BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet: Ja kush ishin favoritët për të marrë drejtimin e komunistëve përveç Hoxhës, nga Omer Nishani e Sejfulla Malishova, te Koçi Xoxe

CIA zbardh detajet: Ja kush ishin favoritët për të marrë

CIA ka treguar detaje nga lëvizjet e para komuniste në Shqipëri. Përpara se të krijohej Partia Komuniste, kishte nisur lëvizja komuniste e cila më pas u formësua me një parti. Por CIAI ka treguar se cilët ishin eprorët më në zë që mund të merrnin drejtimin e saj. Mes tyre ishte Enver Hoxha, por përmenden dhe Omer Nishani e Sejfulla Malishova.

Partia Komuniste

Edhe Partia Komuniste shqiptare lindi rreth 1926 kur shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë u bashkuan me anë të aktiviteteve të studentëve në Moskë. Presioni nga Londra bëri që shqiptarët të hiqnin përfaqësuesin e sovjetikëve Krakovecki nga stafi i tyre. Konare vazhdoi aktivitete e saj në Tiranë kryesisht me studentët e shkollave të mesme dhe propaganda e saj pati më shumë efekt gjatë rritjes së influencës dhe pushtimit të Italisë. Kur Gjermania sulmoi Rusinë organizmi i Partisë Komuniste po vazhdohej nga jugosllavët Mugosha dhe Popoviç. Ndërkohë Stalingradi po zgjeronte aktivitete e tij me anë të fronteve të përbashkëta të lëvizjeve guerile të rezistencës, të ngjashme me atë të Titos në Jugosllavi. Gjatë luftës komunistët shqiptarë forcuan pozitat e tyre dhe pas largimit të pushtuesve ata eliminuan grupet e tjera rivale. Të gjithë liderët e grupeve të tjera që nuk u larguan nga vendi u vranë ose u vendosën në kampe përqendrimi. Komunistët nga Serbia fillimisht vepruan në Shqipëri me premtimin e kthimit të Kosovës. Por në fakt Kosovës iu dha vetëm një status autonomie dhe popullsia shqiptare e rajonit u nda në tre njësi rajonale: pjesa lindore i kaloi Maqedonisë, pjesë perëndimore i kaloi Malit të Zi, ndërsa rajoni i Prizrenit e Pejës i shkuan Serbisë. Shqiptarët u rebeluan me këtë ndarje dhe një gjakderdhje e konsiderueshme pasoi. Popoviç i cili i kishte premtuar Kosovën Shqipërisë u vra nga profesori shqiptar Haki Take, i cili më pas kreu vetëvrasje.

