BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA: Më 1950 Bashkimi Sovjetik kapi Sigurimin e Shtetit në Shqipëri përmes Mehmet Shehut, ja si Balli Kombëtar u përça pas përfundimit të luftës

CIA: Më 1950 Bashkimi Sovjetik kapi Sigurimin e Shtetit në

CIA ka nxjerrë në dritë të tjera dokumente sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste. Në një dokument të deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta, tregohet se si nisi marrëdhënia me Bashkimin Sovjetik. CIA mendonte se BRSS kishte arritur të kapte Sigurimin e Shtetit përmes Mehmet Shehut. Ai cilësohej si një njeri i sovjetikëve.

 

Marrëdhëniet me SHBA dhe vendet Perëndimore

Gjatë Luftës II Botërore, fuqitë e mëdha kanë inkurajuar dhe mbështetur grupet e rezistencës ndaj forcave pushtuese gjermane dhe italiane në Shqipëri, duke bashkëpunuar me grupet kryesore nacionaliste dhe komuniste partizane. Por misioni britanik mes radhëve të partizanëve shpejt e gjeti veten në rang të dytë ndaj atij jugosllav, përveçse kur ishte fjala për furnizime. Edhe para largimit të trupave gjermane, ishte bërë e qartë se ushtria nacional-çlirimtare partizane po punonte ngushtë me partizanët jugosllavë, me qëllim eliminimin e grupeve të tjera rivale të rezistencës të sponsorizuara nga Perëndimi. Bashkëpunimi mes partizanëve komunistë dhe jo-komunistë u mbyll në 1943. Forcat anti-komuniste punuan me Perëndimin, siç ishin ato të drejtuara nga Abaz Kupi e Said Kryeziu, që u larguan nga Shqipëria në 1944 kur e kuptuan se regjimi që po vinte në fuqi do i eliminonte. Ardhja në pushtet e komunistëve pas sukseseve të ushtrisë partizane justifikoi refuzimin e lidhjeve me Perëndimin. Por megjithë këtë tendencë negative, fuqitë e mëdha e njohën qeverinë e ushtrisë çlirimtare të Enver Hoxhës në nëntor 1945. Por marrëdhëniet mes përfaqësuesve perëndimorë në Shqipëri dhe qeverisë së mbështetur nga Jugosllavia nisën përkeqësimin dhe u prishën në 1946, kur disa gjyqe konspirative akuzonin të dyshuarit për qëllime subversive ndaj Shqipërisë. Më tej, incidenti i kanalit të Korfuzit në tetor 1946 ku dy luftanije britanike u dëmtuan nga minat detare shqiptare, solli thyerjen e marrëdhënieve diplomatike. Misioni diplomatik amerikan u largua nga vendi në nëntor dhe pak më vonë qeveria shqiptare refuzoi të përmbushte detyrimet e traktatit të mbretit Zog ndaj SHBA. Në 1947 tensione të reja lindën mes Shqipërisë dhe SHBA në lidhje me një tjetër gjyq spiunësh, ku të akuzuarit thanë se amerikanët e britanikët i kishin nxitur të nisnin një rebelim kundër qeverisë së Hoxhës. Prej atëherë Shqipëria e ka mbyllur veten nga të gjitha kontaktet me Perëndimin, përveç disa lidhjeve të dobëta me Francën e Italinë. Qeveria shqiptare ka toleruar vetëm prezencën e disa përfaqësuesve francezë e italianë, në këmbim të avantazheve tregtare me Italinë, si dhe mundësisë për spiunazh e kundër-spiunazh me legatat shqiptare në Paris e Romë. Megjithëse SHBA është relativisht e parëndësishme në politikën shqiptare në krahasim me influencën e ushtruar nga fqinjët e saj ose nga britanikët, SHBA njihet atje prej misioneve të saj humanitare, nga shkolla teknike në Tiranë e themeluar nga Hary Fultz, që ka qenë institucioni më i mirë arsimor në Shqipëri deri në ardhjen e komunistëve. Megjithëse misionet amerikanë në Shqipëri u shfrytëzuan nga komunistët për qëllimet e tyre, ndihmat e SHBA furnizuan me grurë thuajse një të tretën e popullsisë. Ideja se SHBA ka dhënë ndihma të tilla në të kaluarën dhe se nuk ka pretendime territoriale, sigurisht që ndikon në mendësinë pozitive të popullit. Qeveria e drejtuar nga sovjetikët po tenton të çrrënjosë të gjitha ndjesitë pro-perëndimore me anë të kontrollit të saj të medias dhe prej gjashtë vitesh reklamon planet e SHBA dhe Britanisë për agresion në Ballkan “me anë të satelitëve të tyre Greqia, Jugosllavia e Italia”. Qeveria e vendit përfiton nga dyshimet e vjetra mes fqinjëve dhe pretendimet e tyre ndaj Shqipërisë, duke akuzuar ato rregullisht në mjetet e propagandës për shpërndarje fletushkash anti-qeveritare, infiltrimin e diversantëve dhe shkelje të territorit të Shqipërisë. Një tjetër aspekt i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA është lidhja e regjimit të Tiranës me amerikanët me origjinë shqiptare. Hoxha ka marrë mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan prej linjës komuniste të peshkopit Fan Noli në Boston. Influenca e tij në komunitetin shqiptar atje nuk konkurrohet nga askush dhe është një qendër opozicioni ndaj politikave të SHBA. Vetëm kohët e fundit ajo po kontestohet nga aktiviteti i peshkopit pro-perëndimor Marko Lipa i cili ka arritur të marrë nga kontrolli Nolit dy kisha shqiptare në zonën e Boston.

