BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

CIA zbardh detaje nga konflikti Kinë-Shqipëri-BRSS, ja si sulmohej Enver Hoxha dhe përplasjet në kongreset e partive

CIA zbardh detaje nga konflikti Kinë-Shqipëri-BRSS, ja si sulmohej

CIA zbardh të tjera detaje sa i takon përplasjeve që nisën me Moskën më 1963. Në një dokument të deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta, thuhet se Moska nisi sulmet ndaj Hoxhës përmes editorialeve në gazetë, ndërkohë që dhe në kongreset e partive komuniste kishte përplasje.

Janar 1963

Gjendja e raporteve BRSS-Kinë

Partia sovjetike mund të ishte gjithashtu e përmbajtur prej pasigurisë së mbështetjes në disa vende të kampit të saj dhe ndoshta kishte ende shpresa për të kthyer nga vetja disa parti që ishin në anën e Pekinit. Ajo mendonte se Vietnami i Veriut ende nuk kishte marrë pozitën e tij, apo se kishte shanse me partinë komuniste indoneziane. Por nga java e fundit e tetori partia sovjetike u ndje e gatshme të kundërsulmonte publikisht, duke reaguar ndaj propozimit të Shqipërisë për ndarjen e bllokut komunist. Moska shkruante në editorialet e saj se Hoxha dhe grupi i tij tashmë e kishin hequr maskën e tyre duke e bërë më të lehtë përpjekjen kundër dogmatizmit modern. Artikulli thoshte se revizionizmi modern mbetej rreziku kryesor i lëvizjes komuniste dhe se në periudha si e tanishmja, si revizionizmi dhe dogmatizmi mbeteshin njëlloj të rrezikshme. “Revizionistët janë përmbysur ideologjikisht në radhët e partive komuniste dhe për këtë tani e kanë radhën dogmatistët. Çdo tentativë për të ndarë lëvizjen punëtore, ngado që të vijë ajo, do të mundet nga forcat revolucionare, ashtu si tentativat e mëparshme”, thuhej në artikull. Ofensiva sovjetike u mbështet në kongreset e partive komuniste bullgare, hungareze, italiane e çekosllovake të mbajtur në nëntor. Në kongresin bullgar, sekretari i partisë Zhivkov sulmoi ashpër Shqipërinë pa përmendur kinezët. Në ditët e ardhshme të kongresit shumë delegatë të tjerë folën kundër partisë shqiptare, ndërsa delegati kinez braktisi sallën në shenjë proteste. Më 14 nëntor Zhivkov mbylli kongresin me refuzime të forta të argumenteve kineze dhe me sulme ndaj Hoxhës, por përsëri pa përmendur me emër partinë kineze. Më tej kongresi i partisë italiane u mbajt në 2-8 dhjetor ku kreu italian Togliatti dënoi veprimet e partisë shqiptare në konferencën e 1960 dhe Kinën për mbështetjen ndaj tyre. Ndërsa në fjalimet e mbylljes ata përmendën me emër partinë kineze. Këto sulme u publikuan në shtypin kinez. Edhe në kongresin e Çekosllovakisë Kina dha qëndrimin e saj me anë të një deklarate që u lexua nga Novotni. Në këtë deklaratë udhëheqja kineze tha se është e shokuar nga sulmet e befasishme ndaj Kinës dhe Shqipërisë dhe paralajmëronte se kjo praktikë vetëm thellon diferencat dhe krijon përçarje. Deklarata shtonte se “disa parti po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt rrugës së ndarjes, e cila ka shkaktuar dhe më parë pasoja, dhe nëse vazhdon pasojat do të jenë edhe më serioze”. Ajo vendoste përgjegjësinë mbi Hrushovin dhe mbi partinë sovjetike (edhe pse tërthorazi) për marrjen e iniciativës së rivendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, me anë të konsultimeve, dhe meqenëse partia sovjetike kishte bërë sulmin e parë, kërkonte një takim të të gjitha partive “për të qartësuar atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar”.

