Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CIA: Ja si Enver Hoxha kapi sistemin e drejtësisë në vend, gjyqet ndaj të akuzuarve farsë, vendimet i merrnin sekretarët e partisë

Postuar: 06/12/2018 - 07:06

CIA u ka kushtuar një hapësirë proceseve gjyqësore që zhvilloheshin gjatë regjimit komunist. Sipas një dokumenti të deklasifikuar, çdo gjykatës konsultohej me sekretarin e partisë përpara se të jepte vendimin. Nga ana tjetër, roli i avokatit ishte minimal.

Shtator 1953

Kushtet e shërbimit në Brigadën e Sigurimit

Të rekrutuarit dhe oficerët e brigadës së Sigurimit nënshkruajnë për tre vjet shërbim. Regjistrimet vullnetare janë të pakta dhe shumë pak ushtarë mbeten në brigadë pas plotësimit të periudhës së shërbimit. Anëtarët e trupave marrin njëzet ditë pushimi në vit, ndërsa oficerët e përhershëm marrin një muaj leje nga komanda e batalionit, e cila kërkon aprovim nga komanda e brigadës. Paga e një oficeri është 4.500 lekë në muaj, komandanti i kompanisë merr 5.000 lekë në muaj ndërsa komandanti i batalionit 6.200 lekë. Ushqimi i trupave është i përshtatshëm dhe thuajse i njëjtë për të gjithë. Kur nuk ka çaj për mëngjes, ai zëvendësohet me djathtë ose marmalatë. Çdo anëtar i Brigadës merr 25 kupona veshjesh në çdo tre muaj, si për oficerët dhe ushtarakët e thjeshtë. Deri pak kohë më parë brigada përdorte uniforma britanike në dimër dhe sovjetike në verë. Kur moti është i thatë brigada përdor këpucë të lehta gome, të cilat ndërroheshin me të reja sa herë që konsumoheshin. Çdo ushtar merr një dyshek kashte dhe tre batanije, pa çarçafë. Oficerët kishin dhoma fjetjeje të ndara nga ushtarët. Programi i përditshëm: Zgjimi në ora 05.00, larja dhe rregullimi i krevateve deri në 05.30, informacioni politik dhe kritikat ndaj ushtarëve 05.30-05.45, mëngjesi 05.45-06.00. Në ora 06.00 niste stërvitja, e cila bëhej ose në terren ose sipas programit të mëposhtëm: 2 orë qëllim në shënjestër, 2 orë stërvitje taktike, 2 orë taktika lufte guerile, 2 orë manovra sulmi malore. Pjesa tjetër e kohës ndryshonte sipas rasteve ose një nga lëndët zgjatej deri në 4 orë. Dreka dhe pushimi zgjasin nga ora 12.00 deri në 14.00. Mësimi politik 14.00 deri në 16.00. pas kësaj kishte 20 minuta kohë për pastrimin e armëve. Të gjitha stërvitjet bëheshin sipas mënyrave sovjetike. Zakonisht nga ora 16.00 deri në 18.00 oficerët flisnin në lidhje me stërvitjen e ditës dhe merrnin mësime nga komandanti. Njësitë e brigadës inspektoheshin çdo javë nga komandanti i batalionit, ndërsa komanda e brigadës inspektonte një herë në muaj. Kompania ka gjashtëdhjetë ushtarë e oficerë të regjistruar, të armatosur me automatikë gjermanë e sovjetikë. Çdo ushtar ka dy granata dore sovjetike. Rezervat e armëve dhe municioneve në depo janë të ulëta.

