BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Hrushovi mbeti i pakënaqur gjatë vizitës në Shqipëri,kuptoi qasjen dogmatike të Enver Hoxhës, Shqipëria e zhytur në mjerim ekonomik

CIA: Hrushovi mbeti i pakënaqur gjatë vizitës në

Gazeta zbardh të tjera detaje për vizitën e Nikita Hrushov në Shqipëri. Sipas dokumenteve të CIA, ai nuk mbeti i kënaqur gjatë kësaj vizite. Amerikanët tregojnë se Hrushov u çudit nga prapambetja ekonomike e vendit, një realitet krejt ndryshe nga sa ja kishte prezantuar atij Enver Hoxha.

Në prag të vizitës së Hrushovit në Shqipëri, “Zëri i Popullit” e përshkruante atë si nxënësi besnik i Leninit dhe lideri i shquar i partisë dhe shtetit sovjetik, që i ka kushtuar të gjitha energjitë e tij kauzës së marksizëm-leninizmit. Gazeta shtonte: “Nikita S. Hrushov është miu më i dashur i shqiptarëve që ka dhënë gjithmonë prova për ndihma bujare për populli shqiptar e për ndërtimin e jetës së lumtur socialiste në Shqipëri”. Dhe në fakt vizita e Hrushovit në Shqipëri (25 maj-4 qershor) i kalonte nga gjatësia të gjitha vizitat e tij në vendet e tjera të bllokut, me përjashtim të vizitës së tij në Kinë në tetor 1954. Meqenëse kjo ishte vizita e tij e parë e një zyrtari sovjetik që prej asaj të Zhukov në 1957, kohëzgjatja e saj ndoshta ishte njëfarë kompensimi për ndjenjën e neglizhencës që mund të kishin shqiptarët. Por gjithashtu ajo shërbente që Hrushovi të kuptonte diçka më mirë Shqipërinë, të njihte problemet dhe udhëheqësit e saj, ndoshta për të zhdukur çdo mbetje fërkimesh me ta. Delegacioni sovjetik përbëhej nga nëntë vetë përfshi Hrushovin, ministrin e Mbrojtjes Malinkovski, anëtari i Presidiumit Mukidinov, dhe në turneun e tyre në vend u ndanë në tre grupe gjatë pesë ditëve të para. Më 30 maj tre grupet u kthyen në Tiranë ku lëshuan një komunikatë të përbashkët për dhënien e 500 milionë rublave ndihma. Më 31 maj pjesa më e madhe e delegacionit u kthye në BRSS dhe vizita u vazhdua vetëm nga Hrushov e Malinkovski, të cilët kaluan pjesën e mbetur në jug të Shqipërisë, duke vizituar Vlorën, Sarandën e Gjirokastrën, dhe instalacionet ushtarake atje. Komentet publike të Hrushovit gjatë vizitës përfshinin tre tema kryesore: Lavdet për popullin dhe udhëheqjen shqiptare, shqetësim për sigurinë e Shqipërisë kundrejt fqinjëve të saj dhe shqetësim për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai lavdëroi Hoxhën si “bir i lavdishëm i popullit shqiptar, marksist-leninist i papërkulur dhe miku ynë”, ndërsa Shehun e quajti “organizator i shquar, mik i BRSS”. Hrushovi paralajmëroi fqinjët e Shqipërisë se vendi ka mbështetjen e plotë të BRSS dhe të kampit socialist dhe kërcënoi të vendoste bazë detare në vend nëse Greqia vazhdonte me planet e saj për krijimin e bazave amerikane, siç kishte bërë Italia. Ai më tej propozoi një zonë pa armë bërthamore në Ballkan. Duke premtuar vazhdimin e ndihmës ekonomike ai shprehu gjithashtu zhgënjim me rezultatet e ndihmës së deritanishme dhe u përpoq të nxiste shqiptarët të shfrytëzonin më mirë burimet e tyre, duke punuar për ta shndërruar vendin e tyre në kopsht me pemë frutore dhe më pak grurë. Vizita i dha mundësinë Hrushovit të shikonte udhëheqësit shqiptarë në mjedisin e tyre. Në një fjalim në 6 qershor pas kthimit në Moskë, Hrushovi përmendi Shqipërinë dhe nevojën e kontakteve mes partive dhe qeverive, që sipas tij shuanin diferencat dhe fërkimet, ose i parandalonin ato.

