BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Dossier

CIA zbardh Asamblenë e Ballit Kombëtar më 1950 në Itali, ja si anëtarët fajësonin njëri-tjetrin dhe sulmet ndaj komunistëve

CIA zbardh Asamblenë e Ballit Kombëtar më 1950 në Itali, ja

Zbardhen të tjera detaje nga arkiva e CIA. Shërbimi inteligjent amerikan ka publikuar një sërë dokumentesh sa i takon periudhës komuniste. Në një dokument jepen detaje nga një Asamble e Ballit Kombëtar e mbajtur në Itali më 1950.        

8 shtator 1950

Asambleja e Ballit u mbajt nga 12-13 Gusht 1950, drejtohej nga disidentët e moderuar të Ballit Kombëtar dhe pati pjesëmarrjen e 58 nga 65 anëtarët që jetojnë në kampin Bagnoli. Prezente ishin autoritetet e ardhshme vëzhguese nga grupet e tjera të politikave Shqiptare:

a)      Dr. Eduart Liço, për Bllokun Kombëtar Pavarësia

b)      Aslan Mesiri për partinë e Legalitetit të mbretit Zog

c)      Dr. Skënder Nuredini për grupin Kosovar

d)      Danko Skendi për Partinë Agrare të Sait Kryeziut.

Në fillim të Asamblesë Halim Begea, i cili është ai që kryesonte Asamblenë dhe që drejtonte mbledhjen e saj, shpjegoi me detaje situatën, e cila çoi në organizimin e mbledhjes, ndër të cilat përmendi pikat e mëposhtme: Shkurtimisht shpjegoi historikun e Ballit Kombëtar dhe luftën e vështirësitë që i është dashur Ballit të përballojë brenda Shqipërisë, por edhe në emigrim, Begea me keqardhje shpjegoi aktivitetin e Këshillit të vetëzgjedhur, e cila çoi në ndarjen e partisë në dy pjesë për shkak të mungesës së unitetit. Ai identifikoi Vasil Adonin, Zef Palin, Halil Mynikun dhe Abaz Ermenjin si anëtarët kryesorë të një klike të brendshme që shihet si përgjegjëse për një politikë krejtësisht indiferente ndaj interesave më të mira të çështjes kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe përgjegjës për mosmarrëveshjet dhe divergjencat brenda Ballit Kombëtar. “Kjo klikë”, deklaroi BEGEA, “ka adoptuar një metodë procedurash veprimi tërësisht totalitare dhe ka braktisur tërësisht respektin për principet e demokracisë për të cilat Balli Kombëtar ka luftuar dhe po lufton dhe për të cilën mijëra anëtarë kanë dhënë gjakun dhe jetën”. Pavarësisht faktit që ftesat për në asamble kanë qenë dërguar të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar pavarësisht sjelljes së tyre politike në të shkuarën dhe në të tashmen, asnjë nga anëtarët e klikës së sipërpërmendur nuk pati guximin të ishte pjesmarrës në asamble për të justifikuar veprimet e tyre të mëparshme. Ilustrues i metodave të klikës ekstremiste është fakti që janë tunduar në mënyrë arbitrare për të transformuar Ballin Kombëtar në një Parti Agrare Demokratike Shqiptare.

Qëndrimi i kryetarit

Pas zgjedhjes në mënyrë unanime si Kryesuesi i mbledhjes, Nuredin Vlora iu adresua asamblesë duke cekur pikat e mëposhtme: Si një antar i Këshillit të Ballit Kombëtar deri disa muaj më parë, Vlora ka qenë tërësisht i pasuksesshëm në përpjekjet e tij për të influencuar anëtarët e tjerë për të proceduar duke u bazuar në principet demokratike. Në çdo përpjekje të tij për të bindur Presidentin Hasan Dosti të respektonte principet dhe traditat e Ballit Kombëtar, për të ndaluar përçarjen e partisë dhe për arritjen e unionit dhe një baze për bashkëpunim me të gjithë grupet shqiptare anti-komuniste jashtë atdheut pa diferenca ideologjike, ai ishte i bllokuar dhe askush nuk ia dëgjoi rekomandimet dhe këshillat. Përpjekjet e tij ngelën pa përgjigje. Ky indiferentizëm çoi edhe në marrjen e vendimit nga ana e tij për të hequr dorë nga porti që kishte si anëtar i Këshillit. Si një nga pak anëtarët e Ballit Kombëtar, që është ende gjallë dhe ende besnik ndaj principeve të partisë, ai u detyrua të njihte nevojën për të thirrur Asamblenë. Identifikimi i Hasan Dostit dhe Këshillit mbi grupimin që synonte krijimin e Partisë Politike Agrare Demokratike Shqiptare, ai deklaroi formalisht që ata nuk ishin më anëtarë të Ballit Kombëtar. Vlora më pas vazhdoi me shprehjen e konfidencave se shumica e kolegëve anëtarë të partisë, vazhdojnë të jenë besnikë dhe i kanë refuzuar tundimet e kanë vendosur të vazhdojnë luftën nën ngjyrat e Ballit Kombëtar, në union me të gjithë grupimet e tjera patriote shqiptare anti-komuniste, për krijimin e një Shqipërie të lirë dhe demokratike.

