BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Sigurimi i Shtetit arriti të fusë spiunë në Jugosllavi, Kadri Hazbiu dërgoi tre grupe të posaçme për të punuar kundër regjimit të Titos

CIA: Ja si Sigurimi i Shtetit arriti të fusë spiunë në

Sigurimi i Shtetit ishte institucioni që arriti të mbajë në këmbë regjimin komunist të Enver Hoxhës. Përveç zbulimit të kundërshtarëve, të dhënat e amerikanëve flasin se spiunët arritën të dilnin dhe jashtë territorit. Në vitin 1950 vetë Kadri Hazbiu infiltroi me dhjetra agjentë në Jugosllavi, të cilët ishin udhëzuar të punonin kundër Titos.

Shtator 1950

Aktivitete anti-Tito

Sipas një prej burimeve, i cili ka luftuar kundër komunistëve në Jugosllavi deri sa forcat e tij u mundën në pranverën e 1945, kur ai dhe 30 ndjekësit e tij hynë në Shqipëri, të gjithë ata që nuk kishin pasaportë shqiptare, përfshi dhe refugjatët nga Kosova e rajoni i Dibrës, u detyruan të raportonin te ministria shqiptare e Mbrojtjes për çështjen e prishjes mes Titos dhe bllokut sovjetik. Në qershor 1949 informatorit dhe 15 bashkatdhetarëve të tij iu tha nga kolonel Kadri Hazbiu dhe kapiten Pilkati se do të dërgoheshin në Peshkopi dhe po atë muaj ata u dërguan atje me armët dhe uniformat. Kur grupi arriti në Peshkopi atyre iu thanë se do të hynin në grupe të vogla në fshatrat e tyre jugosllave për të shpërndarë fletushka propagande dhe gazeta. Ata u udhëzuan gjithashtu tu thoshin njerëzve në zonën e Gostivarit se dita e çlirimit po afronte dhe se ata duhet të punonin kundër Titos me qëllim që të bashkoheshin me atdheun e tyre Shqipërinë. Informatori dhe tetë të tjerë hynë në Jugosllavi në korrik 1949 nga shtegu Radomir-Gostivar. Ata ecën nga Peshkopia drejt kufirit ndërsa armët, ushqimi e materialet e propagandës u transportuan me kalë. Grupi drejtohej nga zyrtari i Ballit Kombëtar, Bajram Dobrodoli dhe u kthyen në Shqipëri në 15 korrik 1950. Në lidhje me sa më sipër, një tjetër informator, shqiptar nga Jugosllavia, deklaroi se është udhëzuar nga njëfarë Xheladin Grifsha të raportojë te ministria e Brendshme në korrik 1949. Kur erdhi aty, ai gjeti rreth 30 bashkatdhetarë të tij të cilëve iu tha nga major Sabri Pilkati se qeveria shqiptare kishte simpati për mendësinë anti-Tito të këtij grupi. Pilkati u tha se qeveria shqiptare po mbledh të gjithë refugjatët nga Kosova dhe Dibra për t’i dërguar ata në zonat e tyre të origjinës për të shpërndarë propagandë e gazeta, dhe për t’i thënë popullit të organizohet kundër Titos pasi dita e çlirimit është afër. Grupi prej shtatë vetësh i informatorit të drejtuar nga Ismet Fejzullahu nga Gostivari, hynë në Jugosllavi gjatë muajve korrik e gusht 1949, me çdo udhëtim rreth 15 ditë të gjatë. Grupi mbante me vete fletushka e broshura të cilat supozohet se ishin shtypur në Çekosllovaki, Bullgari e Rumani. Ata mbanin gjithashtu me vete shkrime të Enver Hoxhës. Në Peshkopi 34 njerëz u ndanë në 3 grupe si më poshtë: grupi i Bajram Hadollit u instruktua të eksploronte fshatrat rreth Tetovës, veçanërisht Dobrodoli e Celopek. Grupi i Ismet Fejzullahut u urdhërua të eksplorojë rajonin e Gostivarit, kryesisht zonat Raven-Recane-Strojan. Grupi i Hazir Jakupit do të eksploronte zonën e Dibrës, veçanërisht Mavrovo e Tanush. Informatori ishte anëtar i grupit të Fejzullahut dhe thotë se njerëzit në fshatrat kufitare rreth Gostivarit nuk ishin entuziastë për ardhjen e tyre. Megjithëse ata nuk e pëlqenin Titon, ata gjithashtu urrenin dhe Hoxhën, dhe i kishin thënë informatorit se duhet të punonte më mirë për amerikanët Megjithëse grupet e mësipërme ishin detyruar nga autoritetet shqiptare të shkonin në Jugosllavi, disa prej tyre shkatërruan materialet dhe abortuan misionin. Duke qëndruar në një shtëpi të sigurt në Peshkopi, disa nga të infiltruari tentuan të largoheshin për në Greqi, por u tradhtuan nga tre komunistët Hifzi Rexhepi nga Toplica, Idriz Limani edhe Bajram Dobrodoli.