Pozita shqiptare ndaj BRSS

Pas vendimit të Hoxhës për t’u bashkuar në bllokun sovjetik pas prishjes së Jugosllavisë me BRSS në 1948, teknikët jugosllavë që kontrollonin aparatin shtetëror shqiptar u akuzuan për shfrytëzim kolonial dhe u përjashtuan. Ata u zëvendësuan nga rusët dhe në masë më të vogël nga personel i vendeve të tjera satelite. Kreu i misionit sovjetik në Shqipëri është Dimitri Çuvakin, i cili raportohet se gjithashtu drejton aktivitetet e spiunazhit në vend, kontrollon policinë me anë të ministrit të brendshëm Mehmet Shehu që është instruktuar në Moskë, dhe me anë të ministrave të tjera shqiptarë, secili prej të cilëve ka një këshilltar sovjetik të përhershëm në zyrë. Misioni ushtarak sovjetik drejtohet nga Ioakin Sokolov, i cili kontrollon gjithashtu të gjithë ushtrinë shqiptare me anë të oficerëve sovjetikë të atashuar në të gjithë njësitë. Gjithsesi duhet theksuar se në Shqipëri nuk ka njësi luftimi sovjetike dhe as njësi që mund të zhvillohen në trupa ofensive. Në janar 1951, u raportua në Shqipëri prezenca e personelit sovjetik të aviacionit. Ndërkohë incidentet kufitare me Jugosllavinë ishin në rritje. Megjithëse me ndarjen nga Jugosllavia, Shqipëria la një aleat të vlefshëm, kjo duket se forcoi dorën e Hoxhës te pushteti. Musolini në vitin 1941 kishte aneksuar Kosovën duke e bashkuar atë me Shqipërinë dhe rikthimi i saj te Jugosllavia në 1944 dëmtoi prestigjin e Hoxhës dhe solli siklet në marrëdhënien e tij me Titon. Ky problem u shua tashmë që Shqipëria dhe Jugosllavia ishin në kampe të kundërta. Ndarja i dha gjithashtu mundësinë Hoxhës të eliminonte të gjithë komunistët e afërt me Jugosllavinë, shumë prej të cilëve kishin influencë të konsiderueshme në parti. Këta Hoxha i zëvendësoi me njerëz të besuar. Besohet se Koçi Xoxe kishte organizuar një grup konspiracioni në bashkëpunim me njerëz që kishte poste në partinë shqiptare, në administratë e në ushtri. Shumë prej këtyre njerëzve u eliminuan gjatë spastrimeve, por sigurisht që mbeten ende të tjerë pro-jugosllavë në poste drejtuese, të cilët përfaqësojnë një kërcënim të vazhdueshëm për qeverinë Hoxha-Shehu.

Rivaliteti Hoxha-Shehu

Zhurmat për rivalitetin mes Mehmet Shehut që ka studiuar në Moskë dhe ish-mësuesit Hoxha, ende nuk e kanë manifestuar veten. Ata të dy i kanë konsoliduar postet e tyre në kurriz të elementëve të moderuar, pas spastrimeve të ministrit të Drejtësisë Manol Konomi dhe zv. kryeministrit Tuk Jakova. Megjithëse pasojat e rotacioneve të kabinetit pas shpërthimit të bombës së shkurtit 1951 në ambasadën sovjetike nuk janë përcaktuar ende, rritja e fuqisë së Shehut erdhi me dekretin “anti-terrorist” të kaluar pak pas shpërthimit nga presidiumi, i cii parashikonte dhe ekzekutime pa gjyq. Për sa kohë që BRSS vazhdon të japë mbrojtje dhe drejtim, fraksioni pro-sovjetik në Shqipëri duket i stabilizuar mirë, prandaj nëse BRSS vendos të braktisë postin e tij perëndimor në Adriatik, me shumë gjasa do të kishin një sfidë të suksesshme ndaj regjimit aktual.

