BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Kina prishi bashkëpunimin me Moskën pas kritikave ndaj Shqipërisë, regjimi i Hoxhës sulme të forta ndaj SHBA më 1963

CIA: Ja si Kina prishi bashkëpunimin me Moskën pas kritikave ndaj

CIA ka treguar se si Kina doli në mbështetje të Shqipërisë më 1963. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuar thuhet se Kina i dërgoi notë proteste BRSS. Po ashtu në një tjetër dokument tregohet mendimi që kishin shqiptarët për CIA.

Nëntor 1961

Hapjet Shqipëri-SHBA

Në një artikull të edicionit të 17 nëntorit të gazetës së përjavshme “Liria” të komunitetit shqiptar të emigracionit në Boston, dukej se jepej një sinjal hapjeje e Shqipërisë për vendosjen e lidhjeve me SHBA. Gazeta shkruante se Bashkimi Sovjetik kishte parandaluar regjimin shqiptar për krijimin e lidhjeve me SHBA gjatë 17 vjetëve të fundit, dhe kjo mund të shërbejë si në pretekst për indiferencën e mëparshme të Tiranës apo armiqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara. Artikulli deklaron gjithashtu se lobi i Greqisë është përgjegjës për mungesën e interesit nga Uashington-i drejt Shqipërisë apo njohjen e regjimit të Hoxhës. Grupi i emigracioni që boton gazetën Liria nuk ka lidhje me regjimin komunist në Shqipëri, por drejtuesit e saj besohet se kanë kontakte me përfaqësuesit shqiptarë në Kombet e Bashkuara dhe rrjedhimisht mund të ndikohen për të publikuar linjat e propagandës së Tiranës. Kjo gazetë ka qenë burimi i një tjetër sinjali për afrim me SHBA korriku e shkuar, kur në një artikull shkruhej se Tirana ishte e interesuar për krijimin e lidhjeve diplomatike, miqësore dhe tregtare me SHBA.

Dhjetor 1962

Kinë-BRSS

Pekini ka paralajmëruar se vazhdimi i sulmeve të hapura kundër Kinës dhe Shqipërisë mund të sjellin ndarjen e plotë të Kinës me Bashkimin Sovjetik. Deklarata u dorëzua në kongresin e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë në sesionin e javës së shkuar dhe u lexua nga kryetari i partisë çeke Novotni. Sipas kinezëve edhe ai përsëriti sulmet me natyrë sovjetike ndaj Kinës. Kjo ishte konfirmim i qëllimeve të Pekinit për të sfiduar opinionin e shumicës së bllokut sovjetik. Pekini mohon faktin se iniciatore e konfliktit ishte Tirana dhe thotë se ata që sulmuan Partinë Komuniste shqiptare ishin nxitësit e trazirave dhe gjendjes aktuale në bllok, çka mund të sjellë pasoja të tjera edhe më serioze. Kinezët kërkojnë një takim të Partive Komuniste të ngjashëm me ato të Moskës në vitet 1957 e 1960, për zgjidhjen e polemikave. Moska sigurisht që e kundërshton një takim të tillë, ku kinezët do të merrnin qendrën e skenës me deklaratat e tyre parimore. Ata po tregojnë se do të vazhdojnë të insistojnë për ndryshimin e politikave sovjetike ndaj Shqipërisë. Publikimi i deklaratës nga Pekini, thuajse një javë pas dhënies së saj, mund të jetë nxitur nga sulmet e sofistikuara të Hrushovit ndaj Kinës në mbledhjen e kabinetit sovjetik më 12 dhjetor. Deklarata pritet gjithashtu të ketë reagime nga sovjetikët dhe venet e tjera lindore komuniste.

