BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA nxjerr të tjera detaje, ja deputetët e parë të Partisë Komuniste që u arrestuan dhe u eliminuan nga regjimi i Enver Hoxhës

CIA nxjerr të tjera detaje, ja deputetët e parë të

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në numrin e kaluar gazeta tregoi përshkrimet për disa figura, ndërsa sot po vijohet me emra të tjerë, që përveç kontributit në luftë edhe janë ndëshkuar.

31 janar 1957

Raport Partia e Punës

(Vijon nga numri i kaluar)

Në këtë aneks dua të jap shënime biografike të disa personave të Frontit Nacional Çlirimtar që kam lënë pa përmendur më herët...

Pashko Vodica, prift në Vodicë të Kolonjës deri më 1942. U dërgua në Pezë sepse partia nuk gjeti ndonjë klerik tjetër ortodoks më të përshtatshëm. Kishte të kaluar disi nacionaliste (i persekutuar nga turqit dhe keqpërdorur nga grekët në lëvizjen e Vorio Epirit) gjysmë analfabet, sot është kryepeshkop.

Mestan Ujaniku, xhandar në kohën e Zogut, legalizuar në kohën e italianëve pasi për çështje nderi vrau dy karabinierë italianë. Në Skrapar ku ishte dhe zona e tij, krijoi një çetë, gjysmë hajdute gjysmë nacionaliste. Partia Komuniste i dërgoi Gjin Markun për ta afruar dhe ia arriti, me ndihmën e komunistëve të tjerë që u dërguan më vonë në Skrapar. Ishte analfabet dhe jo ushtarak i zoti. Arriti të bëhet nënkolonel, por më pas u arrestua me grupin e deputetëve “agjentë”, u dënua me 15 vite burg ku dhe vdiq nga tuberkulozi. E kam përmendur në komente vetëm si element që mund të ishte afruar me nacionalistët.

Reshit Çollaku, student në Akademinë Ushtarake italiane në kohën e pushtimit, por refuzoi të bënte betimin dhe u arratis në Jugosllavi. Prej andej u kthye ilegalisht në Shqipëri në 1941 dhe ra në kontakt me elementë nacionalistë e komunistë. Por këta të fundit u treguan më të zotët duke e bërë për vete. Bashkë me një komisar komunist krijuan një çetë në Mokër, falë influencës që Çollaku gëzonte si familje bajraktare. Më vonë u bë dhe anëtar partie, por u vra në verën e 1943 në përpjekje me italianët. E kam përmendur në përgjigjen time jo si element iniciator apo eksponent të FNÇ, por si element me influencë dhe do të ishte lidhur me nacionalistët nëse ata do të shihnin treguar më të shpejtë se komunistët.

Shefqet Beja, pasanik nga Peshkopia, por banues në Durrës e Tiranë, njeri me influencë në rrethet intelektuale në Shqipërinë e Mesme. Demokrat dhe anti-fashist, u shfrytëzua nga komunistët për pikëpamjet e tij gjysmë-socialiste, por kur u bë i dyshimtë e përfshinë në grupin e deputetëve “agjentë” dhe u pushkatua. Ishte figurë pozitive e FNÇ gjatë luftës.

Ali Aga, bajraktar progresist dhe me influencë në zonën e Peshkopisë. Njeri i ndershëm e patriot i mirë. Figura e tij është përdorur shumë nga partia në Veri. U zgjodh si deputet pas luftës, por u konsiderua i dyshimtë dhe u pushkatua me grupin e deputetëve “armiq”.

Baba Faja Martaneshi, figurë e njohur, jo vetëm si fetar, por dhe për lidhjet e forta me klasat e larta të Elbasanit. I lidhur që në fillim me partinë. Braktisi teqenë për të drejtuar njësitet partizane në zonë. U vra në rrethana shumë misterioze në 1946 (u tha se u vra nga krye-babai në një grindje personale, ku vdiq dhe krye-babai, pra u tha se vranë njëri-tjetrin).

Spiro Moisiu, mbi 50 vjeç, ka qenë gjeneral pa shumë kredi. Njeri i promovuar nga partia si patriot i madh, që refuzoi të luftonte kundër Greqisë, në shenjë urrejtjeje për Italinë.