 Mars 1951

Jugosllavia kundërshton çdo tentativë për rrëzimin e Hoxhës

Në një artikull të 29 marsit në të përditshmen jugosllave Borba, Vladimir Dedier, sekretari jugosllav i Punëve të Jashtme, shprehte frikën se trazirat e brendshme aktuale në Shqipëri mund t;i japin Bashkimit Sovjetik një justifikim për ndërhyrje ushtarake në Ballkan. Sipas Dedijer, spastrimet individuale në radhët e liderëve në Shqipëri po ndiqen nga spastrime kolektive në organizatat e partisë, që kanë sjellë rritje të terrorit në të gjithë vendin. Kjo situatë po shfrytëzohet nga disa elementë të caktuar në Greqi dhe nga grupet e emigrantëve në Itali, të cilët po lëshojnë me parashutë njerëz të armatosur dhe po lëshojnë fletushka propagande. Dedier theksoi se propaganda sovjetike akuzon Jugosllavinë për përgatitje të verimeve agresive ndaj Shqipërisë dhe shtoi se veprimet e emigrantëve mund t’i japin një pretekst të gatshëm Bashkimit Sovjetik për të ndërhyrë në mbrojtje të “vendit të vogël socialist” duke sulmuar Jugosllavinë. Qeveria e Titos ka kundërshtuar prej fillimit çdo lloj ndërhyrjeje të jashtme ndaj Shqipërisë prej frikës së konfrontimit me BRSS, ose më pak gjasa është se motivimi i jugosllavëve për të mos ndërhyrë, vjen nga llogaritjet se aktualisht nuk do të mund të përfitonin nga kushtet për të vendosur një regjim pro-Tito në Shqipëri.

Prill 1955

Potenciali i rezistencës antikomuniste

Disidenca popullore në Shqipëri e ka origjinën në shkaqe politike, shoqërore, kulturore, fetare dhe ekonomike. Përpjekjet barbare të regjimit komunist për shuarjen e të drejtave individuale si motivin e familjes patriarkale, autonominë e fshatit dhe të besimit fetar, janë nga më të urryerat për masat. Për shumë shekuj, në Shqipëri ka qenë traditë kundërshtimi i autoriteteve qendrore. Patriotizmi lokal, krenaria dhe individualizimi i sëmurë janë kombinuar me njëri-tjetrin duke nxitur kundërshtimin ndaj të gjitha autoriteteve, si të huaja e të brendshme. Ky tipar është më i theksuar në zonat veriore malore të banuara nga Gegët, të cilat deri në Luftën e Parë Botërore kishin pak kontakte me botën moderne. Ndërsa fiset jugore Toskët, kanë qenë më të hapura dhe më në kontakt me idetë dhe teknikat e reja. Gjithashtu intelektualët toskë ishin të parët që u interesuan te marksizmi. Nga ana tjetër regjimi aktual komunist identifikohet gjithashtu me jugosllavët e urryer. Shqiptarët i urrejnë sllavët që prej kohës kur ata i detyruan të largoheshin në zonat malore të Adriatikut. Masakrat e shqiptarëve nga serbët gjatë luftërave ballkanike në 1912 kanë përkeqësuar këtë ndjesi. Prandaj dhe komunizmi, kryesisht për Gegët ka dobësinë e lidhjes me sllavët, të cilët faktikisht ishin krijuesit e Partisë Komuniste shqiptare gjatë luftës në 1941, dhe u drejtua prej tyre deri në 1948 kur Tito dezertoi nga blloku sovjetik ndërsa udhëheqësi shqiptar Hoxha e radhiti vendit me Moskën. Një tjetër bazë e gjerë e disidencës në Shqipëri janë ndërhyrjet e komunizmit me trashëgiminë kulturore në vend. Pas pavarësisë së Shqipërisë në 1912, në vend u hapën disa shkolla franceze, angleze e italiane, dhe të rinjtë shqiptarë mund të shkonin në universitete perëndimore. Ndërsa regjimi komunist po përpiqet të vendosë me forcë orientimin sovjetik kulturor dhe ekonomik, me gjithë kundërshtimet e intelektualëve shqiptarë. Regjimi duket i paaftë për të ndryshuar këtë situatë dhe shpesh i akuzon mësuesit për sjellje borgjeze dhe për nivel të ulët ideologjik. Kryqëzata komuniste kundër fesë gjithashtu ka nxitur pakënaqësinë popullore jo vetëm prej ndërhyrjes në çështjet e besimit, por dhe prej faktit se besimi fetar konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kulturore. Grupet fetare në Shqipëri (grupet myslimane, katolike dhe ortodokse) të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor, tashmë janë vënë nën kontrollin e shtetit. Standardet aktuale të jetesës janë një tjetër shkak i nxitjes së disidencës. Në përgjithësi ato kanë qenë gjithmonë të ulëta por ndryshimi mes periudhave para dhe pa-komuniste është aq i dukshëm sa për të provokuar zemërim, siç ndodh me normat e punës dhe huat e detyruara të fshatarëve.

