BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Enver Hoxha dërgoi spiunë në Jugosllavi kundër Titos dhe roli i Kadri Hazbiut, Dushan Mugosha tentativa për rrëzimin e regjimit komunist

CIA: Ja si Enver Hoxha dërgoi spiunë në Jugosllavi kundër

Ashtu si Jugosllavia, edhe Enver Hoxha spiunonte fqinjët. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, tregohet se si kreu i Sigurimit, Kadri Hazbiu dërgoi në Jugosllavi disa agjentë, të cilët kishin si synim të përhapnin propagandë kundër Titos. Nga ana tjetër dhe Jugosllavia punonte kundër regjimit të Hoxhës, pasi Dushan Mugosha dërgonte njerëz të tij në Shqipëri për të rrëzuar regjimin.

Shkurt 1954

Procedurat e udhëtimit të brendshëm në Shqipëri me tren dhe autobus

Për të udhëtuar drejt Tiranës një rezident i zonës kufitare Letaj duhet të raportojë te kryetari i këshillit të fshatit për ta informuar që po shkon në Tiranë. Nuk nevojiten dokumente të veçanta apo vula në pasaportë. Fshatari nga Letaj duhet të udhëtojë me kalë ose në këmbë pasi prej këtu nuk ka mjete transporti. Deri në Kukës, informatori thotë se nuk ka kontrolle. Pasi arrin aty, udhëtari duhet të paraqitet te Agjencia e Udhëtarëve për të marrë biletën e autobusit. Pasi pasagjerët bëhen gati një person nga policia e sigurisë mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe ia jep personit në sportelin e biletave. Udhëtarëve u merren të dhënat e letërnjoftimeve, të cilat kalohen në Manifestin e Udhëtimit, që është lista e emrave të pasagjerëve të autobusit. Kur personi paguan biletën atij i kthehet letërnjoftimi. Kjo procedure vlen jo vetëm për zonat kufitare për të gjitha qytetet në Shqipëri. Nuk kërkohet leje e veçantë për udhëtimin e banorëve nga zonat kufitare. Manifesti i Udhëtimit bëhet në tre kopje, një prej të cilave mbahet nga Sigurimi, një nga drejtuesi i autobusit dhe një nga agjencia. Emrat e udhëtarëve nuk vendosen në rend alfabetik. Në dhënien e biletave prioritetin e ka personeli ushtarak, pastaj më pas vijnë punonjësit në transferim. Për këtë të fundit punonjësve u jepen dhe dy dokumente të tjera që janë Urdhri i Transferimit dhe Urdhri i Shërbimit me të cilin agjencia e udhëtimit i jep prioritet punonjësit të transferuar. Më tej prioriteti i jepet familjeve të dëshmorëve, personave që i kanë vdekur të afërmit në luftën partizane, të cilët zakonisht zotërojnë dokumentin e quajtur Triska e Invalidit. Anëtarëve të partisë apo sindikatave komuniste nuk u jepet prioritet në udhëtime. Duke iu rikthyer rastit të udhëtarit nga Letaj drejt Tiranës, pas kompletimit të dokumentacioni ai ngjitet në autobus, që në fakt nuk është autobus por kamion Zis apo Renault të vjetër që mbajnë nga 40 pasagjerë secili. Gjatë rrugës për në Tiranë nuk ka kontrolle në rrugë dhe as agjentë sigurimi në kamion. Shihen disa patrulla të policisë rrugore, zakonisht në çifte me motorë Jaua, të cilët mund të ndalojnë kamionin për të kontrolluar Manifestin e Udhëtimit te shoferi. Pas arritjes në Tiranë nuk ka më kontrolle dhe qytetarët nuk duhet të raportojnë për mbërritjen e tyre, mjafton që të takojnë të afërmit që do t’i presin në shtëpi. Vizitorët duhet të bëjnë kujdes të mos qëndrojnë më shumë se një muaj në Tiranë, ose në rast të kundërt duhet të raportojnë te Këshilli i Lagjes për t’u regjistruar se ku banojnë. Kryetari i Këshillit më pas informon partinë dhe zakonisht nuk ka kundërshtime për zgjatjen e qëndrimit, nëse vizitori ka vendin ku të banojë. Nëse personi transferohet në Tiranë nga ndërmarrja e tij ai duhet të plotësojë procedurat e nevojshme të informimit të Këshillit të Lagjes dhe Sigurimit. Nëse një person kërkon të zhvendoset përfundimisht nga Tirana apo çdo qytet tjetër i vendit drejt një zone kufitare, pa qenë në sferën e punës së shtetit, ai nuk mund ta bëjë. Për udhëtimet me tren, procedura e marrjes së biletës është më e thjeshtë. Biletat nuk janë me emrin e udhëtarit dhe në hyrjet e stacioneve nuk ka kontrolleve. Në Shqipëri ka vetëm një linjë hekurudhore, ajo Tiranë-Elbasan-Durrës.