Prill 1963

Marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi Sovjetik

Reagimi i parë publik nga një anëtar i kampit kinez, ndaj letrës së Moskës më 30 mars, sugjeron se marrëdhënie bilaterale mes dy vendeve nuk kanë asnjë mundësi përmirësimi. Përgjigja u shfaq në një artikull prej tre faqesh në të përditshmen shqiptare “Zëri i Popullit” më 18 prill, ku Hrushovi kritikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe quhet “gënjeshtar”, “përçarës” dhe antimarksist-leninist. Tirana sulmon teorinë sovjetike të “bashkë-ekzistencës” dhe të çarmatosjes, si dhe krizën kubaneze të raketave. Por artikulli përqendrohet në marrëdhëniet Shqipëri-BRSS dhe refuzon nënkuptimet në fjalimet e kohëve të fundit të Hrushov, se një marrëveshje mund të arrihet për pranimin e Kinës ndaj Jugosllavisë si në vend socialist, në këmbim të trajtimit më të mirë të Shqipërisë nga sovjetikët. Megjithëse kinezët kohët e fundit kanë zbatuar marrëveshjen me sovjetikët për ndalimin e polemikave publike, kjo nuk ka gjasa të ndiqet nga Shqipëria. Ka gjithashtu mundësi që Shqipëria të veprojë tërësisht me mendjen e saj, ose prej keqkonceptimeve se interesat e saj mund të rrezikohen nga Pekini, ose nga zemërimi se po trajtohet si një vend satelit i Kinës nga Bashkimi Sovjetik.

 

Janar 1963

Këndvështrimi shqiptar për CIA

Shqipëria brutale staliniste e minimaliste ende i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si armikun kryesor që duhet goditur me çfarë armësh të dalin përpara. Por meqenëse të vetmet armë në dispozicion të tyre janë fjalët, makineria shqiptare e propagandës përpiqet të godasë sa më rëndë SHBA, siç shihet në tre artikujt e mëposhtëm të kohëve të fundit të gazetës në gjuhën greke Laiko Vima. Gazeta qarkullon në prefekturën e Gjirokastrës, në komunitetin malor prej 150 000 banorësh.

CIA e mistershme

Një nga seksionet më të mistershme të institucioneve të Uashington-it është dhe ndërtesa 50 milionë dollarëshe e CIA-s që ndjell frikë me arkitekturën e saj. Dritaret me hekura dhe korridoret në formë labirinti me dyer automatike janë selia qendrore e agjencisë së frikshme amerikane, që punon gjithashtu në rreth pesëdhjetë ndërtesa të tjera në Uashington dhe rreth tridhjetë në Neu York. Askush nuk e di sesi CIA vepron, por personali i saj arrin në më shumë se 100 000 agjentë të paidentifikuar dhe buxheti i saj as nuk publikohet as nuk diskutohet ndonjëherë nga autoritetet. Dihet se rreth 5 miliardë dollarë të buxhetit shkojnë për CIA-n, pa përmendur miliarda të tjera që marrin projektet e saj të veçanta. Qeveria e SHBA i jep vëmendje të veçantë kësaj organizate e cila është e lidhur me një seri konspiracionesh, grushte shteti, agresione, provokime dhe vrasje brutale. Dora e zezë e CIA-s përhap terrorin kudo për shtypjen e popujve. Allen Dulles, vëllai i John Foster Dulles ka thënë më parë se CIA është shkolla e artit të heshtur, që drejton politikat e Shteteve të Bashkuara, që do të thotë se CIA është arkitektja e sabotazhit dhe ndërhyrjeve të sekrete e brutale në vendet e huaja. Ajo ka në përdorim avionë si ai i tipit U-2 dhe RB-47, të cilët spiunojnë mbi vendet socialiste. Po të kthehemi prapa jo më shumë se dhjetë vjet më parë, CIA ishte organizatore e grushtit të shtetit që rrëzoi nga pushteti liderin demokratik të zgjedhur të Iranit, Mohamad Mosaddeg, si dhe vrasjet e mijëra simpatizantëve të tij të majtë. CIA ishte gjithashtu organizatore e kundër-revolucionit në Hungari, në bashkëpunim me revizionistët jugosllavë. Asokohe avionët e parë që erdhën në Budapest ishin avionët e CIA-s të maskuar si avionë të Kryqit të Kuq. CIA organizoi revolucionin në Kongo dhe vrasjen e liderit Lumumba, ashtu si dhe ndryshimet e qeverive në disa vende të tjera afrikane. Aktivitetet e CIA-s janë të larmishme dhe të fshehta. Shpeshherë ata përdorin Trupat e Paqes për mbulim dhe si instrument spiunazhi, duke infiltruar doktorët, inxhinierët apo veterinerët që shkojnë për të ndihmuar vendet e pazhvilluara, por që në realitet janë spiunë amerikanë. Kjo është arsyeja pse Gana, Sudani, Indonezia, Cejloni deh Meksika i kanë përjashtuar Trupat e Paqes. Një tjetër program i shfrytëzuar nga CIA është bamirësia “Ushqim për Paqen”, e organizuar nga presidenti Eisenhouer. Gjithashtu ish-Presidenti Kennedy krijoi OJQ-në e bamirësisë Aleanca për Progres, që nuk ishte për të ndihmuar vendet e Amerikës Latine, por të spiunuar ndaj tyre. CIA ishte organizatore e grushtit të shtetit në Brazil, provokoi ndërhyrjen në Republikën Dominikane dhe është gjithashtu përgjegjëse për gjakderdhjet në Panama, Bolivi e Uruguai. Tani le të mësojmë pak për natyrën kryesore të kësaj organizate djallëzore. Allen Dulles e nisi karrierën e tij në moshën 23 vjeçare, duke shërbyer si spiun për të gjithë presidentët amerikanë. Kur ai erdhi në krye të CIA-s në 1953, mblodhi rreth vetes dhjetra milionerë e biznesmenë në mënyrë që spiunazhi të ngrihej në nivelet elitare të ekonomisë e politikës. Kreu aktual i CIA, John MCone, është një inxhinier industrialist, i cili në vitet 1958 deri në 1961 ka drejtuar komitetin e energjisë atomike të SHBA dhe është financier investimesh në kompanitë ushtarake të avionëve dhe automjeteve. Ai është gjithashtu investitor në kompani energjetike si ajo e naftës California Oil dhe Stanard Oil Neu Jersey, të cilat zotërojnë fusha nafte në Meksikë, në Amerikën Latine dhe në Lindjen e Mesme. Investimet e Mcone në këto monopole i kalojnë 1 milionë dollarë, dhe ka lidhje të panumërta me kompani portesh detare dhe industrialistë që prodhojnë armatime, raketa dhe avionë. Ky pra është njeriu që udhëheq CIA-n, përfaqësuesi i elitës së milionerëve që janë pushteti i vërtetë prapa fasadës së qeverisë apo presidentëve amerikanë.

