BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Dossier

CIA nxjerr dokumentet, ja komploti sovjetik ndaj Enver Hoxhës më 1960, kërkohej të nxirrej jashtë loje admirali Teme Sejko

CIA nxjerr dokumentet, ja komploti sovjetik ndaj Enver Hoxhës më 1960,

CIA ka zbardhur të tjera dokumente sa i takon situatës gjatë regjimit komunist. Në disa dokumente tregohet rekrutimi i agjentëve dhe nga Kosova. Ndërsa në një tjetër tregohet se Bashkimi Sovjetik kishte organizuar një puç ushtarak ndaj regjimit të Hoxhës.

11 shkurt 1962

Subjekti, Agron, kombësia shqiptare.

Subjekti (28 vjeç, flokë kaçurrela kafe, i gjatë rreth 160 cm dhe shumë i dobët) ishte me delegacionin shqiptar. Ai i tha Martës dhe Sonias se kishte kushërinj në Shtetet e Bashkuara. Dukej se ishte patriot dhe komunist në të njëjtën kohë. Subjekti qëndroi për gjashtë vite në Moskë ku studioi në një shkollë baleti. Flet shumë mirë rusisht. Në 29 Korrik 1962 i tha Martës dhe Sonjës se nuk kishte asgjë kundër popullsisë në Bashkimin Sovjetik dhe rusëve në përgjithësi, por nuk e pëlqente Hrushovin. Ankohej për imperializmin dhe e akuzonte Hrushovin  si imperialistin më të rrezikshëm rus. Subjekti ishte shumë i interesuar në atë se çfarë mund të dinin amerikanët për Shqipërinë dhe se çfarë mund të bënin shqiptarët në mënyrë që ta bënin më të kuptueshme kauzën e tyre në Perëndim sepse subjekti personalisht e “ ndjente detyrë të bënte diçka sado të vogël për atdheun e tij Shqipërinë”. Subjekti ishte shumë kundër Jugosllavisë dhe veçanërisht kundër Titos. Subjekti nuk i kishte problem pikëpamjet revizioniste të Titos, por ishte kundër aspiratave të tij imperialiste kundër shteteve të vogla dhe në këtë temë përmendte edhe Hrushovin. Subjekti u dha vajzave tona një leksion të gjatë mbi aspiratat e Shqipërisë dhe theksoi që konflikti aktual mes vendit të tij dhe Moskës nuk ishte me karakter ideologjik, por plotësisht politik. Rusët sipas tij donin që ta bënin Shqipërinë një vend që i bindej tërësisht urdhrave të tyre dhe ta deprimonin Shqipërinë nga çdo pavarësi kombëtare. Kjo ishte diçka që Shqipëria nuk mund ta pranonte në asnjë rrethanë dhe kjo sipas subjektit ishte nxitësi i konfliktit.

Subjekti ishte shumë i informuar për problematikat kombëtare të Unionit Sovjetik dhe i tha njerëzve tanë se ka takuar edhe disa ukrainas në Moskë. Madje njëherë ai ka qëndruar edhe në Ukrainë. Subjekti siguroi Martën dhe Sonian që problemi ukrainas ishte shumë i rëndësishëm në Unionin Sovjetik dhe mesa dinte ai, kultura ukrainase kishte bërë goxha progres vitet e fundit. Subjekti u pa më së shumti nën shoqërinë e shokut të tij Kiritsin. Ai i dha Martës edhe adresën e tij, që do t’ua dërgoj më vonë.

Dokument i Departamentit të Shtetit. Vetëm për qëllim përdorimi zyrtar

Nga Napoli Itali

Data e fillimit të investigimit 30 Janar 1956

Data e raportimit 20 korrik 1956

Emri i subjektit, Abdyl Mustafa Henci

Ditëlindja 15 tetor 1911 vendlindja Prishtinë, Jugosllavi

Zyrtarisht rezident në Austro-Hungari

Në intervistën personale subjekti deklaroi se ka lindur në 15 tetor 1911 në Prishtinë, Jugosllavi. Në mbështetje të kësaj deklarate subjekti dorëzoi në këtë zyrë dokumentin e noterizuar të certifikatës së lindjes të lëshuar nga prefektura në 20 nëntor 1953.