Elementët kryesorë të disidencës

Disidenca ndaj regjimit dallohet në të gjitha klasat e popullsisë përveç burokracisë qeveritare, ushtarakëve dhe liderëve kombëtarë e rajonalë të partisë komuniste. Edhe brenda radhëve të partisë individët e kuptojnë që askush nuk ka përfitime serioze nga regjimi komunist. Shtypja e elementëve që konsiderohen si të pakorrigjueshëm dhe internimi i tyre në kampet e punës së detyruar, është përkeqësuar vitet e fundit he ka shtuar zemërimin ndaj qeverisë. Pas 10 vjetësh qeverie komuniste, është të paktën 10 për qind e popullsisë në burgje e kampe përqendrimi e pune të detyruar. Disa amnisti të përvitshme ndaj të burgosurve nuk kanë reduktuar numrin e tyre, që do të thotë se “armiq të rinj të popullit” kanë zëvendësuar të liruarit. Fshatarësia përbën shumicën e popullsisë së vendit dhe gjithashtu elementin më aktiv antikomunist. Arsyet kryesore të pakënaqësisë së fshatarësisë janë taksat shtypëse, kuotat e detyrueshme të dorëzimeve ushqimore, huat e detyrueshme shtetërore, presioni i kolektivizimit dhe terrori policor. Kryesisht prej kundërshtimit të fshatarësisë, vetëm 16 për qind e tokave të punueshme janë kolektivizuar deri tani. Fshatarët e varfër dhe pa tokë në zonat qendrore dhe jugore, fillimisht përfituan nga reforma agrare e viteve 1945-1946, por zhgënjimi ishte i shpejtë. Fshatarët individualistë dhe krenarë për të kaluarën e tyre, janë indiferentë ndaj ideologjisë komuniste. Antagonizmi i tyre është një nga arsyet e besueshmërisë së ulët të forcave të armatosura dhe të forcës punëtore industriale, një pjesë e konsiderueshme të cilëve vijnë nga fshatarësia. Të rinjtë shqiptarë, si ata nga fshati dhe nga qyteti tradicionalisht i janë bashkuar lëvizjeve çlirimtare gjatë pushtimit gjerman e italian, ndërsa komunistët, duke e maskuar veten si çlirimtarë të vendit, kanë arritur të joshin një pjesë të të rinjve. Por prej viteve 1950 propaganda komuniste ka humbur influencën e saj për arsye të pabarazisë ekonomike, punës vullnetare, gjendjes së keqe ekonomike dhe imponimit të ideologjisë së huaj sovjetike. Ushtria shqiptare nuk mund të konsiderohet e besueshme ndaj regjimit dhe njësitë e saj nuk janë përdorur kurrë për eliminimin e lëvizjeve guerile. Për këto është përdorur vetëm policia fanatike e Sigurimit, e cila përbëhet nga ushtarë e oficerë që u ngritën në përgjegjësi gjatë kohës së luftë partizane. Këto grupe mbështeten nga një rrjet i gjerë informatorësh të vendosur në çdo fshat, të cilët janë një nga shtyllat e sigurisë së pushtetit shqiptar, dhe kanë parandaluar grupet anti-komuniste në rrëzimin me forcë të qeverisë së Tiranës. Intelektualët dhe kleri përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të rezistencës ndaj regjimit shqiptar. Ata kanë qenë gjithashtu pjesë e luftës çlirimtare dhe ndihmuan në ardhjen e komunizmit në pushtet. Balli Kombëtar është grupi më fuqishëm anti-komunist dhe është krijuar gjatë kohës së Luftës nga elementë demokratikë. Shumë nga intelektualët e tyre janë larguar nga vendi, janë burgosur ose ekzekutuar për ardhjes së komunistëve në pushtet. Ndërsa kleri, veçanërisht ai katolik ka refuzuar regjimin, përkundër liderëve myslimanë dhe ortodoksë të cilët janë nënshtruar nga regjimi dhe mbajnë linjën e tij.

