BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet e operacioneve për rrëzimin e Hoxhës, ja agjentët që u futën përmes Greqisë dhe përplasjet me armë, konflikti që nisi me britanikët

CIA zbardh detajet e operacioneve për rrëzimin e Hoxhës, ja

Amerikanët kanë hedhur detaje mbi operacionet konkrete në vendin tonë për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Sipas disa dokumenteve, në jug u fut një grup me 6 anëtarë, të cilët u përplasën me armë në kufi, ku pati dhe viktima. Por ky operacion ka shkaktuar përplasje me britanikët.

Operacioni në Shqipëri

Një skuadër me gjashtë agjentë shqiptarë të kontrolluar nga CIA, kaluan kufirin me Greqinë më 3 shtator. Gjatë qëndrimit 3 javor brenda vendit, skuadra u përfshi në një betejë me forcat e sigurisë shqiptare në rajonin mes Gramshit dhe Voskopojës dhe vrau 2 trupa pa pësuar vetë dëm. Matiani, kryetari i skuadrës, na solli dokumente të rëndësishme komuniste, të cilat i kishte marrë nga trupat që kishte vrarë. Skuadra nuk iu bind instruksioneve duke operuar në një zonë të përcaktuar për Britanikët nga marrëveshja e mëparshme dhe u përfshi me armikun përpara se të vendoseshin dhe të përshtateshin me popullsinë. Si vazhdim, për arsye që ende nuk njihen nga Uashingtoni, sinjali për përforcime nuk u kap në kohë. Stafi operativ i misionit Britanik, i cili konsiderohet me shumë vlera raporton se është i shqetësuar. Alerti i forcave të sigurisë shqiptare mund të ketë ndikuar deri në ndërprerjen e operacionit të kontrolluar nga britanikët në të njëjtën zonë. Shefi operacional shqiptar për terrenin ka rekomanduar braktisjen, shkrirjen e skuadrës së kontrolluar nga CIA, por ka kërkuar që dy nga personat më të rëndësishëm të grupit të përdoren më vonë për operacione me sulme të shpejta. Ai po instruktohet që t’i përdorë këta persona për operacione shumë të rëndësishme dhe për organizimin e këtyre operacioneve të përdorë iniciativën e tij. Raportohet më 8 shtator se axhenda e shtatorit, për infiltrimin në Shqipëri është shtyrë me një muaj për shkak të mungesës së operatorëve të trajnuar. Nga shefi operacional për terrenin në Shqipëri, raportohet që infiltrimi me dy dhe disa persona janë të skeduar për këtë muaj. Më tej skuadra me 6 agjentë shqiptarë të kontrolluar nga CIA që kaloi kufirin me Greqinë në 3 shtator ka zbuluar që lideri komunist shqiptar i zonës së Gramshit ishte mes të vrarëve nga skuadra në përplasjen me forcat e sigurisë së Shqipërisë. Radio klandestine e CIA në gjuhën shqipe që pritet të shkojë në Greqi brenda disa ditësh, planifikohet të bëjë rastin publik. Natën e 14 shtatorit u dorëzua me sukses një ngarkesë ndihmëse e dorëzuar në Kukës për një skuadër me dy persona që operojnë në këtë zonë veriore. Kjo është hera e tretë që kjo skuadër furnizohet me sukses nga ajri. Disa mijëra kopje në miniaturë nga botimi i gazetës së lirë shqip “Shqipëria” nga Komiteti Kombëtar u hodhën nga ajri nëpër Shqipëri mbrëmjen e 17-18 shtatorit. Nuk u has asnjë pengesë gjatë hedhjes së pamfleteve edhe pse u panë tyta antiajrorësh kudo nëpër Tiranë. Një transmetues ilegal i CIA në gjuhën shqipe, që e identifikon veten si Zëri i Shqipërisë së Lirë filloi transmetimin me jashtë në mënyrë të rregullt më 18 shtator. Transmetuesi është në afërsi të Athinës, por valët e tij të transmetimit nuk do të mund të kapen në Shqipëri. Nuk është hasur ende asnjë tentativë për të mbyllur transmetuesin.

Letra

Është marrë përkthimi i një letre sekrete të koduar nga agjentët në Shqipëri, të cilët janë të kontrolluar nga CIA. Letra daton më 5 gusht dhe konfirmon marrjen e mjeteve të dërguara nga ajri në korrik, e para nga tre dërgesat që janë nisur dhe kanë arritur të merren nga skuadra. Raportohet se skuadra është e bashkuar dhe aktive. Shkruesi i letrës përmend përhapjen e gjerë të ndjenjave anti komuniste në Shqipërinë e Veriut. Ai i referohet specifikisht një organizate të njohur si “Për lirinë e Shqipërisë dhe shporrjen e komunistëve” dhe tha se numërohen si civilë ashtu edhe ushtarakë në radhët e kësaj organizate. Në qoftë se kjo organizatë është aq kompakte dhe e mirërregulluar sa pretendohet nga letërshkruesi është krijuar një e çarë në Shqipërinë e Veriut mes të cilës mund të fusim në Shqipëri mjete dhe agjentë potencialë. Indikacionet janë që pjesëtarët e Ushtrisë Junta të Komitetit Kombëtar për një Shqipëri të Lirë, që operojnë me CIA në operacione kundër Shqipërisë, janë inspiruar politikisht nga përzgjedhja e agjentëve. Përpjekje do të bëhen që në operacionet e ardhshme të përfshihet Junta ose për të izoluar anëtarët ndërkohë që zhvillohet operacioni, ose për të parandaluar anëtarët për të mos mësuar detajet e operacionit.

