BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja mjerimi ekonomik që kapi Shqipërinë, Mehmet Shehu ndante misër me racione, Enver Hoxha shiti lirinë e shqiptarëve te Moska

CIA: Ja mjerimi ekonomik që kapi Shqipërinë, Mehmet Shehu ndante

Shërbimi sekret amerikan i ka dhënë një goditje të fortë Mehmet Sheut gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar, shprehen kritika sa i takon mjerimit të popullit. Aty thuhet se ai u premton qytetarëve misër me racione edhe pse dikur shprehej se ky ushqim ishte vetëm për derra. Nga ana tjetër thuhet se krerët e politikës vetë bënin jetë luksoze dhe popullin e linin në mjerim. Nga ana tjetër kritika ka pasur dhe për Enver Hoxhën, ku thuhet e ai ka pranuar të bashkëpunojë me Bashkimin Sovjetik në ndihmë të ushqimeve dhe kjo solli rrënimin e vendit. Në një tjetër dokument tregohet frika e amerikanëve nga pushtimi që do të vinte prej fqinjëve. Aty thuhet se në rast shembje të regjimit Jugosllavia dhe Greqia mund të ndërhynin ushtarakisht dhe për këtë arsye më 1951 u pezullua fillimisht plani për të nxitur rebelim.

 

 

 

Mjerimi ekonomik mbretëron në Shqipëri

Gjashtëdhjetë për qind e tokave të punueshme në Shqipëri do të mbillen me misër, në kuadër të planit të dytë pesë-vjeçar, sipas urdhrave të Mehmetit. Ky është progresi sipas stilit komunist! Sipas po atij Mehmeti që ka thënë më parë se misri është ushqim për derra. Sot ai ua prezanton njerëzve dhe u thotë se kjo është çka do të hani. Populli duhet të durojë vështirësi të pakapërcyeshme dhe të sakrifikojë gjithçka për të realizuar planin pesë-vjeçar dhe në këmbim i premtojnë bukë misri, edhe ajo me racione! E drejta e bollëkut, me ushqim të mirë dhe dyqane veshjesh, i rezervohet vetëm elitës së udhëheqjes ... ndërsa punëtorët duhet të durojnë vuajtjet për ato që komunistët premtojnë se do të vijnë “ditë më të mira”. Mjerimi, vuajtjet e sakrificat janë baza e ekzistencës së punëtorëve sepse i tillë është vullneti i shtypësve, i atyre që refuzuan ndihmën ushqimore të popullit amerikan, në një kohë kur e njëjta ofertë u pranua nga populli hungarez, Çekosllavak apo Gjermania Lindore.

Lidhja me Kremlinin

Nënshtrimi i klikës Hoxha-Shehu ndaj Kremlinit po e çon vendin drejt rrënimit. Reforma ekonomike dhe politike e Shqipërisë është shitur në këmbim të ushqimit të falur nga Rusia dhe traktorëve e makinerive të prishura. Njerëzve u jepet nënshtrim, punë dhe falimentim, kurse Rusia merr ajkën e produkteve shqiptare. Ndërsa në kombet e botës së lirë, sistemi ekonomik bazohet në lirinë e iniciativës private duke siguruar bollëkun që njeriu meriton. Kombet e lira kanë përfituar nga ndihma fisnike e Shteteve të Bashkuara, pa e shitur lirinë e tyre. Progresi kolosal ekonomik i vendeve të lira si Gjermania Perëndimore, Japonia me ndihmën pa interes të Shteteve të Bashkuara, është një provë e gjallë e të drejtës së njeriut që punon për një jetë gjithnjë e më të mirë. Popull shqiptar! Mbroni të drejtën tuaj për standarde më të mira jetese! Mbroni të drejtën për fjalën tuaj në planin ekonomik. Ushqim dhe veshje të përshtatshme për ju dhe fëmijët tuaj janë një detyrim! Flisni kundër shtypësve rusë që po vjedhin ushqimin tuaj!

