Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CIA zbardh detaje nga gjykimi i agjentëve të saj në Tiranë, ja për çfarë akuzoheshin, largimi i Enver Hoxhës rrezikonte përplasje luftarake

Postuar: 11/01/2018 - 07:55

CIA amerikane zbardh detajet e një gjyqi të zhvilluar në prill të 1954, ku disa agjentë të saj u arrestuan nga shërbimi i sigurisë në Shqipëri. Sipas një dokumenti të deklasifikuar, thuhet se bëhet fjalë për shqiptarë të rekrutuar nga CIA, që u lëshuan në Shqipëri me parashuta dhe rrugë të tjera, por që u kapën nga ushtria dhe agjentë e sigurimit. Më mposhtë jepen detaje nga seanca gjyqësore ndaj Ahmet Kabashit. Sipas përshkrimeve të CIA gjyqi ka qenë i hapur dhe është ndjekur nga qindra persona. Aty jepen detaje nga dëshmia e tij ku përshkruhen se si u futën në Shqipëri, ndërsa përmenden dhe rolet e shumë personazheve të njohura, mes të cilëve Xhafer Deva dhe Abaz Kupi. Në numrin e radhës do mund të ndiqni vijimin e dëshmisë së tij.

 

6 prill 1954

Raporti i gjyqit të spiunazhit në Tiranë

Gjyqi kundër bandës së diversantëve dhe spiunëve në shërbim të imperialistëve amerikanë, të cilët ishin dërguar për të organizuar një kryengritje të armatosur, u hap më 5 prill në Kinemanë e Brigadave. Të akuzuarit janë si më poshtë: Zenel Ali Shehu nga Bulqiza e zonës së Dibrës, ish-kapiten i rojës personale të mbretit Zog dhe më vonë agjent sekret i shërbimit amerikan të spiunazhit. Halil Jusuf Branica, nga Bugajeti i Dibrës, ish-kapiten i rojës personale të mbretit Zog dhe më vonë agjent sekret i shërbimit amerikan të spiunazhit. Hamit Hasan Matjani, nga fshati Garmujas në Peqin, një kriminel i urryer, kolaboracionist me italianët dhe gjermanët dhe mercenar i Ballit Kombëtar. Agjent i spiunazhit grek dhe amerikan. Naum Vasil Sula, nga Bujaras i Elbasanit, bashkëpunëtor i pushtuesit, anëtar i bandës kriminale të Hamit Matjanit.

i drejtuar nga Shuaip Panariti, dhe me anëtarë Major Loni Dimoshi dhe Kapiten Hilmi Telegrafi. Syri Çarçani është prokuror i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Këshilli i mbrojtjes përbëhet nga Niko Zoto, Koço Dilo, Dhimitër Vangjeli, Koço Dilo, Pandeli Kosturi dhe Fejzulla Sejdini. Presidenti Shuait Panariti therët përpara trupit gjykues dëshmitarët dhe emëron ekspertët e kriminalistikës. Më pas ai i jep fjalën prokurorit, i cili lexon aktakuzën. Në një cep të sallës duken pushkë, automatikë, pistoleta, granata, aparate radio-transmetues, monedha ari, dollarë amerikanë dhe materiale të tjera të sekuestruara nga të akuzuarit.

