BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA: Ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver Hoxha i shqetësuar për lëvizjet e të arratisurve jashtë vendit

CIA: Ja cilat ishin mendimet e Hamit Matjanit për regjimin komunist, Enver

Shërbimi inteligjent amerikan i ka kushtuar një dokument Hamit Matjanit, duke treguar detaje nga jeta dhe aktivitetet e tij kundër regjimit komunist. Përmes burimeve në Greqi, CIA mori shumë informacione mbi Matjanin, ndërsa ka nxjerrë detaje sa i takon operacioneve që bëheshin në Shqipëri. Në një dokument tjetër, tregohet një telegram që shqiptarë e rrjetit të refugjatëve kundër regjimit paralajmëronin Enver Hoxhën.

7 shkurt 1952

Raport i përmuajshëm aktiviteti

 

Roli i Hamit Matjanit

Burimi ynë në Athinë foli gjatë me Matjanin, të cilin e përshkruante si një fshatar i thjeshtë me gjykim të shëndoshë dhe temperament të qetë. Më tej burimi raportonte mbi opinionet e Matjanit mbi Shqipërinë, mbi masat anti-nacionaliste të marra nga qeveria dhe mendësinë e popullatave lokale anti-komuniste. Sipas tij në vitet 1948-49 duke besuar shumë te përpjekjet e Aleatëve për Shqipërinë, popullatat lokale i dhanë mbështetjen e tyre misioneve të huaja në vend. Me rritjen e numrit të këtyre misioneve në Shqipëri dhe veçanërisht pas kapjes së grupit të Ethem Çakut, mbështetja popullore pësoi rënie, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Gjyqi në Tiranë i Ethem Çakut, me anë të propagandës shtrembëruese të pushtetit, nxori në dritë disa aspekte të operacioneve të Perëndimit kundër Shqipërisë, që gjithashtu ndikuan në uljen e mbështetjes. Disa misione në Shqipëri të maskuara nën sferën e një partie të emigracionit apo një tjetre, në vend që të ruanin propagandës e tyre ekskluzivisht kundër komunizmit, tentuan të influencojnë popullsinë edhe në favor të partive të tyre t veçanta, duke sjellë një efekt krejtësisht të padëshirueshëm, atë të mosbesimit ndaj grupeve politike të emigracionit për arsye të përçarjes mes tyre. Kjo politikë propagande i shërbeu në fakt pushtetit të Tiranës, që i ktheu në avantazh të tij divergjencat mes grupeve anti-komuniste.

Veprimet e komunistëve

Gjyqet e shumta të anti-komunsitëve të kapur janë shfrytëzuar me dinakëri nga komunistët për të treguar se aktiviteti i liderëve politikë të emigracionit ka të bëjë me furnizimin me agjentë të spiunazhit amerikan e britanik. Propaganda e tyre bën të ditur se vetë liderët me këtë aktivitet sigurojnë një jetë luksi në kryeqytetet e Evropës perëndimore dhe në SHBA.

Kriteret e dobëta të zgjedhjes së agjentëve dhe trajnimet e dështuara kanë kontribuar në mungesën e suksesit të misioneve në Shqipëri. Mendimet e mësipërme vijnë nga një person që motivohet vetëm prej patriotizmit në aktivitetin e tij, prandaj ato nuk mund të hidhen poshtë me lehtësi. Sinqeriteti i tij është demonstruar nga misionet e shumta që ka kryer dhe plagët që mban në trup. Në lidhje me miqtë e ndjekësit e tij, Matjani thotë se ata janë larguar prej tij megjithë protestat, por arsye të nuk i ka mësuar kurrë.

Aktivitetet e inteligjencës në Greqi

Refugjatët shqiptarë në Athinë raportojnë se bashkëpunimi mes inteligjencës greke dhe amerikanë është shumë i ngushtë. Ndryshimet e kohëve të fundit në personelin amerikan nuk kanë dhënë ndryshime, sipas refugjatëve që nuk kanë lidhje me NCFA. Oficeri i ri nuk shihet me të njëjtin respekt që zotëronte pararendësi i tij, në lidhje me sjelljen dhe kontaktet me shqiptarët.

