Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CIA zbardh detajet, ja darka e Liri Belishovës me sovjetikët që ngjalli dyshime te Enver Hoxha, Hrushovi tentoi rrëzimin e regjimit

Postuar: 16/05/2018 - 07:20

CIA ka zbardhur të tjera detaje sa i takon komplikimit të marrëdhënieve të Shqipërisë Komuniste me Bashkimin Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar tregohet se si në Konferencën e Varshavës filluan përplasjet. Ndërsa po ashtu është treguar dhe arsyeja se përse Hoxha nisi luftën me Liri Belishovën. Aty tregohet e ajo pati një darkë me disa zyrtarë sovjetikë, gjë që u pa me dyshime nga Tirana.

Konferenca e Paktit të Varshavës në Moskë, 1960

Viti 1960 ishte ai kur marrëdhëniet e Tiranës me Moskën u përkeqësuan me shpejtësi. Më 6 janar dyshja jugosllave Vukmanoviç-Tempo u nisën për një pushim tre-javor në Bashkimin Sovjetik me ftesë të sindikatave sovjetike, e cila ishte organizuar gjatë bisedimeve mes Hrushovit dhe ambasadorit jugosllav në Moskë si dhe mes Titos dhe ambasadorit sovjetik në Beograd. Megjithëse bisedimet e Vukmanovic Hrushov nuk ishin produktive ato në sytë e të tjerëve tregonin për interesin e Hrushovit te Jugosllavia. Ishte e qartë se lidhjet me BRSS ishin përkeqësuar para takimit të 2-4 shkurtit të Paktit të Varshvës mbi politikat bujqësore të bllokut. Në konferencë Hoxha sulmoi politikat bujqësore të Polonisë, duke u ankuar se po ruanin sistemin kapitalist, që ishte një rrezik për të gjithë kampin. Hrushovi reagoi me nervozizëm duke thënë se shqiptarët duhet të shikojnë më mirë punët e tyre, pasi janë në gjendje të mjerueshme. Ai shtoi se polakët i dinë më mirë punët e tyre dhe se kushtet mes Shqipërisë dhe Polonisë ishin të ndryshme. Pas mbështetjes së fuqishme nga Hrushovi të politikave të udhëheqësit polak Gomulka dhe shprehjen e zhgënjimit me zhvillimin shqiptar të bujqësisë, mund të supozojmë  se sulmet shqiptare ndaj bujqësisë polake vinin nga një irritim më i gjerë sesa kritikat për rezultatet. Në takimin e Paktit të Varshavës diferencat mes Shqipërisë dhe BRSS u bënë publike për herë të parë. Vëzhguesi kinez në asamble Kang Sheng, dha një fjalim që gjithashtu ndryshonte nga linja e përgjithshme sovjetik, dhe që nuk u publikua në shtypin e bllokut, por vetëm në Kinë. Ndryshe nga qëndrimi sovjetik se situata ndërkombëtare ishte e favorshme për negociata Lindje-Perëndim, Sheng tha se bisedat amerikane për paqe ishin vetëm një taktikë për të ulur vigjilencën e bllokut përçarjen mes anëtarëve të kampit socialit. Hrushovi kritikoi kinezët për refuzimin e linjës sovjetike të uljes së tensioneve botërore, duke përfshirë dhe atë në kufirin mes Kinës dhe Indisë. Ai kritikoi dhe qëndrimin e tyre ndaj Jugosllavisë, duke akuzuar se kjo krijonte përçarje mes vendeve të bllokut. Këto akuza të ndërsjella duket se e bënë më të qartë për shqiptarët qëndrimin e tyre të pasigurt në bllok. Hoxha dhe Shehu u kthyen të turpëruar nga takimi dhe duket se këtu vendosën të mbështesin Kinën me gjithë fuqinë e tyre. Por gjatë dy muajve të ardhshëm regjimi vazhdoi politikën e tij të dyfishtë të mbështetjes së politikës sovjetike të bashkë-ekzistencës dhe të sulmeve ndaj imperializmit dhe revizionizmit jugosllav. Në lidhje me bujqësinë Hoxha tha se prioritet duhet t’i jepet prodhimeve me më shumë avantazh, mes të cilave ishin gruri dhe sigurimi i bukës në vend. Kjo ishte një devijim nga këshillat e Hrushov në 1959 për rritjen e pemëve frutore, pasi sipas tij grurin e furnizonte Bashkimi Sovjetik.  