Ndarja e Shqipërisë

Është theksuar se ndarja e Shqipërisë është e paevitueshme nëse asnjë forcë nuk i kundërvihet përpjekjeve jugosllave dhe greke në rast ndërhyrjeje në Shqipëri. Pasojat e një ndarjeje do të ishin katastrofike jo vetëm për problemet politike që ngrihen por edhe sepse do të ngrinte akuza se SHBA rri e vështron teksa një vend i vogël gëlltitet nga fqinjët e tij imperialistë. Reagimi psikologjik do të ishte shumë i padëshirueshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke dëmtuar imazhin dhe prestigjin e SHBA. Problemi shqiptar do të zgjidhej në mënyrë të kënaqshme për nga pikëpamja amerikane nëse do të mund të bëhej përmbysja e regjimit para një sulmi të mundshëm nga sovjetikët, dhe nëse vendosej qeveria demokratike përpara se Jugosllavia të kishte kohën dhe pretekstin për të vepruar. Ky është koncepti origjinal i planit të degës së OPC, i cili u rishikua për arsye të rreziqeve të veprimit sovjetik ndaj Jugosllavisë, apo të pushtimit “protektiv” të Shqipërisë. Nëse asnjë përpjekje nuk bëhet për praninë e një force të sponsorizuar nga SHBA në Shqipëri, ka rrezik për ndarjen e |Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë, ku më pas SHBA do të përballej me një fakt të kryer që kundërshton politikën amerikane, duke sjellë një situatë që është shumë e vështirë të korrektohet.

Rreziku nga Greqia

Meqenëse pushtimi jugosllav i Shqipërisë nuk i shërben kësaj të fundit në rast pushtimi prej Bashkimit Sovjetik por do të sillte vetëm një pretekst për ndërhyrjen greke në Epirin e Veriut, është e rëndësishme futja në Shqipëri e elementeve të armatosur, të aftë të përmbysin regjimin e Hoxhës dhe të aftë të ruajnë emrin e grupeve shqiptare të emigracionit të sponsorizuar nga SHBA. Tito duhet të inkurajohet të mos ndërhyjë në Shqipëri dhe forca e rekrutuar nga CIA/OPC të maskohet pas Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë. Ajo do të jetë shtylla kryesore të rebelimit kundër Hoxhës. Nëse nuk mund të marrim siguri nga Tito, SHBA duhet të paktën të insistojë në pjesëmarrjen në forcën rebeluese kundër regjimit, në mënyrë që të kemi zërin tonë në krijimin e elementëve politike për qeverinë e re post-komuniste. Duke marrë në konsideratë rrezikun e agresionit kundër Jugosllavisë, është thelbësore që OPC të jetë i gatshëm të veprojë në Shqipëri sapo të jepet mundësia. Ky veprim do të jetë i kërkuar në Shqipëri pa marrë parasysh sjelljen e jugosllavëve, italianëve apo grekëve e britanikëve. Prandaj është e rëndësishme të përgatitet terreni për intensifikimin e aktiviteteve në Shqipëri me anë të trajnimit të forcës goditëse pushtuese, kur të jetë koha për operacione të shkalës së gjerë kundër regjimit të Hoxhës. Zgjedhja e kohës së këtij operacioni do të jetë edhe faktori përcaktues i suksesit dhe kjo mund të zgjidhet vetëm gjatë zhvillimit të situatës. Vendimi për përdorimin e saj duhet të bazohet mbi politika të ardhshme, por përgatitja duhet të bëhet menjëherë.

 

Rekomandime

Për arritjen e objektivave të paragrafit të mësipërm, rekomandohen veprimet e mëposhtme:

Ritmi i operacioneve të OPC kundër Shqipërisë të shpejtohet për krijimin e kushteve për ndërhyrje të forcës së armatosur, me qëllimet e mëposhtme:

1) Lehtësimi i dhënies së ndihmës për Jugosllavinë në rast sulmi ndaj saj, me anë të ndërhyrjes së forcës së armatosur në Shqipëri, e cila do të lëkundë stabilitetin e regjimit Hoxha.

2) Pengim i aktiviteteve sovjetike kundër Jugosllavisë apo Greqisë me pikënisje nga Shqipëria.

3) Aktivizim i lëvizjes nacionaliste shqiptare për të theksuar pavarësinë shqiptare dhe formimin e qeverisë demokratike, dhe për të kundërvepruar ndaj influencat e rretheve greke dhe jugosllave që kërkojnë ndarjen e vendit mes tyre. Gjetja e justifikimit politik për mbështetjen e pavarësisë nga SHBA dhe mundësisht dhënia e mbështetjes së përkohshme për Titon.

