BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detaje nga Çlirimi i Shqipërisë: Ja si u kërkua ndihma e Aleatëve, beteja për çlirimin e Tiranës dhe arratia e gjermanëve nga Shkodra

CIA zbardh detaje nga Çlirimi i Shqipërisë: Ja si u kërkua

Në kuadër të Ditës së Çlirimit gazeta po publikon sot disa të dhëna të grumbulluara nga CIA mbi zhvillimet në Shqipëri. Në dokument jepen detaje mbi zhvillimet që ndodhën më 1994, nga beteja për çlirimin e Tiranës, te largimi i gjermanëve nga Korça.

 

 

30 qershor 1944

Qeveria kolaboracioniste shqiptare e drejtuar nga Rexhep Mitrovica ka rënë, raportonin sot burime të besueshme dhe Parlamenti ka mbyllur sesionin e jashtëzakonshëm dy-ditor pas dorëheqjes së reverend Anton Arapi, një nga anëtarët e këshillit mbretëror. Arsyet për ndryshimet në qeveri nuk dihen ende në Bari, por radio Tirana, e cila zakonisht publikon dhe lajme të Aleatëve dhe të Aksit fashist, nuk e ka përmendur çështjen por ka folur për sesionin e Parlamentit. Të tjera raportime thonë se partizanët shqiptarë kanë braktisur një urë në veri të kufirit me Greqinë. Kontrolli i rrugëve drejt jugut thuhet se është në dorë të gjermanëve. Qeveria e zotit Mitrovica u formua me njerëz që më parë nuk kishin bashkëpunuar me italianët pushtues. Ministri i Brendshëm Xhafer Deva ka mbajtur postin më të rëndësishëm dhe është treguar haptazi miqësor me pushtuesit, ai raportohet të vizitojë shpesh Berlinin. Megjithëse ajo shpalli neutralitet në kohën e formimit, qeveria më vonë negocioi një traktat marrëveshjeje me Gjermaninë dhe dërgoi një përfaqësues në Rajh. Gjithashtu muajt e fundit qeveria ka mbështetur rekrutimin e shqiptarëve në forcat gjermane SS, mes tyre dhe kriminelë lufte. Qeveria shqiptare ka dërguar rreth 2500 xhandarë në forcat gjermane për të luftuar kundër partizanëve në vend. Ushtria Çlirimtare partizane besohet se është e përbërë nga 15 brigada dhe komandohet nga Enver Hoxha, që është gjithashtu president i komitetit anti-fashist të zgjedhur kohët e fundit për administrimin e zonave të çliruara nga kontrolli gjerman. Në lidhje me dorëheqjen e reverend Arapit, radio Tirana tha se atij i ishte kërkuar ta mendonte dhe një herë vendimin.

Korrik 1944

Ndihma aleate

Partizanët shqiptarë kanë formuar një komitet kombëtar dhe kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga vendet Aleate, në pritje të njohjes së mëvonshme si qeveri e vendit. Deri kohët e fundit Shqipëria e pushtuar nga Gjermania kishte një qeveri kukull të kontrolluar nga nazistët, por guerilasit partizanë kanë nisur të luftojnë në mënyrë më aktive dhe qeveria kukull ka rënë. Ky zhvillim është i rëndësishëm për arsye politike dhe ushtarake: 1. Dështimi i qeverisë kukull është dëmtim i rëndë i prestigjit të Gjermanisë që vjen si rezultat i sukseseve të Aleatëve. 2. Shqipëria ka një vendosje strategjike në pikën më të ngushtë të detit Adriatik. Kjo ishte pika nga ku Musolini sulmoi Greqinë dhe ka disa porte të mira. Gjermanët nuk besohet se kanë një forcë të madhe pushtuese në Shqipëri prandaj rritja e veprimit të guerilasve do të ndihmonte në thyerjen e pozitës së tyre në Ballkan. Komiteti partizan i krijuar drejtohet nga Enver Hoxha dhe ka lidhje me partizanët jugosllavë të Titos. Por ashtu si në Jugosllavi e Greqi, opozicioni kundër gjermanëve është i përçarë dhe ka pasur shumë raste të luftimeve mes drapeve rivale shqiptare dhe jo kundër pushtuesit.