 

 

1 prill 1953

Më poshtë kemi tekstin e pamfleteve të propagandës të aprovuar nga selia kryesore. Vonesat në kompletimin e tyre mund të shpjegohet me heshtjen e disa elementëve brenda degës, që nuk i shihnin ato në mënyrë favorizuese. Sektorë të ndryshëm të misionit kanë pasur mendime të ndryshme në stilin e veprimit apo në bashkimin në një, të të gjithë operacioneve.

Teksti

Pakti Turko-Greko-Jugosllav lajm i mirë për Shqipërinë

Që të qëndrojë në fuqi, Enver Hoxha me këlyshët e tij e dinë se populli duhet të mbahet në gjendje frike e në gjendje pasigurie. Prandaj mundohen t’i mbushin mendjen popullit se rënia e tyre do të sillte edhe copëtimin e atdheut tonë të dashtun. Ata bajnë çmos për të bindur gjithë botën se fqinjët e Shqipërisë kërkojnë dhunojnë kufijtë tanë, të aneksojnë tokat tona dhe të shuajnë kulturën tonë. Duan të bëjnë që populli të besojë se rënia e tyre do të ishte vdekja e Shqipërisë. Por kjo është një gënjeshtër me bisht. Ndodhja e tyre në pushtet nuk i ka sjellë veçse mjerim popullit tonë dhe është pengesa e vërtetë që populli ynë të përfitojë nga paqja. Kohët e fundit o bashkëatdhetarë, gënjeshtrat e tyne janë shtue edhe më tepër. Ata përpiqen të ç’vlerësojnë rëndësinë e paktit turko-greko-jugosllav, duke e kritikue ashpërsisht. Ata duan që të besoni se ky pakt është humbja e Shqipnisë dhe se qëndrimi i tyne është i vetmi shpëtim për Atdheun tonë. Motra e vllazën shqiptarë! S’ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Pakti ballkanik i nënshkruar nga Turqia, Greqia e Jugosllavia në Ankara më 28 shkurt 1953 është në realitet një garanci më shumë nga ana e fqinjëve të Shqipërisë për të respektuar pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin e kufijve tona kombëtare. Le ta shqyrtojmë me urtësi e vërejtje këtë çështje.

