BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA: Vdekja e Mehmet Shehut dhe eliminimet në PPSH i shërbyen më shumë Ramiz Alisë, ja si arriti të projektohet si pasardhës i Enver Hoxhës

CIA: Vdekja e Mehmet Shehut dhe eliminimet në PPSH i shërbyen më

Amerikanët kishin parashikuar se Ramiz Alia do të ishte pasardhësi i Enver Hoxhës. Në disa dokumente të deklasifikuara së fundmi nga CIA, tregohet situata më 1984 dhe 1985. Për CIA, Alia doli më i fituari nga spastrimet në parit, pasi nuk kishte asnjë rival për pushtetin. Nga ana tjetër, amerikanët shihnin një fare skepticizmi te Enver Hoxha.

Viti 1984

Dinamika e brendshme

Ne besojmë se iniciativat e huaja të Shqipërisë kanë lindur prej udhëheqjes politike që cila është më e stabilizuar pas spastrimeve të dhunshme të fillimit të 1982. Ne besojmë se spastrimet kishin si qëllim eliminimin e rivaliteteve personale dhe sollën vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu dhe eliminim të ministrave të tjerë. Përfituesi më i madh i kaosit duket se është Ramiz Alia, pretenduesi aktual i fronit të pushtetit, i cili është kthyer gjithashtu në mbrojtësin kryesor të modernizimit ekonomik.

Roli i Alisë

Në një seri fjalimesh e artikujsh Alia ka argumentuar se plani i ardhshëm pesëvjeçar 1986-1990 duhet të reflektojë objektivat e arritjes së teknologjisë së re të prodhimit me anë të tregtisë së jashtme. Ai ka kërkuar dhënien e autoritetit për ekspertët e arsimuar në vend të zyrtarëve të partisë në ndërmarrje, dhe ne besojmë se Alia është nxitësi kryesor për disa artikuj në shtyp ku sulmohet injoranca e kuadrove në ministri. Një marrëveshje e re e nënshkrua me Italinë parashikon hapjen e të rinjve ndaj ideve perëndimore me anë të trajnimeve në Romë dhe rritjes së mësimit të gjuhës italiane nëpër shkolla. Duke inkurajuar më shumë kompetencë teknike dhe ngritjen e gjakut të ri në drejtim, Alia kërkon rritje të rolit të brezit të ri. Ai dhe mbështetësit e tij duket se kanë besim të mjaftueshëm nga Hoxha për këto ndryshime në politikë, por gjithsesi përballem me opozicion të heshtur nga elementët konservatorë si për strategjinë ekonomike dhe për pretendimin si pasues i Hoxhës. Disa artikuj në shtyp nga elementë të paemëruar kanë kërkuar frenim të reformave liberale bazuar në interpretime ksenofobe dhe staliniste të dogmës së Hoxhës. Këto tipe artikujsh argumentojnë se çdo hapje ndaj tregtisë së huaj do të nënkuptojë medoemos tolerime ndaj kapitalizmit duke sjellë përfshirjen e kompanive të mëdha në marrëdhënie thjesht përfitimi, duke minuar sistemin socialist. Megjithëse në deklaratat e fundit Hoxha ka dhënë të kuptojë se mbështet pasimin e tij nga Alia, ai po qëndron disi jashtë debatit dhe mund të ndërhyjë në çdo moment duke u kthyer kundër Alias dhe mbështetësve të tij, siç ka bërë dhe në të kaluarën. Kështu që Hoxha mbetet i paparashikueshëm. Edhe pse po e përgatit Aliajn si pasues legjitim dhe ka lejuar ngritjen e disa anëtarëve të rinj të Byrosë Politike prej vitit 1981, ai ka pushtet të mjaftueshëm për të eliminuar menjëherë karrierën e Alisë dhe politikat e reja të sponsorizuara prej tij.

