BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Enver Hoxha nisi spastrimet në 3 sektorë pas prishjes me Kinën, amerikanët dyshime mbi arsyet e ekzekutimit të Beqir Ballukut

CIA: Ja si Enver Hoxha nisi spastrimet në 3 sektorë pas prishjes me

 Tensionimi i marrëdhënieve me Kinën më 1977 solli spastrime në radhët e PPSH. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, thuhet e hoxha ndihej i frikësuar dhe nisi të largojë të gjithë ata që i rrezikonin pushtetin. Po ashtu amerikanët shprehen se ekzekutimi i Beqir Ballukut ka pasur si arsye Kinën dhe jo lidhjet e tij me BRSS.

 

Prishja me Kinën

(Vijon nga numri i kaluar)

Një muaj pas sulmit të parë të hapur, mediat shqiptare nisën të godasin bashkëpunimin kinez me eurokomunizmin, duke akuzuar se teoria e “tre botëve” ishte e ngjashme me konceptin eurokomunist që thotë se shërben për të ngatërruar proletariatin dhe penguar luftën e klasave, të cilat janë në kundërshtim me praktikën e revolucionit dhe mësimet e marksizëm-leninizmit. Por edhe para vdekjes së Maos, lidhjet kinezo-shqiptare ishin penguar nga qëndrimet mbi partitë e vogla komuniste, që ishin simbol i suksesit të Pekinit për të përçarë bllokun komunist sovjetik. Pas revolucionit kulturor në Kinë, rënia e nxitjes ideologjike dhe përpjekjet për zgjerimin e lidhjeve perëndimore, zbutën disi rëndësinë e marksizëm-leninizmit për Pekinin. Kontaktet me vendet marksiste-leniniste gjatë kësaj periudhe ishin lënë në dorë të anëtarëve dytësorë të partisë, kryesisht të elementëve radikalë. Duke parë kontaktet kineze me qeveri të ndryshme, Pekini duket se nuk i konsideron të rëndësishme kontaktet me parti të vogla e të pafuqishme marksiste-leninsite. Por meqenëse konflikti i saj i vazhdueshëm ideologjik me Moskën e bën Kinën të mbrojë imazhin e pastërtisë së doktrinës, ajo po vihet në siklet nga akuzat e ngjashme të shqiptarëve.

Tensionet

Me burimet e saj superiore financiare Pekini ka arritur të neutralizojë përpjekjet shqiptare për përçarjen e lëvizjes marksiste-leniniste dhe tashmë po krijon grupe partish kukulla që mbrojnë politikat e saj. Pasi kanë treguar moskokëçarje për sfidën e Tiranës, kinezët duket se po ruajnë opsionin e kundërpërgjigjes për atëherë kur do të jetë vërtet e nevojshme. Reagimi fillestar i Pekinit mund të jetë i tërthortë ose thjesht një paralajmërim. Kinezët mund gjithashtu të përfitojnë nga sfida duke shtyrë përgjigjen ose duke u dukur bujarë në pranimin publik të saj. Megjithë aparencat e stabilitetit politik dhe diktaturës totale, ka sinjale për trazira brenda udhëheqjes shqiptare. Gjatë katër viteve të fundit një numër i madh zyrtarësh të lartë e të mesëm janë larguar ose arrestuar me akuza të trilluara. Spastrimet duket se janë kryer në tre faza dhe kanë copëtuar strukturat kulturore, ushtarake dhe ekonomike të stabilimentit. Kuptimi i plotë i tyre është i errët, por ato duket se kanë të bëjnë me ekzistencën e pakënaqësisë së nivelit të lartë me politikat e Hoxhës dhe me shqetësimin për ekonominë e vendit që është përkeqësuar nga reduktimi i asistencës së Kinës. Udhëheqja e partisë është tashmë e moshuar dhe shëndeti i Hoxhës është përkeqësuar muajt e fundit. Kasta mund të jetë nën presion nga persona më të rinj që kanë depërtuar në radhët e partisë gjatë spastrimeve të cilat kërkojnë politika inovative. Impakti i tyre është ende i pallogaritshëm por së shpejti gjenerata e re e udhëheqësve do të lërë gjurmën e saj në skenën politike.

