BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA: Më 1990 Ramiz Alia luftonte ende për pushtet, ja si nis eksodi dhe tentativat e regjimit për të ndalur mësymjet e qytetarëve drejt ambasadave

CIA: Më 1990 Ramiz Alia luftonte ende për pushtet, ja si nis eksodi

Shërbimi sekret amerikan, përveç tentativave për rrëzimin e regjimit komunist, i ka kushtuar një rëndësi dhe viteve të para të tranzicionit. Në një dokument të deklasifikuar pak ditë më parë për vitin 1990, tregohet dyndja e refugjatëve drejt ambasadave. CIA shkruan se në korrik të 1990 rreth 6 mijë perona ishin futur nëpër ambasada,, ku gjysma e tyre në ambasadën gjermane. Nga ana tjetër thuhet se në Tiranë kishte një luftë për pushtet mes njerëzve të Ramiz Alisë që kishin nisur të lëshonin pushtetin dhe radikalëve komunistë, që kishin pas vetes Sigurimin e Shtetit. Po ashtu tregohet roli që kishte Adil Çarçani dhe frika e Greqisë dhe Jugosllavisë për një luftë ballkanike.

 

6 korrik 1990

Negociatat me pushtetit dhe ambasadave të huaja ku janë strehuar qindra azilkërkues, janë ndërprerë mes sinjaleve të aktivitetit anti-regjim. Policia shqiptare lejoi dje një valë prej 100 shqiptarësh të hynte në ambasadat e huaja, ndërsa Tirana nuk ka pranuar kërkesën e gjermanëve dhe italianëve për të sjellë ushqim dhe mjekime me avionë. Kritikat e vendeve perëndimore për situatën e djeshme dhe për sigurinë e refugjatëve bënë qe qeveria të mohonte se kishte pasur të vdekur gjatë demonstratave të së hënës. Tirana zyrtare thotë se shqiptarët kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë shtetit dhe se prezenca e tyre në ambasada është e panevojshme. Komiteti qendror i partisë komuniste u takua dje dhe pritet të aprovojë emigrimin e atyre që janë strehuar në ambasada. Sipas raportimeve të shtypit, po merren në konsideratë ndryshime në qeveri, ndërsa të tjera demonstrata janë planifikuar.

Koment

Qeveria shqiptare po përpiqet të kalojë fajin e refugjatëve te ambasadat e huaja që po strehojnë njerëzit. Ndoshta Tirana mendon se duke lejuar të hyjnë më shumë refugjatë, me mungesa ushqimi dhe kushtesh sanitare, qeveritë perëndimore më në fund do të detyrohen t’i kthejnë ata. Vazhdimi i demonstratave me siguri do të përkeqësojë situatën duke detyruar liderët të nisin fushatën e shtypjes së trazirave. Mosbindja publike ka gjasa të përhapet në qytetet e tjera të mëdha, ku dhe regjimi mund të përdorë forcë më të madhe shtypëse larg fushëpamjes së monitoruesve perëndimorë. Në Tiranë, lufta për pushtet mes të moderuarve të presidentit Alia, dhe radikalëve komunistë pritet të vazhdojë. Në rast të një përplasjeje finale, radikalët kanë më shumë lidhje me forcat e rendit dhe Sigurimit, dhe me shumë gjasa do të fitonin.

9 korrik 1990

Situata në Shqipëri është e trazuar dhe pritet të vazhdojë e tillë. Zyrtarët nuk po dërgojnë një mesazh të qartë mbi çështjen e refugjatëve dhe ndryshimet në kabinet në fundjavë nuk sollën fytyra të reja në qeveri. Autoritetet morën aplikimet e pasaportave të refugjatëve në të paktën katër ambasada dje. Fluksi i refugjatëve në ambasadat e huaja duket se ka ndaluar për momentin por numri i tyre besohet se i ka kaluar 6000 vetët nga të cilët rreth 3000 vetëm në ambasadën gjermane. Kushtet sanitare dhe të ushqimit në ambasada po përkeqësohen. Kryeministri Çarcani dhe liderë të tjerë po mbajnë një linjë të ashpër dhe po fajësojnë vetë ambasadat për situatën, duke denoncuar “ndërhyrjen brutale” në punët e brendshme të Shqipërisë. Çarcani përsëriti refuzimin e Tiranës për lejimin e avionëve perëndimorë për sjelljen e ndihmave dhe mjekimeve. Zona rreth ambasadave u mbyll dje nga rrethimi i policisë, duke ndaluar hyrjen e refugjatëve të tjerë. Raportime të pakonfirmuara nga burime greke sugjerojnë se edhe shqiptarë që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Greqisë janë vënë përballë zjarrit të forcave kufitare shqiptare. Të shtunën qeveria shqiptare njoftoi ndryshime në qeveri, pas takimit dy-ditor të komitetit qendror të partisë komuniste. Ministrat e ashpër komunistë Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i ministrisë së Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar të partisë komuniste nga Byroja Politike. Stefani e ruajti vendin në Byronë Politike dhe u zëvendësua nga Hekuran Isai. Presidenti Alia njoftoi të tjera reforma politike dhe ekonomike, veçanërisht atë për bizneset private dhe sektorin e shërbimeve që do të lejohen të zgjerohen. Regjimi duket se po lëviz drejt lirimit të refugjatëve, por masat e lehtësimit mund të sjellim përkeqësim të incidenteve. Ndoshta pushteti po e bën këtë me shpresën se zbutja e rregullave mund të zbusë tensionet, por premtimet mund të mos mjaftojnë për qetësimin e turmave, të cilat kërkojnë ndryshime reale drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe demokracisë. Anëtarët e larguar të Byrosë politike mund të kenë qenë të planifikuar prej kohësh, dhe zëvendësuesit e tyre pritet të jenë më të moderuar, por fakti që Stefani ruajti vendin në Byro do të thotë se komunistët radikalë mbeten ende një faktor.