Reagimi i Hrushov

Dy ditë më vonë Hrushovi dha një fjalim madhor në komitetin sovjetik (në prezencë të Titos) ku mbrojti veprimet e tij ndaj Kubës dhe refuzoi kritikat kineze. Ai akuzoi ata që quante “maskarenj gojëpisët” që kishin nxitur Shqipërinë kundër BRSS dhe pretendonte se disa dogmatistë kishin bërë edhe më poshtë se pozitat trotskiste dhe po përpiqeshin të përfshinin BRSS dhe bllokun komunist në luftë pasi kishin humbur besimin në fitoren e socializmit pa luftë. Me sarkazëm Hrushovi iu referua dështimit kinez në rajonet koloniale të Hong Kong dhe përmendi teorinë e “tigrit kinez prej letre” duke thënë se tigri kishte dhëmbë bërthamore. Ai bëri të qartë se dënonte sulmin kinez në Indi dhe me ironi tha se disa njerëz do ta quanin lëvizjen kineze në kufi një tërheqje, si ajo për të cilën akuzuan atë në Kubë. Hrushovi tha se jugosllavët kishin mbajtur qëndrimin korrekt për çështjen e Kubës, dhe se kriza e Kubës tregoi se ata që ishin më të rrezikshëm ishin dogmatistët. Ai tha se oportunizmi i majtë tashmë ishte zhvilluar “përtej fazës fëminore”, pasi ushqehej nga nacionalizimi. Më pas ishte radha e kinezëve për t’u kundërpërgjigjur, dhe meqenëse pjesa e disiplinuar e kampit sovjetik kishte refuzuar të bënte publike deklaratën kineze të 8 dhjetorit, Pekini e bëri këtë më 14 dhjetor. Në editorialin e të përditshmes shtetërore përmendeshin dy komponentë të ndarjes sa hapur me BRSS, siç ishte mbrojtja e tezës kineze të “tigrit prej letre” për të cilën thuhej se ishte një koncept marksist-leninist, ndërsa për çështjet e Kubës dhe Indisë, pa përmendur me emër partinë sovjetike apo Hrushovin, thuhej se të dyja këto ishin fajtore për politika aventuriere. Editoriali tha se vendosja e raketave në Kubë ishte shenjë e frikës dhe kapitullimit, megjithëse Kina do ta kishte mbështetur atë më parë sikur tërheqja e mundshme të mos kishte qenë pjesë e planit. Ajo sulmonte gjithashtu censurën e njëanshme ndaj partisë së Shqipërisë dhe për këtë citonte deklaratën e kongresit të 22-të sovjetik. Kina mohonte akuzat e nacionalizimit dhe sugjeronte se BRSS ishte fajtore për “shovinizëm të kombit të madh” pasi ata kishin insistuar që të gjithë të ndjekin shembullin e tyre dhe akuzonin për nacionalizëm këdo që kundërshtonte t’i bindej urdhrave. Editoriali deklaronte se “ishin komunistët kinezë dhe të gjithë komunistët e tjerë të vërtetë që mbronin deklaratat e Moskës në 1957 dhe 1960 dhe jo dogmatistët”. Artikulli paralajmëronte publikisht se ashtu siç kishte thënë Deng Ciaoping në konferencën sovjetike në 1960, partia kineze nuk od të pranonte autoritetin sovjetik vetëm se kishte “një mazhorancë të përkohshme”, tha se mund të pranonte ndarjen, duke argumentuar se edhe Lenini dhe bolshevikët kishin qenë fillimisht në minorancë para se të ndaheshin në Internacionalen e Dytë.

