BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet e plota, ja misionet që u zhvilluan për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, roli i Kim Filbit dhe dekonspirimi i operacioneve

CIA zbardh detajet e plota, ja misionet që u zhvilluan për

CIA ka zbardhur të tjera detaje mbi zhvillimet politike në Shqipërinë komuniste. Sipas disa dokumenteve, është hedhur dritë mbi të gjitha operacionet që u kryen për rrëzimin e regjimit të Hoxhës dhe se si u dekonspiruan misionet nga Kim Filbi.

Nëntor 1985

Kim Filbi, dekonspirimi i operacioneve Shqipëri

Objektivi i planit ambicioz të reduktimit të hegjemonisë sovjetike në Ballkan përqendrohej në Jugosllavi, Bullgari, Shqipëri e Greqi, vende këto secila prej të cilave ishte një gradë të caktuar trazirash. Seksioni i Ballkanit të CIAs i drejtuar nga C.M Keble ishte zhvendosur nga Kajro në një fshat të vogël italian peshkimi, Torre a Mare pranë Barit. Meqenëse britanikët në Bari do të drejtonin fushatën anti-komuniste në Ballkan, agjenti Kim Filbi nisi një inspektim të gjerë duke vizituar partnerët në Paris, Athinë dhe më në fund bazën në Bari. Filbi nuk kishte shumë eksperiencë në lëvizjet jashtë shtetit dhe pranonte se nëse e bënte këtë do t’i kushtonte në formën e humbjes së prestigjit që gëzonte. “Kjo humbje e mundshme prestigji mund të ndikonte në masën e aksesit ndaj informacioneve për të cilat kisha nevojë”, shkruan ai më vonë. Kështu që me këto pritshmëri, Filbi duhet të ketë qenë zhgënjyer kur para nisjes për në Stamboll në fund të janarit 1947, u udhëzua të mos i kushtonte shumë vëmendje Ballkanit, pasi prioriteti kryesor duhet të ishte Bashkimi Sovjetik. Kështu që ai shpenzoi rreth dy vjet e gjysmë me një studim topografik të kufirit të Turqisë me Gjeorgjinë dhe Armeninë sovjetike, duke ia lënë menaxhimin agjentëve të tjerë. Në lidhje me operacionet në Shqipëri, Filbi nuk kishte dijeni për masat e marra deri para se të vinte në Londër gjatë rrugës për në postin e tij të ri si shef stacioni inteligjence në Uashington. Filbi u largua nga Stambolli në shtator 1949. Pas një serie takimesh informimi në Uashington, Filbi mësoi se kjo ishte reagimi aleat ndaj grushtit komunist të shtetit në Pragë, ndaj luftës civile në Greqi, të frymëzuar nga sovjetikët dhe ndaj bllokadës komuniste kundër sektorëve perëndimorë të Berlinit. Atij iu tha se më në fund kishte nisur ekzekutimi i planit që po përgatitej prej dy vjetësh, për përmbysjen e diktatorit Enver Hoxha dhe regjimit të tij të urryer në Shqipëri, në operacionin e quajtur në kod VALUABLE (i vlefshëm). Për operacionin ishte rekrutuar David Smiley dhe ishte siguruar kampi ushtarak Fort Benjima pranë Mdina që ka qenë kryeqyteti i vjetër i Maltës, ku ishte grumbulluar një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë që po stërviteshin për t’i infiltruar në atdheun e tyre si agjentë. Smiley ishte një ushtarak profesionist dhe në 1943 kishte qenë dy herë në Shqipëri duke luftuar përkrah partizanëve komunistë. Herën e pasrë ai kishte shkuar atje në këmbë nga Greqia dhe herën e dytë ishte parashutuar me avion. Pas luftës ai ishte vendosur në Varshavë të Polonisë, por autoritetet atje e shpallën non-grata për spiunazh. Plani britanik për destabilizimin e Shqipërisë kësaj radhe nuk ishte më një çështje “të dalë si të dalë”, por një projekt i mirë-organizuar i propozuar nga njerëz që kishin shpenzuar muaj të tërë brenda vendit dhe dëshironin përmbysjen e komunizmit. Mes oficerëve të tjerë të përfshirë ishin tashmë deputeti britanik, një veteran i misioneve të parashutimit në Shqipëri, që kishte qenë oficer ndërlidhës me lëvizjen e rezistencës së Hoxhës. Gjithashtu ishte Robert Zehner, linguist që kishte punuar për inteligjencën gjatë luftës, i maskuar si banor i fiseve lokale në zonat sovjetike të Persisë së Veriut dhe Peter Kemp, i mbijetuar i Luftës Civile në Spanjë dhe i shumë aksioneve në bregdetin francez, para se të lëshohej me parashutë në Shqipëri për një mision të SOE. Edhe negociatat delikate politike që duhej të negocioheshin me refugjatët shqiptarë të grupeve të ndryshme politike anti-Hoxha u kryen nga një dorë e vjetër shqiptare, Julian Amery.