Forca e rezistencës

Ka prova se shqiptarët nuk e kanë humbur shpresën e një çlirimi të mundshëm teksa raportohen disa akte të izoluara rezistence të hapur. Por shtimi i terrorit dhe brutalitetit të policisë e ka reduktuar rezistencën aktive gjatë viteve të fundit. Në përgjithësi Sigurimi ka qenë i suksesshëm në zbulimin dhe shkatërrimin e guerilasve, të cilët gjithsesi janë të shpërndarë dhe pakoordinuar, duke operuar kryesisht në zonat të largëta malore. Arratisjet në Greqi e Jugosllavi dhe rezistenca pasive janë tashmë format e mbetura për opozicionin ndaj regjimit. Me gjithë mbikëqyrjen e policisë rezistenca pasive në bujqësi dhe industri shfaqet në formën e pengesës së punës së teknikëve sovjetikë, dëmtimet e makinerive, sabotimi i cilësisë së mallrave të prodhuara dhe mangësitë në normat e punës. Situata në Shqipëri ndryshon nga ajo në vendet e tjera satelite sovjetike, pasi rezistenca kryesore kryhet nga grupet e emigracionit në Greqi, Jugosllavi dhe Itali. Katër janë grupet kryesore të emigrantëve në Perëndim, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit e afërt me ish-mbretin Zog, një grup individësh jopartiakë dhe Blloku Kombëtar Indipendent i përbërë me kolaboracionistë të fashistëve. Tre të parët janë lidhur me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë me qendër në SHBA. Bashkimi i këtyre degëve i dha rezistencës më shumë fuqi dhe përfitimin e mbështetjes morale e financiare nga fuqitë perëndimore. Por në vitin 1953 kur Blloku Kombëtar Indipendent dhe disa individë të tjerë u bashkuan në Komitet, disa anëtarë të majtë të Ballit Kombëtar i larguan për të krijuar një parti të veçantë. Ka pasur disa kontakte mes grupeve të rezistencës në Shqipëri dhe komiteti të ekzilit dhe shumica e grupeve në jug të Shqipërisë e kanë identifikuar veten me Komitetin. Me gjithë kontradiktat personale dhe politike mes anëtarëve të grupeve të emigracionit, ato duket se janë më të organizuar se në vende të tjera satelite sovjetike. Ekziston gjithashtu Lidhja Jugosllave e Refugjatëve Shqiptarë, e cila ka avantazhin e të qenit më afër Shqipërisë se grupet e tjera të emigracionit. Kjo e fundit kontakton me elemente të rezistencës me kalime kufitare dhe ka ndoshta aktivitetin më të madh në Shqipëri ndër vendet Perëndimore. Por pas normalizimit të marrëdhënieve të Jugosllavisë me bllokun sovjetik aktivitetet e grupit janë reduktuar në mënyrë drastike.

Potenciali i rezistencës

Grupet e izoluara të rezistencës vazhdojnë të marrin vëmendjen e forcave vendase të sigurimit si dhe të shkaktojnë dëme sporadike në fushat e komunikimeve apo transportit. Por masat e sigurisë së regjimit e bëjnë thuajse të pamundur organizimin e guerilasve në shkallë kombëtare apo qendrore. Këto grupe kanë gjithashtu mangësi në armatime e pajisje dhe llogaritet se gradualisht do të likuidohen prej regjimit. Gjithsesi në vend manifestohet një masë e gjerë rezistence pasive nga masat.

Rezistenca në kohë lufte

Shumë shqiptarë janë të bindur se vetëm një tjetër luftë mes Perëndimit e Lindjes mund të sjellë çlirimin e tyre, çka do të shkaktonte dhe rritje të potencialit të rezistencës në vend. Në rast të tillë si fshatarët dhe punëtorët do të shtojnë tentativat e tyre të sabotimit ndaj regjimit komunist, nëse zvogëlohet rreziku ndaj vetes. Për më tepër, ndihma e aktivitetit anti-komunist nga Jugosllavia, Greqia e Italia, izolimi nga pjesa tjetër e bllokut sovjetik dhe nevoja e regjimit për të përdorur burimet në sigurimin e kufijve, do ta bënin më të thjeshtë që rezistenca e brendshme të organizohej. Megjithëse nuk do të kishte shumë gjasa të ndodhnin kryengritje masive menjëherë pas shpërthimit të luftës, elementët e rezistencës së brendshme mund të organizohen për t’u kthyer në një forcë serioze. Gjithsesi kjo do të varej dhe nga suksesi i ofensivës së Perëndimit apo nga aftësitë e grupeve të emigracionit për të dhënë ndihmën dhe udhëheqjen e duhur. Vetëm nëse BRSS do të përforconte me shpejtësi Shqipërinë me njësi ushtarake atëherë do ndalohej organizmi i guerilasve në veri dhe në jug. Në zhvillimet do të ndikonte dhe tendenca e dezertimit të ushtarëve shqiptarë.

Më të lexuarat