BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Hrushovi në vitin 1962 nisi goditjet ndaj Shqipërisë, përmirësoi marrëdhëniet me Beogradin dhe bëri për vete të gjitha shtetet e tjera komuniste

CIA: Ja si Hrushovi në vitin 1962 nisi goditjet ndaj Shqipërisë,

CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si Nikita Hrushov përqendroi të gjithë vëmendjen te Beogradi dhe nisi sulmet ndaj Shqipërisë më 1962. Sipas CIA, ai kërkoi që të gjitha vendet komuniste të bashkëpunojnë me Kremlinin, duke lënë jashtë Shqipërinë. Nga ana tjetër, CIA ka treguar dhe diskutimet në Parlament në vitin 1953. Aty është folur për buxhetin e ri dhe ministrat kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Mars 1953

Diskutimet për buxhetin

Folësit për problemet e buxhetit në sesionin e tretë parlamentar përfshinin zv.kryeministrin Tuk Jakova, deputetin Mihal Prifti, kreun e parlamentit Shefqet Peçi, ministrin e Industrisë Adil Çarçani, ministrin e Ndërtimit Rrapo Dervishi. Ata raportuan si më poshtë:

Shefqet Peçi, ministër i Minierave

Buxheti i vitit 1952 paraqet investime të konsiderueshme në sektorin e minierave në një rritje me 171 për qind nga buxheti i vitit 1951. Shumica e investimeve do të jenë në pajisje dhe makineri, siç është përfundimi i rafinerisë së naftës në Cërrik, sonda dhe traktorë për minierat. Për përmirësimin e jetesës së punëtorëve të minierave do të ndërtohen shtëpi dhe institucione kulturore, salla ngrënieje, kinema, kopshte etj. Plani i vitit 1952 ka një rritje të eksplorimit të galerive të reja minerare, shpimeve të reja të naftës dhe studimeve gjeologjike për burimet nëntokësore të Shqipërisë. Si rezultat i investimeve do të ketë organizmin dhe mekanizim më të mirë të punës, sipas metodave sovjetike. Një numër më i madh inxhinierësh shqiptarë, sovjetikë dhe nga vende të tjera të demokracive të popullit do të mbikëqyrin prodhimin, teksa shumica e makinerive dhe materialeve tashmë janë siguruar. Është zgjidhur problemi i energjisë elektrike në minierën e Selenicës ndërsa problemi i Rubikut do të zgjidhet në 6-mujorin e parë të 1952. Në lidhje me mangësitë në sektorin e minierave, u evidentuan rastet e mungesës së motivimit në realizimin e planeve si nga ministria dhe nga industria e naftës. Disa drejtorë nuk kanë ndjekur kurset sistematike të prodhimit dhe kjo ka rezultuar në disiplinë të ulët të punës, si në minierën e bakrit në Rubik.

Adil Çarçan, ministër i Industrisë

Në vitin 1951 shumë ndërmarrje u paraqitën mirë në planet e prodhimit, të të ardhurave dhe shpenzimeve. Në to përfshihen uzina Enver Hoxha, e drejtuar nga Artjon Spartaku, fabrika e lëkurës në Gjirokastër e drejtuar nga Telemak Mulin, fabrika e lëkurës në Korçë e drejtuar nga Koço Nashini, fabrika e çimentos në Shkodër e drejtuar nga Vaso Marku, fabrika e drurit Misto Mame në Tiranë, fabrika e birrës dhe një numër ndërmarrjesh të tjera. Bashkimi Sovjetik ka dhënë ndihmë të madhe në 1951 për vënien në funksion të uzinave si Kombinati Tekstil Stalin, fabrika e sheqerit 8 Nëntori dhe fabrika e pambukut në Fier. Fonde të tjera sovjetike u shpenzuan në fabrikën e drurit, në fabrikën e duhanit në Shkodër. Ka pasur gjithashtu mangësi në sektorët e peshkimit, në prodhimin e sapunit, të makaronave. Gjatë vitit 1951 organizimi dhe disiplina e punës ishin të dobëta. Këto defekte së bashku me drejtimin e papërshtatshëm bënë që sektori i peshkimit të realizojë planin me vetëm 51 për qind. Gjithashtu edhe plani i prodhimit të sapunit dhe makaronave nuk u realizua. Fabrika e makaronave në Durrës plotësoi vetëm 58 për qind të planit, ashtu si dhe fabrikat e sapunit në Rrogozhinë, Shkodër e Elbasan. Si rezultat i këtyre dështimeve furnizimi me mallra konsumi nuk ka qenë i rregullt de planet për të ardhurat e buxhetit nuk u realizuan. Mangësitë erdhën is rezultat i punës së dobët dhe sipërfaqësore të ministrisë së industrisë që nuk zbatoi vendimet e qeverisë, dhe përgjegjësi kanë drejtorët e ndërmarrjeve si Vlash Kavalaci, ish-drejtor i peshkimit, Ilmi Çausholli, ish-drejtor i fabrikës së sapunit në Rrogozhinë, Muhamet Meqemeja ish-drejtor i fabrikës së sapunit Elbasan, Stavri Çifliku drejtor i fabrikës së litarëve në Rrogozhinë. Të ardhurat ishin të ulëta ndërsa shpenzimet e vitit 1952 ishin 72 për qind më të larta se në 1951.