Sulmi i Kinës

Dy javë më vonë në 31 dhjetor në një tjetër editorial Kina sulmoi sovjetikët me një kundërpërgjigje ndaj kritikave të komunistit italian Togliatti, ku mbronte doktrinën kineze të luftës dhe revolucionit, dhe ku denonconte reformat strukturore të partisë italiane për tranzicion paqësor drejt pushtetit. Artikulli e quante linjën sovjetike revizioniste dhe përfaqësuese të një tendence të re social-demokratike brenda lëvizjes komuniste. Gazeta tha se kongresi i i fundit i partisë komuniste italiane ishte shembulli i rrymës së re kundërshtare ndaj marksizëm-leninizmit, dhe se bota ndodhet në një udhëkryq historik në përplasjen mes tendencave marksiste dhe anti-marksiste brenda lëvizjeve komuniste. Duke sinjalizuar atë që Pekini besonte si përplasjen finale mes mbështetësve të tij dhe atyre të bllokut sovjetik, editoriali tha se Togliatti dhe kolegët e tij po largohen gjithnjë e më shumë nga marksizëm-leninizmit. Artikulli jepte shpresë se “këta shokë nuk do të zhyten më thellë në mëkatet e tyre” dhe përsëriste thirrjen për një konferencë ndërkombëtare. Një nga paragrafët thoshte: “Sado që të kenë bërë për lëvizjen punëtore në të kaluarën, asnjë person apo parti politike nuk mund të evitojë të bëhet shërbëtor i borgjezisë dhe të lihet mënjanë nga proletariati kur distancohet nga rruga e marksizëm-leninizmit duke rënë në revizionizëm”. Pas tezaurimit të mundësive në këtë fazë, partia sovjetike përballet me zgjedhjen e vështirë për të pranuar ose jo sfidën kineze dhe më pas të marrë përgjegjësinë për ndarjen, që mund të sillte më shumë humbje për BRSS. Ne besojmë se sovjetikët mendojnë se kinezët po përpiqen të gërryejnë autoritetin e tyre brenda lëvizjes, më shpejt sesa Moska përpiqen të mbyllë pikat e vjetra të erozionit. Pra Moska po luan një lojë të humbur dhe çështja e vetme e mbetur për të është të ndryshojë disi kursin e zhvillimeve ose të reduktojë humbjet. Siç kemi thënë më herët, një aktor i rëndësishëm që ndalon ndarjen e partisë sovjetike me atë kineze është shpresa sovjetike për të influencuar te partitë neutrale (si ajo vietnameze) ose te partitë me asete të rëndësishme si ajo malajziane. Moska i trembet një ndarjeje të hapur me Kinën dhe nisjes së spastrimeve në partitë e kampit sovjetik. Partia kineze po pretendonte se ishte udhëheqësja e kampit të partive të vërteta revolucionare dhe në rast ndarjeje mund t’i kushtonte Moskës. Në rastet e disa partive që ishin pro-sovjetike por me minoritet të madhe pro-kinez (si për shembull partia indiane) ndarja mes Kinës e BRSS do të sillte përçarje të ndjeshme në partinë vendase dhe dobësim të pozitës së saj sovjetike. Nga ana tjetër, duke anatemuar kinezët dhe duke përshtatur politikën e stilit “më pak, më mirë” partia sovjetike do të ishte në pozitë më të mirë, sesa në rastin kur mundohet të bindë partitë e tjera të kampit të saj. Në gjendjen aktuale të gjërave Hrushovi nuk i ka kushtet për të argumentuar ndarjen me Pekinin, por mendojmë se ka një faktor emocional në vendimet e tij, i cili herët e vonë mund të ndihmojë në ndryshimin e balancës së peshores. Në fjalë të tjera Hrushovi do të marrë të gjithë çka mundet nga Kina para se të vendosë të nxisë ndarjen. Kur të vijë koha për këtë vendim ai ndoshta do të argumentohet në këtë mënyrë: udhëheqësit kryesorë kinezë nuk mund të përmbysen ose nuk mund të detyrohen të ndryshonte politikat e tyre anti-sovjetike, BRSS nuk pret dezertime të profilit të lartë nga radhët e partisë kineze dhe Moska do të kishte më pak për të humbur nëse vepron me vendosmëri, ndërsa nga ana pozitive ndarja e qartë me Kinën do të ishte shansi më i mirë për të ndryshuar tendencën e pafavorshme të partive të lëvizjes. Prandaj në përgjithësi ne besojmë se ndarja e hapur mes dy partive të mëdha është e mundshme, dhe me shumë gjasa do të vijë me një sulm publik të partisë sovjetike ndaj emrave konkretë të udhëheqjes kineze, por nuk mund të tentojmë të parashikojmë kohën e ndarjes. Nëse Mao Cedung do të vdiste ose do largohej nga pushteti, panorama do të ishte më e qartë, pasi mund të kishte përmirësim të lidhjeve me sovjetikët nga të dyja palët.

 

 

Më të lexuarat