Angazhimi

Plani përfshinte tridhjetë rekrutët e parë nga kampet e të zhvendosurve në Europë, me pajisjen me transport dhe baza radio. Një stacion sekret radio u vendos në vilën e familjes mbretërore greke në Korfuz, me pamje nga bregdeti shqiptar. Nisja zyrtare e operacioneve u bë në korrik 1949, kur grupi i parë i agjentëve vullnetarë shqiptarë erdhën nga Malta në Itali me avionët e ushtrisë britanike. Ata jetuan në kampe refugjatësh rreth Napolit dhe kishin kredenciale të shkëlqyeshme politike anti-komuniste. Disa ishin përzënë nga Greqia në Itali, ku ishin të bllokuar si persona pa shtetësi, që për ne ishte një bazë e mirë nga ku të zgjidhje luftëtarë guerilë. Por megjithë këto përgatitje kishin një mangësi serioze, që ishin fondet. Qeveria britanike e kryeministrit Attlee kishte kërkuar kursime për rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar nga lufta dhe efekti i tyre ndjehej kudo. Marrëveshja u bë për mbështetjen financiare të SHBA dhe kjo u arrit me argumentimin se rrëzimi i një prej satelitëve të dobët të BRSS do të demonstronte dobësinë e bllokut sovjetik. Pas arritjes së suksesit në Shqipëri, sipas teorisë, Moska nuk do të hezitonte të përshkallëzonte përballjen edhe në Greqi. Dega amerikane e OPC drejtohej nga Frank Wisner, që ishte një anglofil i vjetër (i biri ishte arsimuar në Angli) dhe ishte asistent i sekretarit të shtetit para krijimit të CIA-s. Infiltrimi i parë i grupit të agjentëve të stërvitur në Fort Benjima u bë natën e 3 tetorit 1949 me një grup prej nëntë të infiltruarish, të cilët u dërguan me barkë deri në gadishullin e Karaburunit në jug të Shqipërisë. Por më 12 tetor Hare mori lajmin e keq se një grup prej pesë agjentësh ishin të fshehur në një shpellë, për arsye të aktivitetit të gjerë ushtarak në zonë, ndërsa të tjerët ishin vrarë ose kapur nga shqiptarët. Ata më tej kishin arritur të vijonin drejt veriut, por më vonë kishin rënë në një pritë. Nga ky grup të infiltruarish vetëm katër agjentë arritën të shpëtonin duke kaluar kufirin me Greqinë. Ndërkohë një infiltrim i dytë ishte duke u zhvilluar përsëri me anijen Stormy Seas për zbarkimin e grupit prej njëmbëdhjetë agjentësh të armatosur deri në dhëmbë. Ata zbarkuan në gjirin e Vlorës më 10 tetor dhe kompletuan misionin pa shumë telashe. Më pas kaluan kufirin drejt Greqisë ku u burgosën përkohësisht nga trupat greke. Rollo Young u dërgua për t’i marrë ata dhe për t’i shoqëruar përsëri në Maltë për marrjen e informacioneve.