Infrastruktura

Rrugët dhe hekurudhat e Shqipërisë janë primitive dhe të vështira për t’u mirëmbajtur apo për t’u zhvilluar, prej terrenit të vështirë. Hekurudha e vete e vendit lidh Elbasanin, Tiranën, Durrësin e Peqinin. Mjetet e hekurudhës janë shumë të vjetra dhe shpeshherë kur ajo është jashtë funksioni importet duhet të sillen nga Durrësi me kamionë. Rrugët kryesore që lidhin qytetet e rëndësishme si Shkodra, Tirana, Vlora e Gjirokastra janë riparuar dhe mund të përdoren nga ushtria zonat në zonat fushore bregdetare. Rrugët verilindore drejt Kukësit apo nga Durrësi drejt Bilishtit janë më të vështira për t’u mirëmbajtur pasi kalojnë në terrene të vështira malore. Rrjeti i komunikimeve është një nga prioritetet e planeve sovjetike në Shqipëri, së bashku me zhvillimin industrial dhe hekurudhat. Megjithëse kërcënimet e rreme ndaj pavarësisë së Shqipërisë po shfrytëzohen nga sovjetikët si justifikim i agresioneve në Ballkan, nuk ka shumë gjasa që ofensiva të tilla të nisen nga Shqipëria, për arsye të ekonomisë së saj primitive dhe izolimit ndaj furnizimeve.

Partitë shqiptare

Katër nga partitë e shqiptarëve në emigracion tashmë po bashkëpunojnë me SHBA në operacionet klandestine kundër regjimit të Hoxhës, nën mbulimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Në anëtarësinë e tyre ato supozohet të përfaqësojnë grupet e shtypura brenda Shqipërisë. Balli Kombëtar është grupi më superior në Komitet, i formuar gjatë kohës së pushtetit gjerman me elementë nacionalistë, influenca e të cilit shtrihet kryesisht në zonat jugore e qendrore. Por që prej verës së vitit 1950, BK është ndarë në dy fraksione. Fraksioni konservator është ai i drejtuar nga Ali Këlcyra ndërsa grupi tjetër përfaqëson tendencat agrare socialiste. Balli Kombëtar ishte partia e parë që u mund nga forca e armëve të komunistëve në 1943. Me sulmin e tyre komunistët detyruan ballistët të pranonin ndihmën e gjermanëve dhe postet në qeverinë e Tiranës, me qëllim që të mbroheshin nga grupet komuniste. Më vonë komunistët përdorën të njëjtat taktika dhe ndaj grupeve të tjera të rezistencës, si ai i Abaz Kupit, që tashmë përfaqëson partinë e Legalitetit në Komitetin Shqipëria e Lirë. Kupi dhe grupi i tij, ndryshe nga shumica e komunistëve apo anëtarëve të Ballit, janë liderë fisnorë gegë nga zona e Matit në veri të Shqipërisë ku ish-mbreti Zog ka pasur mbështetjen. Udhëheqësit e Legalitetit u larguan nga Shqipëria në 1944 kur komunistët morën kontrollin e zonës së Matit. Të dyja partitë lanë pas shumë mbështetës që për ne janë “forca miqësore”. Por të mbeturit janë objekt ndjekjeje persekutimi dhe vrasjesh, prandaj tani pas gjashtë vjetësh ata nuk janë në pozitë për të ofruar një rezistencë të koordinuar ndaj regjimit të Hoxhës, prej mungesës së udhëheqjes brenda Shqipërisë. Partia e tretë e përfaqësuar në Komitet është e ashtuquajtura Lidhja e Fshatarëve e Katundarëve, e cila nuk mund të themi se përfaqëson grupe politike të brendshme pasi është krijuar në emigracion me sponsorizimin britanik, kryesisht me ndjekësit e udhëheqësit të rezistencës Said Kryeziu. Influenca e familjes Kryeziu në Shqipëri dhe në Kosovë, ka qenë e madhe gjatë luftës, dhe një pjesë e konsiderueshme e saj mbetet edhe sot. Herë pas here në Shqipëri raportohen grupe të reja rezistence, të cilat kërkojnë mbështetje nga jashtë, veçanërisht nga SHBA. Kur dështojnë të marrin këtë ato kthehen nga Jugosllavia apo Greqia. Një herë grupe rezistence u raportuan në Shqipërinë qendrore e jugore, disa prej të cilave pretendonin se ishin organizata të gjera. Por asnjë përveç fiseve veriore nuk kanë qenë të aftë të ruajnë ekzistencën e tyre si forcë e organizuar për një periudhë të gjatë. Në fakt grupet e rezistencës janë toleruar qëllimisht nga regjimi, derisa kanë nisur të shtohen dhe organizohen, kur dhe janë eliminuar nga autoritetet. Por ne jemi pasur sukses kohët e fundit në marrjen e emrave të shumë individëve në Itali që janë aktivë dhe miqësorë ndaj Komitetit Shqipëria e Lirë. Këmbëngulja e këtyre elementëve opozitarë megjithë mekanizmin e fuqishëm të kontrollit, dëshmon për forcën e traditës vendase të pavarësisë.