Ali Shtepani, i lindur në Shëngjergj. Ashtu si Ali Aga edhe ky kishte influencë në Çermenikë, Elbasan e përgjithësisht në Shqipërinë e Mesme. Fisi i tij i madh e i fortë ka qenë mbështetje kryesore e komunistëve në Shqipërinë e Mesme, ku elementi bajraktar ishte kundër komunistëve. U zgjodh deputet pas mbarimit të luftës (gjatë luftës kishte qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të FNÇ) në vitin 1947 u dënua me burgim të përjetshëm me grupin e deputetëve “agjentë”.

Hasan Pulo; nga paria e Vlorës, ka pasur gjithmonë poste nderi prej ndershmërisë së njohur në popull dhe mbështetjen që kishte në jug. Në Pezë, Labinot e Përmet ka qenë vetëm si figurë. Nuk e di ç’bëhet me të tani.

Babë Karbunara, me influencë të madhe në Vlorë, nacionalist i vjetër, i pakulturuar. I përfshirë në gjyqin e deputetëve “agjentë” dhe i pushkatuar.

Riza Dani, i vetmi përfaqësues në zë i myslimanëve shkodranë. Njeri me kulturë e influencë, por gaboi rëndë dhe u mashtrua nga komunistët si të tjerët, të cilët kur nuk ia patën nevojën e pushkatuan duke e përfshirë në grupin e deputetëve “agjentë”. Si shumë të tjerë naivitetin e tij e pagoi me kokën.

Kosta Boshnjaku, lindur në Durrës, përfshirë në lëvizjen e Fan Nolit dhe për këtë arsye u arratis me triumfin e Zogut dhe legalitetit. Ka qenë për disa kohë në Rusi, por pa qenë anëtar i partisë. U largua shpejt nga Rusia dhe ka vijuar të përfshihet me organizatat emigrante anti-zogiste. U kthye në 1935 në Shqipëri dhe nuk u përzje me politikë. Por nisi aktivitetin në kohën e pushtimit si demokrat i majtë individual. U bashkua me komunistët dhe mori pjesë në Konferencën e Pezës, ku u zgjodh anëtar i këshillit të përgjithshëm. Ka qenë kurdoherë i lidhur dhe mik i partisë, i zoti për çështjet financiare dhe në qeverinë e parë komuniste mori postin e drejtorit të shoqërisë shtetërore Importeks. Kishte pikëpamje të njëjta me Sejfulla Malëshovën. Humbi besimin e partisë dhe megjithëse ishte deputet u arrestua e u dënua me burgim të përjetshëm si i përfshirë në grupin e deputetëve “agjentë”. Mori fjalën në vitin 1950, por pak pasi u lirua vdiq në moshën 70-vjeçare. Nuk la fëmijë, gruaja e tij ishte gjermane dhe nuk di ç’bën tani në Tiranë.

Çështja “Dhimitri Folia”

Mendoj se është fjala për Dhimitër Fallo e jo për Dhimitri Foliano. Personalisht nuk di të ketë në historinë e re shqiptare një “Dhimitër Folia”, aq më pak që të ketë lidhje me Zervën.

Dhimitër Fallo me origjinë nga Himara ka qenë një person rreth 45 vjeç aty nga viti 1943, kryeredaktor i gazetës “Gazeta e Korçës”, pronari i së cilës ishte Zhan Gorguzin. Kjo gazetë si i gjithë shtypi shqiptar atëherë ndiqte linjën e Zogut, por Dhimitër Fallo njihej në të gjitha shtresat e Korçës si njeri përparimtar dhe demokrat i majtë. Më parë Dhimitër Fallo ka qenë shumë vite në Greqi (nuk e di çfarë pune ka bërë) në gazetari e letërsi, ai ka përkthyer në shqip shumë autorë grekë (sidomos librat e Stratis Mirvili). Përkthimet e tij ishin kryesisht nga letërsia e huaj e majtë, si për shembull Erih Maria Remark, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, ose libra me broshura komuniste nga një socialist anglo-sakson. Është përfshirë në organizatat legale të Grupit komunist të Korçës, por nuk e di nëse ka qenë anëtar. Për idetë e tij u internua njëfarë kohe nga xhandarmëria e Zogut, atëherë kur u mbyll revista “Bota e re”, ku bashkëpunonte dhe Dhimitër Fallo. Ai gradualisht u largua nga lëvizja komuniste, sidomos që kur u internua. Kur u themelua partia, Fallo u quajt frikacak dhe jo i sakrificës. Më pas u afrua me elementë të Ballit Kombëtar si Zai Fundo dhe në 1944 ishte anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të Ballit. Ka qenë delegat politik në çetat e pakta që kishte organizuar kjo parti në qarkun e Korçës.