Forca goditëse për Shqipërinë të krijohet e trajnohet pa vonese, dhe të mbahet e gatshme për përdorim siç u tha më sipër.

 

Memorandum inteligjence

Zyra e analizës evropiane

5 janar 1993

Ushtria e Shqipërisë nuk mund të matet me forcat serbe që kanë moderne e të pajisura mirë, në rast se konflikti i Kosovës përhapej në Shqipëri. Forcat shqiptare kaun armë të vjetra, falura nga sovjetikët dhe kinezët, pa municione dhe pa stërvitje apo transport, që kërkohet në operacione intensive luftimi. Mungesa e fondeve e ka penguar Shqipërinë të modernizohet, por kohët e fundit ministria e saj e Mbrojtjes po zgjeron numrin e kontakteve për ndihmë nga ushtritë e tjera në pajisjen dhe trajnimin e ushtrisë. Zyrtarët e mbrojtjes kërkojnë të reduktojnë numrin e ushtarëve, për të eliminuar elementët komunistë, dhe për ta bërë ushtrinë një forcë më fleksibël dhe të ndryshueshme. Ne besojmë se qeveria do të përpiqet të evitojë konfrontimin direkt me serbët nëse dhuna shpërthen në Kosovë, por disa përplasje mes forcave serbe e shqiptare do të jenë të paevitueshme. Tirana sigurisht që do të ndihmojë shqiptarët e Kosovës me armë të lehta dhe furnizime, dhe do të kthehet në një pikë kalimi të vullnetarëve, armëve e furnizimeve nga vendet e tjera. Ndihma e tyre për kosovarët do të çojë me siguri në hakmarrje nga Serbia kundër bazave shqiptare, duke kërkuar të përfshijë Shqipërinë në konflikt. Megjithëse Shqipëria do të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, kjo do të vijë kryesisht nga Turqia. Ankaraja ka trajnuar tashmë disa oficerë shqiptarë deh ka premtuar më shumë asistencë nëse Serbia pushton Shqipërinë, sipas atasheut amerikan të mbrojtjes atje. Tirana është shumë e shqetësuar se konflikti i Kosovës mund të kthehet në një luftë në Shqipëri. Ushtria ka urdhëruar një mobilizim të pjesshëm në veri të vendit në muajin maj, dhe në qershor ka stacionuar atje disa njësi këmbësorie dhe artilerie më afër kufirit. Në tetor ushtria vuri në gjendje alarmi dy divizionet në kufi me Kosovën dhe zëvendës-ministri i mbrojtjes u takua me këshillat e mbrojtjes për të diskutuar nivelet e gatishmërisë.

Forcat shqiptare

Forcat e armatosura shqiptare kanë rreth 65 000 trupa dhe ministria e Mbrojtjes ka plane mobilizimi të rreth 400.000 në rast krize. Zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes pretendojnë se secili nga 21 divizionet e forcave tokësore mund të arrijë në 20.000 trupa. Zyrtarë ushtarakë thonë se mund të mobilizojnë 70 për qind të forcave të tyre brenda 24 orëve. Sipas opinionit tonë forcat e armatosura shqiptare nuk kanë pajisjet, trajnimin dhe aftësinë për krijimin e një force të tillë dhe komandat e tyre mendohen të afta vetëm për një mbrojtje të kufizuar kufitare ndaj inkursioneve të vogla.

Forcat tokësore

21 divizionet me mungesa në njerëz, stërvitje e pajisje kanë rreth 58.000 trupa në kohë paqeje. Aktualisht, tre divizione me rreth 6600 trupa janë të vendosur në kufi me Kosovën.

Forcat ajrore dhe ato të mbrojtjes

Forcat ajrore dhe të mbrojtjes prej rreth 4000 njerëzish kanë rreth 90 ose më pak avionë, të viteve 1950-60. Shqipëria nuk ka raketa moderne tokë-ajër.