Situata ekonomike

Shumica e provave që vijnë nga Shqipëria tregojnë se janë problemet e rënda ekonomike që po shtyjnë politikat e reja. Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës me të ardhura për kokë në vit prej 900 dollarë, me ekonomi bujqësore dhe një bazë industriale të vogël por në rritje. Tirana parashikon se popullsia e saj do të shtohet me ½-ën deri në vitin 2000. Sipas analistëve të NATO, Shqipëria është prodhuesi i tretë më i madh në botë, dhe eksportuesi i dytë më i madh i minerarit të kromit. 70 për qind e eksporteve të saj të kromit shkojnë në Evropën perëndimore. Prandaj një uzinë e re shkrirjeje, që mund të ndërtohet me asistencën e Gjermanisë Perëndimore do të ndihmonte kapacitete e saj të ferrokromit. Prodhimi i naftës është rritur nga rreth 300 000 ton naftë në vit pas Luftës së Dytë Botërore në 2.7 milionë ton në 1975. Prodhimi u rrit akoma pas përfundimit të rafinerisë së Ballshit në 1978, me gjithë sabotimet e pretenduara nga punonjësit kinezë gjatë largimit. Shqipëria eksporton shumicën dërmuese të naftës së prodhuar kryesisht te Gjermania Lindore, Rumania dhe Zvicra. Tirana ka në plan të dyfishojë eksportet e naftës deri në 1985. Shqipëria eksporton gjithashtu rreth 700 000 ton qymyr bituminoz në vit. Shqipëria është gjithashtu e vetëmjaftueshme me energji, teksa prodhon tetëdhjetë për qind të rrymës elektrike nga hidrocentralet, dhe eksporton rreth 50 për qind të saj te Jugosllavia dhe Greqia. Por me gjithë zhvillimin modest, disa artikuj të fundit në shtyp flasin për shqetësim të menaxhimit të ushqimit, strehimit dhe arsimit. Prej numrit të madh të të rinjve, një gazetar pretendonte në 1983 se rreth gjysma e popullsisë është nën 15 vjeç dhe me këto ritme situata pritet të përkeqësohet.

Bujqësia e ndërtimi

Sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka zgjeruar masën e tokës së kultivuar me 20 për qind në 1982, kryesisht me anë të metodës së tarracave të kopjuar nga Kina. Ekspertët e NATOs besojnë se Shqipëria ka arritur rreth 80 për qind vetë-mjaftueshmëri në ushqim, por zyrtarët vendas e pranojnë se sektori i bujqësisë është në limitet e kapacitetit me metodat e mobilizimit masiv në punë, dhe ankohet për mungesën e pajisjeve bujqësore. Ndërtimi e transporti gjithashtu po përballet me tensione në rritje teksa raportohet se rënia ka shkaktuar mangësi të rënda në strehim. Por mangësi si këto, megjithëse kanë qenë të parashikueshme, nuk janë përmendur pasi planifikuesit nuk guxonin të sugjeronin korrektime në politikat dogmatike të Hoxhës. Temat klasike staliniste janë ende të dukshme në parimet e planti ekonomik, i cili është hartuar përpara se Alia të zëvendësonte Shehun si zëvendësi kryesor i Hoxhës. Megjithëse ka objektiva ambicioze, mangësitë e planit po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ne besojmë se Shqipëria ka zgjedhur të mos përfshijë vendet e bllokut sovjetik në kërkimin e saj për ndihmë teknike, pasi kjo do ta bënte vendin përsëri të varur nga tregtia me Lindjen. Vendimi vjen gjithashtu nga pranimi i Tiranës se teknologjia e Perëndimit është më e mirë nga sa është e gatshëm nga Lindja. Ne gjithashtu besojmë se eksperienca e Hoxhës me këshilltarët sovjetikë e ka bindur se Moska do ta përdorë aksesin e ri për të rindërtuar rrjetet sovjetike të inteligjencës në Shqipëri, ose shqetësohet se shqiptarët mund të binden për rikthimin e vendit në Paktin e Varshavës.