Fillimi i vitit 1944 e gjeti Ballin Kombëtar në pozitë të vështirë. Duhet se pas shtatorit 1943 pas largimit të Italisë dhe ardhjes së gjermanëve, Bali Kombëtar bëri marrëveshje me komandën gjermane për të forcuar pozitat e tij kundër partizanëve. Me këtë marrëveshje, Balli mori armatime nga gjermanët dhe zonat e sigurta. Ndërsa gjermanët fituan disa trupa shqiptare (por që në realitet ishin bashibozukë dhe pa vlerë ushtarake). Gjatë dimrit 1943-1944 trupat gjermane bashkë me ballistët nisën operacionin e spastrimit të zonave partizane në jug, i cili zgjati jo më shumë se një muaj. Trupat gjermane shkelën në të gjitha zonat partizane dhe prapa tyre vinin ballistët duke ngritur këshillat e komandat e tyre. Mirëpo sapo mbaroi operacioni gjerman, trupat partizane u kthyen kundër ballistëve dhe u thyen shpejt pasi nuk kishin disiplinë. Kështu partizanët fituan brenda dy javëve të gjitha zonat e humbura ndaj gjermanëve. E ardhmja për Ballin ishte e errët dhe krerët e tij nisën të largoheshin nga vendi. U munduan të vihen në kontakt me Drazha Mihailoviç në Jugosllavi mirëpo ndihma që mund t’u jepte ai ishte zero. Ata u përpoqën të kontaktonin me nacionalistët grekë (sidomos në zonën e Çamërisë) dhe konkretisht me Napolon Zervën. Për këtë Balli dërgoi në Greqi si delegat të vet Dhimitër Fallo (si person i kulturuar dhe greqisht-folës). Balli duhet të dërgonte dokumente dhe letra kredenciale për takimin nga Tirana në Korçë dhe këtë ia kishte besuar dy korrierëve të tij, Hekuran Koprencka dhe një marshall xhandarmërie, emri i të cilit nuk më kujtohet.

Autobuzi Tiranë-Korçë ku po udhëtonin korrierët të veshur civilë, u ndalua rastësisht nga një kompani e Batalionit IV në grykën e Grabovicës (në mes të distancës Pogradec-Korçë). Deri një ditë më parë aty nuk ishin dukur fare forca partizane, por ato kontrolluan udhëtarët dhe një nga partizanët njohu Hekuran Koprenckën dhe shoqëruesin e tij të cilët u arrestuan. Bashkë me ta ishte dhe Veli Vasjari, i cili kishte qenë prefekt në Korçë në kohën e Zogut. Gjatë të marrjes në pyetje Vasjari tregoi se ishte dërguar nga emigrantët shqiptarë në Turqi për të kontaktuar me Ballin dhe Legalitetin. Veliu u dërgua më pas në burgun e Korçës. Dy javë më vonë, gjermanët hyjnë papritur në komandën partizane të Korcës, e kapin dhe pa e pyetur shumë e pushkatojnë, siç do të ishte dhe fati i tij nga partizanët pasi të kishin mbaruar pyetësorin.

Ndërsa togeri i xhandarmërisë, Hekuran Kopencka dhe shoku i tij marshall, treguan e po çonin një postë shumë të rëndësishme nga kreu i Ballit, Mithat Frashëri, për Komitetin e Ballit në Korçë. Se çfarë kishte posta ata nuk e dinin, por megjithatë ata u pushkatuan.

Më të lexuarat