Synimet

Këto misione fillestare zbulimi kishin si qëllim matjen e atmosferës dhe testimin e reagimeve të regjimit, për të sugjeruar më tej skemat më ambicioze me më shumë njerëz dhe më shumë shpenzime. Të mbijetuarit e dy operacioneve të para dhanë përshtypje optimiste për takimet me fshatarët, por dyshonin se ishin tradhtuar. Në fakt pretendime për tradhti bëheshin shpesh pas operacioneve të tilla dhe oficerët e marrjes në pyetje nuk i vinin shumë rëndësi këtyre pretendimeve duke i kategorizuar si dobësi në aftësi. Por gjithsesi u pranua se forcat shqiptare të sigurisë kishin qenë vigjilente, gjë që iu atribuua faktit që një ditë më parë rojet bregdetare shqiptare kishin qëlluar kundër anijes tonë në det të hapur. U vendosur të mos përdorej më anija Stormy Seas pasi ishte kompromentuar nga të kapurit në misionin e parë, prandaj ajo dhe ekuipazhi u caktuan në Stamboll për misionet e kalimit të agjentëve drejt Bullgarisë. Përgatitje po bëheshin për një mision të tretë me kalim tokësor nga Greqia. Disa fraksione të autoriteteve greke na ofruan bashkëpunëtorë pas ndërhyrjes së Pat Whinney që kishte kontakte të rëndësishme me policinë dhe inteligjencën greke. Britanikët kishin liri të plotë për të vepruar në Greqi, ku gjithashtu ndodheshin një numër i madh paqeruajtësish nga vendi i tyre. Por për këtë rast nevojitej fshehtësi pasi edhe nëse regjimi i Hoxhës përmbysej, siç ishte qëllimi final, nuk kishte garanci se regjimi zëvendësues do të ishte më miqësor ndaj grekëve, që në fund të fundit ishin armik tradicional i shqiptarëve. Misioni i tretë përbëhej nga gjashtë refugjatë shqiptarë dhe nisi në korrik 1950. Tentativa e parë për të kaluar kufirin grek dështoi pas ndërhyrjes së një grupi jo-miqësor nga inteligjenca greke. Gjashtë agjentët shqiptarë u arrestuan, por Robert Zehner arriti të fitojë lirimin e tyre dhe i vendosi në një shtëpi të sigurtë në Kifisia në periferi të Athinës, deri në riorganizimin e operacionit. Prej problemeve politike gjashtëshja nuk arriti të vepronte për dy muaj, kur ne tentuam me çdo mënyrë të mbanim të fshehtë situatën dhe qëllimet. Për këtë u rekrutua Dayrell Hill, i cili kishte shërbyer në xhandarmërinë e mbretit Zog para luftës, e cila kishte shumë oficerë britanikë. Ai i shoqëroi agjentët sa pranë kufirit që mundi dhe i dërgoi ata në atdhe, ku qëndruan për dy muaj. Këto tre operacione të para u konsideruan me njëfarë suksesi dhe humbje të pranueshme. Ndërkohë kampi në Maltë po reduktohej në volum dhe David Smiley u kthye në Gjermani. Por amerikanët ishin të vendosur të vazhdonin me këtë ide dhe të hartonin një plan më të madh. Koncepti i Frank Wisner për shkëputjen e satelitëve nga BRSS ishte mjaft ambicioz dhe çdo gjë bëhej në shkallë madhore. Vullnetarët shqiptarë u veshën me uniforma amerikane dhe iu dhanë grada të rreme si ushtarë. Rreth 4000 prej tyre u dërguan në kampin ushtarak gjerman të Wachterhof pranë Munihut, ku u stërvitën si parashutistë, sabotatorë.