Gazeta Bashkimi

13 gusht 1950

Strehimi i punonjësve

Vitin që vjen kombinati tekstil Stalin në Yzberisht do të ketë në bordero rreth 3000 punonjës dhe teknikë. Rreth tij do të ndërtohet një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, sipas planeve të zhvilluara nga inxhinierët dhe teknikët sovjetikë. Qyteti do të ketë 470 ndërtesa të masave të ndryshme, duke përfshirë 55 ndërtesa apartamentesh për afro 15 familje secila, 20 fjetore për persona të pamartuar dhe rreth 300 vila për një ose dy familje secila. Çdo familje do të ketë apartamentin e saj privat me dy ose tre dhoma, si dhe kuzhinë dhe banjë, me dhoma të mëdha dhe të ajrosura. Qyteti i ri do të ketë tre shkolla ku do të mësojnë rreth 850 fëmijë, katër kopshte dhe tre çerdhe. Një hotel i madh do të ndërtohet për akomodimin e 200 të ftuarve dhe për punonjësit do të ndërtohet dhe një qendër kulturore. Qyteti i kombinatit do të ketë dhe një stadium sportesh me rreth 12000 spektatorë, që do të ndërtohet pranë shkollës së trajnimit të kombinatit.

19 gusht 1950

Puna ka nisur në pesë pallate të mëdha apartamentesh me nga afro 50 apartamente secili. Tre pallatet e para do të shkojnë për ndërmarrjen Muhamet Gjollesha dhe po ndërtohen në bulevardin Shqipëria e Re. Të tjerët do të ndërtohen në rrugën Kongresi i Përmetit.

Prill 1961

Lidhjet Kinë-Shqipëri

Me huanë e re për Tiranën, Pekini po zë vendin e mbajtur më parë nga Moska në ekonominë shqiptare. Ndihma ekonomike prej 125 milionë dollarë për planin pesë vjeçar 1961-1965, i jep Pekinit rolin dominant të mbajtur më parë nga Moska dhe inkurajon pushtetin shqiptar të ruajë linjën e tij të sertë staliniste. Marrëveshja e ndihmës evidenton konkurrencën e ashpër mes BRSS dhe Kinës, për influencë në zona të caktuara të bllokut komunist. Kjo ndihmë e shkallës së madhe përfshin dhe dërgimin e teknikëve dhe pajisjeve për ndërtimin e 25 projekteve industriale. Duke shprehur mirënjohjen për shqetësimin “vëllazëror” të Shqipërisë në konfrontimin e Kinës me BRSS, një komunikatë zyrtare kineze e 25 prillit theksonte se ndihma ekonomike për Tiranën është shpërblimi për mbështetjen ndaj Pekinit në debatin e tij me Moskën. Deklarata thoshte se “marrëdhëniet shqiptaro-kineze personifikojnë frymën proletare ndërkombëtare të mbështetjes reciproke” gjë që nënkupton kritikën ndaj presioneve ekonomike sovjetike ndaj dy vendeve”. Publikimi i akordit të ndihmës u vonua për afro dy muaj, ndoshta sepse Pekini nuk donte të publikonte ndihmën ndaj Shqipërisë në një kohë negociatash ndihme tregtare me BRSS. Njoftimi sugjeron se në këto negociata, të cilat ende vazhdojnë në Moskë, nuk ka pasur progres. Kontrata kineze për ndërtimin e instalacioneve industriale shqiptare i jep një element të ri miqësisë shqiptaro-kineze, dhe ngjason me tipin e ndihmës që Pekini ka programuar për të tre vendet aziatike komuniste ku rivaliteti me BRSS është më i ashpër. Prej gushtit të kaluar Kina ka shtuar sasinë e drithit të dërguar në Shqipëri, me gjithë vetë krizën e brendshme të ushqimit në Kinë. Këto dërgesa, si nga Kina ashtu dhe nga vende jo-komuniste me shpenzime të Kinës, janë më të mëdha sesa ndihmat e dhëna më parë nga sovjetikët dhe plotësojnë për momentin tërësisht nevojat e Shqipërisë të konsumit. Akordi thekson masën serioze të konfrontimit të regjimit shqiptar më Moskën dhe mbështetjen e Kinës si një sfidë ndaj BRSS. Prej vitit 1956 BRSS ka dhënë për Shqipërinë ndihma në masën 140 milionë dollarë në formë kredish afat-gjata, 75 milionë prej të cilave mbeten të pashfrytëzuara. Kjo e bën të vështirë mundësinë e presionit të Kremlinit për ta detyruar Shqipërinë të rikthehet në linjën e tij. Për më tepër, të tjerë elementë disidentë në Evropën Lindore mund të konsiderojnë politikën e Kinës si provë për vullnetin e saj në mbështetje të të gjitha forcave heretike brenda bllokut sovjetik, çka i jep Pekinit një status të ri si një forcë e pavarur brenda lëvizjes komuniste.

