BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Dossier

CIA tregon detajet, ja operacioni që tentuan britanikët në Shqipëri kundër Hoxhës dhe përfshirja e grekëve

CIA tregon detajet, ja operacioni që tentuan britanikët në

Gjatë regjimit komunist CIA zhvilloi me dhjetëra operacione në Shqipëri me shpresën se do të rrëzohej Enver Hoxha. Të gjitha operacionet dështuan. Megjithatë në disa dokumente jepen detaje. Në një dokument të përkthyer nga gazeta tregohet se dhe britanikët kanë zhvilluar operacione.

Bashkëpunimi me britanikët

Gjatë mbledhjes së të dhënave ne zbuluan se Shqipëria ishte gjithashtu objekt operacionesh të tjera sekrete. Pasi përmendën tentativat jugosllave, kohët e fundit mësuam se britanikët po nisin një operacion në Shqipëri. Koncepti i tyre është më i ku?zuar se i yni, duke përfshirë një masë më të vogël grupesh guerile dhe operacione njohjeje në zonën e Epirit, me qëllim prishjen e mbështetjes për guerrilasit grekë. Për operacionin tonë duhet të marrim parasysh veprimet e armiqve dhe aleatëve tanë pro në rastin e britanikëve ne kemi vendosur të bashkojmë përpjekjet tona. Ne do të kemi politika të përbashkëta drejtuese nga Uashingtoni. Ne insistuam dhe britanikët ranë dakord të vendosim operacionet tona nën mbulimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar. Ne ramë dakord që çdo palë të veprojë sipas politikave të saj, që do të thotë se britanikët nuk janë të detyruar të bëjnë më shumë nga plani i tyre origjinal, por dera do të jetë e hapur për përfshirje më të madhe nëse ata e dëshirojnë.

Plani i operacionit

Teksa plani ynë është ende në zhvillim, fazat e tij kryesore janë ajo politike, propaganda, veprimi direkt dhe shfrytëzimi. Në fazën politike është thelbësore krijimi i grupit politik shqiptar të diasporës që do të prezantohet si drejtues i operacioneve. Kjo është e rëndë-sishme pasi SHBA nuk mund të jetë në pozitën e autorit direkt të nxitjes së trazirave në Shqipëri. Kjo do të ishte e sikletshme pasi mund të ngrihet kundër nesh në Kombet e Bashkuara. Prandaj ne kemi nisur krijimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar, me pjesëmarrjen e të gji-tha grupeve përveç fashistëve dhe komunistëve. Përfaqësuesit tanë kanë nisur kontaktet me grupet e emigrantëve dhe kanë siguruar një masë të konsiderueshme dakordësie për të bashkëpunuar për përmbys-jen e regjimit të Hoxhës. Komiteti do të marrë formë konkrete prej 1 korrikut, nën drejtimin e Frashërit nga Balli Kombëtar. Komiteti është në fakt agjenti ynë dhe do të veprojë nga ambientet që ne kontrollojmë. Fjalët që ata do të thonë në radio do të diktohen nga ne dhe njerëzit që do të dërgohen në Shqipëri do të zgjidhen dhe do të stërviten nga ne. Një problem dytësor politik është influencimi i zyrtarëve grekë në qasjen e tyre ndaj Shqipërisë. Ne shpresojmë që të bindim grekët tëndalojnë pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë për momentin dhe pas përmbysjes së pushtetit në Shqipëri dhe rivendosjes së rendit në Greqi, t’i ngrenë ato në OKB. Rreth dy javë pas inaugurimit të Komitetit Shqiptar, pra rreth 15 kor-rikut ne do të nisim në emër të tij një fushatë propagande kundër regjimit në Shqipëri, me mjete klandestine dhe gjysmë-klandestine, pra me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë transmetimet radio, mate-rialet e shtypura dhe thashethemet. Ne besojmë se kjo fushatë do të ketë efekte të ndjeshme në prishjen e stabilitetit të regjimit.