Disa operacione të fundit të inteligjencës greke në Shqipëri kanë pasur humbje të rënda e të panevojshme për arsye të stërvitjes së dobët të agjentëve dhe të lëshimit në zona të pasigurta. Disa agjentë kanë thyer këmbën gjatë lëshimit me parashutë, teksa duke qenë të paaftë të lëviznin u detyruan të vriteshin nga shokët e tyre ose të kryenin vetëvrasje për të evituar kapjen.

Në konkluzion, burimet theksojnë se megjithse informacioni i mësipërm ishte i copëzuar, mund të konsiderohet si një tregues i masës së vështirësisë së marrjes së inteligjencës mbi aktivitetet e inteligjencës greke, dhe shprehen të sigurtë se më shumë informacion mund të mblidhet me anë të agjentëve komunistë atje.

 

 

28 shtator 1954

Konkluzione mbi objektivat e projektet e Shqipërisë

Ndër objektivat e ndjekur aktualisht është ruajtja e shpresës së çlirimit me anë të komitetit të liderëve shqiptarë në emigracion, i cili është besnik ndaj popullit të skllavëruar shqiptar djhe ka mbështetjen e vendeve të botës së lirë. Disa prej objektivave në direktivat kombëtare janë neglizhuar, veçanërisht ato në lidhje me ngacmimet ndaj regjimit dhe inkurajimit të rezistencës pasive, e cila nuk sjell dënim apo reprezalje. Në lidhje me objektivat e forcimit të aseteve tona në vend dhe përgatitja e terrenit për rezistencën ndaj sovietikëve, u pranua se progresi ishte i ngadaltë për arsye të mangësive në agjentë të kualifikuar. Dega mendon se është e dëshirueshme krijohen asetet e brendshme me ngadalë dhe në mënyrë të sigurtë.

Roli i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë

Pranohet se operacioni ka krijuar në mendjen e shqiptarëve idenë se Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë është i vetmi grup liderësh në emigracion besnik dhe me mbështetjen e fuqive të mëdha. Mes mangësive përmendim mungesën e programeve për nxitjen e rezistencës pasive dhe të ngacmimeve ndaj regjimit. Ka pasur një masë suksesi në programet e dezertimeve, teksa një numër refugjatësh të ardhur kohët e fundit në Greqi ishin në dijeni të tyre. Një shpjegim për mangësitë e operacionit është mungesa e inteligjencës mbi kushte brenda Shqipërisë. Një vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet mangësive, veçanërisht në lidhje me nxitjen e dezertimeve selektive, që tashmë janë objektiv i propagandës intensive nga Athina. Nxitja e rezistencës pasive ka hasur probleme në lidhje me arritjen e rezultateve pa shkaktuar pasoja mbi elementët anti-komunistë.

Hedhja e fletëpalosjeve

Për reduktimin e mangësive në të ardhmen pritet që dega të hetojë mundësinë e lëshimit të dokumenteve false që i japi gjetësit privilegje të veçanta si për shembull racione ushqimi, pushime në kampet bregdetare etj. Dega do t’i kushtojë rëndësi mundësive të ngacmimeve me anë të hapjes kohët e fundit të kanaleve të postës në Shqipëri nga vendet e Evropës Lindore. Do të shqyrtohet aspekte të tjera të fushatës me postë, për ta bërë sa më efektive si një instrument ngacmimi. Dega dhe stafi do të rishikojnë instruksionet e fushatës së ngacmimeve për të zgjedhur më të përshtatshmet për Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë do të inkurajohet njohja më e mirë e mundësive të rezistencës pasive, me pasoja sa më të vogla.

Furnizimet ushqimore

Do të vazhdojë përpjekja për të siguruar furnizime ushqimore që të shpërndahen në emër të komitetit si brenda Shqipërisë ashtu dhe për refugjatët shqiptarë në nevojë jashtë saj.