1954

Jugosllavi

Politikat e Edvard Kardelj

Në vitin 1948, kur nisi konflikti mes Jugosllavisë dhe Kominform, komunisti i vjetër slloven Edvard Kerdelj kundërshtonte ndarjen me sovjetikët. Përveç mbështetjes nga liderët komunistë sllovenë, Kardelj kishte dhe mbështetjen e liderëve të qeverisë kroate Stanko Opaçiç-Kanica dhe Dushan Brkiç. Por përfundimisht Kardelj u influencua nga Tito, Djilas dhe Rankoviç për të pranuar qëndrimin zyrtar të Partisë Komuniste jugosllave, dhe miqtë e tij kroatë e ndoqën. Por më vonë ata u arrestuan dhe janë ende në burg. Milovan Djilas humbi postet e tij partiake dhe në qeveri prej konfliktit të politikave mes Titos dhe Kardelj. Tito po e përdorte Djilas për të justifikuar relaksimin e rregullave të teorisë strikte komuniste, prandaj Tito dhe Rankoviç kishin dijeni paraprakisht të shkrimeve të Djilas dhe i miratuan ato. Kardelj kundërshtoi zbutjen e rregullave komuniste dhe arriti të krijojë një maxhorancë të tijën në partinë komuniste jugosllave kundër Djolas, dhe detyroi Titon të shkarkonte Djilas. Kardelj kishte pas vetes Ales Bebler, Stave Pavliç, Stanislav Kopcok, Bogdan Crnobrnja, Josip Xherxha dhe Joze Brilej. Ndërsa Koca Popoviç dhe Vladimir Velebit ishin kundërshtarë të Kardelj. Politika e jashtme e Kardelj kishte në vizion një federatë ballkanike që përfshinte Jugosllavinë, Bullgarinë e Shqipërinë, të gjitha nën protektoratin e Bashkimit Sovjetik, pasi sipas tij një federatë të tillë do të zhdukte të gjitha problemet etnike e territoriale të Ballkanit, duke përfshirë bashkimin e Vardarit, Pirinit, Maqedoninë e Egjeut dhe problemin e Epirit të veriut. Për këtë jugosllavët po rekrutojnë refugjatë shqiptarë dhe jugosllavë me origjinë shqiptare, të cilët mund të arsimohen dhe të përgatiten për postet e ardhshme në pjesën shqiptare të federatës së Ballkanit.