Kongresi rumun

Më 27 prill e përditshmja sovjetike Pravda publikoi një artikull të Hoxhës ku ai siguronte se Shqipëria “do të mbetet mbështetëse e flaktë e BRSS me fjalë dhe me vepra”, ku gjithashtu premtonte luftë të pa ndalur kundër revizionizmit jugosllav si armiku kryesor i lëvizjes komuniste. Më 1 Maj “Zëri i Popullit” në një editorial akuzonte Beogradin dhe Athinën se po planifikonin ndarjen e Shqipërisë, i cili u mbështet nga një artikull i gazetës sovjetike “Komunist”, që ishte llogaritur të fitonte mbështetjen e Shqipërisë para debatit të pritur me Kinën në kongresin e partisë rumune në qershor. Sipas Hoxhës, partia sovjetike i dërgoi një letër partisë shqiptare ku i ftonte të diskutonin disa nga problemet, por Shqipëria refuzoi pasi kërkonte një palë të tretë prezente. Me këtë letër Hoxha dhe Shehu e kuptuan se nëse merrnin pjesë në kongresin e Rumanisë në qershor, do të viheshin në presion maksimal për t’iu përshtatur linjës sovjetike, që sulmin që ata po përgatisnin kundër Pekinit. Prandaj ata menduan t’i shmangen kësaj duke mos marrë pjesë fare në kongres. Delegacioni shqiptar atje u kryesua nga zyrtari i tretë i vendit, Hysni Kapo. Kongresi i partisë rumune më 18-27 qershor u hap me fjalën e Hrushovit i cili foli për politikën e bashkë-ekzistencës si kusht i domosdoshëm drejt arritjes së komunizmit. Ndërsa në lidhje me sulmet kineze me natyre ideologjike dhe personale, Hrushov dha një reagim të nxehur dhe i bëri thirrje delegatëve të vendeve të deklaronin pozitën e tyre. Shqipëria ishte e para në rend alfabetik (Albania) por delegati Kapo kërkoi ta shtynte qëndrimin e tij për më vonë. Nuk është e qartë nëse ai foli më vonë apo jo, por Kapo dha të paktën një fjalim ku mbrojti përgjithësisht linjën kineze dhe sulmoi revizionizmin jugosllav. Të tjera raportime thonë se ai foli kur kjo iu kërkua nga Hrushovi. Por në konferencën e Moskës në nëntor 1960 Hoxha tha se Shqipëria nuk ka folur në kongresin e Bukureshtit për ta ruajtur këtë të drejtë për në nëntor. Hoxha shtoi se kartat ishin luajtur paraprakisht në Bukuresht pasi as Kina dhe as parti të tjera nuk ishin njoftuar në kohë për t’u përgatitur. Hysni Kapo nga kongresi i Rumanisë më 27 qershor dhe u prit nga anëtarët e Byrosë Politike, por Hoxha dhe Shehu mungonin, dhe nuk kishin bërë asnjë paraqitje publike prej fillimit të qershorit deri më 11 korrik. Ndërkohë në fillim të korrikut një delegacion shqiptar i drejtuar nga Haxhi Lleshi dhe Liri Belishova po kthehej nga Lindja e Largët (Kina) dhe më 2 korrik ndaloi në Moskë, ku u nderuan me një darkë me disa figura të politikës sovjetike, mes të cilëve kreu i Parlamentit Brezhnjev dhe Froz Kozlov. Një raportim i agjencisë “Tass” tha se darka kishte kaluar në atmosferë të ngrohtë e miqësore, por akuzat e mëpasshme nga Hoxha sugjerojnë se me këtë sovjetikët kishin si qëllim të fitonin mbështetjen e shqiptarëve në debatin me Kinën. Me sa duket ata arritën sukses me Liri Belishovën me të cilën këmbyen informacione, dhe më pak me anëtarët e tjerë të delegacionit. Raporti i Kapos për kongresin e Rumanisë, së bashku me raportimet e delegacionit që kthehej nga Kina, forcuan më tej dëshirën e partisë shqiptare për t’i rezistuar Moskës. Më 11 korrik komiteti qendror shqiptar u mblodh më në fund nën drejtimin e Hoxhës dhe bëri të qartë se qëndrimi  tyre ishte mbështetja pa kushte ndaj Kinës. Deklarata e plenumit thoshte: “Pleniumi aprovon unanimisht qëndrimin e mbajtur nga delegacioni i Partisë së Punës dhe komunikatën e lëshuar pas takimit të Bukureshtit në qershor 1960”. Me deklaratën e pleniumit të 11 korrikut shqiptarët e kishin flakur pelerinën dhe përmbajtjen në akuzat e tyre, dhe tashmë ishte radha e sovjetikëve të reagonin. BRSS me sa duket e bëri këtë në dy rrugë. Së pari Maurice Thores, krye-komunisti francez dhe i njohur i vjetër i komunistëve shqiptarë u dërgua në Shqipëri në fund të korrikut për t’u përpjekur të bindte udhëheqësit shqiptarët të hiqnin dorë nga qëndrimi i tyre. Pas vizitës së Thorez Hoxha dha një deklaratë ku vlerësonte udhëheqjen sovjetike por vazhdoi të jepte ide të dykuptimta mbi politikën e jashtme sovjetike por iu shmang referencave mbi rreziqet e dogmatizmit.