Marrja në pyetje

I pari që merret në pyetje është i akuzuari Ahmet Agush Kabashi, i cili tregoi se pas çlirimit të Shqipërisë ishte arratisur në Greqi bashkë me të vëllanë prej frikës së do të jepte llogari për krimet e tij. Në Greqi ai u çua nga xhandarmëria në kazermat ushtarake të Follorinës ku u stërvit nga britanikët. I akuzuari tha më tej se kishte ardhur në Shqipëri i lëshuar me parashutë nga një avion amerikan. Gjatë kohës së qëndrimit në Greqi, Shehu tha se disa prej refugjatëve shqiptarë ishin përdorur për të luftuar kundër partizanëve grekë, teksa më vonë ishin transferuar në Itali, ku ishin grumbulluar shumë kriminelë të tjerë shqiptarë dhe bullgarë. Pas përfundimit të kursit stërvitor i akuzuari tha se kishin fluturuar mbi Shqipëri gjatë natës dhe ishin lëshuar me parashutë por gabimisht piloti i kishte lëshuar në vende të ndryshme, prandaj Kabashi, Matjani dhe Qerim Godeni që ishin së bashku, humbën kontaktet me të tjerët dhe u rikthyen nga frika në Greqi. Pas një qëndrimi të shkurtër ata u vunë përsëri në avion më 25 qershor dhe me të njëjtat direktiva u nisën për në Shqipëri. Kësaj here avioni i kishte lëshuar në një zonë të ashpër shkëmbore, ku dy prej të lëshuarve thyen këmbën. Destan Berisha qëlloi njërin prej tyre dhe i mori armën automatike. Përsëri të ndjekur nga forcat e sigurisë ata u kthyen në Greqi me pretekstin se u ishte shkatërruar radioja e transmetimit. Vetëm Destan Berisha dhe Ahmet Kabashi arritën të shpëtonin duke u larguar nga kufiri me Jugosllavinë. Atje u morën në ngarkim nga amerikanët në një qendër spiunazhi në Kalamaki. Kësaj here stërvitja e tyre u mbikëqyr nga një amerikan me origjinë shqiptare i quajtur “Qose”. Herën e fundit Kabashi u nis për në Shqipëri më 29 janar, me qëllim të kontaktonte me Zenel Shehun, për të cilin i kishin dhënë një letër të detajuar. Prokurori lexoi letrën ku “Qose” i kërkonte Zenel Shehut të mos merakosej pasi do të kishte të gjithë mbështetjen e mundshme. I akuzuari Kabashi u kap nga forcat e sigurisë sapo u ul në Shqipëri.

Gani Mehmet Malushi nga fshati Tac i Ersekës. Rrapush Qerim Agolli nga Mocani i Maliqit.

Ibrahim Sulejman Lamçe nga Shtepanja.

Seanca

Salla e Kinemasë së Brigadave është e mbushur plot me njerëz dhe një numër i madh njerëzish ndiqnin procedurën gjyqësore me në transmetim në radio. Gjyqi u ndoq nga korrespondentët e huaj si më poshtë: Skaçenko korrespondent i Pravda; Alitovski korrespondent i Tass; Piskov korrespondent i Bullgarisë, Lina Angel korrespondent i gazetës italiane UNITA. Në orën 09.00 trupi gjykues hyri në sallë, 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 07:54

Pas një sërë tentativave të amerikanëve për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri, përmes rekrutimit të shqiptarëve, gjatë viteve 1955 është vënë në lëvizje dhe sigurimi i Shtetit.

Postuar: 16/01/2018 - 08:13

Edhe pse CIA bashkëpunoi ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu me qëllim rrëzimin e regjimit komunist në vendin tonë, në disa dokumente janë dhënë detaje interesante mbi aktivitetin e t

Postuar: 14/01/2018 - 11:24

Shërbimi sekret amerikan vijon të nxjerr informacione dhe shumë detaje nga regjimi i ashpër komunist në Shqipëri.

Postuar: 13/01/2018 - 12:38

Shërbimi inteligjent amerikan zbardh të gjitha vuajtjet dhe mjerimet e shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

Postuar: 12/01/2018 - 07:59

Në vitin 1949 shërbimi inteligjent amerikan nisi lëvizjet për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Postuar: 11/01/2018 - 12:03

Ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi zbulon një ekstrakt në lidhje me kampin famëkeq të internimit në Tepelenë.

Postuar: 10/01/2018 - 11:45

“Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partinë dhe pushteti” Një i internuar në kampin famëkeq tela me gjemba të Tepelenës, ka zgjedhur një mëny