BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA: Pas çlirimit pushteti u mor nga një klikë e vogël komunistësh pa lidhje me popullin, ja propaganda që bënte regjimi kundër Perëndimit

CIA: Pas çlirimit pushteti u mor nga një klikë e vogël

 Amerikanët kanë deklaruar se pushtetin pas çlirimit të Shqipërisë e morën një grup njerëzish që nuk kishin lidhje me popullin. Sipas tyre, Hoxha dhe njerëzit e tij punuan për të marrë drejtimin e PPSH. Po ashtu, tregohen detaje dhe nga operacionet e amerikanëve për të larguar komunizmin.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij

Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin. Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet dhe municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull; i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Situata politike në Shqipëri (1952)

Duke gjykuar nga raportet e ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty por nuk ka tregues se mund të ketë një përplasje më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit. Kushtet ekonomike. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëruar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materiale dhe makineri për ndërtimin e kapaciteteve industriale, por zhvillimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e Jugosllavëve

Raportet e fundit tregojnë se ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspiracion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog duke thënë nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952 Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej republikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejohej asnjë agresion mbi Shqipërinë prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gatishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Në disa fshatra operonin grupe ani-komuniste

Ka grupe të vogla rezistencë në shumë fshatra dhe qyteza, me njëfarë aktiviteti. Ato veprojnë në mënyrë të veçuar dhe nuk kanë kontakte jashtë vendit. Një numër kontaktesh kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me forcat e jashtme të rezistencës, një prej të cilëve ishte anëtar i Sigurimit. Megjithë mosbesimin e qeverisë ndaj policisë dhe ekzistencën e ndjenjës anti-qeveritare, popullit prej muajit mars u janë dhënë armë, në një raport ¼ me popullsinë. Këto janë për t luftuar kundër agjentëve të infiltruar dhe kapjes së broshurave apo pakove të furnizimeve të lëshuara nga ajri.

Ja situata ekonomike gjatë regjimit

Situata e ushqimit mbetet e rëndë dhe një kilogram bukë kushton 70 lek, ndërsa një punëtor i zakonshëm merr 75-120 lek në ditë. Grupet tona udhëtuese kanë arritur të mbijetojnë pa marrë ushqim nga banorët lokalë dhe kanë arritur me sukses të infiltrohen dhe eksfiltrohen (të hyjnë dhe të dalin ilegalisht nga vendi). Popullata ishte e kënaqur me idenë e lëshimit të ushqimit në emër të NCFA, por besojnë se ato u mbajtën nga anëtarët e partisë dhe asnjë njeri i thjeshtë nuk mundi të mbante pakot e gjetura. Megjithëse qeveria përhapi lajmin se ushqimi ishte i helmuar, nuk ka asnjë provë se kjo është besuar nga populli. Dokumentacioni që mbante me vete grupi ynë nuk u zbulua nga autoritetet që i ndaluan dhe kontrolluan, si dhe nga miqtë me të cilët kontaktuan. Grupi raportoi se ishte e domosdoshme që grupe të ardhshme të pajiseshin me karmonedha shqiptare.

Plani i CIA për propagandë kundër Hoxhës

-Botimi i gazetës Shqipëria në gjuhën shqipe dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri.

-Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor.

-Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio.

-Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri.

-Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës.

-Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Synimet e SHBA dhe grupet e angazhuara

Një oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork. Të gjitha lidhjet e tjera të mbahen nga grupi i Shqipërisë së CIA, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipëria në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE. NCFA është e përbërë nga përfaqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953 ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk përfaqësoheshin. Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCFA kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër regjimit dhe përfundimisht çlirimin e popullit prej tij. Qeveria komuniste e Shqipërisë të bëhet objektiv i talljeve dhe i tentativave për dezertim.

Frika e amerikanëve nga OKB

Shqetësimi parësor i sigurisë është që mbështetja e qeverisë amerikane për NCFA të mos bëhet objekt i provuar me dokumente përpara enteve të rëndësishme si OKB apo organizata të tjera ndërkombëtare dhe artikujsh turpërues në gazeta e media. Metodat aktuale të fragmentimit të operacioneve besohet të reduktojnë rrezikun e këtij skenari në minimum. Ekspozimi ndaj OKB apo grupeve të tjera ndërkombëtare i mbështetjes për NCFA nga agjenci shtetërore amerikane do të turpëronte qeverinë amerikane. Por për operacionet është ruajtur masa e distancimit dhe mospranimit të përgjegjësisë. Mbyllja e projektit do të sillte një problem për angazhimin e personelit të NCFA dhe tentativa të rivendosjes së tyre duhet të kryhen. Plani i katastrofës: Personeli i rëndësishëm i NCFA përfshihet në planet e katastrofës/evakuimit drejt Italisë apo vendeve të tjera në Mesdhe, por jo drejt Shteteve të Bashkuara.