Grushti i dështuar sovjetik

Por përveç përpjekjeve diplomatike me Shqipërinë, BRSS provoi dhe teknikën e forcës me anë të tentativës së përmbysjes së udhëheqjes Hoxha-Shehu. Sipas Hoxhës, BRSS kishte dërguar një letër në Shqipëri në gusht, ku kërkonte që ajo t’i bashkohej forcave duke dënuar politikën e Kinës. Por kur shqiptarët refuzuan BRSS nisi një sulm të papritur duke bërë presion ndaj disa zyrtarëve shqiptarë për t’u kthyer kundër udhëheqjes së vendit. Për këto akuza të Hoxhës ka prova të mjaftueshme. Në shtator ambasadat franceze, italiane dhe turke në Shqipëri kishin marrë njoftimin për një komplot të dështuar të ushtrisë shqiptare për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Për këtë dhanë informacion dhe të arratisurit shqiptarë në Greqi, sipas të cilëve në komplot ishte përfshirë kreu i marinës shqiptare admiral Sejko, tre gjeneralë të ushtrisë, shumë oficerë të rangut të mesëm dhe drejtues lokalë të partisë. Por komploti u shtyp që në fazat e tij fillestare dhe rreth 200 persona u arrestuan. Përfaqësuesit e huaj në Shqipëri asokohe vërejtën nervozitet mes udhëheqjes vendase dhe ndryshim të sjelljes mes diplomatëve të bllokut komunist. Këta të fundit nisën të tregonin histori të pakënaqësisë së madhe në popullatën shqiptare dhe vështirësitë që ishin shkaktuar nga regjimi në pushtet. Gjithashtu ambasadori rus Ivanov u thërrit në Moskë në gusht dhe nuk u kthye. Në më fund në janar ai u zëvendësua nga Shikin. Ekzistenca e komplotit për përmbysjen e regjimit u pranua publikisht nga Hoxha në kongresin e partisë në shkurt 1961, të cilin me kujdes ai e etiketoi “komplot imperialist”. Tre muaj më vonë në gjyqin e të akuzuarve, përfshi dhe Teme Sejko, një zyrtar të Elbasanit dhe tetë të tjerë, u dhanë dënime të rënda. Shtypi sovjetik nuk përmendi asnjëherë gjyqin shqiptar për “komplotin imperialist”  por një ditë para mbylljes së gjyqit BRSS tërhoqi tetë nëndetset e tij të bazuara në Vlorë dhe nisi tërheqjen e gjerë të teknikëve dhe konsulentëve nga Shqipëria. Me zbulimin dhe shtypjen e pucit të shtatorit as Moska dhe as Tirana nuk bënë më përpjekje për të fshehur përçarjen dhe qëndrimet e tyre ndaj njëra-tjetrës. Moska nisi të lëvizte të gjithë levat, përveç forcës ushtarake, për të bindur Shqipërinë të rikthehej në linjë, ndërsa Tirana veproi hapur për të eliminuar çdo element pro-sovjetik në radhët e partisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2018 - 07:22

CIA më 1952 nisi bashkëpunimin me Ahmet Zogun. Ky i fundit tentoi disa herë të gjente mbështetje në Jugosllavi dhe SHBA për të rrëzuar regjimin komunist.

Postuar: 15/07/2018 - 07:38

CIA ka zbardhur detaje për negociatat mes Ahmet Zogut dhe Titos me qëllim rrëzimin e regjimit kom

Postuar: 14/07/2018 - 08:16

CIA i ka kushtuar një vëmendje të veçantë gjendjes shëndetësore të diktatorit Enver Hoxha.

Postuar: 13/07/2018 - 07:17

Amerikanët kanë nxjerrë në ditë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 12/07/2018 - 07:12

Dalin në dritë të tjera detaje mbi lëvizjet e shërbimit inteligjent amerikan gjatë regjimit komun

Postuar: 11/07/2018 - 07:11

Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në përpjekjet për

Postuar: 10/07/2018 - 07:17

Shërbimet amerikane e kanë mbajtur nën vëzhgim Shqipërinë gjatë gjithë udhëheqjes së vendit nga E