Trajnimi

Prej 1 korrikut do të nisim tra-jnimin e një grupi prej rreth 50 ag-jentësh për operacione në Shqipëri. Agjentët do të jenë shqiptarë dhe do të stërviten në mënyrë të tillë që të mos tregojnë se janë trajnuar nga amerikanët apo nga britanikët. Po hasim disa vështirësi në gjetjen e vendit për kampin e stërvitjes dhe mendojnë të vendosemi në Maltë. Bashkë me kampin e stërvitjes do të krijojmë një bazë të specializuar me britanikët në Korfuz. Deri në 1 shtator ne plani?kojmë të kemi nisur in?ltrimet e grupeve të vogla të agjentëve të pajisur me radiotrans-metues. Hyrja e tyre do të bëhet nga bregdeti ose nga ku?ri grek. Misioni i tyre do të jetë krijimi i kontakteve me grupet opozitare në Shqipëri, organizimi i tyre dhe demonstrimi se është koha e duhur për nisjen e oper-acioneve guerile dhe për ndihmat në armë e para. Në besojmë se fushata e in?ltrimit do të na japë deri në nëntor një ide të qartë nëse revolta e armatosur do të jetë e suksesshme apo jo. Nëse raportimet janë të favorshme, atëherë deri në pranverën e ardhshme do të kemi nisur revoltën. Ajo do të ketë si bazë forcën e vogël të emigrantëve shqiptarë, por për vendime të mëtejshme duhet të presim deri në vjeshtë. Ne parashi-kojmë një periudhë prej nëntë deri në 18 muaj deri në arritjen e suk-sesit. Ne po marrim në konsideratë gjithashtu operacione dytësore siç mund të jenë veprimet për shtypjen e ekonomisë shqiptare me anë të lëshimit të parave fallco. Kjo do të ishte një detyrë e lehtë pasi të kemi hyrë ?zikisht në vend. Së dyti, si-pas informacioneve tona ndihmat ushtarake ruse për Shqipërinë vijnë me anije polake që lundrojnë nga Balltiku deri në Adriatik prandaj në të ardhmen, ne mund të ndalojmë këtë tra?k. Ne kemi zgjedhur ndër-kohë komandantin në terren për operacionin shqiptar dhe ai tashmë është nisur drejt Mesdheut. Kostot e operacionit nuk mund të llogariten me saktësi në këtë kohë, por pritet të jenë nga 200 000 deri në 1 milion dollarë.

25 qershor 1952

Raport operacionalPas disa ndryshimesh në për-bërjen e grupeve prej kon?ikteve të karakterit individual mes anëtarëve dhe disa ndryshime të orëve të fundit për in?ltrimin, grupi Willow kaloi ku?rin në veri më 12 qershor. Misioni i tij është krijimi i një rrjeti inteligjence në rajonin e lindjes së identitetit 5 e 6. Ata do të kontak-tojnë me njerëz të besuar që do të veprojnë si guida dhe për grupe të ardhshme in?ltrimi. Grupi do të përcaktojë rezultatet e lëshimit të ?etushkave dhe pas arritjes së ob-jektivave do të dalë sërish nga vendi për të sjellë informacionet e mbled-hura. Në raportimin e tyre grupi informoi mbi gjendjen në vend, kon-trollet, forti?kimet ku?tare, patrullat e sigurisë dhe kontaktet miqësore. Agjentëve u është dhënë një emër i koduar për t’u përdorur nga grupet e tjera. Duke parë natyrën e këtij mi-sioni, agjentëve nuk u është dhënë trajnim i veçantë. Grupi ka marrë in-struksione vetëm për të qëlluarit me armë, leximin e hartës dhe sistemin e koordinatave, ndihmën e shpejtë si dhe për tipin e inteligjencës që ne dëshirojmë të mbledhim. Janë kryer gjithashtu marshime ditore në zona malore me ngarkesa pajisjesh. Shënime:  Në minutat e fundit para nisjes u detyruan të tërhiqnim Identitetin 8 nga misioni. Në të njëjtën kohë një tjetër grup po in-?ltrohej në këtë zonë me një guidë vendase. Bashkimi i dy grupeve do të kishte bërë që numri i agjentëve të ishte shumë i madh. Grupi Willow nuk ishte i kalibrit të lartë sa ai i grupit Apple, por ata janë treguar të aftë dhe të vendosur në zbatimin e urdhrave. Kreu i tyre ka shumë eksperiencë në kalimin e kufirit dhe veprimit nga brenda vendit pasi ka punuar me këtë në të kaluarën. Është e rëndësishme që në këtë kohë të fokusohemi në sigurinë e grupeve të veprimit. Jetët e anëtarëve varen nga njëri-tjetri dhe më këtë mendim në mendje ata duhet të veprojnë.