Fqinjët

Tre fqinjët tanë megjithë mosmarrëveshjet e tyre, e kuptuan ma së fundmi se ata duhet të jenë të bashkuem që të mund të mbrohen nga një agresion rus. Solidarësia e këtyre tre shteteve u shton shpresën atyre kombeve fqinj që ndodhen nën zgjedhën e kuqe. Duke mbajtur e duke mbrojtur identitetin e tyre vetjak, ata u hapin shteg miqve të tyre të shtypur për të thye prangat e skllavërisë që i mbajnë të lidhur, dhe të krijojnë një mburoje kombesh të fortë që mund t’i tërheqin me vete. Marrëveshjet tregtare mes vendeve sjellim përfitime materiale për të gjithë, kondita më të mira jetese, më tepër ushqim dhe më tepër punë.  Bashkëatdhetarë, pakti midis Greqisë, Turqisë dhe Jugosllavisë ka pasur efekte shumë të mira për udhëheqësit e Perëndimit të Lirë. Ata pranojnë se ky pakt është një provë pozitive se vendet ballkanike janë bashkue dhe do të bashkohen miqësisht, për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar e për të mbajtur larg skllavëruesit ambiciozë. Motra e vëllezër shqiptarë! Mos u mashtroni nga shërbëtorët që kanë për qëllim vetëm t’i shërbejnë padronëve të Moskës, dhe t’i zgjasin jetën pushtetit të tyre. Pakti i miqësisë i nënshkruar nga Greqia, Jugosllavia e Turqia është i mirë për shqiptarët liridashës. Ai është hapi i parë i krijimit të një atmosfere në të cilën mund të vendoset liria e Shqipërisë.

Vdekje komunizmit! Liri Shqipnisë!

Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”

Për liri! Për Shqipëri! Për flamurin kuq e zi!

 

31 korrik 1953

Informacion sigurie

Teksti i aprovuar i pamfletit të dezertimit

Me qëllim dërgimin e shpejtë të këtij teksti, detyra e përkthimit iu besua Samuel M. Pashley. Meqenëse komiteti i propagandës ka kritikuar shpesh përkthimet e zotit Pashley në të kaluarën, është sugjeruar që ai dhe stafi i tij të punojnë me kujdes. Ne mendojmë se Londra duhet ta kalojë tekstin dhe sipas referencave të nisin printimet prej 5 gushtit, nëse nuk regjistrohen ankesa nga Londra deri atëherë. Sa i përket degës së Athinës, faqja e pasme e tekstit do të jetë në faqen e pasme të edicionit të parë të botimit të propagandës së atjeshme. Teksti do të çohet në Athinë me korrier jo më vonë se 11 gushti.