Pas ter viteve transmetimi në kuadër të operacionit OBTEST, kemi vetëm disa prova të shpërndara për dëgjimin e mesazheve në Shqipëri dhe është rënë dakord se projekti duhet të vazhdojë pa afat. Arsyet për këtë janë fakti se zhurmuesit kohët e fundit janë reduktuar në forcë dhe nga fakti se refugjatët nga zona të ndryshme të Shqipërisë i njihnin programet. Përveç kësaj, kostoja e projektit është e vogël dhe pajisjet janë tashmë të instaluara. Stafi i tyre përdoret në të njëjtën kohë dhe për programin e lëshimit të broshurave, dhe ndalimi i tij do të tregonte për një rënie të interesit nga Perëndimi si për autoritetet dhe për popullin shqiptar. Gjithashtu besohet se operacioni ka pasur sukses në formimin e reputacionit të Komitetit në Shqipëri.

Në lidhje me programin e teksteve nga ajri, u pranua se ai ishte arsyeja e suksesit tonë në krijimin e reputacionit të Komitetit të emigracionit në Shqipëri. Mes problemeve të diskutuara ishin vështirësitë në krijimin e rrugëve të tjera të dërgimit, disa vështirësi me mjetet e printimit të teksteve dhe raportimet se broshurat nuk janë lëshuar në zona shumë të populluara, por asnjë prej këtyre problemeve nuk është i pakalueshëm. Mangësitë e agjentëve të terrenit për të plotësuar numrin e agjentëve vendas gjithashtu u përmendën. Lëshimi i mallrave ishte pritur kryesisht negativisht, pasi në intervistat me disa refugjatë ishte përshkruar njëfarë zemërimi ndaj Komitetit për dhënien e mallrave për komunistët. Kjo bie në kndërshtim me llogaritjet tona se zemërimi do të drejtohej te komunistët që konfiskonin mallrat nga popullata. Por meqënëse asnjë reagim nuk është vërejtur që prej rinisjes së tyre vitin e kaluar, u mendua të bëhej vlerësimi i iniciativës kur të mbaroheshin paketat e mallrave në Athinë. Në lidhje me këtë do të mundohemi të marrin raporte të përmuajshme nga terreni.

Konkluzionet

Në konkluzion, dega pranoi se sipas rekomandimeve të terrenit të përgatitej programi vjetor për 1955. Ndër rekomandimet e marra ishin vazhdimi i përpjekjeve për zhvillimin e inteligjencës brenda Shqipërisë, funksioni i së cilës është furnizimi me informacion i programit mbështetës nga jashtë. Do të studiohet mundësia e lëshimit nga ajri të dokumenteve të falsifikuara me qëllim ngacmimin e regjimit, e cila do të mbështetet me fushatën e postës së rreme kërcënuese.

Fushata e nxitjes së dezertimeve do të vazhdojë, e shoqëruar me sugjerime të reja për mënyra të nxitjes së rezistencës pasive në popullatë. Gjithashtu do të vazhdojnë transmetimet klandestine radio, të shoqëruara me fushatën mbështetëse të broshurave të propagandës

1 prill 1952

Subjekti: Akuzat për luftë biologjike

Dokumenti është buletini i lajmeve në lidhje me akuzat e Moskës për luftë biologjike ose helmesh, si një tentativë për të diskredituar ndihmat materiale për popujt e vuajtur nga uria në vendet satelite sovjetike, të dërguara nga grupet e emigracionit. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë ngriti sot akuzat se Moska ka nisur taktikat e luftës psikologjike duke akuzuar Perëndimin se po përpiqet të helmojë popullsinë e vendeve satelite me pakot e ndihmave të lëshuara nga ajri. BRSS po përpiqet me çdo çmim të ndalojë ndjenjën e simpatisë që po përhapet me shpejtësi në botën komuniste pas dhënies së ndihmave materiale nga grupet e emigracionit në Botën e Lirë, për popujt e shtypur. Zëdhënësi i NCFA përmendi Shqipërinë si një shembull ku ndihmat materiale kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, dhe kanë çuar në kaos qeverinë e kuqe kukull. Sipas NCFA ky lajm po përsëritet në detaje që prej vjeshtës. Emisarët e NCFA brenda Shqipërisë kanë përhapur lajmin se megjithë një prej sezoneve më të mira të korrjeve në historinë e Shqipërisë, sasia e madhe e të korrave është sekuestruar nga qeveria kukull e Enver Hoxhës, për t’u dërguar në Rusi, dhe popullsia e vendit është lënë me rezerva të pamjaftueshme për të mbijetuar.

