BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

CIA: Ja si u tensionuan më 1961 marrëdhëniet Shqipëri-BRSS, Enver Hoxha nisi luftën me Hrushovin dhe bojkotoi takimet e vendeve komuniste

CIA: Ja si u tensionuan më 1961 marrëdhëniet Shqipëri-BRSS,

 

CIA ka treguar detaje se si u prishën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar i gushtit 1962, tregohet se si Enver Hoxha nisi luftën me Nikita Hrushov, ndërsa po ashtu bojkotoi dhe organizimet ku ishin të ftuar partitë komuniste nga vende të ndryshme të botës.

Gusht 1961

Marrëdhëniet me bllokun

Izolimi në rritje i Shqipërisë nga blloku sovjetik muajt e fundit duket se i vetëshkaktuar ashtu dhe i detyruar nga Moska. BRSS në forma të ndryshme presioni ka kërkuar të detyrojë Shqipërinë të vendosen në linjën e përgjithshme të bllokut. Ndërkohë Tirana që prej javës së parë të gushtit po merr masa për të reduktuar varësinë ndaj bllokut dhe për t’u vetëmbrojtur nga ndërhyrjet sovjetike, ose madje dhe për të refuzuar disa nga shërbimet e saj për Moskën. Tani duket se udhëheqësi Enver Hoxha ishte i vetmi lider lindor që nuk ishte prezent në takimin e Paktit të Varshavës më 3 deri në 5 gusht. Kjo sugjerohet nga fakti se Shqipëria ende nuk ka shpallur përbërjen e delegacionit të saj. Deklarata shqiptare e 8 gushtit dukej pak më agresive në tonin e saj, sesa komentet e fundit sovjetike mbi problemin gjerman, por është pazakontë nga vetë fakti i publikimit të saj. Me sa duket Shqipëria po ushtron të drejtën dhe detyrimin e nënkuptuar në deklaratën e partive komuniste në 1960, për deklarimin e opinionit të secilës parti në takimet komuniste. Normalisht pikëpamje të tilla publikohen vetëm me konsensusin e të gjithë partive në takim. I vetmi precedent i publikimit të opinionit individual të partive është rasti i Pekinit që publikoi fjalimin e delegatit kinez në takimin e partive komuniste në shkurt 1960. Me sa duket si rezultat i problemeve sovjetike Tirana ka ndryshuar politikat e saj të dy muajve të fundit dhe me Jugosllavinë, duke hequr dorë nga sulmet e hapura të propagandës. Gjatë kësaj periudhe Tirana nuk ka publikuar artikuj që sulmojnë vetëm Jugosllavinë. Në një artikull të 13 gushtit gazeta e regjimit thoshte se Beogradi nuk është as socialist as neutral. Shqipëria është gjithashtu duke bojkotuar takimet e organizatës ekonomike të bllokut, teksa përfaqësuesit shqiptarë nuk kishin qenë në katër nënkomitetet që u mblodhën në korrik. Megjithëse jo çdo shtet është i përfaqësuar në këto komitete, mungesat e shqiptarëve nuk besohet se janë një koincidencë. Presionet e fundit të raportuara nga blloku mbi Shqipërinë kanë përfshirë rikthimin e teknikëve dhe qytetarëve sovjetikë dhe të vendeve të tjera të bllokut, si dhe përjashtimin e disa qytetarëve shqiptarë nga vendet respektive. Nga prilli deri në qershor numri i teknikëve sovjetikë është reduktuar ndjeshëm ndërsa shumica e personelit çek, hungarez e gjermano-lindor janë larguar nga vendi. Studentët shqiptarë raportohet se nuk do të lejohen të vazhdojnë studimet e tyre kësaj vjeshte në Rumani, Çekosllovaki, Bashkimin Sovjetik dhe Hungari. Gjithashtu këto vende kanë anuluar ekskursionet turistike në Shqipëri kësaj vere.