10 korrik 1990

Trazirat shqiptare përhapen në rajon

Greqia duket se po përgatitet për një fluks refugjatësh dhe ka kërkuar nga Shqipëria siguri për komunitetin minoritar grek në Shqipëri, ndërsa Beogradi shqetësohet se trazirat mund të përkeqësojnë gjendjen delikate në Jugosllavi. Greqia ka angazhuar forcë komando dhe mjete detare në kufijtë me Shqipërinë, sipas raportimeve të shtypit. Një njësi elitare greke e Naous pranë kufirit me Jugosllavinë, ndoshta me rreth 350-500 njerëz, raportohet të jetë transferuar në Janinë pranë kufirit me Shqipërinë. Një forcë detare me të paktën një frigatë, është vendosur në brigjet jugperëndimore pranë ishullit të Korfuzit. Beogradi ka kufizuar përfshirjen e tij në dhënien e ndërmjetësimit me anë të ambasadorit të tij. Nuk është vërejtur asnjë lëvizje e pazakontë e forcave ushtarake jugosllave pranë kufijve me Shqipërinë. Me shumë gjasa Athina kërkon të sigurojë kufijtë e saj për të evituar një vërshim të mundshëm nga refugjatët shqiptarë, si deh për të treguar vendosmërinë e saj në mbrojtjen e minoritetit grek në vend. Qeveria e saj konservatore nacionaliste me siguri preferon të punojë me anëtarët e këshillit evropian për zgjidhjen e konfliktit, por çdo veprim dhune ndaj anëtarëve të minoritetit grek do të vinte nën presion qeverinë për të shtuar forcat ushtarake në kufi, dhe si në raste ekstreme, të veprojë ushtarakisht brenda Shqipërisë. Beogradi padyshim trembet se vazhdimi i trazirave do të rrisë tensionet në provincën shqiptare të Serbisë, Kosovë, si dhe mundësia e një fluksi refugjatësh.

Ndryshimet në qeveri

Në Tiranë, ndryshimet e djeshme të qeverisë prekën ministrat e ekonomisë dhe kishin si qëllim qetësimin e situatës së ushqimit dhe mangësive të tjera. Shtypi raportonte se po vazhdojnë demonstratat në Kavajë dhe grevat në Elbasan në kombinatin metalurgjik. Sigurimi dhe ushtria ka bllokuar rrugët drejt Tiranës dhe linjat e trenave drejt kryeqytetit janë ndaluar. Qeveria duket se po mban premtimin për të lejuar largimin nga vendi të rreth 6000 refugjatëve në ambasadat e huaja. Ambasadat gjermane, italiane, hungareze e të tjera kanë nisur mbushjen e formularëve të azilit dhe rreth 3000 refugjatët që llogariten të jenë strehuar në ambasadën gjermane pritet të largohen nesër ose të enjten, megjithëse ende nuk janë bërë plane konkrete për nisjen e tyre. Qeveria italiane po mendon largimin e rreth 3000 refugjatëve në rrugë detare. Numri i madh i refugjatëve dhe analfabetizmi i tyre ka ngadalësuar procesin e regjistrimit. Ndërkohë, Shqipëria ka shtrënguar dhënien e vizave për korrespondentët e huaj. Nja gazetar grek konfirmonte se zyrtarët kanë ndaluar gazetarë të huaj në aeroport dhe detyrojnë të kthehen mbrapsht ata që nuk kanë vizë.

 

30 qershor 1994

CIA për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar shumë pas një sulmi të dhunshëm kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tre vjetëve marrëdhëniesh të tensionuara. Greqia ka shtuar retorikat akuzuese për represion ndaj minoritetit grek, kurse Tirana trembet se Athina ka plane për minoritetin në Jug të Shqipërisë. Greqia akuzon se Tirana thyen sistematikisht të drejtat e minoritetit me qëllim largimin e tij nga Shqipëria, por këto nuk kanë baza. Raporti i zyrtarëve të OSBE thotë se të drejtat e minoritetit grek përputhen me direktivat e OSBE. Shqipëria trembet se politika ekspansioniste greke nxitet nga dështimet e Athinës në kontrollin ndaj nacionalizmit ekstremist, i cili kërkon provokimin e minoritetit grek. Kjo ka përforcuar dyshimet se organizata kryesore politike greke në Shqipëri manipulohet nga Greqia. Një krizë bilaterale mbi minoritetet mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane të Tiranës, në avantazh të ish-komunistëve, dhe mund të ketë pasoja për rajonin.