Çka u diskutua më lart u mbështet më vonë në fjalën e tyre nga ana e Myrteza Shehut, Aqif Beqaj, Muhedin Nevica dhe Selman Shehaj, të cilët pa përjashtim ndoqën linjën e diskutimit të mëparshëm të Vlorës dhe Begejës. Folësi i radhës ishte Ali Klisura, i cili mbuloi në fjalën e tij pikat e mëposhtme gjatë një fjalimi që zgjati për një orë e gjysmë:

a)      Duke iu referuar gabimeve të mëparshme politike, ai theksoi se vetëm unifikimi i të gjithë kombit dhe grupeve politike antikomuniste jashtë shtetit mund të kontribuojë efektivisht në çlirimin e Shqipërisë.

b)      Këshilli i drejtuar nga Dosti ka sakrifikuar reputacionin e mirë të Partisë Balli Kombëtar në mënyrë që të bëhej pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare Agrare, një hap që ata besonin se ekzistencën e tyre në fushën politike në të ardhmen. Ndërkohë që Hasan Dosti dhe Zef Pali janë vendosur në Komitetin Shqipëria e Lirë, me Zef Kryeziu dhe partinë e tij Agrare, ato ishin në gjendje me një konspiracion intrigues e të fshehtë për të cilin duken krenar për sa kohë kanë kryer atë që quhet sipas tyre manovra e duhur politike. Gjithsesi është e pamundur që Balli Kombëtar ta lerë të ardhmen e vendit në duart e këtyre konspiracionistëve.

c)      Klisura e mbylli fjalën me një apel për unitet të të gjithë anti komunistëve shqiptarë në përpjekjet e tyre për lirinë e vendit.

Në një fjalim të dytë, Halim Begeja lexoi një numër goxha të madh të letrave të ardhura nga grupi i Amerikës, Italisë etj., të Ballit Kombëtar. Në këto letra i kërkohej Këshillit të ndryshojnë sjelljen e tyre të butë ndaj anëtarëve të partisë në mënyrë që të procedohet në bazë të principeve demokratike dhe të luftohej për arritjen e një bashkimi të të gjithë antikomunistëve dhe përpjekjeve që deri tani kanë qenë të veçuara. Begeja theksoi se Këshilli kurrë nuk e ka parë të arsyeshme përgjigjen ndaj këtyre letrave. Ai akuzoi Partinë Agrare Demokratike Shqiptare si fajtore për ndjekjen e politikave të gabuara për shmangien e detyrave diplomatike dhe diktatorshipit brenda partisë.

Në ditën pasuese, gjysma e parë e mbledhjes u mbush me fjalët e mbajtura nga ana e vëzhguesve që ishin anëtarë të partive të tjera, të cilat të gjitha pa përjashtim i uronin sukses Ballit Kombëtar dhe e aprovonin dëshirën e Ballit për union të emigrantëve anti-komunistë.

Si punë e fundit në axhendën e asamblesë u procedua me zgjedhjen e oficerëve të mëposhtëm:

a)      Nuredin Vlora, Kryetar

b)      Ali Ali Klisira, President

c)      Koco Luka, zëvendës president

d)      Halim Begeja, sekretar

Me votat e shumicës u zgjodhën gjithashtu anëtarët e mëposhtëm të këshillit: Kodri Cakani, Haki Shehu, Haxhi Kanina, Odise Ditina. Një vend vakant u caktua për Italinë dhe dy vende vakante për Greqinë, që do të mbushen sa më shpejt të jetë e mundur me votat e votuesve lokalë.

Reagime

Në paragrafët pasardhës është dërguar e përkthyer një notë manifestimi e dërguar nga ana e liderëve ekstremistë të Ballit Kombëtar n ë përgjigje të mos veprimeve ose veprimeve të fshehta nga ana e asamblesë së Bagnolit. Edhe pse nota e manifestit mban datën 9 gusht 1950 është dorëzuar në asamblenë e Bagnolit më 17-18 gusht. Fakti i skllavërisë së popullit tonë, që është kusht dhe pasojë e luftës dhe emigracionit duhej të kishte shërbyer si katalizatori i duhur për të mbajtur të bashkuar të gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar dhe gati për çdo lloj sakrifice që mund të kërkojë lufta, atdheu apo rrethanat politike të atdheut Shqipërisë. Kur në Maj 1948 Asambleja e Ballit Kombëtar zgjodhi Këshillin Qendror, uniteti i anëtarëve të tyre ishte më shumë e inkurajuar dhe evidente se kurrë më parë. Përpjekjet tona të vazhdueshme, janë shpërblyer me vendin tonë në Komitetin Shqipëria e Lirë dhe më vonë me pranimin e Ballit Kombëtar si një parti anëtare e Unionit Ndërkombëtar Agrar. Këta janë faktorë pozitivë që shpërblejnë punën tonë në radhë të parë në shërbim të atdheut tonë dhe në radhë të dytë për rritjen e prestigjit të partisë sonë Balli Kombëtar. Të gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar që nga lideri historik Mit’hat Frashëri deri tek anëtari më i parëndësishëm, nuk kemi hezituar të kontribuojmë me punën, djersën dhe sakrificën për interesin më të lartë të atdheut dhe progresit të partisë. Është për të ardhur keq që vetëm një burrë, Ali Klisura mbetet i pakënaqur me përpjekjet tona, që shfaq një sjellje të kundërt me tonën dhe që ka mungesë dëshire për t’u bashkuar me kolegët e tjerë për sakrificat e nevojshme. Gjatë viteve të emigrimit tonë, Ali Klisura ka kërkuar vazhdimisht unitetin, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap pozitiv drejt arritjes së këtij qëllimi, ai ka kërkuar krijimin e unionit dhe frontit antikomunist, por në nivel praktik ka kundërshtuar ose nuk ka mbështetur përpjekjet e kolegëve të tij. Ai ndjek një lloj politike e cila sipas tij mund të ndryshojë në çdo moment.