BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA: Si Hoxha ashtu dhe Shehu kontrolloheshin nga Moska, ja pse Jugosllavia ishte kundër ndërhyrjes ushtarake në Shqipëri

CIA: Si Hoxha ashtu dhe Shehu kontrolloheshin nga Moska, ja pse Jugosllavia

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë, me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Sipas amerikanëve si Hoxha ashtu dhe Mehmet Shehu ishin kapur nga Moska. Po ashtu tregohet se si Beogradi ishte kundër ndërhyrjes ushtarake në Shqipëri.

27 maj 1952

Memorandum

Në lidhje me dokumentet e strategjisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe observime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne.

Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se jugosllavët i qëndrojnë politikave të tyre të një viti më parë. Politika e tyre është të vazhdojnë të ruajnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të trazonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovjetikët. Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Situata në Shqipëri

Që prej vitit 1948 kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovietik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri t madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë. shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

Propozimi

NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozime

Botimi i gazetës Shqipëria në gjuhën shqipe, dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor. (Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OBTUSE, i ci li mbështetet dhe asistohet nga OBLIVIOUS ) Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio. Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Personeli

Një oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork. Të gjitha lidhjet e tjera të mbahen nga grupi i Shqipërisë së CIAs, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipëria në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE.

Grupet dhe liderët vendas

NCFA është i përbërë nga përfaqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953 ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk përfaqësoheshin. Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCFa kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër regjimit dhe përfundimisht çlirimin e popullit prej tij.

Stabiliteti i regjimit dhe masa e kontrollit sovjetik

Para përçarjes mes Jugosllavisë në vitin 1948, Shqipëria ishte e lidhur ngushtë politikisht dhe ekonomikisht me Jugosllavinë. Por në vend që të ndiqte devijimin e marshallit Tito, Hoxha zgjodhi kampin e Moskës dhe nisi një fushatë të ashpër kundër nacionalistëve shqiptarë. Ai jo vetëm e përjashtoi vendin nga lidhjet me Jugosllavinë, por me këtë rast zhduku të gjithë konkurrencën për pushtet brenda Shqipërisë. Një rivalitet mes Hoxhës dhe ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu, duket se është i parëndësishëm pasi të dy kontrollohen nga Kremlini. Shqipëria është totalisht e varur nga ndihma sovjetike. Pa të ekonomia e vendit do të tronditej brenda disa muajve. Kontrolli sovjetik në vend përforcohet nga rreth 1000 deri në 1500 “ekspertë” në pozicione të rëndësishme si ushtri, polici, administratë civile dhe në radhët e partisë. Me mbështetjen sovjetike, Hoxha dhe Shehu kanë qeverisur vendin deri tani me metodat policore të terrorit dhe me kontrollin e ashpër ekonomik. Megjithëse ka prova mungese besnikërie dhe oportunizmi në radhët e forcave të sigurisë dhe ushtrisë, ato kanë rezultuar efektive në shtypjen e opozicionit. Mbështetja sovjetike në Shqipëri nuk është shoqëruar me një pakt të përbashkët asistence, ndoshta ngaqë sovjetikët duan të lënë një situatë të hapur pa përkushtime që mund t’i vënë më vonë në siklet. Shqipëria ka një pakt të tillë vetëm me Bullgarinë (16 dhjetor 1947). Por gjithsesi ndonjë ndryshim në situatën shqiptare që mund të kërcënojë kontrollin e Kremlinit do të prekte menjëherë prestigjin sovjetik, në një moment ku edhe një satelit tjetër iu shmang urdhrit të tij. Prandaj, një zhvillim i tillë do të sillte përkeqësim të situatës ndërkombëtare. Veprimi sovjetik në rast të një zhvillimi të tillë, do të varej nga përparësitë e strategjisë së tyre botërore.

Publikuar në Shkup, “Flaka e Vllaznimit”

Shtator 1952

Lufta për pushtet e liderëve shqiptarë

Ky artikull mund të jetë me interes prej shpjegimeve të detajuara të marrëdhënies Shehu-Hoxha. Sipas tij, Hoxha do të ruajë pushtetin prej mbështetjes së sovjetikëve, por nevoja e tij për një krah të djathtë të fortë do ta ndalojë për të eliminuar Mehmet Shehun. Manovrat e komplikuara për pushtet mes stalinistëve shqiptarë njihen tashmë nga të gjithë, me gjithë përpjekjet e tyre për t’i mbajtur të fshehta. Dihet gjithashtu se fituesi i këtij debati duhet të ketë mbështetjen e Moskës. Megjithëse veprojnë si miq në publik, dy drejtuesit e luftës së pushtetit janë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Shehu e ka të vështirë të durojë udhëheqjen e Hoxhës, pasi sipas tij ai nuk ka kompetencë ushtarake apo kurajo dhe në kohën e luftës Shehu kishte shumë më popullaritet se Hoxha. Përplasjet mes dy rivalëve kanë shkaktuar ndarjen e të gjithë qeverisë në dy kampe. Prej ndikimit sovjetik, pa të cilin asgjë nuk mund të ndodhë në vendet satelite të BRSS, duket se po shërben vetëm për të komplikuar gjërat. Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin sovjetik Glebov, ndërsa Shehu ka mbajtur anën e ministrit të mëvonshëm sovjetik në Shqipëri, Chuvakin. Kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu, u dërgua për të kërkuar qartësime nga Moska mbi situatën e krijuar dhe mori disa instruksione e rekomandime nga gjenerali sovjetik Glebov. Në këtë kohë Chuvakin kishte shkuar në Moskë dhe mbështeste Shehun. Kremlini dëgjoi ankesat e të dyja palëve dhe vendosi në favor të Hoxhës, pasi duket qartë se Kremlini i jep më shumë besimin e tij liderëve të paaftë dhe frikacakë. Por konflikti nuk ka përfunduar. Chuvakin nuk u kthye më në Shqipëri dhe vendi i tij tashmë mbahet nga gjenerali Levishkin. Ndërkohë Hoxha po konsolidon pushtetin e tij duke emëruar emra të rinj në kabinet. Ai liroi Myftiun nga posti i zëvendësministrit dhe e ngriti më lart në parti. Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj Shehut ishte emërimi i Bedri Spahiut si ministër i Arsimit. Karaman Ylli i larguar gradualisht nga posti i ministrit të Kulturës, me lavdërime për punën dhe sukseset e arritura. Lefter gjithashtu u shkarkua nga posti i Prokurimeve Bujqësore dhe Josif Pashko nuk është më ministër i Sigurimit. Postet e tyre po mbushen tashmë me njerëz që kanë besimin e plotë të Hoxhës si Maqo Çomo, ministër i Sigurimit dhe Haki Toska në Prokurimet Bujqësore. Gjithsesi posti Shehut është ende i sigurt prej nevojës së Hoxhës për një bashkëpunëtor të ftohtë e të ashpër në kryerjen e terrorit policor. Mund të citohen shumë shembuj që vërtetojnë se Hoxha ka frikë nga Shehu dhe nuk do të ndërmarrë hapa për eliminimin e tij, prandaj situata aktuale më shumë gjasa do të vazhdojë.

Më të lexuarat