Shkurt 1954

Organizimi gjyqësor

Ministri shqiptar i Drejtësisë është Bilbil Klosi, kreu i personelit është Irfan Delli, seksioni ligjor drejtohet nga Kozma Toçi, me inspektorë Londo Shorri, Irkli Nocka dhe Laver Grapsha. Organi më i fuqishëm është Gjykata e Lartë e cila merr në shqyrtim vendimet e gjykatave të rretheve dhe përbëhet nga presidenti dhe dy anëtarë të emëruar nga qeveria. Gjykatat e rretheve kanë më shumë punë dhe personel, si sekretarë dhe thërritësa. Ato gjykojnë rastet kriminale si vrasje vjedhje e grabitje, që sillen nga prokuroria, si dhe çështje civile si ndarje pronash, divorce apo padrejtësi ndaj personit. Kryetari dhe gjykatësit zgjidhen nga populli prej listës së ministrit të Drejtësisë. Gjykatësit dhe prokurorët nuk zgjidhen detyrimisht sipas kritereve, dhe shumë prej tyre kanë mbaruar vetëm shkollën fillore. Prokurorët e rretheve emërohen nga zyra e Tiranës, e cila gjithashtu ekzaminon vendimet e tyre. Prokurorët ngrenë akuzat ndaj të akuzuarve dhe gjyqtarët zakonisht ndjekin kërkesat e prokurorisë, sidomos në rastet e akuzave politike të deviacioni, kabotazhit apo krime kundër shtetit. Zakonisht gjyqet janë publike përveç rasteve të rralla sipas vendimit të qeverisë. Në çështjet kriminale mbrojtja e të akuzuarit dhe dëshmitarët njoftohen se kur duhet të paraqiten. Megjithëse avokati mbrojtës duhet të mbrojë të drejtat e të akuzuarit, kjo ndodh vetëm në çështjet e parëndësishme. Në raste serioze avokatëve u këshillohet se deri ku duhet të shkojnë me mbrojtjen e tyre. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë klasa shoqërore e të akuzuarit, anëtarësia në parti, apo nëse ka kryer shërbimin ushtarak. Në shumë raste gjykatësit takohen me Sekretarin e Partisë para se të japin vendimin në çështjet e rëndësishme. Përveç vrasjeve dhe krimeve kundër shtetit, ka dhe krime të tjera që dënohen me vdekje si për shembull shpërndarja e fletushkave, dëmi i rëndë ndaj pronës së shteti, kabotazhi, grabitja apo keqpërdorimi i pronës së shtetit nga 80 deri në 100 mijë lekë. Gjykatat ushtarake formohen nga zyrtarë të forcave të armatosura dhe gjykojnë çështjet si tradhtia, kabotazhi dhe krime kundër shtetit. Këto gjykata ngrihen vetëm në qytetet e mëdha. Krerët e gjykatave ushtarake janë Mustafa Iliazi në Tiranë, Perlat Caga në Gjirokastër, Islam Blushi në Krujë dhe Mico Gramatikos në Sarandë. Pas vendosjes së regjimit komunist të gjithë ligjet e vjetra janë zëvendësuar. Kodi i ri penal bazohet në modelin sovjetik dhe administrohet sipas urdhrave dhe dekreteve të partisë. Ligjet nganjëherë modifikohen sipas ndryshimeve në kodin sovjetik dhe studentët e juridikut dërgohen rregullisht në BRSS për të mësuar metodat sovjetike.

Mars 1952

Puna e propagandës në Lushje

Zëri i Popullit

Organizata e partisë në Lushnje mbajti një takim për të analizuar punën e propagandës dhe metodat për përmirësimin e saj. Në të u theksua se zyrtarët nuk kishin arritur të merrnin masat e nevojshme për suksesin e punës së propagandës. Në fjalën e tij shoku Apostol Vezuli, sekretari i dytë i partisë, tha se jo vetëm ai por dhe sekretari i parë nuk kishin arritur t’i jepnin rëndësinë e duhur çështjes së propagandës dhe punës ideologjike. Dobësitë kryesore të sistemit arsimor dhe në organet e partisë së Lushje ka qenë prej kohësh mungesa e disiplinës. Sekretari i partisë Mihal Bisha pranoi në fjalën e tij se disiplina kishte qenë e dobët dhe pjesëmarrja në kurset e instruktimit ka qenë e ulët. Ai tha se anëtarët e partisë nuk kishin marrë pjesë rregullisht në kurse në zonat e Golemit dhe Imeshtës, dhe se gjithashtu zyrtarët nuk kishin organizuar si duhet kurset e studimit. Mangësitë disiplinore shin raportuar si në shkollat politike dhe në kurset edukative të partisë, pra dhe nga ana e studentëve dhe e propagandistëve. Në mbledhje u kritikuan propagandistët Raqi Daka dhe Hysen Shefkiu si dhe të tjerë. Qemal Staka, sekretari aprtisë së fshatit Cerme tha: Raqi Daka ka mndur në shkollën edukative katër herë rresht, prandaj ai nuk meriton të quhet propagandist. Ai ka frikë nga kritika dhe gjithmonë përpiqet të ndryshojë temë kur dikush tenton ta kritikojë”. Në mbledhje u theksua se propagandisti duhet të jet një figurë qendrore në sistemin edukativ të partisë. Detyra e tij është të indoktrinojë radhët e partisë me idealet e marksizëm-leninizmit. Por ai nuk mund ta bëjë këtë nëse partia e ngarkon dhe me disa detyra të tjera shtesë. Në diskutimin e tij Petro Culi, sekretari i partisë i kooperativës së Kamishtaj, kritikoi komitetin e partisë që kishte ngarkuar propagandistin Sotir Koçi me disa funksione të tjera të parëndësishme. Si rezultat i kësaj shkolla politike e partisë kishte humbur efektivitetin. Puna propagandistike kërkon shumë përgatitje prandaj detyrat e tjera duhet të evitohen. Shoku Gori Naço, instruktor i agjitacion/propagandës, kritikoi Feim Demin, propagandist i shkollës politike të kooperativës së Sarave, i cili kishte qenë duke përgatitur mësimin në kohën që studentët e prisnin për të nisur mësimin. Kritika u bënë gjithashtu ndaj organizatave të partisë në Karbunarë, Stan-Karbunarë dhe Qerret i Ri, për mangësitë në interesin për shkollën politike të partisë. Edukimi partiak kishte dështuar në fokusimin e vëmendjes te lufta ndaj kulakëve. Kjo mangësi i reflektua në fjalën e sekretarit Pirre i cili tha “Në fshatin tonë nuk ka kulakë”. Por një pohim i tillë tregon sesa infektive ka qenë puna e partisë për propagandën në rrethin e Lushnjes.