Forca armiqësore

Forcat jo-komuniste e anti-sovjetike në Shqipëri që të punojnë kundër interesave të SHBA janë shqiptarët pro-jugosllavë dhe ndoshta ata pro-grekë. Grekët kanë ruajtur një qëndrim të pandryshuar për çështjen e “Epirit të Veriut” dhe po përpiqen të ruajnë kontaktet me minoritetin e tyre në jug të Shqipërisë. Ndoshta kërcënimi më serioz ndaj politikave të SHBA paraqitet nga elementët shqiptarë pro-jugosllavë të cilët kohët e fundit kanë formuar grupin rival me Komitetin Shqipëria e Lirë. Lidhja e Prizrenit është formuar me sponsorizimin e autoriteteve jugosllave në Kosovë dhe pretendon rreth 600 000 anëtarë. Afërsia gjeografike e grupit me Shqipërinë dhe lidhjet me elementët e rezistencës brenda vendit, padyshim që e bëjnë atë të favorizuar në krahasim me Komitetin dhe rrjedhimisht dhe me SHBA. Aktualisht influenca e tij është më e madhe me elementët komunistë të pakënaqur shqiptarë. Jugosllavët dhe komiteti i tyre i refugjatëve kanë arritur njëfarë suksesi mes fiseve veriore dhe elementëve të Ballit Kombëtar Indipendent. Politika e partisë komuniste e ndarjes së tokës, e vënë në fuqi menjëherë pas luftës, ishte arsyeja e suksesit të saj fillestar, veçanërisht në zonat jugore, ku argatët e bejlerëve ishin një shtresë e gjerë dhe e shtypur e popullsisë. Por masat ekstreme të taksave dhe konfiskimit të bagëtive larguan mbështetjen fillestare ndaj partisë, sipas raportimeve të refugjatëve të cilët thonë se nuk mund të mbanin ushqim mjaftueshëm për të mbijetuar.

Problemet ekonomike

Regjimi i Hoxhës, pas refuzimit të ndihmës së ish-bashkëluftëtarëve jugosllavë, ka rezultuar relativisht i qëndrueshëm megjithë izolimin nga orbita sovjetike dhe kushtet e brendshme primitive. Një nga problemet kryesore për stabilitetin e vendit është pamjaftueshmëria ekonomike por kjo nuk përbën një kërcënim urgjent për regjimin e Hoxhës, për sa kohë që ai ka mbështetjen e Bashkimit Sovjetik. Standardi i jetesës së shqiptarëve është më i ulëti në Evropë por kjo duket se nuk prek fare stabilitetin e qeverisë. Vuajtjet dhe mjerimi i popullit duket se janë për shqiptarët një mjet më shumë për bindjen ndaj qeverisë, sesa për nxitjen e revoltës. Ndërkohë rritja e dërgesave industriale dhe ushqimore nga blloku sovjetik tregon vullnetin e Moskës për të mbajtur regjimin në pushtet. Opozita e brendshme ndaj regjimit është lehtësuar nga terreni malor në veri të vendit, rajon i cili vazhdimisht ka ruajtur pavarësinë nga qeveria e Tiranës. Shqipëria është kryesisht e përbërë nga vargmale që ofrojnë fshehje e strehim për guerrilasit. Zona të tilla ka në kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ku kufijtë kanë shumë boshllëqe kalimi. Duke pasur parasysh faktorët e mësipërm dhe interesat e tyre konfliktuese, është e qartë se një ndryshim i gjendjes aktuale në Ballkan, siç mund të ishte operacioni i suksesshëm i OPC ose i grupeve jugosllave, do të prishte ekuilibrin që ruan pushtetin sovjetik në Shqipëri dhe do të vinte në lëvizje të gjitha forcat, të brendshme e të jashtme.

Më të lexuarat