BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Ja si Tuk Jakova u sulmua në mbledhjen e Komitetit Qendror të PPSH, Enver Hoxha ndër liderët më të rinj komunistë, ishte inteligjent dhe mizor

CIA: Ja si Tuk Jakova u sulmua në mbledhjen e Komitetit Qendror të

CIA ka pasur të dhëna tepër të sakta mbi ish-diktatorin Enver Hoxha. Përmes një dokumenti të deklasifikuar së fundmi, ajo ka nxjerrë biografinë e plotë të tij, duke treguar me detaje jetën që nga lindja e deri kur hipi në majë të pushtetit. Në dokumentin e deklasifikuar nga CIA hidhen dyshime se Enver Hoxha qëndroi në krye të PKSH falë Moskës. Më 1947 ishte vetë Nikita Hrushovi ai i cili nisi të kërkojë informacione në Jugosllavi mbi Hoxhën. Nga ana tjetër, CIA e cilëson atë si inteligjent por mizor.

Nëntor 1961

Diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, në moshën 53 vjeçare është nga liderët më të rinj komunistë të Evropës Lindore. Gjatë viteve ai ka eliminuar çdo lloj opozicioni ndaj pushtetit të tij. Hoxha është i vetmi udhëheqës evropiano-lindor me arsim perëndimor dhe konsiderohet inteligjent, kozmopolitan por nga më mizorët. Babai i tij ishte një tregtar tekstilesh i klasës së mesme në qytetin jugor të Gjirokastrës, i cili në fillim të shekullit ka punuar në një fabrikë tekstilesh në Neu England në SHBA. Ndërsa Enveri ka kryer shkollën fillore në Gjirokastër, liceun francez në Korçë dhe siç raportohet, shkollën teknike në Tiranë. Në 1930 a shkoi në universitetin e Montpellier në Francë me një bursë të qeverisë shqiptare por nuk i përfundoi studimet. Kjo raportohet se ishte dhe periudha kur ai filloi të interesohej për komunizmin, që nisi të bëhej mjaft popullor mes intelektualëve shqiptarë. Kur Italia pushtoi Shqipërinë në 1939, Hoxha dukej se ishte në anëtar me influencë në grupin komunist të Korçës, që ishte grupi më i organizuar komunist në Shqipëri. Ai u largua më pas në male për të organizuar rezistencën ndaj italianëve, por u kthye në Tiranë në nëntor 1941 si përfaqësues i grupit të Korçës në themelimin e partisë komuniste shqiptare të organizuar nga komunistët jugosllavë. Këta të fundit e caktuan Hoxhën sekretar të përgjithshëm të përkohshëm. Hoxha ndihmoi në organizimin e konferencës komuniste të vitit 1942 ku u themelua Fronti Nacional-Çlirimtar dhe u konfirmua në postin e tij në konferencën e partisë së vitit 1943. Hoxha u emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë së zgjedhur nga konferenca e Beratit në 1944, kur lufta thuajse kishte mbaruar dhe forcat e tjera rivale çlirimtare ishin eliminuar. Gjatë kësaj periudhe jugosllavët e konsideronin Hoxhën si të vetmin nga disa liderët të mundshëm, ndoshta në rivalitet vetëm me Koçi Xoxen. Ky i fundit vlerësohej me shumë nga komunistët jugosllavë dhe rrjedhimisht nga Moska, ndërsa Hoxha nuk ishte dëgjuar përtej Jugosllavisë. Sipas Vladimit Dedijer, ish-zyrtar i lartë i regjimit të Beogradit, Stalini i ka kërkuar informacione mbi Hoxhën liderit komunist jugosllav Kardejl, në një takim të vitit 1947. Kardejl ka thënë: “Sipas opinionit tonë, megjithëse ai ka disa karakteristike të një intelektuali të vogël borgjez, ka të dhëna të mira gjatë luftës dhe njerëzit e duan. Nuk ka shumë trajnim në marksizëm-leninizëm, por besojmë se mund të mbajë pushtetin”. Në të njëjtën bisedë Molotov tha: “Mendojmë se opinioni i jugosllavëve është i mirë. E kam takuar Hoxhën në Paris, është i pashëm dhe jep një përshtypje të mirë. Është i kulturuar, por influenca perëndimore ndjehet në karakterin e tij”. Shumica e përshkrimeve të Hoxhës janë dakord se ai shfaq karakter të fortë dhe ambicie energjike. Megjithëse ai është një gjeneral në ushtrinë shqiptare, rrallëherë shihet në uniformë dhe nuk thirret me rangun e tij ushtarak. Ai ka ruajtur mbështetjen popullore që ka fituar gjatë luftës dhe shumica e brutalitetit të regjimit komunist shqiptar në fakt i atribuohet kryeministrit Shehu. Por nga ana tjetër Hoxha përshkruhet gjithashtu si egoist ekstrem, pa besueshmëri, dinak, i pasinqertë, dhe i pamëshirshëm në luftën politike.