Forcat detare

Forcat e saj detare prej rreth 3000 njerëzish është pak më shumë se një forcë e vogël sigurie për operacione anti-piraterie dhe intereceptim te trafikantëve. Flota ka disa barka patrullimi me armë automatike dhe silurë, si dhe disa mjete për vendosje minash apo spastrim minash. Flota ka disa nëndetëse jashtë funksioni të lëna nga sovjetikët në vitin 1961. Kufizimet buxhetore kanë bërë që ushtria të reduktojë shpenzimet e saj me më shumë se 11 për qind, në më pak se 8 për qind të buxhetit kombëtar në vitin 1993, gjë që ul; më tej kapacitetet e kufizuara të luftimit pa mundësi pagesash të tjera për ministrinë përveç rrogave të personelit. Armët tokësore të Shqipërisë, pajisjet e komunikimit, avionët dhe anijet, janë të gjitha prodhime sovjetike dhe kineze të kaluara date. Kohët e fundit një gjeneral është ankuar se ushtria nuk merrte pajisje të reja nga jashtë prej 17 vjetësh. Shumica e tankeve të saj kineze janë versione të modelit sovjetik T-54, dhe rreth 90 për qind e inventarit të avionëve janë MiG-17 apo Mig-19. Nëndetëset shqiptare të epokës së naftës kufizohen vetëm në zhytje në rreth 10 metra, sipas atasheut të mbrojtjes. Mirëmbajtja e mjeteve të saj është e dobët, dhe sipas atasheut ushtarak nuk ka pasur prej vitesh fonde për të blerë pjesë këmbimi. Stërvitja është ose inekzistente ose shumë e dobët. Forcat ajrore kanë një kohë vjetore fluturimi prej 15 orësh, pra 165 orë në vit në pak sesa pilotët e NATO. Njësitë e luftimit rrallë përdorin armët e tyre në stërvitje me zjarr dhe tanket raportohet se qëllojnë vetëm një herë në vit. Nuk kryhet kurrë stërvitje të përmasave të mëdha, dhe stërvitja e rezervistëve është kufizuar në shtatë ditë në dy vjet.

Mjerimi i ushtrisë

Forcat e armatosura kanë mangësi parësore në furnizimet me karburant, mjekime e veshje. Disa garnizone mbjellin dhe rrisin vetë perimet e tyre për ushqimin e ushtarëve. Këtë vit ministria e mbrojtjes tha se Shqipëria mirëpriste uniforma, këpucë e pajisje spitalore nga Perëndimi.

Komanda dhe kontrolli mbështetet në pajisje të vjetra sovjetike komunikim. Forcat tokësore kontrollohen më shumë në pjesën jugore prej kërcënimit të Greqisë, dhe jo në veri pranë Kosovës. Zinxhiri i komandës komplikohet prej raportimit të të gjithë reparteve direkt te ministri e mbrojtjes, sipas atasheut amerikan të ushtrisë. Tirana nuk ka shpresa për modernizim të ushtrisë së saj pa ndihmë nga vendet e tjera, dhe për këtë zyrtarët po zgjerojnë kontaktet e tyre me vendet e Perëndimit. Shqipëria do të dërgojë oficerë për studim në Gjermani, Itali, Turqi, Austri, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe në ish-shtete sovjetike si Polonia, Hungaria e Bullgaria, për të kërkuar mbështetje në pajisje. Rezultatet e fushatës së asistencës kanë qenë modeste, por Shqipëria ka marrë rreth 100 mjete transporti ushtarak nga Gjermania dhe gjithashtu disa hua, ushqime dhe veshje nga Turqia.

Kapacitetet e forcës

Ushtria mund të mobilizojë mjaftueshëm trupa për t’u përballur me përplasje të vogla, por nuk mund të përballojë një inkursion serioz serb me armë moderne. Mangësitë në transport dhe rrjeti i dobët rrugor e hekurudhor pengojnë zhvendosjen e njësive drejt kufirit me Kosovën. Por gjithsesi, Shqipëria mund të përmbajë një sulm të kufizuar serb në kufi, ku dhe terreni i vështirë favorizon mbrojtësit. Me thirrjen e rreth 50 000 rezervistëve që jetojnë në afërsi të kufirit, ushtria mund të niste përdorimin e taktikave të luftës guerile për t’iu kundërvënë serbëve. Megjithëse qeveria do të vihet nën presion të fortë të brendshëm për të veruar në ndihmë të kosovarëve, ne nuk besojmë se Tirana do të konsiderojë përdorimin e forcës si një opsion praktik për mbrojtjen e shqiptarëve. Forca ajrore shqiptare nuk mund të matet me atë të fqinjëve të saj serbë. Pa mbrojtjen ajrore, forcat e terrenit do të ishin të pashpresa kundrejt rreth 260 avionëve serbë relativisht modernë dhe mjete të blinduara me të cilat mund të përballen.