Figurat aktuale

Në krye të strukturës qeveritare qëndron Omer Nishani, i cili drejton ekzekutivin dhe legjislativin. Ai është mysliman 55 vjeçar nga Përmeti në jug të Shqipërisë. Ka studiuar mjekësi në Austri, por nuk ka praktikuar kurrë. Në 1924 ai shkoi në Zvicër, u martua me një gjermane dhe shkroi një libër mbi Shqipërinë pas revolucionit të atij viti. Kur italianët sulmuan në 1939, ai u kthye në Shqipëri, megjithëse kishte mbështetje sovjetike, ai u vu në shërbim të Musolinit dhe mori postin e anëtarit të Këshillit të Shtetit. Është një individ që i kushton të gjithë energjinë personale propagandës, ndaj së cilës është fanatik. Aktualisht është në gjendje të dobët shëndetësore. 40 vjeçari Enver Hoxha është një tjetër figurë me perspektivë në lëvizjen e re komuniste. Mysliman besnik i sovjetikëve, ka studiuar në Francë dhe në liceun e Korçës për doktrinën komuniste. Është person tërheqës që bën miq shpejt, të jep përshtypjen e një politikani të arritur. Sejfulla Malishova ka studiuar në Rusi si anëtar i Konare në 1926. Konsiderohet i stërvitur në ideologjinë komuniste dhe është më shumë studiues sesa revolucionar. Mban aktualisht postin e ministrit të kulturës e propagandës. Koci Xoxe është sekretari i Partisë Komuniste, vjen nga rajoni i Korçës dhe është ortodoks. Nuk është i arsimuar dhe ishte i panjohur deri në ngritjen e komunistëve. Ashtu si Hoxha ai është një nga tetë gjeneralët që erdhi në fuqi me regjimin, bashkë me Spiro Moisiun, Mehmet Shehun, Badri Spahiu, Muslym Peza, Dali Ndreu e Temecko. Kristo Çipo që deri kohët e fundit ka qenë ministër i Arsimit, është rreth 60 vjeç, ortodoks nga Korça, shkrimtar e profesor. Më parë është njohur si mik i Greqisë. Qirjako Harito është nga rajoni i Himarës dhe ka shërbyer prej vitesh si kreu i financave të Kryqit të Kuq, por u bashkua me Partinë Komuniste në 1944 kur vëllai i tij u vra gjatë një kryengritjeje komuniste. Figurat e mësipërme nuk janë në të vërtetë përfaqësuesit e popullit të Shqipërisë. Populli i urren dhe ata ruajnë autoritetin e tyre vetëm me anë të terrorit. Raportimet nga Shqipëria për rendin e policisë dhe terrorin janë të vogla. Për sa kohë që të ketë përfaqësues të forcave Aleate në Shqipëri komunistët mundohen të tregohen të moderuar me përdorimin e dhunës. Kur nuk ka përfaqësues të huaj dhe spiunazh, atëherë rendi i ditës janë burgjet, kampet e përqendrimit dhe birucat. Shumë komunistë të rëndësishëm po hiqen nga postet e tyre për mungesë besimi. Frika e spastrimeve mbizotëron mes radhëve të komunistëve dhe në të gjithë Shqipërinë. Pushteti ka eliminuar Mustafa Gjinishin, një nga themeluesit e komunizmit shqiptar, Anastas Lula, Ranmiuze Xhebre dhe dy vëllezërit e Husine Kokalari. Ndërsa janë ulur në detyrë Gjergj Kokoshi, Dani, kolonel Hysni Peja. Shumë anëtarë të parlamentit përfshi dhe don Luigj Pici dhe Kol Frela, janë përjashtuar nga parlamenti. Anëtarë të vjetër të partisë komuniste si Arsi Halili dhe Rexhep Sulejmani kreu i partisë në Vlorë, janë arrestuar. Abaz Gjermeni, Fikri Dine, Muharrem Bajraktari dhe ish-komunistë të tjerë të rëndësishëm, oficerë e ushtrakë janë të zhgënjyer dhe kanë kërkuar azil në Greqi. Ndërsa të tjerë si Dan Kalodhi e Cen Elezi i janë bashkuar grupeve guerile në male.

28 dhjetor 1948

Aktiviteti sovjetik në Shqipëri (nga burime të konsideruara të besueshme)

Pak pas ardhjes së gjeneral Feodor Kovpak në Tiranë, partisë komuniste shqiptare iu dhanë udhëzimet e mëposhtme: Ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike dhe e bashkimit doganor me Jugosllavinë. Ngritja e një lëvizjeje irredentiste, për pretendimin e tokave shqiptare në Jugosllavi, që të pretendojë bashkimin me Kosovën. Zgjerimi i portit të Durrësit nën mbikëqyrjen sovjetike, për të pritur anijet luftarake italiane që do të vinin sipas paktit të paqes me BRSS. Udhëzimet raportohet se hasën me protesta, veçanërisht në fillim, gjë që rezultoi me përjashtimin nga partia e më pas arrestimin e ministrit të brendshëm Koçi Xoce dhe anëtarëve të komitetit qendror Pandi Kristo dhe Nuri Hata. Shumë arrestime të tjera u bënë në komunitetin jugosllav në Shqipëri, dhe në shoqërinë e miqësisë Shqiptaro-Jugosllave. Në zbatim të udhëzimeve, u krijua në Tiranë, “Komiteti i Kosovës”, aktiviteti i të cilit ishte në vëzhgimin e rreptë të sovjetikëve. Aktivitetet e tij ishin në koordinim me komitetet e tjera anti-jugosllave të krijuara në Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Grupet kundër regjimit