5 maj 1961

Raport radio propaganda

Rritja e tensionimit mes Moskës dhe Shqipërisë

Që prej kongresit të shkurtit të partisë së punës të Shqipërisë po akumulohen shenjat e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve satelite sovietike. Në kongres Shqipëria u shpreh sfiduese ndaj tutelës sovjetike. Në prill, radio komuniste me bazë në Pragë “Oggi in Italia” publikoi artikullin e një gazete komuniste italiane, ku flitej për kritika direkte ndaj Shqipërisë nga një zëdhënës i lartë komunist. Gjatë dy muajve të fundit marrëdhëniet shqiptaro-polake po karakterizohen nga një antagonizëm gjithnjë e më i hapur. Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me BRSS kanë mbetur në dukje korrekte, por janë përkeqësuar nga përpjekjet e Rusisë për t’u afruar me armikun e hershëm të Shqipërisë, Jugosllavinë, si dhe nga propaganda favorizuese e sovjetikëve për një konferencë në Berlin, ku Shqipëria ishte e përjashtuar. Këto zhvillime po ndodhin në një sfond propagande dhe aktivitetesh që tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë mes Tiranës dhe Pekinit.

Forcimi i lidhjeve komuniste mes Shqipërisë dhe Kinës

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën po bëhen gjithnjë e më të sjellshme që prej kongresit të katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili përfundoi më 20 shkurt. Dy vendet po i japim mbulim favorizues zhvillimeve në Shqipëri dhe Kinë. Përveç kësaj Tirana në disa raste ka treguar simpatinë për Republikën Popullore të Kinës dhe pavarësinë nga Bashkimi Sovietik. Një prej shembujve ishte mungesa e delegacioneve nga Kina e Shqipëria në festën e pavarësisë së Senegalit, ku Kina protestonte ndaj prezencës së një lideri nacionalist kinez, në një kohë kur sovietikët kishin dërguar një delegacion të gjerë, bashkë me përfaqësues nga vende të tjera satelite sovjetike.

Marrëveshja e ndihmës dhe e tregtia me Kinën

Ngjarja kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-kineze që prej kongresit të partisë, është marrëveshja tregtare e nënshkruar në prill, e cila ka si qëllim forcimin e Shqipërisë ndaj presionit sovjetik, çka dukej qartë nga propaganda që iu bë nga të dyja palët. Deklarata e lëshuar në përfundim të bisedimeve ekonomike, e përshkruar si një pakt i sinqertë i paprecedentë, thoshte se Kina pranonte të jepte një kredi prej 112 milionë rubla për financimin e 25 komplekseve industriale dhe të mjeteve bujqësor, fusha për të cilat kishte qenë esenciale asistenca sovjetike në të kaluarën. Çdo fazë e negociatave deri në arritjen e marrëveshjes finale, u shoqërua me shfaqje të miqësisë dypalëshe. Më 14 mars delegacioni shqiptar erdhi në Pekin me zëvendës-kryetar Pupo Shyti (në këtë pikë, as Pekini e as Tirana nuk kishin njoftuar emrin e kreut të delegacionit, i cili nuk kishte ardhur ende). Një banket u dha në nder të delegacionit, ku folësit kinezë lavdëruan Enver Hoxhën dhe deklaruan se Shqipëria mbështeste të njëjtat parime dhe politika kryesore të Republikës së Kinës. Ardhja më vonë e kreut të delegacionit shqiptar Abdyl Kellezi , pas një muaji, u dha atyre në tjetër mundësi të deklaronin mbëshetjen reciproke. Zëvendës-kryeministri kinez Li Sien Nien deklaroi: Çdo provokim kundër Shqipërisë është një provokim kundër të gjithë vendeve socialiste dhe kundër popullit kinez.

Deklarimet në media

Mbyllja e protokolleve ekonomike solli dhe demonstrata mirënjohjeje, ndërsa radio Tirana deklaronte: Populli kinez, partia e qeveria e tyre po japin një kontribut të vlefshëm në ruajtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit kundrejt sulmeve të egra të disa elementeve devijues, të revizionistëve modernë me në krye Beogradin. Transmetimi i thurrte lavde Mao Ce Dunit dhe bënte thirrje për marrëdhënie më të afërta.