Njësitë detare shqiptare janë ndoshta të afta vetëm për vendosjen e minave detare apo disa sulmeve sporadike në portin e afërt serb Bar, në Malin e Zi, por këto sulme do të ishin të kushtueshme dhe do të sillnin me siguri kundërveprimin serb.

Forca serbe në Kosovë

Beogradi ka përmirësuar kapacitetin e forcave tij në Kosovë prej korrikut dhe mund t’iu kundërpërgjigjet një kryengritjeje të shqiptarëve brenda disa orësh. Deri në tetor brigadat jugosllave në Kosovë kanë angazhuar garnizone dhe rezervistë të shumtë. Përveç rreth 25 000 trupave të ministrisë së brendshme serbe, ushtria jugosllave ka të paktën 10 000 njerëz të paj9isur mirë dhe rreth 200 tanke, 160 mjete të blinduara dhe 160 mjete artilerie në Kosovë. Ata mund të thërresin edhe 10 000 trupa të tjera shtesë në rast krize. Beogradi ka rreth 26 000 trupa të tjerë 50 kilometra larg Kosovës, në njësi të pajisura me 120 tanke, 100 mjete të blinduara luftimi dhe 260 avionë. Ka gjithashtu rreth 75 000 serbë etnikë të moshave nga 15 deri në 59 vjeç në Kosovë dhe mijëra serbë paramilitarë nga Bosnja e Serbia që mund t’i bashkohen konfliktit. Megjithëse serbët dominojnë nga ana ushtarake, konflikti i Kosovës mund të zgjatet. Rreth 250 000 shqiptarë etnikë pretendojnë se janë të armatosur dhe me siguri do të luftojnë në stil gueril në terrenin malor, dhe mundësisht në formë terroriste kundra objektivave serbë në Kosovë dhe jashtë saj. Megjithëse Tirana do të përpiqet të evitojë konfrontimin direkt ushtarak, ajo do të tërhiqet në konflikt prej ndihmës ndaj shqiptarëve etnikë. Ajo sigurisht që do të japë ndihmë indirekte në armë, trajnim apo në këshillues ushtarakë, si dhe do të lejojë që territori i saj të bëhet nja bazë për guerrilasit kosovarë, të paktën jo zyrtarisht.

Reforma e ngecur ushtarake

Duke njohur dobësitë e saj ushtarake, Tirana po përpiqet të dalë nga izolimi i saj i mëparshëm duke kërkuar kontakte të shumta ushtarake me venet e tjera, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, Turqinë, për ndihmë në riorganizimin dhe modernizimin e forcave të saj.

Prioritetet ekonomike të vendit aktualisht i kalojnë ato ushtarake. Ministri i mbrojtjes Safet Zhulali ka njoftuar për planet e reduktimit të ushtrisë për uljen e kostove dhe eliminimin e influencës komuniste. Në maj e qershor ministri zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me partinë komuniste, sipas raportimeve. Shumë nga zëvendësimet janë majorë apo kapitenë me pak eksperiencë. Sipas planeve të ministrit, edhe 9000 oficerë të tjerë do të zëvendësohen deri në mesin e vitit 1993.

Ministria e Mbrojtjes ka në plan të riorganizojë forcat e saj në një strukturë më fleksibël dhe të konsolidojë rreth 1500 garnizonet në baza më të menaxhueshme, duke lehtësuar kontrollin dhe komandën. 21 divizionet e terrenit me shumë gjasa do të reduktohen në 9 divizione, secili me një fuqi në kohë lufte prej 15 000 deri në 18 000 njerëzish, ndërsa në kohë paqeje prej 2000 trupash, sipas raportimeve të ndryshme./

 

Më të lexuarat