Prill 1951

Largimi i zv/kryeministrit Jakova

Sipas rretheve të refugjatëve shqiptarë në Romë, zëvendës-kryeministri shqiptar Tuk Jakova është akuzuar si antisovjetik në një takim të presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbajtur në datat 19 e 20 mars. Aty Jakova u akuzua gjithashtu për neglizhencë, për bashkëpunim me forcat e anti-komuniste të rezistencës prej vitit 1946, për mbrojtjet klerit fetar dhe lirim të anti-komunistëve nga burgu. Raportohet gjithashtu se Jakova i ka pranuar të gjitha akuzat dhe rrjedhimisht është shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit dhe kreut të sindikatës kulturore shqiptaro-sovjetike. Ai raportohet se është në burg bashkë me ish-ministrin e Kulturës Manol Koniomi dhe ish-zyrtarin e lartë të Partisë Komuniste Teodor Rebo, të cilët janë akuzuar me mosrespektim urdhrash dhe mbrojtje të spiunëve. Raportimet flasim për një fushatë të gjerë largimesh e spastrimesh të nisur me sulmin ndaj Jakovës. Edhe ambasada franceze në Tiranë raporton se Jakova ka qenë mes zyrtarëve të lartë të hierarkisë së partisë që kanë kundërshtuar Shehun në lidhje me zbatimin e ligjit të ashpër kundër aktiviteteve terroriste, të dekretuar më 26 shtator. Zhurma të tjera thonë se Jakova ka kontakte sekrete me qeverinë e Titos.

Konkluzione

Pengesat sovjetike për aksesin e SHBA te Shqipëria nuk kanë shkaktuar disavantazhe strategjike apo ushtarake të rëndësishme. Burimet ekonomike të vendit kanë vetëm avantazhe lokale të kufizuara. Aksesi në terren, i cili është një bregdet i gjerë parësor në Ballkan, në rast konflikti madhor do të ishte gjithashtu i parëndësishëm për arsye të mungesës së porteve të përshtatshme, pistave ajrore dhe komunikimeve të dobëta në vend. Po ashtu, kontrolli sovjetik ndaj Shqipërisë i jep asaj vetëm një avantazh të dobët në rast konflikti madhor. Burimet ekonomike të vendit nuk mund të arrihen me rrugë tokësore, dhe zhvillimi i tyre do të kërkonte investime të mëdha në njerëz dhe makineri, që do të ishin jashtë proporcioni në lidhje me përfitimet, prandaj edhe BRSS nuk mund t’i kryejë. Megjithëse përdorimin i bazave të avancuara së nëndetëseve apo aeroporteve të përshtatshme do të kishte avantazhe në kohë lufte, vendet e mundshme për to janë të kufizuara në numër dhe kapacitet, dhe do të ishin të papërdorshme përballë një force ushtarake superiore ajrore apo detare. Dhe në fakt, rëndësia e Shqipërisë për Fuqitë e Mëdha është kryesisht negative dhe përbëhet nga mundësitë për përdorim si bazë guerile për ngacmime ushtarake në operacionet e mëdha.