Kontaktet me Hoxhën

Në 13 shtator Komiteti Kombëtar për Shqipëri të Lirë në Nju Jork i ka dërguar një komunikim liderit të Shqipërisë Enver Hoxha, ku i ofrohej ndihmë në ushqime dhe barna popullit shqiptar. Në komunikim sigurohej se sjellja dhe dërgimi i ndihmave do të bëhej nga persona të cilët do të ishin apartiakë. Asnjë përgjigje nuk erdhi nga qeveria shqiptare lidhur me ofertën. Prandaj mesazhi do të postohet në gazeta dhe radio për dy ditët e ardhshme nga sektori i marrëdhënieve me publikun i Komitetit Kombëtar. Refuzimi i heshtur i Enver Hoxhës na siguron materialin e ardhshëm për pamfletet të cilat CIA planifikon të hedhë nga ajri në Shqipëri për të informuar shqiptarët mbi ofertën e Komitetit Kombëtar. Zoti Georges Gogh, një anëtar i Komitetit Kombëtar të kontrolluar nga CIA është tashmë në qytetin e Nju Jorkut. Ai do të iniciojë ndryshime të rëndësishme në pamjen dhe përmbajtjen e gazetës së Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (KKSHL), Shqipëria, duke aspiruar për lëvizjen e zyrave nga Nju Jork për në Romë brenda tre muajve të ardhshëm. Zoti Gogh do të qëndrojë përafërsisht tre javë, pas përfundimit të të cilave vendin e tij do ta zërë Zef Pali i Komitetit Ekzekutiv. Një aeroplan RAF që fluturonte nga Anglia për në Egjipt lëshoi 500.000 pamflete mbi Shqipëri mbrëmjen e 28-29 shtatorit. Gjysma e pamfleteve ishin të përgatitura nga CIA. 21 agjentë shqiptarë duke përfshirë disa operatorë po dërgohen nga shkolla e trajnimit të CIA në Gjermani për në Athinë. Pritet që këta trupa të infiltrohen në Shqipëri menjëherë pas arritjes së tyre në Greqi. 26 rekrutë shqiptarë do të dërgohen në Gjermani për trajnim gjatë fluturimit të kthimit.

Lajmet e Radio Tiranës

Një mesazh nga Radio Tirana transmeton arrestimin e spiunëve të lidhur me Lëvizjen Shqipëria e Lirë. Radio Tirana deklaroi me 25 tetor eliminimin e 7 spiunëve britanikë që ishin hedhur me parashutë në Shqipëri. Për të rregulluar dhe përmirësuar operacionet kundër Shqipërisë të drejtuara nga CIA, Komiteti Ekzekutiv dhe ushtria Junta e KKSHL dhe Kompania e Ruajtjes Shqipëria, në Gjermani do të përjashtohet nga aktivitetet e 1952. Si masë paraprake trajnimi i agjentëve do të zhvendoset nga qendra aktuale që ndodhet në Gjermani. Më 25 tetor, Radio Tirana publikoi vdekjen e tre agjentëve të hedhur me parashutë në Shqipëri, që identifikoheshin si pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Britanike. Këta persona në fakt i përkisnin një misioni me katër persona të dërguar në veri të Shqipërisë nga OSO nga Greqia. Një anëtar i skuadrës u arratis, ai arriti në Greqi rreth 22 tetorit, por ende nuk është bërë asnjë hetim mbi të. Tre nga pesë agjentët e CIA të dërguar në Shqipëri janë kthyer në Greqi nga Jugosllavia. Radio Tirana ka raportuar asgjësimin e 13 agjentëve amerikanë në Shqipëri. Në bazë të atij raportimi besohet se skuadra me tre agjentë, e cila sapo ishte kthyer në Greqi është fshirë. Agjentët thonë se ata ishin ndarë nga dy agjentët e tjerë gjatë një shkëmbimi zjarri. Një tjetër skuadër në Shqipëri gjithashtu është kontaktuar me radio, por mesazhi që na kanë dërguar është i padeshifrueshëm. Në mbrëmjen e 7-8 nëntorit, një mjet ajror i CIA hodhi 500.000 pamflete mbi Shqipëri. Pamfletet përfshinin përgjigjen tonë ndaj terrorit komunist duke udhëzuar shqiptarët në veprimet e pastudiuara, por që gjithsesi të mbështesnin KKSHL. Hedhja e pamfleteve ishte e rëndësishme sepse i tregon shqiptarëve mbështetjen e CIA për KKSHL dhe i siguron se nuk CIA nuk i ka braktisur. Një kontakt i tretë u arrit me skuadrën e kontrolluar nga CIA në veri të Shqipërisë në 8 nëntor. Skuadra ka deklaruar humbjen e një agjenti, i cili u kap nga armiku dhe ka kërkuar furnizimin me mjete të reja për të zëvendësuar ato të humbura në 15 tetor. Çështja e parë e një buletini të publikuar nga KKSHL e kontrolluar nga CIA, do të dërgohet në Romë, për të festuar Ditën Kombëtare të Shqipërisë më 28 Nëntor. Një agjent është kthyer në Greqi për shkak të mungesës së një baze të sigurt dimërore në Shqipëri pas katër muajsh operimi në Shqipëri, kohë gjatë së cilës ka vrarë shtatë trupa shqiptare të sigurisë ndërkohë që në përballje humbën një pjesëtar të skuadrës. Grupi do të rikthehet në pranverë në Shqipëri për vazhdimin e operacionit të lënë përgjysmë. Planet për festimin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor do të kulminojë me një pritje të madhe në Romë ku do të marrin pjesë anëtarë nga ambasada amerikane dhe Britanike. Kjo pritje do të shënojë edhe publikimin e parë të buletinit të përmuajshëm shqiptar të publikuar nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë.

Më të lexuarat