Projekti OBLIVIOUS për rrëzimin e regjimit

Projekti OBLIVIOUS ka qenë operativ që prej vitit 1949, si nën-degë e projektit OBOPUS (i njohur më parë si BGFIEND). Qëllimet e tij janë ndjekja e përpjekjeve për përmbysjen e suksesshme të regjimit komunist në Shqipëri. Operacioni i përkushtohet disa anëtarëve të komitetit që kanë mbështetur me besnikëri politikat e SHBA, për mbështetje të vazhdueshme në rast nevoje. NCFA njihet në vend dhe konsiderohet si një pikë bashkimi e shqiptarëve në e migracion. Ndër rezultatet e pritura janë ngacmimet e vazhdueshme të regjimit komunist në Shqipëri, ndjellja e shpirtit të rezistencës, dhe kur suksesi të besohet i mundshëm, të sponsorizohet grushti i shtetit. Efektiviteti i operacioneve survejohet periodikisht nga agjenti i caktuar i agjencisë, si dhe nga shërbimet britanike.

Jugosllavia donte një Shqipëri të pavarur

Më 26 maj, gjatë një bisede me amerikanët, Xhilas deklaroi se Jugosllavia dëshironte një Shqipëri të pavarur dhe jo të ndarë mes Italisë e Greqisë; ata nuk do të kundërshtonin nëse qeveria e kontrolluar nga Cominform përmbysej dhe se grupe demokratike ekzistonin ën Shqipëri si një alternativë ndaj qeverisë së Hoxhës. Ai tha gjithashtu se nuk ishin të frikësuar nëse një ndryshim në Shqipëri do të provokonte Rusinë. Në një bisedë me të njëjtin burim, Leo Mates, asistent-ministër i punëve të jashtme, deklaroi se Shqipëria nuk ia vlen për një luftë botërore, pasi Rusia mund të veprojë nëse i kërcënohet prestigji. Ndërsa ministri jugosllav në Romë, tha më 28 maj se nuk besonte se rusët do të vepronin nëse kërcënohej Shqipëria, duke cituar si arsye mungesën e marrëveshjeve për të tilla situata mbrojtjeje. Në qershor një emisar jugosllav u takua në Romë me anëtarë të BKI dhe deklaroi se Tito do të përdorë forcën, nëse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë Komunizmi, edhe pse i nevojshëm për jugosllavët, mund të jetë i dëmshëm për Shqipërinë Çlirimi i Shqipërisë mund të vijë vetëm nga Prizreni, tentativat nga seli të tjera do të sjellin vetëm sakrifica të pavlera Shqiptarët e Jugosllavisë po përgatiten të përmbysin regjimin aktual në momentin më të mirë. Jugosllavia nuk beson se BRSS do të hyjë në luftë për Shqipërinë. Operacionet jugosllave të agjenturës në Shqipëri janë rritur muajt e fundit dhe shqiptarët në Jugosllavi po trajnohen më mirë. Përmendja e një kabllogrami shtetëror ku raportohet se grekët janë të alarmuar për qëllimet jugosllave në Shqipëri, dhe se më mirë pranonin ndarjen e saj sesa të aneksohej nga Jugosllavia, ishte për të ilustruar qëllimet aktuale greke.

CIA propagandë përmes shtypit e radios

Gazeta Shqipëria, organi i çdo dyjavshëm i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, u botua sipas programit për muajin gusht. Një broshurë, në fomin e miniaturës së botimit Shqipëria është aprovuar për lëshim nga ajri në Shqipëri. Artikulli kryesor i saj është një shkrim në përgjigje të shkrimeve të shpërndara nga jugosllavët në fillim të qershorit, në emër të lidhjes së refugjatëve politikë shqiptarë. Faza e parë e operacionit BGFIEND është aprovuar për lëshime e propagandës dhe furnizimeve të agjentëve. Po ndërmerren veprimet për prokurimin e 30 000 thasëve të furnizimeve me nga gjysmë kilogram miell, për t’u lëshuar fshehtësish mbi Shqipëri. Secili prej tyre do t përmbajë dhe nga një broshurë propagande. Disa testime për lëshimet e tyre janë kryer me sukses.