Shkurt 1953

Aktivitete të diasporës jugosllave

Në një editorial të gazetës së përditshme “Flamuri i Lirisë” në lidhje me detyrimet e shqiptarëve të emigracionit dhe qëllimet e Lidhjes së Refugjatëve të Jugosllavisë, deklarohej: Një numër i madh shqiptarësh kanë kërkuar strehim në vende të ndryshme por më shumë në Jugosllavi, ku ata kanë formuar parti dhe organizata të ndryshme. Lidhja e refugjatëve politikë në Jugosllavi nuk mohon apo dyshon se anëtarët e saj kërkojnë vetëm mbrojtjen e mirëqenies dhe interesave të Shqipërisë, por përpjekja për Shqipërinë nuk është monopol i një grupi apo pale. Ajo duhet të jetë përpjekje të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Mbi bazën e këtij parimi, vazhdonte editoriali, shqiptarët kudo që ndodhen në ekzil kanë detyra patriotike dhe duhet të bien në mirëkuptim mes tyre duke lënë mënjanë interesat personale, partiake apo të grupeve, dhe të mos hyjnë në konflikte për të cilat e dinë se nuk i shërbejnë çështjes shqiptare. Që prej formimit të Lidhjes është deklaruar qartë se brenda saj nuk do të tolerohen fraksione apo ndarje, dhe se Lidhja ka përshtatur një program të gjerë uniteti, me qëllimin e çlirimit të Shqipërisë. Katër pikat kryesore të programit të lidhjes, i publikuar në edicionin e parë të gazetës “Flamuri i Lirisë” më 10 dhjetor 1951, janë si më poshtë: (a) lufta kundër Enver Hoxhës dhe klikës së tij, dhe lufta kundër dominimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik; (b) lufta kundër dominuese të huaj dhe kundër të gjithë tradhtarëve që ia shesin Shqipërinë të huajve; (c) bashkimi i të gjitha forcave, në vend dhe në emigracion për një Shqipëri demokratike, të pavarur, republike, të lirë dhe të pandarë; (d) miqësia me të gjitha vendet që respektojnë pavarësinë dhe miqësinë me Jugosllavinë, si miku më i sinqertë i Shqipërisë.

Fjalimet

Në qershor 1952 “Flamuri i Lirisë” mbante një artikull mbi konferencën e dytë të përvitshme të Lidhjes së refugjatëve shqiptarë, të mbajtur në Prizren më 31 maj 1952, ku mes folësve kryesorë ishin Dushan Mugosho dhe Apostol Tenefi. Gazeta i përshkruante fjalimet e tyre si më poshtë: Apostol Tenefi akuzoi se italianët, grekët dhe të tjerë në Perëndim, po tentojnë të nënshtrojnë, përçajnë dhe skllavërojnë Shqipërinë, ndërsa theksoi se politika jugosllave drejt popullit shqiptar është ajo e miqësisë dhe vëllazërisë. Mugosho ftoi emigrantët shqiptarë në Jugosllavi të vazhdojnë luftën e tyre kundër Hoxhës e Shehut për një Shqipëri të lirë. Tenefi tha se përveç mijëra agjentëve sovjetikë, në Shqipëri po vijnë gjithashtu inxhinierë bullgarë për të shfrytëzuar pasuritë e kombit, për llogari të BRSS. Ai tha se një punonjës shqiptar zyre merr 3000-3500 lekë në muaj kurse punonjësit sovjetikë e bullgarë marrin 15 000 deri në 20 000 lekë në muaj. Një oficer shqiptar me rang majori merr 5000 lekë në muaj ndërsa instruktorët sovjetikë e bullgarë marrin nga 25 000 deri në 30 000 lekë në muaj. Taksat e mbledhura nga populli shqiptar shkojnë të gjitha për të mbajtur të huajt, tha ai. Tenefi bëri thirrje për unitet ndaj të gjithë refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, për të luftuar për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe republikane. Një tjetër folës, Ndue Pjetri, mbrojti Lidhjen nda disa akuzave të grupeve të tjera të emigracionit se anëtarët e saj janë tradhtarë dhe të shitur të Jugosllavia. Ai tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Jugosllavia është mike e Shqipërisë dhe nuk lejon sulmet ndaj lirisë së popujve. Këshilli ri drejtues i Lidhjes prej 40 vetësh u zgjodh në konferencë, sipas gazetës, ndërsa komiteti qendror i saj prej 11 personash drejtohej nga kryetari Apostol Tenefi dhe sekretari Hajrullah Ishmi.