Zhgënjimi i Hrushov

Në dukje marrëdhëniet mes vendeve dukej se ishin forcuar, pasi qeveria shqiptare ishte lumturuar me vizitën e Hrushov, e cila kishte rritur prestigjin e saj. Një muaj pas vizitës BRSS njoftoi zgjatjen e kredive afatgjata për Shqipërinë me 300 milionë rubla. Por gjithsesi vizita nuk ishte aq e suksesshme sa dukej në sipërfaqe. Hrushovi ishte i zhgënjyer me prapambetjen e ekonomisë vendase dhe kuptoi qasjen dogmatike të Hoxhës dhe qeverisë së tij ndaj problemeve. Për këtë ai insistoi që ata të mos merakoseshin shumë për Jugosllavinë për të fokusoheshin te problemet e tyre të brendshme. Provat se Hrushov kishte kërkuar ndalim të polemikave me Jugosllavinë ishte fakti se gjatë vizitës udhëheqësit shqiptarë nuk kritikuan Jugosllavinë në fjalimet publike. Diferencat e vjetra nuk do të dilnin në sipërfaqe deri në shtator. Hoxha dhe Shehu shkuan për disa javë pushime në verë. Hoxha shkoi për pushime në Bullgari e Çekosllovaki më 10 korrik dhe nuk u kthye në Tiranë deri më 11 shtator. Ndërsa Shehu kaloi një muaj në BRSS duke filluar nga mesi i gushtit.

Diferencat

Gjatë këtyre muajve po dilnin në sipërfaqe diferenca serioze mes Kinës e BRSS veçanërisht në lidhje me strategjinë komuniste kombëtare. Më 9 shtator agjencia TASS bëri një deklaratë të paprecedentë neutraliteti ndaj debatit kufitar Kinë-Indi dhe u bëri thirrje palëve ta zgjidhnin çështjen në arbitrazh. Në të njëjtën ditë Zëri i Popullit publikoi një editorial ku sulmonte ashpër Jugosllavinë për mbështetjen e Indisë në debatin me Kinën, duke e quajtur sjelljen e tyre “fushatë njollosjeje ndaj Kinës”. Më 20 shtator Hoxha i kthyer nga pushimet rinisi polemikat me Jugosllavinë me të gjithë forcën. Megjithëse duke shprehur gatishmëri për krijim të marrëdhënieve normale shtetërore dhe tregtare, Hoxha tha se nga ana ideologjike “ne nuk do të jemi kurrë dakord” me revizionistët jugosllavë që “i shërbejnë kapitalizmit dhe vazhdojnë të kryejnë intriga duke dërguar diversantë në Shqipëri”. Në pjesën e dytë të shtatorit kishte një rritje të interesit të Shqipërisë ndaj Kinës. Më 16 shtator Mihal Prifti ish-ambasadori në BRSS u emërua ambasador në Kinë dhe më 1 tetor u formua në Tiranë shoqata e miqësisë Shqipëri-Kinë, ndërsa homologia e saj në Kinë ishte formuar një vit më herët. Shehu drejtoi një delegacion të partisë shqiptare në festimet e 10 vjetorit të partisë së Kinës dhe pas kthimit të tij kishte një tendencë që Shqipëria të mbështeste Kinën në çdo çështje të debatueshme dhe kjo solli dhe gjendjen e keqe që kanë sot marrëdhëniet Shqipëri-BRSS. Para se të ekzaminojmë afrimin e pikëpamjeve mes Pekinit e Tiranës do të ishte e nevojshme të ekzaminojmë kursin e marrëdhënieve mes Kinës e Shqipërisë që prej themelimit të dy regjimeve. Shqipëria ashtu si qeveri të tjera komuniste, njohu Republikën Popullore të Kinës pas krijimit të saj në tetor 1949, por në vitet në vijim Kina nuk e njihte ku gjendej Shqipëria. Vendet nuk kishin përfaqësues diplomatikë deri në vitin 1954, kur Kina vendosi marrëdhënie tregtare e diplomatike me Evropën Lindore, me të cilët në atë vit kryente 20 % të volumit tregtar. Menjëherë pas vdekjes së Stalinit, Kina komuniste dhe BRSS morën hapa për rritjen e prestigjit të Pekinit që u shoqërua me këmbimet e ambasadorëve. Në këtë kohë vendet socialiste po normalizonin marrëdhëniet me Jugosllavinë përsëri dhe Moska e Pekini ndoshta konsideronin se mund të tolerohej këmbimi i ambasadorëve me Shqipërinë, para vendosjes së lidhjeve diplomatike dhe me Beogradin (një vit më vonë në 1955 Kina dhe Jugosllavia vendosën marrëdhëniet diplomatike). Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, Pekini nisi zgjerimin e tyre gjatë dy viteve në vijim por fillimisht nuk kishte reagim të ngjashëm apo vlerësim nga Shqipëria. Në tetor 1954 në Pekin u nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit kulturor dhe teknik, në dhjetor Kina i dha Shqipërisë një dhuratë prej 20 000 ton grurë e 2000 ton oriz e sheqer, në vlerën e 2 milionë dollarëve. Dhurata ishte e një natyre të paprecedentë, por udhëheqja shqiptare nuk duket se i dha fort rëndësi. Kur dërgesa e parë e grurit erdhi në Durrës në mars 1955, zv. kryeministri Tuk Jakova ishte në Komisionin e Mirëseardhjes. Kina nuk i kishte bërë kurrë dhurata vendeve të tjera satelite, përveç një për Hungarinë pas revolucionit të 1956. Gjatë 1955 marrëdhëniet vazhduan të zgjeroheshin me nënshkrimin e marrëveshjes tregtare një-vjeçare dhe të transmetimeve radio. Në korrik një delegacion kulturor shqiptar vizitoi Kinën dhe në dhjetor vizita u kthye një delegacion kulturor kinez, i cili u prit nga ministri i Jashtëm Shtylla dhe anëtari i Byrosë Politike Manush Myftiu. Në vitin 1956 prezenca e personelit kinez në Shqipëri po bëhej e dukshme teksa misioni kinez numëronte rreth 150-200 studentë, teknikë apo personel ambasade. Më 29 mars Kryqi i Kuq Kinez i dha Kryqit të Kuq të Shqipërisë 20 000 huan (20 000 rubla) për kujdesie ndaj dimrit të ashpër. Por një ditë më vonë Radio Tirana njoftoi se Kryqi i Kuq Sovjetik kishte ofruar 40 000 rubla ndihma. Koha e ofertës sovjetike sugjeron se Moska ishte e shqetësuar për rritjen e vëmendjes dhe influencës së Pekinit. Por ndihmat e Kinës ishin gjithsesi të pakrahasueshme me ato të BRSS dhe deri në vitin 1956 nuk kishte asnjë shenjë se Shqipëria po e shihte Kinën si një mundësi të veçantë apo si zëvendësuese të mbështetjes së BRSS në të ardhmen.