Spastrimet kulturore

Megjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme, udhëheqja shqiptare nuk ka arritur të mbyllë krejtësisht vendin ndaj influencave të huaja, teksa sapo ka lehtësime të barrierave kulturore dhe kontakteve të jashtme ndodh një fluks i tendencave të reja liberale, që detyron regjimin të tërhiqet shpejt drejt mbylljes. Një hapje e tillë ndodhi kohët e fundit në fillim të viteve 1970, sipas një fushate të qeverisë për eliminimin e zakoneve të prapambetura shoqërore dhe që përfundimisht inkurajoi disa tendenca drejt liberalizimit. Kjo klimë zbutjeje u shoqërua dhe me një relaksim të lidhjeve mes SHBA dhe vendeve komuniste dhe ulje të armiqësisë së Kinës ndaj Perëndimit, kjo ishte gjithashtu koa kur në Shqipëri erdhi për herë të parë televizioni. Ky zhvillim i fundit, që u shoqërua me hyrjen e televizioneve greke e jugosllave në vend, i lejoi disa shqiptarëve të kalonin masat e censurës dhe të njiheshin me tendencat kulturore perëndimore. Aftësia e partisë për të mbyllur sa më shpejt këto hapje dhe rivendojsen e rregullsisë kulturore e ideologjike, nuk u dobësua nga pasojat e përkohshme të influencave të huaja. Faza e parë e spastrimeve në 1973 kishte si objektiv goditjen e politikave të gabuara kulturore. Funksionarë të lartë të partisë në Tiranë, të radio-televizionit dhe të organizatave të të rinjve, u larguan. I gjithë bordi drejtues i Sindikatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve u zëvendësua dhe u vendosën rregulla të ashpra për ruajtjen e pastërtisë kulturore, që janë mbajtur prej atëherë.

Spastrimi ushtarak

Ndërsa në 1974 nisi spastrimi total i stabilimentit ushtarak. Që prej prishjes me BRSS Shqipëria kishte qenë e varur nga furnizimet ushtarake kineze, por reduktimet e asistencës kineze prej fillimit të viteve 1970 dhe thuajse ndalimi i tyre në 1973, shkaktuan siklet te ushtria shqiptare për aftësitë e tyre të rezistencës ndaj agresioneve të mundshme. Kjo sepse Bashkimi Sovjetik kishte siguruar disa kapacitete detare në Jugosllavi në 1974, në rajonin e Tivarit, rreth 50 milje larg kufirit shqiptar, gjë që shtoi dyshimet për forcën e strukturës së mbrojtjes. Por arsyeja e vërtetë e spastrimit të ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku dhe të miqve të tij të ngushtë në 1974 është disi e paqartë. Ata u akuzuan për tradhti dhe bashkëpunim me Moskën, të cilat nuk ishin arsye bindëse. Balluku kishte lidhje të ngushta me udhëheqjen ushtarake kineze dhe nuk ka gjasa që të jetë përpjekur të zëvendësojë pajisjet ushtarake kineze me ato sovjetike, por është e mundur që ai dhe ushtarakë të tjerë të kenë rekomanduar zgjerimin e lidhjeve ekonomike e politike me Perëndimin pas distancimit me Kinën dhe humbjen e ndihmës së saj. Propozimet e tij për të ndjekur një linjë hapjesh të ngjashme me Kinën, mund të jenë interpretuar nga udhëheqësi Hoxha si një tentativë për të rrezikuar kontrollin e partisë mbi forcat e armatosura.

Spastrimi ekonomik

Faza e tretë dhe më e gjerë e spastrimeve goditi stabilimentin ekonomik, dhe duket se erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i vështirësive të ekonomisë gjatë planti të pesë pesë-vjeçar 1971-1975. Megjithë kontributet e gjera të Kinës në formë fabrikash dhe pajisjesh gjatë planit 5-vjeçar, ekonomia e vendit erdhi në rënie. Masa e saktë e tkurrjes ekonomike nuk dihet por gjithsesi ishte më e vogël se rritja e pësuar në 1966-1970. Vonesat e asistencës kineze shin shkaku kryesor i rënies dhe kur autoritetet kuptuan masën e vërtetë të dëmit, ata nisën marrjen e kundërmasave, siç ishte zbutja e izolimit nga pjesa tjerë e Evropës. Ndoshta të alarmuar nga pasojat e këtyre iniciativave, administrata Hoxha nisi spastrimet masive të stabilimentit ekonomik në 1975. Spastrimet fillimisht forcuan dorën e gardës së vjetër të partisë të lidhur ngushtë me Enver Hoxhën. Tashmë 69 vjeçar Hoxha mbetet kreu i partisë së formuar në 1941, teksa ka ruajtur kontrollin me anë të spastrimeve të kundërshtarëve të të gjitha ngjyrave. Elementët radikalë përbëjnë ende shumicën e Byrosë së tij Politike prej 12 anëtarësh. Por ka sinjalizime se Hoxha ka hasur opozicion muajt e fundit nga brenda udhëheqjes dhe pozita e tij mund të jetë dobësuar. Debatet për politikat ekonomike dhe kurset e ndryshme që duhen ndjekur vazhdojnë ende. Kushtetuta e re shqiptare e publikuar në dhjetor 1976 zbuloi ndryshimet mes asistencës kineze dhe gjendjes së vetë-mjaftueshmërisë. Një nga fraksionet e udhëheqjes kishte arritur të përfshinte idetë e tij për rëndësinë e vetëmjaftueshmërisë, si forca kryesore e ndërtimit të socializmit, pa përmendur fare ndihmën kineze. Ndërsa Hoxha nga ana e tij vazhdonte të citonte rëndësinë e ndihmës “vetëmohuese” të Kinës, që nënkuptonte kundërshtimin e tij ndaj atyre që mbronin vetëm vetëmjaftueshmërinë me burimet e pakta të vendit. Pikëpamjet ekonomike të Hoxhës e tregojnë atë më realist sesa disa nga kolegët e tij dhe janë në kundërshtim me imazhin e tij të përgjithshëm si sfidues i Kinës për arsye ideologjike. Hoxha dihet që është në shëndet të dobët dhe po ashtu dhe garda e vjetër. Kryeministri Shehu, i cili është konsideruar gjithmonë si pasuesi i Hoxhës, është 64 vjeç. Fuqia e tij është rikuperuar pas marrjes së postit të ministrit t mbrojtjes në 1974, por edhe ai ka probleme shëndetsore të cilat duket se skualifikojnë nga mundësia e pasimit të Hoxhës në krye.