Takimi i Paktit të Varshavës

Marrëdhënia e ngushtë mes vendeve u demonstrua edhe pas takimit të Paktit të Varshavës në Moskë, që përfundoi më 30 mars. Delegacioni shqiptar aty përbëhej nga zyrtarë të një niveli shumë të ulët, të cilët u larguan menjëherë pas mbylljes së takimit. Delegacioni drejtohej nga Behar Shtylla dhe përfshinte dhe Abdyl Kellezin, i cili më vonë do të shkonte në Pekin si drejtues i delegacionit shqiptar në Pekin. Raportimet e mediave jugosllave pretendonin se mes temave të diskutuara në Moskë ishte dhe ajo e sjelljes rebele të Tiranës dhe masat që duhet të merreshin për këtë. Më 3 prill Tirana njoftoi se Shehu kishte pritur ambasadorin kinez Lo Shi Kao në të njëjtën ditë, për një diskutim mbi disa tema të pacaktuara, duke treguar se Shqipëria e Kina po qëndronin në kontakt mbi çështjen.

Kongresi i sindikatave shqiptare

Temat e qarta pro-kineze u dalluan në kongresin e pestë të partisë që u hap më 24 prill. Folësit kryesorë Marko e Nushi iu referuan në mënyrë të veçantë Bashkimit Sovietik dhe Kinës, dhe sipas transmetimeve të Radio Tiranës fjalimet për sindikatat e punës zinin vetëm një pjesë të vogël të diskutimeve. Ata sulmuan revizionizmin dhe imperializmin, duke lavdëruar unitetin e partisë me liderin Enver Hoxha, dhe në kundërshtim me linjën sovjetike të politikës së jashtme, Shqipëria mohoi mundësinë e tranzicionit paqësor drejt socializmit. Në një gjuhë të ngjashme me atë të Pekinit, shqiptarët insistonin për revolucionin e dhunshëm. Sekretari i komitetit qendror të partisë Rita Marko tha: “A mund të besohet se imperializmi, duke kërkuar një balancim forcash, të heqë dorë vullnetarisht nga interesat e tij në favor të socializmit? Vetëm revizionistët modernë dhe disa langoj të imperializmit, përpiqen të bindin popullin punëtor për një integrim paqësor të kapitalizmit në socializëm, në mënyrë që populli të vuajë për socializmin dhe të mos e arrijë kurrë. Jo, shokë. Paqja, liria e socializmi nuk mund të arrihen duarlidhur. Ato nuk vijnë si një dhuratë, por ato fitohen me luftë, përpjekje dhe aktivitet të organizuar revolucionar.”

Lëvizjet drejt izolimit të Tiranës në Evropën komuniste

Partia e Punës së Shqipërisë nuk është kritikuar ashpër nga një zëdhënës i bllokut komunist, por nga një prej komunistëve të njohur të Perëndimit, italianit Palmiro Togliatti. Në një artikull me titull “Një politikë e shtrembëruar”, jugosllavët përmblidhnin kritikën e Togliatti, në këtë formë: “Pas deklaratës së Ualter Ulbticht mbi dogmatismin dhe sektarianizmin e liderëve shqiptarë në konferencën e partive komuniste në Moskë, tani vjen një artikull nga Palmiro Togliatti ku deklarohet se në Shqipëri “çështjet jetësore deh diskutimet brenda partisë trajtohen në një mënyrë që për ne është e gabuar dhe e rrezikshme”. Artikulli i Togliatti u botua në revistën italiane Rinascita në prill 1961, dhe është transmetuar nga radio Çekosllovake në 1 prill 1961. Në artikull Togliatti deklaron: “Kështu ne mësuam nga shokët që morën pjesë në kongresin e fundit të partisë shqiptare se çështjet e jetës së brendshme të partisë trajtoheshin në një mënyrë që ne na duket e gabuar dhe e rrezikshme. Ne e thamë mendimin tonë por përgjegjësia për korrektimin nuk qëndron te ne”. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Poloninë kanë marrë një kthesë nga përkeqësimi që prej mbështetjes së fuqishme sovjetike të sekretarit të partisë komuniste polake Roman Novak, dhe kritikave të tij ndaj kongresit të partisë komuniste shqiptare. Pas zhvillimit ambasadori polak në Tiranë është larguar dhe as nuk është kthyer as nuk është zëvendësuar. Shqipëria është i vetmi vend i bllokut komunist që nuk i dërgoi mesazh zyrtar presidentit polak Cirankievic për 50 vjetorin.

Më të lexuarat