Rrapo Dervishi, ministër i Ndërtimit

Ndërtimi në interes kombëtar ka qenë 52 për qind më i madh, ndërsa ai me interes lokal 33 për qind më i madh sesa në vitin 1951, ndërsa fabrikat e prodhimi të tullave realizuan planin me 137 për qind. Në vitin 1951 u vunë në funksion kombinati tekstil Stalin, hidrocentrali Lenin dhe fabrika e sheqerit 8 Nëntori. Ndërtime të tjera të rëndësishme ishin fabrika e pambukut në Fier, tubacioni ujor Lanabregas-Yzberisht, rruga Shënmeri-Kolgecaj, dhe drenazhimet e fushave të Kavajës. Progres është bërë në projektin e kanalit Peqin–Kavajë ku janë përftuar rreth 8000 hektarë tokë. Industritë lokale të ndërtimit gjithashtu kanë avancuar, por jo me ritmet e kërkuara. Nga shtatë ndërmarrjet lokale të ndërtimit, gjashtë e kanë tejkaluar planin, ndërsa të gjitha kanë reduktuar kostot me 7 për qind. Industritë lokale të ndërtimit duhet të përforcohen në ekzekutimin e projekteve kombëtare, duke ndihmuar që ndërmarrjet kombëtare të fokusohen në objektivat e mëdha industriale si ato të transportit dhe përfitimit të tokave bujqësore. Falë ndihmës sovjetike, masa e punës së ndërtimit për vitin 1951 ishte 20 për qind më e madhe se në vitin 1950, dhe të ardhurat ishin 23 për qind më të mëdha. Ministria e Ndërtimit nuk duhet të kënaqet vetëm me suksesin e hidrocentralit Lenin, dhe nuk duhet të fshehë dështimet në projekte si rruga Lumbardh-Tuç apo projektet e strehimit në Tiranë. Analizat e punës në çdo sektor tregojnë mangësi të konsiderueshme. Dy nga gjashtë ndërmarrjet nuk arritën të realizojnë planin e vitit 1951. Megjithëse dy ndërmarrjet Muhamet Gjollesha dhe Perlat Rexhepi kanë marrë më pak ndihmë se të tjerat nga ministria, drejtorët e tyre Ajet Rusi dhe Foti Papanastasi kanë përgjegjësi për mangësinë në zbatimin e planit.

Deputete Roza Hila

Punonjësit e industrisë plotësuan planin e janarit 1952 me 123 për qind. Duke përdorur metodën Levçhenko-Mukanov punonjësit e një prej ndërmarrjeve reduktuan kostot dhe përmirësuan cilësinë e prodhimit. Përdorimi i plotë të kësaj metode mund t’u kursejë shtetit rreth 1 milion lekë, që mund të përdoren për ndërtimin e një çerdheje për fëmijët e punëtorëve.

Korrik 1962

Afrimi jugosllavo-sovjetik

Që prej takimit të partive komuniste në Bukuresht në verën e 1961, jugosllavët e dalluan konfliktin e sovjetikëve me Kinën e Shqipërinë dhe punuan për ta shfrytëzuar për përmirësimin e lidhjeve me BRSS. Ata e shfaqën hapur mbështetjen për Hrushovit, kundër atyre që quanin “dogmatistë”. Dënimi i ashpër i Hrushovit ndaj Shqiptarëve dhe dogmatistëve të tjerë në kongresin e 12 të Partisë Komuniste Sovjetike në tetor 1961, i dha më tepër inkurajim jugosllavëve, ndërsa afrimi mes tyre dhe Moskës po vazhdon me hapa gradualë. Kontaktet mes tyre u rritën këtë pranverë. Në prill Gromiko ia ktheu vizitën e një viti më parë të Popoviç, ndërsa në maj Hrushovi e shfrytëzoi turneun e tij në Bullgari për të shprehur vlerësime të ngrohta ndaj Jugosllavisë, për të cilën tha se ishte pjesë e përpjekjeve të të gjitha vendeve në ndërtimin e socializmit dhe komunizmit. Hrushovi gjithashtu nxiti vende të tjera hezituese që të bëjnë hapje ndaj Beogradit, çka u mbështet nga lideri bullgar Todor Zhivkon, i cili i quajti komunistët jugosllavë ideologjikisht të pranueshëm. Ndoshta me afrimin e tyre sovjetikët kërkojnë të shtojnë presionin ndaj Shqipërisë dhe nxitjen e rrymave të brendshme disidente atje, si dhe të nxisin simpatinë e vendeve të vogla ndaj Bashkimit Sovjetik, sidomos ndaj atyre ku Jugosllavia ka influencë. Për bllokun komunist si i tërë, përmirësimi i lidhjeve me Jugosllavinë thekson ndarjet brenda lëvizjes komuniste që kanë shkaktuar përkeqësimin e lidhjeve me Kinën e Shqipërinë, dhe aleatet e tyre, të cilët i konsiderojnë jugosllavët si devijacionistë. Çdo afrim i mëtejshëm me Beogradin do të bëjë edhe më të vështirë unifikimin e bllokut nën udhëheqjen sovjetike. Ne besojmë se ne muajt në vijim Beogradi do të ngushtojë lidhjet me Moskën dhe disa nga vendet satelite, veçanërisht në fushën ekonomike e kulturore. Mundësitë më të mëdha janë ato në fushën ekonomike ku ofertat sovjetike do të mirëpriten nga jugosllavët. Propaganda kritike reciproke do të zbutet.

Më të lexuarat