Frika e Hoxhës

Kryeministri Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij janë trazuar shumë për rritjen e simpatisë për NCFA pas kalimit të ndihmave humanitare. Fillimisht qeveria hapi fjalën se pakot ushqimore ishin dërguar për të mbështetur ushtritë armike që së shpejti do të pushtonin Shqipërinë, por kur kjo gënjeshtër nuk pati efekt në përhapjen e entuziazmit (dhe nuk shkaktoi rikthimin e pakove të ushqimit siç kishte bërë thirrje qeveria) dhe qeveria kukull nisi një fushatë për të bindur njerëzit se Perëndimi i Lirë po shpërndante ushqime të mbushur me mikrobe në Kore, për të përhapur një epidemi në të gjithë vendin. Kjo ishte sigurisht një tentativë për të përhapur frikë në mendjen e popullit shqiptar se edhe pakot e ushqimeve të lëshuara në Shqipëri nga NCFA ishin të infektuara apo të helmuara. Duket qartë se kjo gënjeshtër po propagandohet në këtë mënyrë për të evituar pranimin e hapur se regjimi kukull i Hoxhës ka frikë nga aktiviteti i NCFA dhe efekti i tij i gjerë në rritjen e simpatisë ndaj Perëndimit. Prej disa ditësh tashmë Radio Tirana po e fryn këtë fushatë. Lajmet për luftën biologjike që ato po përhapin sipas urdhrit të shefave të Moskës, janë një provë e vërtetësisë së këtyre ideve. Nuk ka dyshim se në mendjen e liderëve të NCFA, kjo është një skemë e zhvilluar e gjitha prej Moskës. Programi i ndihmave materiale është nisur nga NCFA që prej vjeshtës së kaluar dhe është përdorur nga shumë grupe të tjera refugjatësh. Natyrisht që qeveritë kukull të Perdes së Hekurt e dinë se grupet e emigracionit veprojnë nga baza në Perëndimin e Lirë, kështu që ata fajësojnë qeveritë perëndimore për mbështetjen e tyre. Persekutimi i Kishës, shtator 1953. Raportime tyë konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, Bolletino Albanese di Informazioni, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Durresi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin LLeshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinj që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dhjetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh. Amerikanët kanë deklaruar se pushtetin pas çlirimit të Shqipërisë e morën një grup njerëzish që nuk kishin lidhje me popullin. Sipas tyre, Hoxha dhe njerëzit e tij punuan për të marrë drejtimin e PPSH. Po ashtu, tregohen detaje dhe nga operacionet e amerikanëve për të larguar komunizmin.

Përçarjet mes komunistëve

 

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij

Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin. Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet dhe municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull; i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Situata politike në Shqipëri (1952)

Duke gjykuar nga raportet e ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty por nuk ka tregues se mund të ketë një përplasje më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit. Kushtet ekonomike. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëruar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materiale dhe makineri për ndërtimin e kapaciteteve industriale, por zhvillimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e Jugosllavëve

Raportet e fundit tregojnë se ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspiracion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog duke thënë nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952 Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej republikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejohej asnjë agresion mbi Shqipërinë prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gatishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Në disa fshatra operonin grupe ani-komuniste

Ka grupe të vogla rezistencë në shumë fshatra dhe qyteza, me njëfarë aktiviteti. Ato veprojnë në mënyrë të veçuar dhe nuk kanë kontakte jashtë vendit. Një numër kontaktesh kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me forcat e jashtme të rezistencës, një prej të cilëve ishte anëtar i Sigurimit. Megjithë mosbesimin e qeverisë ndaj policisë dhe ekzistencën e ndjenjës anti-qeveritare, popullit prej muajit mars u janë dhënë armë, në një raport ¼ me popullsinë. Këto janë për t luftuar kundër agjentëve të infiltruar dhe kapjes së broshurave apo pakove të furnizimeve të lëshuara nga ajri.