Pritshmëritë e CIA

Në daljen e saj të ngadaltë nga izolimi dhe në një epokë të pasigurisë së pasuesit të Hoxhës, Shqipëria mund të bëhet përsëri një pikë fokusi për rivalitetin Lindje-Perëndim. Perëndimi tashmë ka mundësi të përmirësuara suksesi prej ofertës së teknologjisë për vendin. Këto tendenca varen nga ndryshimet e kushteve të brendshme që të huajt nuk mund të parashikojnë. Duke gjykuar nga kohëzgjatja e iniciativave të fundit, ne besojmë se Shqipëria do të ruajë tendencën e hapjes me botën e jashtme, sepse duhet t’i shmanget stanjacionit ekonomik. Ne besojmë se këto ndryshime do të prodhojnë udhëheqës me më shumë vullnet për të hequr dorë nga politikat staliniste të Hoxhës dhe të kënaqin kërkesat e popullit në rritje. Ne besojmë se dhe vetë Hoxha do të vazhdojë politikat e orientuara nga hapja për të mos penguar rritjen e stabilitetin, por do të përpiqet të ruajë një farë norme graduale të ndryshimeve dhe iniciativave kryesore. Ai mund të ruajë kontrollet institucionale ndaj hapjes te idetë perëndimore, dhe fillimisht nuk do të përzihet me SHBA dhe Gjermaninë Perëndimore pasi i trembet pushtetit dhe influencës së tyre. Këto kufizime pritet të hasin gjithnjë e më shumë rezistencë nga elementët e rinj që po përfshihen në burokracinë teknik edh ekonomike të vendit, por këta elementë nuk mund të sfidojnë vullnetin e diktatorit duke rrezikuar ndryshime politikat apo vetë mbijetesën e tyre. Në përgjithsi mbrojtësit e politikave të reja do të mbeten të trembur ndaj propozimeve, edhe kur ato premtojnë përfitime të mëdha ekonomike. Alia dhe kundërshtarët e tij në pushtet mund të bashkëjetojnë për momentin në një atmosferë ndryshimi gradual. Por teksa procesi i mbylljes së izolacionizmit vazhdon, fraksione serioze do të lindin për shumë çështje. Kultura dhe influenca perëndimore, me rritjen e tregtisë dhe gjuhës italiane, mund të bëhet një forcë e konsiderueshme e klasës së re të teknokratëve. Aplikimi i teknologjisë perëndimore mund të vërë në provë kapacitetet aktuale të infrastrukturës ose të krijojë një krizë të rritjes irrealiste të pritshmërive. Dinamika shqiptare sugjeron se Hoxha nëse është i shëndetshëm dhe në pushtet, do të tentojë të zgjidhë konfliktet që do të lindin duke u rimbyllur nga brenda. Por sa më vonë që të shtyhet konfrontimi i dy palëve aq më shumë klasa e re e teknokratëve do të ketë mundësi të dalë fitimtare. Kjo do të thotë se me kalimin e kohës garda e vjetër do të humbasë influencën dhe vendi do të përshtasë politikat praktike të zhvillimit.

23 shkurt 1985

Pasuesi i Enver Hoxhës

Burimi: Refugjat shqiptar i arratisur në korrik 1984, pasi kreu dënimin me 10 vjet burgim, të cilin e mbaroi në 1984. Informacionet e tij bazohen në bisedat me ish-liderë shqiptarë që ka takuar në burg, dhe nga njohuritë e tij personale. Përpara arrestimit të tij në Shqipëri në vitin 1974 për një tentativë të dështuar arratisjeje, ai ka kryer shkollën teknike, ka punuar në uzinë dhe ka shërbyer në ushtri në njësinë e tankeve.

Teksti

Që prej vrasjes së kryeministrit Shehu dhe eliminimit të qindra mbështetësve të tij në degë të ndryshme të qeverisë dhe të partisë shqiptare, lufta për pushtet ka vazhduar me ashpërsi (koment: Shehu zyrtarisht kreu vetëvrasje në 1981 por shumë zhurma qarkullojnë se është vrarë) Dihet në të gjithë Shqipërinë se Enver Hoxha është i sëmurë, dhe se ka zgjedhur sekretarin e partisë, kryetarin e presidiumit të kuvendit, Ramiz Alia si pasues. Sidoqë të jetë, Alia është kandidati më i fortë. Bijtë e Hoxhës Sokoli e Iliri nuk kanë kurajën dhe aftësinë e tij për të komanduar. Alia po bëhet gati të zëvendësojë Hoxhën kur të vijë koha e duhur. Deri tani, ai po vendos njerëzit e tij nga Veriu i Shqipërisë në postet kryesore, siç janë sekretarët e partisë në Durrës, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Nexhmije Hoxha është aktive si në qeveri dhe në parti, dhe vendi kontrollohet nga klani i saj. Enver Hoxha kalon shumicën e kohës në Himarë në jug të Shqipërisë. Në vitin 1984, djali i madh i Enverit Iliri, drejtonte dy ministri, atë të jashtme dhe atë të brendshme. Djali tjetër i tij Sokol Hoxha, rreth 43 vjeç, u emërua më 1984 këshilltar i tregtisë së jashtme, që do të thotë se ka në kontroll ekonominë e vendit (Koment: Nuk mund të konfirmojmë masën e influlencës së bijve të tij në qeveri, por asnjëri nuk është identifikuar publikisht në postet publike).