11 tetor 1944

Shqiptarët kundër kthimit të mbretit Zog

Nëse ka një parashikim për t’u bërë mbi të ardhmen politike të vendit të vogël, çdo formë qeverie që vendoset pas luftës nuk duket se do të përfshijë ish-mbretin Zog. Kjo mund të jetë e pafat nga pikëpamja e SHBA, e cila e mban mend Shqipërinë si vendi nga ku mbreti Zog dhe gruaja e tij u detyruan të largohen prej pushtimit italian. Gjithsesi përshtypja më e qartë që i jepet një vizitori në Shqipëri është se ish-mbreti, i cili ka qenë në Londër prej 1939 nuk ka popullaritet në vend. Opinioni thuajse unanim këtu është se Zogu ishte një tiran i vogël që u bë i pasur me varfërinë e vendit të cilin udhëhiqte. Gjithashtu akuzohet se me largimin e tij dramatik ai plotësoi shitjen e plotë të vendit te fashistët.

Elementi mbështetës

Por ka një përqindje mbështetëse që favorizon kthimin e mbretit, që është fraksioni monarkist i dalë së fundmi i cili drejtohet nga Abaz Kupi. Siç thuhet i vetmi shans që ka ky grup për të arritur diçka më shumë se likuidimin e tij nga partizanët, është të kërkojë mbështetjen e Britanisë dhe SHBA. Ne dhe britanikët duket se kemi ruajtur njëfarë lidhjesh me Kupin dhe shpresojmë se ky grup do t’i rezistojë gjermanëve dhe partizanëve. Kupi thuhet se ka premtuar se grupi i tij do të luftojë gjermanët, por deri tani nuk e mbajtur këtë premtim me veprime. Frika e shumë njerëzve me të cilët kam folur është se nëse partia e Zogut ngrihet përsëri dhe i bashkohet retorikës patriotike duke hedhur disa gurë ndaj gjermanëve që po largohen, me mbështetjen e Britanisë, Zogu mund të rikthehet në fron dhe diçka e tillë pritet shumë ftohtë këtu. Një tjetër faktor në skenën politike këtu është partia nacionaliste Balli Kombëtar, e drejtuar nga Mit’hat Frashëri, e cila është thellësisht anti-komuniste dhe ka kundërshtuar prej fillimit luftën partizane. Balli është aktiv vetëm prej shtatorit të vitit të kaluar kur italianët u larguan nga vendi dhe vendin e tyre e zunë gjermanët. Prandaj dhe ishte e thjeshtë për Ballin Kombëtar që pozita e tyre anti-komuniste të përkthehej shpejt në bashkëpunim me gjermanët. Pak pasi gjermanët erdhën në Shqipëri ata bënë të ditur se do të qëndronin vetëm disa javë dhe më pas do t’i lihej autoriteteve vendase. Rezultati i dëshiruar u arrit prandaj partizanët dhe mbështetësit e Ballit Kombëtar iu vërsulën njëri-tjetrit duke nisur një luftë civile që duket se vazhdon ende. Fillimisht Balli Kombëtar nuk kishte si qëllim të ndiqte një politikë asistence ndaj gjermanëve. Por ngaqë anëtarët e tij preferonin më mirë pushtuesit sesa partizanët ata kanë luftuar përkrah gjermanëve si mercenarë të paguar prej tyre. Duket se qeveria partizane është caktuar më 24 maj në një kongres klandestin anti-fashist në Përmet, për qeverisjen e Shqipërisë së pasluftës, e cila do të drejtohet nga Enver Hoxha si kryeministër dhe ministër i Luftës.