Ja situata ekonomike gjatë regjimit

Situata e ushqimit mbetet e rëndë dhe një kilogram bukë kushton 70 lek, ndërsa një punëtor i zakonshëm merr 75-120 lek në ditë. Grupet tona udhëtuese kanë arritur të mbijetojnë pa marrë ushqim nga banorët lokalë dhe kanë arritur me sukses të infiltrohen dhe eksfiltrohen (të hyjnë dhe të dalin ilegalisht nga vendi). Popullata ishte e kënaqur me idenë e lëshimit të ushqimit në emër të NCFA, por besojnë se ato u mbajtën nga anëtarët e partisë dhe asnjë njeri i thjeshtë nuk mundi të mbante pakot e gjetura. Megjithëse qeveria përhapi lajmin se ushqimi ishte i helmuar, nuk ka asnjë provë se kjo është besuar nga populli. Dokumentacioni që mbante me vete grupi ynë nuk u zbulua nga autoritetet që i ndaluan dhe kontrolluan, si dhe nga miqtë me të cilët kontaktuan. Grupi raportoi se ishte e domosdoshme që grupe të ardhshme të pajiseshin me karmonedha shqiptare.

Plani i CIA për propagandë kundër Hoxhës

-Botimi i gazetës Shqipëria në gjuhën shqipe dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri.

-Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor.

-Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio.

-Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri.

-Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës.

-Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Synimet e SHBA dhe grupet e angazhuara

 

Një oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork. Të gjitha lidhjet e tjera të mbahen nga grupi i Shqipërisë së CIA, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipëria në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE. NCFA është e përbërë nga përfaqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953 ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk përfaqësoheshin. Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCFA kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër regjimit dhe përfundimisht çlirimin e popullit prej tij. Qeveria komuniste e Shqipërisë të bëhet objektiv i talljeve dhe i tentativave për dezertim.

Frika e amerikanëve nga OKB

Shqetësimi parësor i sigurisë është që mbështetja e qeverisë amerikane për NCFA të mos bëhet objekt i provuar me dokumente përpara enteve të rëndësishme si OKB apo organizata të tjera ndërkombëtare dhe artikujsh turpërues në gazeta e media. Metodat aktuale të fragmentimit të operacioneve besohet të reduktojnë rrezikun e këtij skenari në minimum. Ekspozimi ndaj OKB apo grupeve të tjera ndërkombëtare i mbështetjes për NCFA nga agjenci shtetërore amerikane do të turpëronte qeverinë amerikane. Por për operacionet është ruajtur masa e distancimit dhe mospranimit të përgjegjësisë. Mbyllja e projektit do të sillte një problem për angazhimin e personelit të NCFA dhe tentativa të rivendosjes së tyre duhet të kryhen. Plani i katastrofës: Personeli i rëndësishëm i NCFA përfshihet në planet e katastrofës/evakuimit drejt Italisë apo vendeve të tjera në Mesdhe, por jo drejt Shteteve të Bashkuara.

Projekti OBLIVIOUS për rrëzimin e regjimit

Projekti OBLIVIOUS ka qenë operativ që prej vitit 1949, si nën-degë e projektit OBOPUS (i njohur më parë si BGFIEND). Qëllimet e tij janë ndjekja e përpjekjeve për përmbysjen e suksesshme të regjimit komunist në Shqipëri. Operacioni i përkushtohet disa anëtarëve të komitetit që kanë mbështetur me besnikëri politikat e SHBA, për mbështetje të vazhdueshme në rast nevoje. NCFA njihet në vend dhe konsiderohet si një pikë bashkimi e shqiptarëve në e migracion. Ndër rezultatet e pritura janë ngacmimet e vazhdueshme të regjimit komunist në Shqipëri, ndjellja e shpirtit të rezistencës, dhe kur suksesi të besohet i mundshëm, të sponsorizohet grushti i shtetit. Efektiviteti i operacioneve survejohet periodikisht nga agjenti i caktuar i agjencisë, si dhe nga shërbimet britanike.

