbëhet nga skuadra, kompani, batalione dhe regjimente. Skuadrat kanë 8-10 pushkatarë, 6 njerëz për mortajat me diametër 82 mm, 6 ushtarë mitralozi “Max” që peshon rreth 65 kg, me një forcë totale prej rreth 20-22 njerëz.

Kompanitë përbëhen nga rreth 60 pushkatarë, 36 njerëz te mortajat dhe gjashtë mitralozë “Max”. Një batalion përbëhet nga tre kompani pushkatarësh, një kompani mortajash, një kompani mitralozash, një skuadër anti-tank dhe një skuadër transporti. Regjimenti përbëhet nga tre batalione dhe zakonisht ka dhe rreth 100 njerëz të tjerë që operojnë mortajat me diametër 105 e 107 milimetra, si dhe artilerinë e rëndë. Armatimet e vjetra të ushtrisë shqiptare kishin origjinë të ndryshme, italiane, greke, britanike ose gjermane. Por së fundmi ato janë zëvendësuar me armë të prodhimit rus. Armatimi i ri është kompletuar tashmë në garnizonet e rrethit të Elbasanit, të cilët kanë marrë dhe mortaja e artileri të prodhimit sovjetik. Pushkët e ushtrisë ndryshken shpejt deh duhet të pastrohen çdo pesë ditë me vaj prej oksidimit. Sipas rregullit një ushtar duhet të pastrojë pushkën e tij dy herë në ditë. Ushtria ka njësi radio në çdo mazë batalioni ndërsa komunikimet mes grupeve më të vogla kryhen me korrier. Ushtria nuk ka nj stil të vetëm uniforme. Shumica kanë uniforma jugosllave të cilësisë së dobët, ndërsa oficerët kanë uniforma të mira dhe të një tipi. Edhe këpucët e prodhimit jugosllav janë të vjetruara dhe të riparuara.

Racioni i ushqimit për ushtarët është 700 gramë bukë dhe 20 gram mish në ditë. Buka është një përzierje gruri, misri, elbi dhe pluhur patateje, ndërsa racioni i mishit u vendos pas kolektivizimit të blegtorisë në 11 maj 1948. Para prishjes së marrëdhënieve mes Titos dhe Hoxhës, racioni ishte 1000 gramë bukë në ditë. Ushtarët janë gjithnjë e më të pakënaqur, pasi oficerët hanë shumë më mirë. Rreth 10 për qind e personelit ushtarak janë komunistë, kryesisht oficerët. Ka dhe oficerë të rangut të ulët që nuk janë anëtarë të partisë komuniste. Në zonat kufitare nuk lejohet përzierja e ushtarëve me banorët lokalë. Ushtria nuk ka automjetet e saj por përdor mjetet e shtetëzuara nga qytetarët privatë, që janë të pakta dhe të vjetruara.

Divizioni ushtarak i Korçës përbëhet nga tre regjimente këmbësorie dhe një artilerie. Ai drejtohet nga komandanti Nezil Metsani, komisari Eleftherios Kasnetsis, i cili është gjithashtu nd2rlidhës i qeverisë së Shqipërisë me guerrilasit komunistë grekë. E gjithë forca e divizionit të Korçës është përqendruar në zonën kufitare nga Leskoviku deri në liqenin e Prespës. Kjo erdhi pas sulmeve të ushtrisë greke kundër guerrilasve komunistë që strehohen dhe ndihmohen nga Shqipëria. Një regjiment i këmbësorisë është vendosur në sektorin Sinitsa-Erseka, me bazë në fshatin Flioki. Divizioni drejtohet nga kolonel Muharrem Brodani. Në të gjithë kufirin me Greqinë po ngrihen fortifikime ushtarake, kryesisht hendeqe të mbuluara me trungje peme. Në vendet ku ky aktivitet mund të shihet nga rojet greke të kufirit, puna kryhet gjatë natës, ndërsa në vendet ku nuk duket, puna kryhet gjatë ditës. Fortifikime po ngrohen gjithashtu në kalimin Tsakoni. Këtu puna po kryhet në formë “vullnetare” nga banorët vorio-epiriotë të Korçës. Qendra e punës së fortifikimeve në Tsakoni është fshati Zimblak. Depot e municioneve janë vendosur në pika të ndryshme në periferi të Korçë si kisha e Agios Athanasios, kisha e Agios Petros në Dardhë, apo në spitalin ushtarak të Korçës. Spitali është ndërtuar nga italianët dhe është përdorur prej tyre gjatë luftës.

 

Më të lexuarat