Dokumenti noterial të cilit i jemi referuar më lart duket se mbështet deklaratën e subjektit gjatë intervistës se ai është i biri i Salih dhe Sherife Henci. Kuestura e Caserta, Salerno, Napoli dhe Bari nuk gjetën asnjë informacion që ta kundërshtonin deklaratën e subjektin.

Subjekti deklaroi në intervistën personale që u martua me Bedrie Belshin në 23 gusht 1937 dhe se kanë tre fëmijë dhe kjo mbështetet nga certifikata martesore e lëshuar nga Prefektura e Aversas më 20 nëntor 1953.

Edhe pse i lindur në Jugosllavi subjekti rezulton i kombësisë shqiptare. Bashkangjitur është edhe një listë me kushërinjtë e tij që jetojnë në Prishtinë. Subjekti deklaroi se që kur u largua nga Jugosllavia nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij. Në intervistën personale, subjekti deklaroi se personalisht nuk i është afruar asnjë person që ta detyronte forcërisht të kthehej në Shqipëri. Gjithsesi anwtarw të Partisë së Legalistëve të Shqipërisë në Romë kanë zhvilluar propagandë në kampet e refugjatëve dhe kanë informuar refugjatët shqiptarë se shpesh qeveria shqiptare shpallte amnisti fiktive për t’i bërë emigrantët të ktheheshin në atdhe.

Gjatë intervistës nuk u vu re asnjë defekt fizik tek subjekti dhe dukej në gjendje optimale mentale. Kjo mbështetet edhe nga investigimi lokal i kryer për subjektin. Me raste subjekti punon si orëndreqës.

Nuk ka asnjë të dhënë militare për të, megjithatë subjekti deklaron se u përjashtua nga detyrimi për të kryer ushtrinë duke qenë se ishte kreu i familjes, gjithsesi ai pranon se ka marrë pjesë në luftën guerrilase kundër komunistëve në malet pranë Prishtinës nga nëntor 1944 deri në nëntor 1945, kohë në cilën aderoi dhe ishte pjesë e Ballit Kombëtar, nën lidershipin e Adem Selimit. Subjekti deklaron se ka marrë pjesë në këto lufta guerrilase derisa u detyrua të tërhiqej në Greqi, ku u bë pjesë e Kasmoit të refugjatëve në Volos deri në mars 1946.

Në intervistën personale subjekti deklaron se nuk ishte pjesë e asnjë partie deri në 1941, kohë kur iu bashku Ballit Kombëtar, pjesë e së cilës është edhe sot. Subjekti gjithashtu deklaroi bindjet e tij anti-komuniste dhe kjo ishte edhe arsyeja se përse u largua nga Jugosllavia. Kuestura e Casertas dhe Napolit raportojnë se subjekti nuk është bashkuar me asnjë parti ndërkohë që ka jetuar në këto provinca.

Subjekti deklaroi se nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Dhjetor 1970