Shumica e tentativave të grupeve të emigracionit për krijimin e lidhjeve me grupet e brendshme të rezistencës kanë dështuar dhe aktualisht nuk është krijuar asnjë lidhje mes. Grupi më i njohur i shqiptarëve të emigracionit është Komiteti i Shqipërisë së Lirë me bazë në Romë, i cili merr të paktën një pjesë të fondeve për operacionet nga qeveria italiane. Ky është grupi disi më i organizuar dhe më intelektual, por efektiviteti i tij cungohet nga lidershipi i dobët, mungesa e politikave të sakta dhe mungesa e lidhjeve me elementët e rezistencës në Shqipëri. Jugosllavët kohët e fundit kanë sponsorizuar krijimin e një grupe të tyrin të refugjatëve shqiptarë por për momentin ai nuk po inkurajohet të ndërhyjë në mënyrë aktive kundër regjimit në Shqipëri. Greqia nga ana e saj nuk inkurajon krijimin e lëvizjeve të emigracionit për momentin. Italia, Jugosllavia dhe Greqia kanë minimizuar ndihmën e tyre për këto grupe të diasporës pas arsye të numrit të madh të këtyre grupeve dhe mosmarrëveshjeve midis tyre. Ata konsiderohet si investime të dobëta pasi nëse nuk bashkohen në front të vetëm nuk do të përbëjnë rrezik serioz për regjimin por vetëm do të shkaktojnë trazira të buta. Gjithashtu asnjë nga këto vende nuk provon të kërcënojë regjimin Hoxha prej frikës së krijimit të pretekstit të një agresioni nga BRSS, ose për të justifikuar shtimin e fortifikimeve ruse në Shqipëri. Për një mbrojtje efektive të Evropës dhe Mesdheut juglindor, gjatë kohës që regjimi i Hoxhës është në fuqi, për ne është i leverdisshëm bashkëpunimi i plotë mes Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë. Planet ushtarake duhet të integrohen për këtë front të përbashkët, bazuar në avantazhet reciproke. Për arritjen e këtyre objektivave duhet të arrihet fillimisht një riafrim ideologjik mes vendeve dhe më pas masat e përbashkëta të mbrojtjes. Aktualisht nuk po merren hapa për koordinimin e planeve mbrojtëse të Italisë, Jugosllavisë e Greqisë. Gjendja aktuale e lidhjeve mes Italisë e Jugosllavisë nuk është pozitive prej problemit territorial të Triestes, ndërsa sa i përket lidhjeve mes Jugosllavisë e Greqisë, ato kanë sinjalizuar se mund të jenë të gatshme të këmbejnë informacione të rëndësishme sigurie, nëse plotësohet disa kushte nga secila palë. Deri tani për këtë nuk është arritur gjë.

Greqia dhe Italia

Nëse Shqipëria është në duar armike kjo do të nevojite zhvendosje të materialeve dhe trupave kufitare jugosllave e greke në zonat pranë Shqipërisë, duke bërë që të neglizhoheshin zona të tjera. Ndërsa sa i përket Italisë, e cila nuk ka kufi tokësor me Shqipërinë, kemi ndryshime të planeve detare. Një riformulim i tillë planesh mbrojtjeje nga Greqia, Jugosllavia e Italia duhet të marrë në konsideratë faktin se BRSS ka në Shqipëri një bazë të rëndësishme detare nga e cila mund të nisen sulme agresive anijesh ose nëndetësesh kundër të treja vendeve dhe zonës së Mesdheut në përgjithësi. Shqipëria mund të shërbejë gjithashtu si një bazë ajrore për Bashkimin Sovjetik për operacione të kufizuara. Qëllimi kryesor i tre vendeve fqinje aktualisht është reduktimi i dominimit sovjetik në Shqipëri dhe rrjedhimisht reduktimi i rrezikut komunist për veten e tyre. Por që planet e tyre aktuale ushtarake në lidhje me Shqipërinë nuk kanë koordinim, kryesisht prej pretendimeve dhe interesave vetjake. Edhe vetë rrëzimi i regjimit të Hoxhës mund të komplikonte më shumë situatën rajonale, prandaj ato po mbajnë qëndrime të heshtura dhe çështja e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet në sfond për momentin. Me një rritje të mundshme të përfshirjes së Perëndimit dhe veçanërisht Italisë, çështja mund të zgjidhet brenda strukturës perëndimore. Nëse qeveria e Hoxhës do të zëvendësohej nga në regjim pro-perëndimor, Greqia e Jugosllavia do të reduktonin fokusin në mbrojtjen kufitare me të, ndërsa Italia do të rimendonte vendosjen e forcave detare. Problemet logjistike të të treja vendeve do të thjeshtëzoheshin me largimin e kërcënimit sovjetik. Një regjim i ri në Shqipëri do të kishte patjetër nevojë për ndihmë të jashtme, veçanërisht me armët dhe pajisjet që po vijnë nga Bashkimi Sovjetik. Sikur një nga fqinjët e saj të fitonte një pozitë superiore në Shqipëri, kjo me siguri që do të dëmtonte marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes Greqisë, Italisë e Jugosllavisë. Ndryshimi i mundshëm i regjimit do të sillte ndryshime në strategjinë e përbashkët të mbrojtjes së Mesdheut dhe Evropës jugperëndimore, por gjithsesi do të lehtësonte punën strategjike në krahasim me gjendjen aktuale. Dhe në fakt e vetmja vlerë për Bashkimin Sovjetik është fakti se dominimi i tij në Shqipëri komplikon planet perëndimore të mbrojtjes së përbashkët. Edhe për Perëndimin, Shqipëria nuk do të kishte vlerë të madhe strategjike sa i përket porteve apo fushave ajrore.