12 tetor 1967

Mesazh sigurie

Në dosjet tona mundëm të gjenim vetëm informacione të cekëta mbi personat e përmendur në paragrafit 1, por që duket se konfirmojnë përfshirjen e tyre në masa të ndryshme në aktivitetet kundër shtetit të Shqipërisë. Nuk ka informacione se ata punonin me Destan Berishën por duket se shumica e agjentëve të këtij aktiviteti e njihnin njëri-tjetrin. Nuk ka tregues se këta persona punojnë kundër Jugosllavisë por kanë kaluar aty pas lëshimit me parashutë në Shqipëri, dhe gjatë rrugës për në Greqi. Ata kanë qenë në dorë të autoriteteve jugosllave prandaj autoritetet janë me siguri në dijeni të misioneve të tyre, dhe gjithashtu të faktit se nuk kanë si objektiv Jugosllavinë. Dokumentet mbi Berishën tregojnë se ka nivel të ulët inteligjence, dhe ka qenë i interesuar për krijimin e grupeve të rezistencës në Shqipëri. Për një periudhë kohe ai ka qenë mendërisht i papërshtatshëm për t’u pranuar në programin e emigrantëve.

Të dhëna mbi subjektet

Hajredin Vuçiterna, i njohur ndryshe si Qerim Zymeri, ka lindur më 10 gusht 1915 në Beliç, Shqipëri. Është larguar nga Shqipëria në gusht 1946 pë të shkuar në Greqi, dhe në 1948-ën për në Itali. Ai është rekrutuar nga CIA dhe është parashutuar në Shqipëri në vitin 1949. Misioni ishte i pasuksesshëm dhe ai u arratis për në Jugosllavi, ku e vendosën në arrestim mbrojtës. Më tej u rekrutua nga UDB dhe pasi arriti në Trieste u bë gjithashtu agjent i CIAs dhe u drejtua kundër Mihailo Popoviç, në ambasadën jugosllave atje. Pas shtatorit 1954 nuk ka më të dhëna për të. Shaqir Kabashi, i lindur më 14 maj 1927, në Gjilan të Kosovës. Ai është rekrutuar në kampin grek të refugjatëve shqiptarë në Lavrion në maj 1951. Është trajnuar si operator radio dhe ka marrë pjesë në tre misione tonat në Shqipëri. Ka përfunduar misionin në dhjetor 1952 dhe tani jeton në Nju Jork si shtetas amerikan. Baqir Bajgora, i lindur në 15 korrik 1915 në Prishtinë të Kosovës. Shkoi në Shqipëri nga Jugosllavia në vitin 1930 për të punuar si fermer në zonën e Fierit. Hyri në Itali si refugjat në vitin 1949. U rekrutua prej nesh në Romë në nëntor 1950 dhe u parashutua në Shqipëri në 25 qershor 1951. Mbaroi misionin në 1952. Ahmet Kabashi, vëllai i Shaqir Kabashit, i lindur në 1925 në Kosovë. Nuk ka të dhëna të jetë përdorur nga CIA në Shqipëri por është trajnuar për misione të tilla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:10

Në vitin 1949 CIA po përdorte shumë tentativa për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si u bashkëpunua me Italinë dhe Greqinë për të përmbushur misionet.

Postuar: 08/12/2018 - 07:17

Amerikanët kanë nxjerrë detaje se si regjimi komunist kishte në kontroll gjithçka.

Postuar: 07/12/2018 - 07:09

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë me dhjetra operacione gjatë regjimit komu

Postuar: 05/12/2018 - 07:00

Amerikanët kanë dhënë detaje nga procesi i shtetëzimit gjatë regjimit komunist.

Postuar: 04/12/2018 - 07:08

CIA ka deklaruar se Enver Hoxha në 10 vitet e para të pushtetit futi në burg më shumë se 10 për q

Postuar: 02/12/2018 - 07:36

Për regjimin komunist të Enver Hoxhës armiku më i madh i shqiptarëve ishte Amerika.

Postuar: 01/12/2018 - 09:50

CIA ka treguar detaje se si në veri të Shqipërisë shumica e popullsisë ishte kundër regjimit komu