19 nëntor 1944

Partizanët shqiptarë dëbojnë gjermanët nga kryeqyteti

Ushtria shqiptare e çlirimit e drejtuar nga një mësues shkolle, i njohur si kolonel Enver Hoxha, ka dëbuar gjermanët nga Tirana. Njoftimet fillestare nga radio jugosllave thonin se luftime të ashpra po zhvillohen në kryeqytet dhe se partizanët kanë kapur disa pozicione të rëndësishme. Luftimet vazhduan në sheshin Skënderbej, pranë pallatit të ish-mbretit Zog. Edhe në Durrës forcat partizane raportohet se po luftojnë duke bllokuar kalimin e gjermanëve drejt Malit të Zi. Në Tiranë gjermanët thuhet se po i mbajnë akoma kazermat në lumin Shkumbin dhe në pallatin e Zogut, ndërsa në shkallë vendi gjermanët po mbajnë vetëm Durrësin, Shkodrën. Linjat e komunikimit mes këtyre qyteteve po sulmohen vazhdimisht nga partizanët. Agjencia gjermane e lajmeve DNB tha se luftime të ashpra po zhvilloheshin në Tiranë në kohën kur trupat gjermane po evakuojnë qytetin. Gjatë luftimeve prapavija gjermane ka arritur të evitojë rrethimin duke u bashkuar me trungun kryesor të forcave ushtarake. Lufta brenda kryeqytetit nisi dy javë më parë teksa ushtria e guerilasve komunistë arrin në 30 000 luftëtarë të rregullt. Partizanët shqiptarë të udhëhequr nga Enver Hoxha nuk janë njohur ende nga Aleatët edhe pse kanë marrë asistencë prej tyre. Marrdhënia e gjeneral Hoxhës me Titon e Jugosllavisë thuhet se është miqësore, ndërsa nuk mund të thuhet kështu për marrëdhënien e tyre me Greqinë. Shqipëria nuk ka më nevojë as për ish-mbretin Zog po aq sa dhe italianët që e detyruan të largohej. Programi politik i partizanëve parashikon një federatë me vendet e tjera të Ballkanit, reformë agrare dhe marrje të interesave minerale shqiptare nga interesat italiane, të cilat e kanë shfrytëzuar vendin që nga viti 1925.

3 dhjetor 1944

Çlirohet qyteti i fundit i Shqipërisë

Shkodra, qyteti i fundit i veriut të Shqipërisë është çliruar nga tre batalione të ushtrisë së gjeneralit Enver Hoxha që sulmuan qytetin nga tre drejtime. Gjermanët e mbijetuar u larguan nga rruga drejt veriut duke lënë vendin në dorë të partizanëve. Kryeqyteti i vendit Tirana ishte çliruar më 17 nëntor pas një beteje të përgjakshme prej tre javësh ku u vranë rreth 1000 gjermanë dhe u kapën 300 rob. Natën e 11 nëntorit raportohet se dy qytetarë të kryeqytetit kishin kaluar postblloqet gjermane dhe kishin arritur te njësitë partizane për t’i informuar se gjermanët po vrisnin e grabisnin qytetin. Komandanti Mehmet Shehu i Divizionit të Parë partizan dha urdhër që Tirana të merret me çdo kusht dhe gjashtë ditë më vonë beteja kishte marrë fund pas luftimeve rrugë më rrugë.

4 dhjetor 1944

Shqipëria paraqet programin demokratik të qeverisjes

Kryeministri luftëtar i Shqipërisë Enver Hoxha ka prezantuar atë që pretendonte se ishte programi demokratik i rindërtimit të vendit edhe pse opozita jozyrtare po kërkon rikthimin e ish-mbretit Zog nga Londra, ku ai u largua në 1939 me pushtimit italian të së premtes, 7 prill 1939. Por gjithashtu nga shumë rrethe ka admirim për komunizmin. Hoxha ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të afërt me Titon e Jugosllavisë, partizanët e të cilit kanë luftuar krah për krah me shqiptarët në male kundër pushtuesve. Por Hoxha e ka shprehur veten kundër një federate ballkanike siç është propozuar nga Tito, deri në sqarimin e çështjes së kufijve. Ai ka refuzuar pretendimet territoriale greke për jugun e Shqipërisë dhe ka deklaruar se është i gatshëm të luftojë për kufijtë aktualë.

29 dhjetor 1944

Sugjerimi shqiptar

(The Gazette)