 

Përplasje të ashpra diplomatike mes dy vendeve

 

Qeveria greke e Papandreut e konsideron çështjen e minoritetit grek në Shqipëri si më eksploziven në politikën e Greqisë. Riafrimi i marrëdhënieve duket se është i pamundur pa ndihmën e Perëndimit për qartësimin e informacioneve dhe keqinterpretimet nga të dyja palët. Tensionet kanë qenë të përhershme në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri në vitet e fundit. Vitin e kaluar, Greqia largoi nga vendi rreth 25.000-30.000 shqiptarë pa dokumente, pas përjashtimit nga Tirana të një kleriku grek, që supozohej të kishte shpërndarë literaturë ekspansioniste (pretendime territoriale) greke. Marrëdhëniet u përkeqësuan pas incidentit kufitar të 10 prillit ku dy oficerë shqiptarë u vranë. Autoritetet shqiptare pretendojnë se sulmuesit u larguan drejt territorit grek. Një organizatë e panjohur terroriste e quajtur Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit (MAVI) mori përgjegjësinë për sulmin, sipas medieve greke. Presidenti shqiptar, Berisha akuzoi publikisht qeverinë greke për mbrojtje të përgjegjësve, por qeveria mohoi çdo përfshirje. Më pas Tirana arrestoi gjashtë liderë grekë etnikë me akuza për promovim të separatizmit grek. Berisha siguroi se gjyqi i gjashtë grekëve do të bëhej publik dhe i hapur për ekzaminim ndërkombëtar. Ata mbanin poste në organizatën etnike greke OMONIA. Qeveria akuzoi Tiranën për persekutim të minoritetit grek. Athina ka anuluar dy herë takimet për përmirësimin e marrëdhënieve, çka ka sjellë bllokim të fondeve evropiane për Shqipërinë dhe protesta. Shqipëria protestoi te disa organizata ndërkombëtare. Pas presionit të brendshëm, Greqia shtoi presionin diplomatik ndaj Shqipërisë dhe nisi diskutimin e mbylljes së kufirit dhe deportimin e shqiptarëve ilegalë. Hetimet e policisë mbi incidentin kufitar sollën ashpërsime të tjera të retorikës, pas marrjes në pyetje të rreth tridhjetë grekëve etnikë në maj. Athina akuzoi Tiranën për nisje të një vale arrestimesh dhe shtytje për largim të grekëve nga Shqipëria. Berisha u tha gazetarëve se mund të shkonte për bisedime në Athinë nëse ftohej.

 

Gjendja e minoritetit grek në vitin 1994

 

Nuk kemi gjetur prova se Tirana zbaton politika sistematike frikësimi dhe presioni ndaj minoritetit grek. Informacionet sugjerojnë se përkundrazi, Athina ka shkelje të të drejtave të njeriut, më të rënda sesa akuzat e saj në krah të kundërt. Komisionari i lartë i OSBE për Minoritetet, Max Van der Stoel vizitoi dy herë Shqipërinë vitin e kaluar dhe tha se pretendimet greke nuk kishin baza, (nuk ka sinjalizimim me programe të largimit të minoriteteve. Tirana po rivendos disa familje të varfra prej Veriut në toka bujqësore në qendër të Shqipërisë, zonat e minoriteteve janë të paprekura). Shumica e grekëve etnikë udhëtojnë drejt Greqisë për arsye ekonomike dhe jo për t’i shpëtuar diskriminimit.

 

Lidhjet e OMONIA-s me organizata radikale greke

 

Prishja e marrëdhënieve me Greqinë ka shtuar dyshimet e Tiranës për lidhje të mundshme mes OMONIA-s dhe Athinës. Grupi është themeluar në vitin 1991 me mbështetje nga disa organizata greke. Omonia mban lidhje me disa organizata radikale greke që mbrojnë hapur teorinë e “Vorio Epirit” dhe liderët e saj udhëtojnë në Greqi e priten nga zyrtarë të Athinës. Megjithëse shumica e liderëve të saj janë të moderuar dhe angazhohen me sistemin shqiptar, disa elemente, siç ishte një prej gjashtë të arrestuarve në prill, bëri thirrje publike për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Disa prej të arrestuarve kishin kryer aktivitete ekspansioniste. Liderët e OMONIA-s mohojnë lidhjet me Greqinë dhe kohët e fundit në një konferencë shtypi kanë deklaruar se janë të pavarur nga forcat e jashtme dhe relativisht të distancuara nga qeveria e Tiranës. Disa ankesa të grekëve etnikë ndaj Tiranës janë legjitime, veçanërisht ato në lidhje me përfaqësimin e grekëve etnikë në arsim, polici dhe ushtri. Grekët janë ankuar dhe për refuzimin e kthimit të pronave të kishës ortodokse greke.

Më të lexuarat