Misionet me avionë

Misioni i parë me katër refugjatë të lëshuar në Shqipëri me avionin polak pa shenja identifikuese, u bë më 19 nëntor 1950, por grupi u zu në pritë nga forcat e sigurisë pak pas uljes. Vetëm dy prej tyre arritën të shpëtonin, të cilët gradualisht kaluan në veri drejt Jugosllavisë, gjatë rrugës duke rekrutuar e duke stërvitur banda të vogla monarkistësh shqiptarë. Kur ata arritën më në fund në kufirin jugosllav iu dorëzuan autoriteteve atje dhe u deshën disa vjet para se Tito të vendoste t’i lëshonte. Në nëntë muajt në vijim të tjerë agjentë u përgatitën për infiltrim në Shqipëri. CIA bëri tentativa të kota për të kontaktuar me grupet që supozohej të ishin krijuar nga dy agjentët e mbijetuar, por nuk mori asnjë shenjë. Prandaj tre grupe të reja me nga katër agjentë secili u krijuan dhe u dërguan në 23 korrik 1951. Kësaj radhe asnjë prej tyre nuk shpëtoi. Dhjetë vetë u vranë disa orë pas uljes me parashutë, ndërsa dy të mbetur gjallë u dërguan në Tiranë për torturat dhe marrjen në pyetje, para se të detyroheshin të merrnin pjesë në një gjyq shfaqjeje. Seancat e gjyqit u hapën në 10 tetor me të paktën dhjetë të akuzuar, mes të cilëve dy të mbijetuarit e operacionit të parë të sponsorizuar nga SHBA, dy të mbijetuar nga operacioni i dytë dhe dhjetë të tjerë që ishin mbledhur gjatë gjithë vitit. Të gjithë të akuzuarit bënë pranime të detyrueshme të krimeve dhe raportoheshin në shëndet shumë të keq, por kjo gjithsesi nuk i pengoi autoritetet që vazhdonin publikimin e spektaklit për afro dy javë. Si përfundim vetëm dy prej tyre u dënuan me vdekje, por asnjë nuk arriti të dalë gjallë nga burgu. Gjithashtu policia sekrete shqiptare u hakmor ndaj familjeve të të identifikuarve si pjesëmarrës në misione duke eliminuar të gjithë të afërmit e tyre. Çuditërisht teksa radio-Tirana jepte detajet e përditshme të seancave gjyqësore, SHBA nisi misionin e saj të tretë në Shqipëri. Edhe ky pësoi humbje menjëherë sapo arriti në vend me dy të vrarë nga forcat e sigurisë, të cilat kishin rrethuar të gjithë zonën e lëshimit. Tre të mbetur arritën të largoheshin drejt Jugosllavisë, ku iu desh t’i shmangeshin patrullave të tjera para se të mbërrinin në Greqi. Raporti i eksperiencës së tyre plus raportimet e radio-Tirana për gjyqet më në fund i bindën autoritetet e CIA-s për të ndaluar misionet e parashutimit.