Vizita e udhëheqësve në Pekin

Më 29 gusht 1956 Hoxha e Shehu u nisën për në Pekin për të marrë pjesë në Kongresin e 8-të të partisë kineze. Kjo ishte vizita e tyre e parë në Lindjen e Largët dhe kontakti i parë serioz me liderët kinezë. Këtu nisi dhe rritja e interesit të Tiranës ndaj Kinës. Vizita e gjerë (8 ditore) e udhëheqësve shqiptarë koiçidoi me rritjen e shqetësimeve në bllokun komunist për pasojat e fushatës së destalinizimit dhe kongresi kinez ishte një mundësi për shqiptarët të mësonin opinionin e kinezëve mbi çështjen. Zyrtarët polakë kishin raportuar privatisht se kinezët mbështesnin aspiratat polake për më shumë pavarësi nga Moska. Por edhe pse pikëpamjet dogmatike të shqiptarëve ishin në kundërshtim me ato të polakëve, është e mundur që Hoxha e Shehu të kenë gjetur njëfarë simpatie te kinezët. Në vjeshtën e 1956 kinezët ishin të shqetësuar për ruajtjen e solidaritetit në bllokun komunist, çka po kërcënohej nga politikat sovjetike. Kinezët nuk e kishin pritur mirë dënesën sovjetike të Stalinit në 1956 dhe po alarmoheshin nga zhvillimet në Evropën Lindore gjatë verës. Në kongresin e shtatorit Liu Chao Çi paraqiti linjën kineze të marrëdhënieve brenda bllokut për pjesën e mbetur të 1956. Nga njëra anë ai tha se “partia komuniste kineze shpreson dhe punon për solidaritetin e proletariatit ndërkombëtar” me të gjitha partitë e tjera, por shtoi gjithashtu se “në marrëdhënie me partitë vëllazërore ne duhet të tregojmë modesti dhe ngrohtësi. Ne duhet të kundërshtojmë çdo anësi drejt shovinizmit të kombeve të mëdha apo internacionalizmit borgjez”. Linja e dyfishtë kineze për solidaritetin në bllok dhe dënesa për shovinizmin e kombeve të mëdha, ishte e përshtatshme për liderët polakë dhe shqiptarë. Kjo pasi udhëheqja e tyre kundërshtonte politikën e kombit të madh të BRSS, veçanërisht në lidhje me ndërhyrjet në punët brendshme. Polakët kundërshtonin kufizimet e Moskës për destalinizimin ndërsa shqiptarët kundërshtonin nxitjen sovjetike për liberalizim më shumë nga ç’dëshironin. Kështu që duket se shqiptarët, ashtu si polakët gjetën te kongresi kinez dikë që i dëgjonte me simpati për rezistencën e tyre ndaj presioneve të vogla sovjetike në vitet 1955-1956. Rritja e marrëdhënieve shqiptaro-kineze në 1956 ishte e ngjashme me zhvillime në vende të tjera evropiano-lindore dhe mori kuptimin e vërtetë vetëm me thellimin e krisjes Kinë-BRSS dhe me identifikimin e interesit të udhëheqjes shqiptare me Kinën.

Më të lexuarat