Situata ekonomike

Bujqësia dhe industria e Shqipërisë është në gjendje të keqe, prej mungesës së makinerive dhe pjesëve të këmbimit, njerëzit duhet të presin në radhë të gjata për mish të ngrirë, mish derri apo pule. Produkte si vaji i ullirit e peshku janë të racionuara dhe nuk gjenden përherë. Dy herë në vit njerëzit mund të marrin dy litra verë, ndërsa mjekimet, veçanërisht antibiotikët jepen vetëm për anëtarët e partisë dhe familjarët e tyre.

Burgosjet

Si pasojë e spastrimeve politike pas vrasjes së Shehut u ndërtua një burg i ri “Numër 302” në Pllanë të Lezhës. Burgu i ri mban kryesisht anëtarë të lartë të ushtrisë, mes tyre edhe një gjeneral i forcave ajrore Edi Ohri, rreth 58 vjeç, ish-zëvendës-ministër i tregtisë së jashtme nga viti 1964 deri në 1975, i cili u transferua nga burgu i Burrelit te ai i Lezhës.

Deri në vitin 1984 burgu i Burrelit strehonte 400 të burgosur, prej tyre rreth 150 anëtarë partie, përfshi dhe një ish ministër i bujqësisë dhe anëtar i komitetit qendror të partisë.

Deri në vitin 1981, në burgun e Tiranës (303) kanë qenë anëtarët e mëposhtëm të komitetit qendror dhe të ushtrisë:

Todi Lubonja, ish-gazetar, sekretar i rinisë komuniste dhe anëtar i komitetit qendror të partisë, i dënuar me 20 vjet burg në 1978 për deviacion politik. Fadil Pacrami, ish-drejtor i propagandës së partisë dhe anëtar i komitetit qendror, dënuar me 20 vjet për deviacion politik. Gjeneral ... (Rrahman Parllaku, zëvendës-ministër i Mbrojtjes nga viti 1970 deri të paktën 1972

Gjeneral Fr... Prodani, ish-komandant i forcave të armatosura. Gjeneral Halim ... Ramohito, zëvendës drejtor i ministrisë së mbrojtjes popullore prej vitit 1973-1974. Gjeneralët e mësipërm kishin studiuar të gjithë në Bashkimin Sovjetik dhe janë burgosur për anësi të mundshme sovjetike. Burimi komenton se ka gjithmonë një rrezik të përfshirjes sovjetike në Shqipëri, pasi ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimet e tyre në Shqipëri, dhe sipas asaj që thuhet nëpër burgje, ka shumë elementë pro-sovjetikë në të gjithë Shqipërinë.