Lëvizjet e Kim Filbi

David Smiley u kthye i ngrysur në Gjermani dhe krejt i habitur nga ajo që mund të kishte shkuar keq. Kim Filbi telefonoi më vonë për të njoftuar se plani i operacioneve ishte braktisur edhe pse nuk kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme për regjimin komunist të Tiranës. Por nuk kishte arsye të veçantë për të besuar se Filbi kishte luajtur ndonjë rol negativ në dështimin e Shqipërisë. Ai komentonte se operacionet “dukeshin të kota që në fillim” dhe nuk ka pohuar kurrë se ka ndihmuar në dështimin e tyre. Ai sigurisht ishte në dijeni të nisjes së programit britanik në tetor 1949 edhe pse ndodhej në bordin e luftanijes SS Caronia kur operacioni po zhvillohej. Asokohe dy agjentë u kapën, por në misionin pas tij të gjithë pjesëmarrësit u kthyen shëndoshë e mirë dhe kjo nuk ishte provë e mjaftueshme për tradhti. Smiley thotë se Filbi ka bërë disa vizita në Greqi e Itali dhe megjithëse ai nuk i pohon ato në librin e tij, me siguri që atje u ka treguar rusëve të gjitha detajet e operacioneve që po organizoheshin në Maltë dhe rrjedhimisht rusët i kalonin të gjithë informacionet te Hoxha. Gjithashtu mund të argumentohet se dy të kapurit në Shqipëri kanë treguar çfarë dinin për planet dhe sigurimi shqiptar mund të mos ketë pasur fare nevojë për informacionet e Filbit përpara të dhënave direkte të të kapurve. Në retrospektivë besohet se megjithë masat e marra gjatë operacioneve shqiptare siguria e informacionit ishte keqe dhe të dhënat mund të kishin dalë nga grupet e ndryshme politike të shqiptarëve pjesëmarrës si në Itali, Maltë apo Athinë. Diferencat politike e fetare mes agjentëve shqiptarë ishin shkak trazirash të vazhdueshme. Disa prej tyre ishin monarkistë të përkushtuar ndaj mbretit Zog, disa donin të përmbysnin Hoxhën për të vendosur Republikë Demokratike dhe shumë fraksione kundërshtonin njëra-tjetrën po aq sa urrenin dhe komunistët. Ata ishin dhe tipikë ballkanikë në lidhje me gjakmarrjet, të cilat dominonin familje të caktuara. Tradhtia për ta ishte mënyrë jetese, siç mund të pritet në një vend ku feja islame përballet me kristianizmin dhe ku armiqësitë mes grupeve të ndryshme kanë vazhduar prej dekadash. Shkurt hesapi, megjithëse kishte disa të guximshëm mes tyre që ishin të vendosur për rrëzimin e Hoxhës, nuk kishte motivim të mjaftueshëm mes refugjatëve sa për të shuar diferencat e tyre për t’u bashkuar në luftën kundër armikut të përbashkët. Edhe ish-mbreti Zog, kur u kontaktua fillimisht në Kajro për të dhënë mbështetjen ndaj operacioneve anglo-amerikane dhe Komitetit Shqipëria e Lirë, refuzoi të bashkëpunonte me arsyetimin se aty kishte edhe elementë anti-monarkistë. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, dihej që në Itali kishte agjentë komunistë shqiptarë, të cilët mund të nxirrnin informacione nga refugjatët e shumtë që kishin lënë në Shqipëri familjet e tyre. Prandaj Filbi mund të ketë qenë dhe një justifikim për dështimin e fushatës shqiptare teksa arsyet për mungesën e suksesit ishin të shumta. Sigurisht që ajo do të kishte pasur shanse më të mira nëse Greqia e Jugosllavia do të kishin dhënë njëfarë mbështetjeje ndaj operacioneve. Në rast të tillë agjentët e dinin se do të ishin të sigurtë në vendet fqinje nëse shpëtonin nga policia sekrete e Hoxhës. Ndërsa aktualisht CIA mund të siguronte lirimin nga burgjet greke por një burg jugosllav për ta nuk kishte ndryshim nga burgjet shqiptare deh ishte e pamundur të organizohej lirimi i tyre. Megjithëse operacionet nuk mund të quhen të dështuara që prej nisjes së tyre, planifikuesit britanikë ishin me faj për ekzagjerimin e mbështetjes që agjentët e dërguar merrnin nga popullata lokale. Kjo sigurisht është e kuptueshme pasi dhe eksperienca e tyre ishte e kufizuar në organizimin e grupeve guerile kundër pushtimit nazist, por detyra e bindjes së fshatarëve për të marrë armët kundër regjimit të Hoxhës ishte nënvlerësuar. Filbi sigurisht që shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe mundësinë e mirë të kalimit të Luftës së Ftohtë deri në Ukrainë. Një plan i ngjashëm me atë të Shqipërisë po kryhej me refugjatët ukrainas për infiltrim në Rusi. Por megjithë tradhtinë e Filbit programi i rekrutimit të refugjatëve nuk ishte i shkuar dëm, po të llogarisësh përpjekjet e BRSS për të eliminuar udhëheqjen e grupeve ukrainase të emigracionit. Këto detaje dihet pas dezertimit në Perëndim të dy vrasësve profesionistë sovjetikë, Nikolai Koklov dhe Bogdan Stashinski. Koklov tha se kishte pasur si objektiv kreun e komitetit të refugjatëve ukrainas, por ishte dorëzuar te CIA në Frankfurt në shkurt 1954. Ai identifikoi disa agjentë të tjerë të KGB dhe mezi i shpëtoi vdekjes kur e injektuan me talium në një konferencë në 1957.

Më të lexuarat