Nëse qeveria amerikane kërkon të parandalojë masakra të qeverive popullore ajo duhet t’i japë njohjen udhëheqësit de facto të Shqipërisë, Enver Hoxha, pasi 36-vjeçari është përfaqësuesi më i afërt i një lideri popullor në Shqipëri, që prej përmbysjes së qeverisë demokratike të Fan Nolit. Hoxha drejton Frontin Demokratik partizan dhe ashtu si Marshall Tito në Jugosllavi është i orientuar nga e majta drejt të majtës ekstreme. Në vend ajo kundërshtohet nga mbështetësit e ish-mbretit Zog dhe feudalët e mëdhenj si Shefqet Bej Verlaci i Elbasanit dhe Vrionëve. Është një qeveri reformash me komunistë, por garanton të drejtën e pronës private. Doktrina e saj duket mjaft demokratike. Shqiptarët dhe grekët nuk kanë qenë kurrë miq prej faktit që kristianët ortodoksë në Shqipëri konsiderohen si grekë ndërsa shumica myslimane si me origjinë turke. Grekët përkohësisht kanë pushtuar jugun e Shqipërisë “për arsye strategjike” edhe pse nuk kanë të drejta etnografike për ta bërë. Shqiptarët pretendimeve të tyre i kundërpërgjigjen me pretendimeve për pjesë të territorit grek rreth Korçës si dhe duke kërkuar të drejta për minoritetin e tyre në Greqi, që arrin në rreth 150 000 vetë. Por megjithatë Hoxha ka simpati për lëvizjen komuniste në Greqi dhe kohët e fundit ka dërguar një forcë të armatosur që asistoi komunistët grekë të sulmojnë një bastion të fraksionit konservatori grek Edes, në Janinë. Fronti Çlirimtar në pushtet në Shqipëri ka si fillesë grupet e rezistencës demokratike ndaj gjermanëve dhe ka mundur forcat besnike të mbretit Zog i cili është tashmë në Londër, si dhe grupin anti-komunist të rezistencës Balli Kombëtar, i cili më parë ka bashkëpunuar me komunistët për të luftuar pushtuesit. Kur u bë e qartë se gjermanët do të largoheshin, konservatorët e pasur vendosën që i trembeshin më shumë radikalëve të majtë vendas dhe Ballit Kombëtar sesa pushtuesve, thotë korrespondenti ynë Newbolt Neumes në Shqipëri, prandaj u bënë mercenarë për të luftuar kundër Frontit Çlirimtar. Por Fronti fitoi dhe Enver Hoxha është në pushtet. Sigurisht që duke parë tërbimin e Athinës, rreziku i ndërhyrjes së armatosur britanike në favor të mbretit Zog, nuk duhet nënvlerësuar. Megjithëse amerikanët në Shqipëri shkojnë mirë me zyrtarët e Hoxhës, britanikët janë shumë dyshues ndaj tyre. Prej vitesh mbreti Zog ishte një kukull anglo-italiane edhe kur po çarmatoste fiset liridashëse të veriut duke vrarë me atentate rregullisht liderët e tyre. Ai dhe mbretëresha e tij jetojnë në paqe në Londër. Kohët e fundit u raportua se njerëzit e Enver Hoxhës qëlluan dhe njeriun e fundit besnik të Zogut, major Abaz Kupin nga Kruja, i cili sipas raportimeve arriti të lartohet dhe tani është me britanikët. Por duket qartë se populli amerikan nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e një masakre të dytë Aleate. Prandaj marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e Enver Hoxhës duhet të jenë një sinjal për popujt e vegjël se SHBA do të respektojë pavarësinë e tyre dhe do të distancohet nga akte si masakra e Athinës. Kjo do të ndihmonte gjithashtu në njëfarë stabiliteti në Ballkan. Shqipëria është një vend i vogël me rreth 1 milion njerëz në Ballkan, me njerëz të ashpër e të pëlqyeshëm. Nëse Stalini e Çurçill lejohen nga Roosvelt të mbajnë përfundimisht Ballkanin të ndarë mes Sovjetikëve dhe britanikëve, atëherë me shumë gjasa Shqipëria do të kthehet në një kockë sherri. Gjiri shqiptar i Vlorës është shumë më strategjik në kontrollin e Adriatikut sesa Korfuzi. Ndarja e Shqipërisë mes sovjetikëve jugosllavë dhe grekëve “britanikë” do të ishte kontingjent për luftë, duke e lënë Ballkanin në një infeksion që trondit besimin e botës në rendin e ri ndërkombëtar. Njohja diplomatike amerikane do të ishte një garanci kundër kësaj ndarjeje duke ndihmuar shqiptarët për vetëqeverisje dhe për të vendosur nëse do t’i bashkohen ose jo federatës ballkanike. Kjo do të parandalojnë një anësi të plotë “të kuqe”. Por edhe njohja do të kishte nevojë për vëmendjen e SHBA sepse Shqipëria që të stabilizohet ka nevojë për ndihmë ekonomike e politike. Shqiptarët do preferonin më mirë ndihmën e Uashingtonit nga kushdo tjetër. Shumë nga liderët e Shqipërisë kanë studiuar në shkollën Teknike Amerikane në Tiranë. Kështu që le të njohim Shqipërinë, siç ka thënë sekretari Stetinius në nëntor, “në frymën e interesit të përgjithshëm” që SHBA të jetë kudo prezente për parandalimin e telasheve të reja.

Më të lexuarat