Diferencat politike midis sovjetikëve dhe regjimit të Enver Hoxhës arriti në rezultatin e një tranzicioni të shtetit shqiptar në 1960- 1961 për të deaktivizuar statusin e vendosur në Paktin e Varshavës dhe prishjen e marrëdhënieve diplomatike midis Moskës dhe Tiranës. Sipërfaqja e vogël e Shqipërisë dhe ndarja gjeografike e saj nga pjesa tjetër e vendeve të marrëveshjes së Varshavës, me shumë mundësi ka qenë ajo që e ka bindur Moskën që një aksion i madh ushtarak në atë kohë kundër regjimit disident nuk do të sillte rezultate që do të justifikonin ndërhyrjen ushtarake. Në vjeshtën e 1960 gjithsesi ka pasur një komplot ushtarak të iniciuar nga Bashkimi Sovjetik, kundër regjimit të Enver Hoxhës. Figura kryesore që synohej nga komploti ka qënë admirali shqiptar Teme Sejko dhe resursi kryesor që e bënte të vlefshëm për Bashkimin Sovjetik ka qenë prania sovjetike në portin shqiptar të Vlorës. Komplotistët dështuan në nismën për të kërkuar mbështetjen e Beqir Ballukut, që ishte dhe mbetet, ministri shqiptar i Mbrojtjes. Beqir Balluku mori mësime (udhëzime) ushtarake në Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve pesëdhjetë, por kurrë nuk ka shërbyer në Forcat e Armatosura Sovjetike. Në shtator të vitit 1968 në aktivizimin e paktit të invazionit të Çekosllovakisë, Shqipëria kundërshtoi zyrtarisht anëtarësimin e saj në pakt, duke arritur kështu një sukses të paktën përkohësisht aty ku regjimi në Hungari i Nagyt kishte dështuar. Ka pasur një numër shenjash që çojnë në konkluzionin se ka pasur një bashkëpunim mes Rumanisë, Kinës, Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në veçanti Shqipëria dhe Jugosllavia japin perceptimin se janë më shumë pranë njëra-tjetrës krahasuar me të tjerat. Jugosllavia i ka bërë tashmë të ditur Bashkimit Sovjetik se e konsiderojnë pavarësinë e Shqipërisë po aq të rëndësishme dhe vitale sa edhe pavarësinë e tyre. Komunikimi ushtarak midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë duhet të ketë reflektimin e saj edhe në marrëdhënien e jashtme të dy shteteve. Ekzistojnë tashmë edhe shenja që tregojnë interesin e Rumanisë për arritjen e tregtisë me ushtrinë jugosllave dhe jo thjesht me atë shqiptare. Nëqoftëse Rumania do të bëhet pjesë e paktit brenda vitit të ardhshëm, tre shtetet e tjera komuniste do t’i japin njëra-tjetrës pak më shumë se thjesht një inkurajim moral. Ndryshimet racionale për paktin e Varshavës do të kondicionojnë përgjigjen sovjetike ndaj iniciativës së NATO-s për një reduktim të përbashkët e të balancuar të forcave në disa rrugë specifike. Sovjetikët me shumë mundësi do të tregojnë një interes të madh e të shtuar në reduktimin e angazhimeve europiane në mënyrë që të mund të argumentojnë kapacitetet e veta, që janë më të mëdha dhe të shumta në numër në krahasim me ato të Kinës. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik mund të provojë –pa dëshirën e tij për të arritur në një dakordësim të forcave të tij në shtetet e Polonisë, Hungarisë dhe Çekosllovakisë. Kjo do të tregonte një preferencë të Bashkimit Sovjetik për të mbajtur forcat sovjetike të shpërndara sa më shumë të jetë e mundur përgjatë Europës Lindore për të pasur mundësinë që të veprojnë në këtë mënyrë si një polic i besueshëm, më i besueshëm sipas saj se çdo rregullator ushtarak i deritanishëm në Europën Lindore. Kërcënimi i dyshuar nga Perëndimi dhe nga imperializmi në përgjithësi do të përdoret nga Bashkimi Sovjetik për të justifikuar kompromiset e mëvonshme në lidhje me sovranitetin e shteteve të Europës Lindore. Një formulë, e cila raportohet të jetë implementuar forcërisht nga partia sovjetike Politburo mbi regjimin Dubcek në konfrontimin e Moskës në gushtin e 1968 nxjerr në pah që “agresiviteti intrigues i imperializmit” kërkon “forcimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit mbrojtës të Paktit të Varshavës dhe të organeve të tjera po aq sa formave të bashkëpunimit midis vendeve socialiste”.