Sugjerimet

Në asnjë mënyrë ata nuk du-het të sillen në mënyrë që mund të zgjojnë urrejtjen e njerëzve ndaj Komitetit Shqipëria e Lirë. Luftëtarët do të furnizohen me para për ushqim pasi popullata është shumë e varfër dhe nuk mund t’i ndihmojë. Edhe në rastet kur ata i ndihmojnë, agjentët duhet të pagua-jnë për asistencën, ose të paktën të tentojnë ta bëjnë. Në fazën e parë të misionit duhet të realizohet lëshimi i “letrave të vdekura” brenda vendit, me të cilat ne do të marrim informacionet e dëshiruara. Detyra e mbledhjes së informacionit është shumë e rëndësishme pasi do të përdoret në misionet e ardhshme. Gjatë gjithë kohës ata duhet të jenë vigjilentë dhe asnjëherë të mos pranohet dikush vetëm prej fjalës së tij. Kur të kërkojnë ushqim ata të sigurohen që ushqimi të mos jetë i helmuar, prandaj duhet të sigurohen për personat që i japin ushqim ose pije duke bërë dhe atë të pijë (kjo mund të bëhet duke ngritur një dolli në shëndetin e tij, që është diçka normale në Shqipëri). Gjatë udhëtimit ata duhet të kenë parasysh se distanca e gjatë në male mund të jetë më e sigurt sesa rruga. Agjentët duhet të evitojnë çdo kontakt me trupat qeveritare dhe nëse detyrohen ta bëjnë, të mos hapin zjarr me armët e tyre, në mënyrë që ndjenja të mos intensi?kohet, siç kanë treguar eksperienca të mëparshme. Informacionet e dëshiruara janë të gjitha lajmet vendore për aktivite-tin komunist, lajme nga partia apo organizatat e Frontit, udhëheqësit, agjentët e tyre si dhe trupat dhe forti?kimet ushtarake; çdo aktiv-itet politik spiunazhi, sabotazhi apo spastrime; informacione për fushat ajrore, avionët, tipet e tyre; efekti që radio Shqipëria e Lirë ka te popullata; gazetat ?etushkat dhe materialet e shtypura në qarkullim. Përveç sa më sipër, ne jemi të interesuar në dokumentet zyrtare dhe do të ketë shpërblime shtesë për dokumentet e siguruara. Në fjalë të tjera ne dëshirojmë dokumentet për të cilat ka nevojë një person në jetën e përditshme, letërnjoftimi, leje e punës, kartat e racioneve, kartëmonedhat apo pullat mbi do-kumente të ndryshme. Gjithashtu nevojiten lajme mbi ndryshimet në qeverisjen lokale të Partisë Komu-niste, trazirat apo spastrimet në par-ti, raste konkrete krimesh të rënda, akte sabotazhi apo akte brutale të kryera nga komunistët, arrestime dhe detaje të ndalimeve, personat e përfshirë, gjyqet, privilegjet e komu-nistëve, informacione mbi sovjetikët apo organet e sigurisë.