Jugosllavia donte një Shqipëri të pavarur

Më 26 maj, gjatë një bisede me amerikanët, Xhilas deklaroi se Jugosllavia dëshironte një Shqipëri të pavarur dhe jo të ndarë mes Italisë e Greqisë; ata nuk do të kundërshtonin nëse qeveria e kontrolluar nga Cominform përmbysej dhe se grupe demokratike ekzistonin ën Shqipëri si një alternativë ndaj qeverisë së Hoxhës. Ai tha gjithashtu se nuk ishin të frikësuar nëse një ndryshim në Shqipëri do të provokonte Rusinë. Në një bisedë me të njëjtin burim, Leo Mates, asistent-ministër i punëve të jashtme, deklaroi se Shqipëria nuk ia vlen për një luftë botërore, pasi Rusia mund të veprojë nëse i kërcënohet prestigji. Ndërsa ministri jugosllav në Romë, tha më 28 maj se nuk besonte se rusët do të vepronin nëse kërcënohej Shqipëria, duke cituar si arsye mungesën e marrëveshjeve për të tilla situata mbrojtjeje. Në qershor një emisar jugosllav u takua në Romë me anëtarë të BKI dhe deklaroi se Tito do të përdorë forcën, nëse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë Komunizmi, edhe pse i nevojshëm për jugosllavët, mund të jetë i dëmshëm për Shqipërinë Çlirimi i Shqipërisë mund të vijë vetëm nga Prizreni, tentativat nga seli të tjera do të sjellin vetëm sakrifica të pavlera Shqiptarët e Jugosllavisë po përgatiten të përmbysin regjimin aktual në momentin më të mirë. Jugosllavia nuk beson se BRSS do të hyjë në luftë për Shqipërinë. Operacionet jugosllave të agjenturës në Shqipëri janë rritur muajt e fundit dhe shqiptarët në Jugosllavi po trajnohen më mirë. Përmendja e një kabllogrami shtetëror ku raportohet se grekët janë të alarmuar për qëllimet jugosllave në Shqipëri, dhe se më mirë pranonin ndarjen e saj sesa të aneksohej nga Jugosllavia, ishte për të ilustruar qëllimet aktuale greke.

CIA propagandë përmes shtypit e radios

Gazeta Shqipëria, organi i çdo dyjavshëm i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, u botua sipas programit për muajin gusht. Një broshurë, në fomin e miniaturës së botimit Shqipëria është aprovuar për lëshim nga ajri në Shqipëri. Artikulli kryesor i saj është një shkrim në përgjigje të shkrimeve të shpërndara nga jugosllavët në fillim të qershorit, në emër të lidhjes së refugjatëve politikë shqiptarë. Faza e parë e operacionit BGFIEND është aprovuar për lëshime e propagandës dhe furnizimeve të agjentëve. Po ndërmerren veprimet për prokurimin e 30 000 thasëve të furnizimeve me nga gjysmë kilogram miell, për t’u lëshuar fshehtësish mbi Shqipëri. Secili prej tyre do t përmbajë dhe nga një broshurë propagande. Disa testime për lëshimet e tyre janë kryer me sukses.

Frika e Hoxhës

Kryeministri Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij janë trazuar shumë për rritjen e simpatisë për NCFA pas kalimit të ndihmave humanitare. Fillimisht qeveria hapi fjalën se pakot ushqimore ishin dërguar për të mbështetur ushtritë armike që së shpejti do të pushtonin Shqipërinë, por kur kjo gënjeshtër nuk pati efekt në përhapjen e entuziazmit (dhe nuk shkaktoi rikthimin e pakove të ushqimit siç kishte bërë thirrje qeveria) dhe qeveria kukull nisi një fushatë për të bindur njerëzit se Perëndimi i Lirë po shpërndante ushqime të mbushur me mikrobe në Kore, për të përhapur një epidemi në të gjithë vendin. Kjo ishte sigurisht një tentativë për të përhapur frikë në mendjen e popullit shqiptar se edhe pakot e ushqimeve të lëshuara në Shqipëri nga NCFA ishin të infektuara apo të helmuara. Duket qartë se kjo gënjeshtër po propagandohet në këtë mënyrë për të evituar pranimin e hapur se regjimi kukull i Hoxhës ka frikë nga aktiviteti i NCFA dhe efekti i tij i gjerë në rritjen e simpatisë ndaj Perëndimit. Prej disa ditësh tashmë Radio Tirana po e fryn këtë fushatë. Lajmet për luftën biologjike që ato po përhapin sipas urdhrit të shefave të Moskës, janë një provë e vërtetësisë së këtyre ideve. Nuk ka dyshim se në mendjen e liderëve të NCFA, kjo është një skemë e zhvilluar e gjitha prej Moskës. Programi i ndihmave materiale është nisur nga NCFA që prej vjeshtës së kaluar dhe është përdorur nga shumë grupe të tjera refugjatësh. Natyrisht që qeveritë kukull të Perdes së Hekurt e dinë se grupet e emigracionit veprojnë nga baza në Perëndimin e Lirë, kështu që ata fajësojnë qeveritë perëndimore për mbështetjen e tyre. Persekutimi i Kishës, shtator 1953. Raportime tyë konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, Bolletino Albanese di Informazioni, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Durresi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin LLeshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinj që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dhjetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh.

Më të lexuarat