Policia dhe agjentët e sigurimit

Në Lezhës ka rreth 30 policë dhe agjentë të Sigurimit, që drejtohen nga Qamil Daçi nga Shkodra. Roja civile e Lezhës ka rreth 14 burra. Në zonën e Lezhës ka stacione policie në zonat e Dajç, Kallmet, Shëngjin e Krioneri. Çdo organizatë bazë ka agjentë të sigurimit që formojnë policinë sekrete të partisë. Këta agjentë infiltrohen në organizata e ndryshme të punëtorëve, me detyra si ruajtja e mbikëqyrjes së anëtarëve të kolektivit apo anëtarëve të Partisë së Punës. Ata mbikëqyrin gjithashtu organizatat dhe vetë forcat e sigurisë së regjimit për elemente diversive. Gjatë takimeve të partisë, këta elementë janë iniciatorë të kritikave të ashpra ndaj elementëve që shkelin vijnë e partisë komuniste dhe çdo i dyshuar prej tyre raportohet te Sigurimi. Agjentët e Sigurimit mund të jenë drejtues të organizatës bazë ose dhe anëtarë të thjeshtë partie.

Mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me Bllokun

Veprimet e fundit të Jugosllavisë tregojnë se në kontrast me mendësinë e mëparshme tashmë Beogradi është i gatshëm të ndërmarrë veprime kundër bllokut sovjetik në kundërpërgjigje të sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit kanë degjeneruar në një situatë tensioni të thellë me shkëmbime akuzash dhe ofendimesh. Të dy vendet kanë këmbyer një numër ta madh notash proteste që prej fundit të janarit dhe Beogradi kohët e fundit ka vendosur të publikojë gjyqet e dënimet e 13 shqiptarëve të akuzuar për spiunazh kundër Jugosllavisë. Kjo përfaqëson një ndryshim të konsiderueshëm prej janarit, kur Beogradi anuloi gjyqin publik të 25 jugosllavëve “konformistë” nga frika e efektit në marrëdhëniet e bllokut. Duke folur në Shkup më 6 mars, Tito i bëri thirrje shqiptarëve të përmbysnin Enver Hoxhën, duke e quajtur “përbindëshi luftënxitës i Ballkanit”. Një ditë më vonë në Beograd ai kërcënoi se do të denonconte sulmet irredentiste shqiptare dhe bullgare para këshillit të Kombeve të Bashkuara. Tito shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur kokë më kokë akuzave të bllokut sovjetik dhe duke bërë të qartë se nuk do të ketë mirëkuptim për sa kohë që Moska lejon të ndodhin gjëra të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit në Shqipëri dhe caktimin e tij me detyra të tjera. Me shumë gjasa Shqipëria do të përgjigjet me masa të ngjashme, por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë prishjen e plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme e lidhjeve me Kinën verën e shkuar, nuk rezultoi në ndërprerje të marrëdhënieve. Këto veprime të Beogradit parashikojnë një përkeqësim të marrëdhënieve me bllokun sovjetik, veçanërisht me fqinjët e Shqipërisë e Bullgarisë, me të cilat polemikat janë më armiqësore. Përçarja e thellë ideologjike me vendet e bllokut vazhdon të mos ketë mundësi rikëshillimi. Kjo ndoshta se për Jugosllavinë kjo nuk është vetëm çështje ideologjike por dhe refuzim i dominimit sovjetik, duke sinjalizuar se dhe vendet e bllokut në fakt po ndjekin disa shembuj nga Jugosllavia për politikat e brendshme.

Më të lexuarat