Organizimi politik

Nuk kemi shumë informacion mbi funksionarët më të rinj në pozita drejtuese, por Byroja Politike ka dy anëtarë më të rinj, siç janë disa dhe në komitetin e partisë, që janë zgjedhur nga Hoxha bazuar në performancën e tyre dhe besnikërinë personale. Ata vijnë nga aparati i partisë në provinca. Dy anëtarët e rinj të Byrosë në të 40-at janë Hekuran Isai dhe Pali Miska, të cilët janë ngritur me shpejtësi në detyrë pas spastrimeve. Megjithë afrimin e të rinjve në nivelet më të marta të partisë e të qeverisë, nuk ka pasur progres të dukshëm në zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit. Konflikti me Kinën gjithashtu mund të jetë një problem për zyrtarët e rinj, të cilët kanë nisur karrierën e tyre në një kohë varësie të plotë nga Pekini dhe mund të kundërshtojnë provokimet ndaj tij. Për sa kohë që Hoxha do të drejtojë formalisht partinë kursi politik i SHqipërisë dio të jetë ai i radikalizmit ideologjik që e ka karakterizuar gjatë dy dekadave të fundit. por nuk mund të përjashtohet mundësia që pas largimit të tij politikat të bëhen më pragmatike.

Opsionet e politikës së jashtme

Me përkeqësimin e marrëdhënieve me Pekinin autoritetet po marrin në konsideratë disa opsione për politikën e jashtme. Fiksimi i tyre me kërcënimin sovjetik dhe ndjesia e ashpër anti-amerikane bën që ato të evitojnë hapjet ndaj dy superfuqive. Jugosllavia fqinje, e cila në kushte të tjera do të ishte partneri natyral ekonomik i vendit, është tashmë e papranueshme ideologjikisht për shqiptarët. Qëndrimi dogmatik i regjimit ndaj sistemeve demokratike ka gjasa të parandalojë zhvillimin e marrëdhënieve të reja politike ndërsa paaftësia shqiptare për rritjen e eksporteve apo për të pranuar kredi nga Perëndimi, do të parandalojë zëvendësimin e asistencës kineze

Frika sovjetike

Që prej prishjes me Hrushovin shqiptarët e kanë konsideruar vazhdimisht BRSS si kërcënim për sigurinë e tyre. Me gjithë fushatat e vazhdueshme të spastrimeve dhe eliminimit të të gjithë elementëve simpatikë ndaj Moskës, Tirana insiston se sovjetikët kërkojnë të rivendosin hegjemoninë e tyre në Shqipëri. Pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë ka tmerruar komunistët shqiptarë, të cilët u tërhoqën nga traktati i Varshavës dhe kanë nisur një rivlerësim të aftësive ushtarake. Udhëheqësi Hoxha, i cili që ideatori i prishjes së aleancës me Kinën, tmerrohet nga ideja se sovjetikët kërkojnë ta përmbysin. Propaganda e tij ka qëllim kryesor rrënjosjen e urrejtjes së vendit ndaj asaj që quan “social-imperializimi sovjetik”. Por nuk ka prova për tentativa të tilla sovjetike e megjithatë kundërshtarët e regjimit akuzohen si pro-sovjetikë, ose në rastin e Beqir Ballukut, si pjesëtarë në konspiracionin sovjetik kundër regjimit. Shqipëria prej vitit 1961 ka refuzuar kategorikisht rivendosjen e kontakteve me BRSS por ka mbajtur lidhje me disa vendeve të Evropës Lindore. Kohët e fundit ajo refuzoi dhe një tentativë rumune për ngrohjen e marrëdhënieve, me shumë gjasa të sponsorizuar nga Moska. Tirana e përdor refuzimin ndaj Moskës për të reklamuar korrektësinë e qëndrimit të saj ideologjik, edhe pse në mënyrë ironike në konfliktin me Pekinin shqiptarët thanë se po përdorte taktika të ngjashme me ato të Moskës në vitet 1960-të.

Më të lexuarat