Telegrami për Hoxhën

Pas hetimeve të kujdesshme të liderëve të NCFA, ata ishin të vendosur të ndihmonin popullin e tyre të vuajtur, edhe me rrezikun e kapjes nga organet e qeverisë komuniste kukull. Kështu më 14 shtator 1952, kreu i NCFA në Nju Jork i dërgoi një telegram liderit Enver Hoxha ku shprehte se ai dhe mbështetësit e tij janë të vendosur për përmbysjen e qeverisë kukull të Shqipërisë pasi nuk mund të qëndronin duarkryq teksa vëllezërit e tyre vdisnin urie. Ata i kërkuan të lejohej dërgim i ndihmave në veshje dhe ushqime për popullin nëse Hoxha lejonte që ato të shpërndaheshin nga një organizatë neutrale ndërkombëtare. Shumë javë kaluan por Hoxha nuk ktheu përgjigje, dhe me ardhjen e dimrit emisarët e NCFA raportonin se njerëzit ishin të detyruar të hanin rrënjët e bimëve apo lëvoret e pemëve, prandaj nisi shpërndarja e fshehtë e ushqimeve, sipas mënyrave që zëdhënësi i NCFA nuk pranonte të tregonte, prej frikës se qeveria do të ndalonte kalimin e ndihmës.

Frika e Hoxhës

Kryeministri Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij janë trazuar shumë për rritjen e simpatisë për NCFA pas kalimit të ndihmave humanitare. Fillimisht qeveria hapi fjalën se pakot ushqimore ishin dërguar për të mbështetur ushtritë armike që së shpejti do të pushtonin Shqipërinë, por kur kjo gënjeshtër nuk pati efekt në përhapjen e entuziazmit (dhe nuk shkaktoi rikthimin e pakove të ushqimit siç kishte bërë thirrje qeveria) dhe qeveria kukull nisi një fushatë për të bindur njerëzit se Perëndimi i Lirë po shpërndante ushqime të mbushur me mikrobe në Kore, për të përhapur një epidemi në të gjithë vendin. Kjo ishte sigurisht një tentativë për të përhapur frikë në mendjen e popullit shqiptar se edhe pakot e ushqimeve të lëshuara në Shqipëri nga NCFA ishin të infektuara apo të helmuara. Duket qartë se kjo gënjeshtër po propagandohet në këtë mënyrë për të evituar pranimin e hapur se regjimi kukull i Hoxhës ka frikë nga aktiviteti i NCFA dhe efekti i tij i gjerë në rritjen e simpatisë ndaj Perëndimit. Prej disa ditësh tashmë Radio Tirana po e fryn këtë fushatë. Lajmet për luftën biologjike që ato po përhapin sipas urdhrit të shefave të Moskës, janë një provë e vërtetësisë së këtyre ideve. Nuk ka dyshim se në mendjen e liderëve të NCFA, kjo është një skemë e zhvilluar e gjitha prej Moskës. Programi i ndihmave materiale është nisur nga NCFA që prej vjeshtës së kaluar dhe është përdorur nga shumë grupe të tjera refugjatësh. Natyrisht që qeveritë kukull të Perdes së Hekurt e dinë se grupet e emigracionit veprojnë nga baza në Perëndimin e Lirë, kështu që ata fajësojnë qeveritë perëndimore për mbështetjen e tyre.Persekutimi i Kishës, shtator 1953

Raportime tyë konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë.

Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, Bolletino Albanese di Informazioni, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Durresi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin LLeshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinjë që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dhjetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh.

Raportime të tjera flasin për një fushatë të ashpër shtypjeje të regjimit komunist për kleriket myslimanë dhe të besimeve të tjera, si dhe të ndjekësve të tyre. Informacioni është duke u mbledhur nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë në Itali.

Më të lexuarat