Dhjetor 1977

Shqipëria sulmon ashpër Kinën

Udhëheqja shqiptare ka nisur sulmin e saj më të ashpër deri tani ndaj Kinës, i nxitur kryesisht nga rivendosja e lidhjeve partiake mes Pekinit dhe Jugosllavisë. Në një fjalim madhor politik nga kryeministri Mehmet Shehu të martën, theksi vihej mbi sulmin personal ndaj udhëheqësit jugosllav Josif Tito. Fjalimi erdhi një ditë pas publikimit nga Pekini të një telegrami drejtuar partisë dhe qeverisë jugosllave. Kryeministri shqiptar i përshkroi të gjithë ata që afroheshin me Jugosllavinë si “revizionistë”, gjë të cilën shqiptarët nuk e kishin përmendur kurrë në lidhje me Kinën. Shehu sulmoi gjithashtu teorinë kineze të marrëdhënieve të jashtme të “Tre Botëve”, duke e quajtur kundër-revolucionare dhe si e shpikur nga Trotski, Bukarin dhe kundra-revolucionarë të tjerë të botës komuniste. Shehu është zyrtari më i lartë shqiptar që sulmon haptazi linjën politike kineze, me komente të ngjashme me ato të përmendura në plenumin e fundit të partisë komuniste në nëntor. Fjalimet e këtij plenumi përfshinin dhe një raport nga lideri Hoxha mbi gjendjen e marksizëm-leninizmit në botë, që ende nuk është publikuar nga mediat shqiptare. Disa nga fjalët më të ashpra të Shehut i drejtoheshin udhëheqjes kineze në lidhje me mbështetjen e Kinës ndaj interesave amerikane dhe Perëndimore. Në të njëjtën kohë ai kreu goditje të tjera kundër asaj që quajti “social-imperializimi sovjetik”, në një ton që konfirmonte opozicionin e vazhdueshëm të Shqipërisë në vendosjen e lidhjeve me BRSS ose SHBA, megjithë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kinën. Ndërkohë zyrtarët kinezë, megjithëse pranojnë ndryshimet ideologjike me Shqipërinë, kanë thënë se nuk do të lejojnë që probleme të tilla të influencojnë marrëdhëniet ndër-shtetërore. Në përvjetorin e 33 të Partisë Komuniste shqiptare në nëntor, Pekini u përpoq të ruante aparencat përballë përkeqësimit të lidhjeve. Zyrtarë të lartë kinezë morën pjesë në një pritje në ambasadën shqiptare në Pekin, ndërsa urimi zyrtar i kreut të partisë Hua Kong Fend ishte i ftohtë. Në tekstin e urimit nuk përmendej lideri Hoxha por theksohej dëshira e Pekinit për të ruajtur marrëdhëniet e mira mes dy popujve, që në fakt është shenjë e dukshme e tensioneve ndërshtetërore. Gjithashtu, publikimi nga Pekini i një editoriali të gjatë në mbrojtje të teorisë së Tre-Botëve në fillim të nëntorit, ishte një shenjë se kritikat shqiptare po ndjehen në Kinë, e cila vazhdon ndërkohë me asistencën ekonomike e ushtarake ndaj Shqipërisë.

Gjendja e ushqimit në Kinë

Dështimet në të korrat e grurit dhe humbja e ritmeve në krahasim me rritjen e popullsisë n 1976 dhe 1977, kanë prekur gjendjen dhe objektivat e Kinës për rezervat ushqimore. Prej vitit 1974 raportohet se rezervat ushqimore të emergjencës janë shtuar vetëm me 10 milionë ton, shumë më pak nga objektivat e përcaktuar nga plani. Rezervat kombëtare ushqimore të emergjencës aktualisht raportohen në 50 milionë ton, që është rreth 20 mangët sasisë që Kina konsideron të nevojshme në rast lufte. Programi kombëtar i rezervave ushqimore i krijua në 1969, kur rezervat e grurit zbrazën gjatë Revolucionit Kulturor në Kinë, ndërsa objektivi për 40 milionë ton rezerva grupi u shpall në 1970. Kina tha se kjo është arritur në 1974, kur dhe u shpall objektivi i radhës për 80 milionë ton grurë rezerva deri në vitin 1980. Rezervat e grurit magazinohen nga shteti për tre vjet ose më shumë në magazina të shpërndara. Përveç kësaj, familjeve në zonat bujqësore u kërkohet të magazinojnë 50 kg grurë për nevoja emergjence, teksa theksohet rëndësia e vetëmjaftueshmërisë së qytetarëve. Rezervat e grurit shpërndahen në një zonë të gjerë gjeografike për arsye strategjike, siç është minimizimi i kostove të transportit, gjatë rasteve të emergjencës. Autoritetet theksojnë masat e para për depozitimin e sigurt të grurit, si ambientet me lagështi 12 deri në 12.5 për qind, dhe spërkatjen me pesticide për mbrojtjen nga mikrobet dhe insektet.

Më të lexuarat