Mesazh për komunistët shqiptarë

Vëmendje, anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë: Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, e vetmja lëvizje çlirimtare e njohur dhe e mbështetur nga Perëndimi i Lirë, gjithmonë u ka zgjatur dorën e ndihmës refugjatëve që largohen nga shtypja komuniste në Shqipëri. Tani që regjimi komunist në Shqipëri, ashtu si në vende të tjera satelite po kryen spastrime dhe ndryshime, NCFA ka një ofertë të rëndësishme për të gjithë zyrtarët komunistë që nuk i kanë ndyrë duart me gjak shqiptar. Nëse jeni një anëtar i rëndësishëm i partisë komuniste apo oficer në ushtri apo në forcat e sigurimit, atëherë dëgjoni me vëmendje ofertën bujare të NCFA. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë është në dijeni se shumë anëtarë të partisë i janë bashkuar asaj prej  propagandës së rreme të komunistëve. Kjo propagandë ka premtuar liri, bollëk dhe lumturi për të gjithë popullin shqiptar, por i soli atij vetëm skllavëri, uri dhe mjerim. Ne e dinë mirë se ka shumë zyrtarë komunistë që janë penduar për gabimin e tyre por nuk guxojnë të largohen në botën e lirë prej frikës së dënimit nga NCFA apo mbështetësit e tij. Por ne duam të sigurojmë këta persona se kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ne u ofrojmë këtyre personave një mundësi për të ndihmuar në çlirimin e vendit tonë, për të fituar respektin ndaj vetes dhe të bashkatdhetarëve. Liderët moskovitë kanë nisur një luftë për jetë a vdekje mes radhëve të tyre dhe Rusia është aq e dobët sa ka anuluar disa nga masat shtypëse në vendet satelite dhe në Shqipëri, prej frikës së veprimit të popujve të skllavëruar. Partia komuniste zgjedh në mënyrë arbitrare njerëz për t’i bërë shembuj duke i sakrifikuar në vend të gabimeve dhe mëkateve të liderëve të partisë, apo të sistemit keqfunksionues sovjetik. Si rezultat i ndryshimeve në hierarkinë e regjimit të Tiranës, ju jeni të vetëdijshëm për përshpejtimin e shkatërrimit të perandorisë ruse dhe të sistemit të saj të skllavërimit. A dëshironi të bëni diçka për të çliruar popullin tuja nga skllavërimi? A doni të bëni diçka për të shpëtuar jetën tuaj dhe të rifitoni lirinë?

Ftesa për komunistët

Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë fton anëtarët e lartë të partisë komuniste të ndihmojnë në luftën për çlirimin e atdheut, por oferta në anën tjetër të faqes i bëhet vetëm atyre zyrtarëve, anëtarëve të partisë, të ushtrisë apo policisë që nuk i kanë ndyer duart me gjak. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me mbështetjen e Botë së Lirë, ju ofron një mundësi për të shpëtuar në botën e lirë dhe për të punuar për çlirimin e vendit tonë të dashur. Në disa raste përfaqësuesit tanë besnikë mund t’ju kontaktojnë, por ju mos prisni për këtë, merrni vetë iniciativën dhe arratisuni përpara se të jetë tepër vonë. Liderë të partisë komuniste, oficerë të ushtrisë dhe policisë, nëse nuk keni gjak shqiptari në ndërgjegje, ndiqni këto udhëzime: Bëni menjëherë planin për të arritur në një prej zyrave tonë në botën e lirë. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë ka zyra në Nju Jork, Paris, Romë, Bari, Trieste dhe Athinë. Nisni menjëherë udhëtimin tuaj në një prej këtyre pikave. Kur të arrini në degët tona do t’ju kërkohet vetëm identiteti, besnikëria dhe sinqeriteti. Edhe jo-komunistët miqësorë do t’ju asistojnë për të kontaktuar në NCFA. Do t’ju jepet mbrojtje dhe mbështetje, dhe do të merret çdo masë për të fshehur identitetin tuaj për të ndaluar çdo dëm ndaj familjes. Ju do të mund të zgjidhni mënyrën sesi të ndihmoni në luftën kundër regjimit bolshevik që ka skllavëruar dhe po vret ngadalë popullin tonë. Ky është një premtim solemn i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, që ka mbështetjen e botës së lirë. Sigurohuni që të përmendni këtë premtim pas kalimit të kufirit apo në kontaktin tuaj me NCFA, teksa kjo fletushkë mund të jetë leja e kalimit tuaj në botën e lirë.

Mesazh për jo-komunistët e Shqipërisë

Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë dëshiron të njoftojë të gjithë jo-komunistët e Shqipërisë se kjo ofertë nuk po bëhet nuk po bëhet për të kënaqur komunistët shqiptarë, të cilët i kanë sjellë vetëm mjerim dhe vuajtje vendit tonë. Kjo ofertë po bëhet me shpresën se ata komunistë që janë mashtruar duke besuar se Moska i ofronte paqe dhe bollëk vendit tonë, tani të dezertojnë anijen që p mbytet dhe të shlyejnë gabimet e tyre sa janë në kohë për të bërë diçka për çlirimin e popullit të skllavëruar nga kthetrat e përbindëshit komunist. Dyert e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë mbeten të hapura për të gjithë anti-komunistët  që kanë vuajtur në duart e shtypësve të Moskës.

 

Më të lexuarat