Shtator 1950

Aktivitete shqiptare anti-Tito

Sipas një informatorit tonë që ka luftuar ashpër kundër komunistëve në Jugosllavi derisa forcat e tij u mundën në pranverën e vitit 1945, kur ai dhe 30 bashkë luftëtarët e tij hynë në Shqipëri, të gjithë personat që nuk kishin qytetari shqiptare, përfshi dhe ata nga rajonet e Dibrës apo Kosovës, duhet të raportonin te Ministria e Brendshme pas prishjes mes Titos dhe vendeve të Kominform. Në qershor 1949, informatori dhe 15 bashkë-atdhetarë të tij u vendosën në shtëpi të sigurta në Tiranë. Më pas kolonel Kadri Hasbiu dhe kapiten Sabri Pilkati i thanë grupit se do të dërgoheshin në Peshkopi dhe rrjedhimisht informatori dhe 18 të tjerë u nisën po atë muaj drejt Peshkopisë me armë dhe me uniforma. Kur ata arritën atje, iu tha se do të ndaheshin në grupe të vogla dhe do të niseshin në fshatrat e tyre të origjinës në Jugosllavi, për të shpërndarë broshura dhe letra propagande anti-Tito. Ata u instruktuan gjithashtu t’i thoshin njerëzve në zonën e Gostivarit se dita e çlirimit ishte shumë afër, dhe se duhet të bashkoheshin për të punuar kundër Titos, që më vonë të bashkoheshin me vendin mëmë, Shqipërinë. Informatori ynë dhe tetë të tjerë hynë në Jugosllavi në korrik 1949, nga rruga Radomir-Gostivar. Grupi eci nga Peshkopia drejt kufirit ndërsa armët e pajisjet u transportuan me mushka. Grupi drejtohej nga ish anëtari i Ballit Kombëtar Bajram Dobrodolli, dhe më 15 korrik 1950 ata u kthyen në Shqipëri. Në lidhje me sa u tha më sipër, një tjetër informator, edhe ky shqiptar nga Jugosllavia, ka deklaruar se ishte instruktuar nga njëfarë kapiten Xheladin Grifsha, për të raportuar në Ministrinë e Brendshme në qershor 1949. Kur erdhi aty, ai kishte gjetur dhe rreth 30 bashkë-atdhetarë të tij nga Gostivari.

Grupi u informua nga major Sabri Pilkati dhe kapiten Grifsha se qeveria shqiptare e simpatizonte mendësinë anti-Tito të grupit. Pilkati u tha atyre se qeveria shqiptare po mblidhte të gjithë refugjatët nga zonat e Dibrës dhe Kosovës për t’i dërguar përsëri në vendet e origjinës për shpërndarjen e fletushkave të propagandës dhe gazetave, si dhe për të nxitur popullin të organizohej kundër Titos sepse dita e çlirimit ishte afër. Grupi prej shtatë njerëzish i informatorit, i drejtuar nga Ismet Fejzullahu nga Raven-Gostivari, hyri në Jugosllavi tre herë në verën dhe vjeshtën e vitit 1949, dhe secili udhëtim zgjaste mesatarisht dy javë. Grupi mbante me vete fletushka dhe gazeta që supozohet se ishin publikuar në Çekosllovaki, Bullgari dhe Rumani, si dhe artikuj të shkruar nga Enver Hoxha.

Në Peshkopi 34 njerëz u ndanë në tre grupe që operonin si më poshtë: Grupi i Bajram Dobrodollit që do të eksploronte fshatrat rreth Tetovës, veçanërisht Dobrodollin dhe Celopekun, grupi i Ismet Fejzullahut që do të eksploronte rajonin e Gostivarit, veçanërisht zonën Ravenë-Recanë-Stojan, dhe grupi i Hazir Jakupit i cili do të eksploronte rajonin e Dibrës, në veçanti Navrovon e Tanushin. Sipas informatorit tonë, anëtar i grupit të Fejzullahut, njerëzit në fshatrat kufitarë pranë Gostivarit nuk ishin entuziastë në pritjen e grupit.

Megjithëse ata nuk e pëlqenin Titon, ata gjithashtu urrenin Hoxhën prandaj i ishin pyetur agjentët se përse nuk punonin për amerikanët. Grupi i mësipërm u detyruan të shkonin në Jugosllavi nga autoritetet e regjimit të Hoxhës dhe ata shkatërruan një pjesë të materialit të propagandës që kishin me vete. Pas kthimit në Shqipëri raportohet se ata u dënuan. Teksa banonin në shtëpi të sigurta në zonën e Dibrës, disa nga anëtarët e grupit kishin në plan të largoheshin për në Greqi por u tradhtuan nga tre komunistë, Hivzi Rexhepi nga Toplica, Idriz Limani dhe Bajram Dobrodolli.

Koment: Kadri Hasbiu dhe Sabri Pilkati ishin zyrtarë të rëndësishëm të Sigurimit. Nuk është e qartë se çfarë rangu mbante Pilkati në kohën e këtij raportimi.

 

Më të lexuarat