Prill 1961

Marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi

Beogradi dhe Tirana janë pranë një ndërprerjeje të marrëdhënieve diplomatike. Pas mbajtjes së disa gjyqeve këtë vit, ku shqiptarët janë akuzuar për spiunazh, Beogradi tashmë ka përzënë më 6 prill dhe sekretarin e tretë të legatës shqiptare, i cili gjatë gjyqeve është identifikuar si person kontakti mes të akuzuarve. Një ditë më vonë Tirana dëboi atasheun e misionit jugosllav në Shqipëri. Jugosllavia që prej shkurtit kishte reduktuar stafin e saj në Tiranë me më shumë se gjysmën. Në njoftimin që u dha për diplomatin jugosllav, Shqipëria akuzonte Beogradin për tentativa presioni dhe kërcënimesh në mënyrë që pushteti i Hoxhës të mos publikojë dokumentet që vërtetojnë bashkëpunimin e saj me Greqinë dhe flotën e 6-të amerikane për përmbysjen e regjimit komunist. Tirana ka deklaruar se Beogradi ka paralajmëruar diplomatët shqiptarë se do të ndërpresë marrëdhëniet nëse Shqipëria nxjerr në gjyq të përfshirët në komplot. Duke përmendur publikisht gjyqet, Tirana është në fakt duke e përkushtuar veten në mbajtjen e tyre. Kurse Beogradi, nga frika e ekspozimit inkriminues në gjyqet shqiptare, po përpiqen me çdo mundësi të provojë se politika e Shqipërisë ndaj tij ka qenë armiqësore që prej vitit 1948. Më 7 prill qeveria jugosllave ka publikuar një “Libër të Bardhë” të marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi që prej Luftës së Dytë Botërore. Ambasada amerikane në Beograd beson se kjo lëvizje reflekton qartë vendosjen e vështirësive aktual në një perspektivë më të gjerë, mundësisht për të justifikuar ndarjen e plotë diplomatike mes vendeve, ose pezullimin e lidhjeve sipas linjave të ndjekura nga viti 1948 deri në 1953, kur të gjitha diplomatët e vendeve ishin përjashtuar ose thirrur në vendet e tyre. Edhe tani ashtu si atëherë asnjë nga palët nuk pranon të mbajë drejtpërdrejt fajin për prishjen. Prej disa vjetësh lidhjet e Jugosllavisë dhe Shqipërisë e Kinës komuniste janë përkeqësuar më shumë se me pjesën tjetër të vendeve të bllokut lindor. Por në mars Bullgaria gjithashtu përjashtoi një diplomat jugosllav duke e akuzuar për spiunazh, dhe Beogradi u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë. Sofia shqetësohet për influencën e sistemit jugosllav mbi disa elemente të partisë komuniste bullgare. Ndërsa më 7 prill, Jugosllavia akuzoi Çekosllovakinë se po përdor “”metoda shqiptare” kundër diplomatëve jugosllavë në Pragë. Më 10 prill Beogradi u ankua se një këshilltar i ambasadës së tij në Pragë kishte qenë viktimë e “sulmeve kriminale në rrethana shumë të dyshimta”, të cilit sipas raportimeve i ishin dhënë narkotikë. Ndërsa Moska ende duket se kërkon marrdhënie të mira me Jugosllavinë.

Qershor 1961

Kriza Moksë-Pekin

Pas deklaratës së Moskës në dhjetor 1960, një qetësi e sikletshme mbizotëron në bllokun sovjetik, ndërsa gjatë dy muajve të fundit fërkimet mes Moskës e Pekinit po bëhen të dukshme. Kjo është pranuar dhe nga zyrtarët polakë të cilët thanë se artikulli i Isaac Deutcher në “London Times” e përshkruan situatën mes dy superfuqive socialiste me rreth 90 për qind korrektësi. Një nga elementët kryesorë irritues mes tyre është Shqipëria, e cila në kongresin e Bukureshtit në qershor 1960 mori një pozitë të fortë pro-kineze, ndërsa në konferencën e Moskës në nëntor ajo përsëri mbajti atë që u quajt nga Ualter Ulbricht si “qëndrim dogmatik dhe sektarin”, dhe në fakt Hoxha dhe Krushov këmbyen ofendime me njëri-tjetrin. Pozita e majtë e Shqipërisë është deklaruar që prej konferencës së Moskës dhe kongreseve të shkurtit dhe majit 1961. Ndërkohë Pekini i ka dhënë Tiranës një tjetër kredi ekonomike prej 125 milionë dollarë, ndërsa në një deklaratë të 25 prillit ka bërë të qartë se ndihma është shpërblimi për përkrahjen e Pekinit në konfliktin me Moskën. Në fund të majit një gjykatë shqiptare dënoi me vdekje katër të akuzuar si agjentë jugosllavë, grekë dhe amerikanë, verdikt që në fakt ishte një goditje ndaj Hrushovit dhe tentativave të tij për rrëzimin e pushtetit të Hoxhës. Moska ndërkohë ka ruajtur heshtjen e propagandës dhe ka tërhequr nga Shqipëria personelin ushtarak dhe nëndetëset. Ka sinjale se BRSS po përpiqet të ngrohë marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ministri i Jashtëm jugosllav Koca Popoviç erdhi në Moskë në 7 qershor për të takuar homologun sovjetik Gromiko, me shumë gjasa për të diskutuar çështjen e Shqipërisë dhe “revizionizmin jugosllav” që mbetet një anatemë për Pekinin. Ministria tregtare sovjetike ka publikuar këtë vit faktin se Kina i detyrohet BRSS më shumë se 300 milionë dollarë në eksporte të parealizuara, dhe ka thënë se do të reduktohen eksportet e makinerive drejt Pekinit. Me sa duket Hrushovi kërkon me çdo kusht të rivendosë autoritetin e tij në bllok. Por është e çuditshme se pas çështjes së Shqipërisë, i gjithë presioni tashmë po vjen nga pala sovjetike.

Më të lexuarat