BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja kush ishin gjeneralët më të rëndësishëm gjatë regjimit komunist, ndryshimet në qeveri më 1953 dhe rivaliteti Hoxha-Shehu

CIA zbardh detajet, ja kush ishin gjeneralët më të

Amerikanët kanë hedhur të tjera detaje mbi zhvillimet gjatë regjimit komunist. Sipas disa dokumenteve, jepen detaje mbi gjeneralët kryesorë gjatë regjimit komunist, ndërsa tregohen detaje nga rivaliteti mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Gjeneralët kryesorë

Shefqet Peçi

Gjeneral-major Shefqet Peçi lindi në 1906 në fshatin Picar të Kurveleshit nga familje fshatare e mesme. Kreu shkollën fillore në Shqipëri dhe në vitin 1931 kishte kryer 3 vjet shkollë artilerie. Pas shkollës hyri në ushtri, por mbajti kontakte me grupet anti-zogiste ku drejtonte Bedri Spahiu. Ai u arrestua për aktivitet anti-zogist në 1937, por megjithëse u burgos e u torturua Peçi vazhdoi aktivitetin revolucionar anti-zogist. Për arsye ekonomike Peçi nisi punë si roje në shkollën Normale të Elbasanit në 1938, duke vazhduar ndërkohë aktivitetin anti-zogist në bashkëpunim me grupet e rezistencës. Me pushtimin fashist Peçi ishte pjesë e demonstratave anti-fashiste me studentët e Normales së Elbasanit. Për aktivitetin e tij ai u arrestua dhe u burgos për katër muaj. Pas lirimit kaloi një farë kohe në ilegalitet, duke organizuar e mobilizuar njerëz për Ushtrinë Çlirimtare në zonat Kardhiq e Kurvelesh. Në fund të 1942 ai qe komisar i kompanisë partizane “Çerçiz Topulli” dhe më vonë, komisar i batalionit “Hasim Zeneli”. Në maj 1944 ai mori pjesë në Kongresin e Përmetit si anëtar i këshillit të përgjithshëm. Pas çlirimit ai qe inspektor i ushtrisë, komandant i Divizionit të 3-të, komandant i Divizionit të 5-të dhe drejtor i stërvitjes ushtarake. Aktualisht është kandidat për Komitetin Qendror të partisë, me rangun gjeneral-major.

Gjeneral-major Haxhi Lleshi

Ka lindur në 1913 në fshatin Bespan në Dibër. Ai ka marrë pjesë në rezistencën ndaj pushtimit fashist në Zerqan. Në verën e vitit 1942 u bë komandant i kompanisë partizane të Dibrës. Në shtator 1942 ai mori pjesë në Konferencën e Pezës si i dërguar i Dibrës. Ai u plagos në një betejë me armikun. Në korrik 1943 u bë komandant i Batalionit të Dibrës. Mes viteve 1942 e 1944 Lleshi ka luftuar dhe punuar me partizanët jugosllavë në Maqedoni dhe Shqipëri. Në konferencën e Labinotit ai u bë anëtar i Këshillit të Ushtrisë Çlirimtare. Pas çlirimit ai shërbeu si ministër i Brendshëm deri në vitin 1946. Aktualisht është ministër pa portofol dhe kryetar i Komisionit të Kontrollit Shtetëror.

Gjeneral-major Tahir Kadare

Kadare ka lindur në Gjirokastër në 1913. Ka kryer liceun 5-vjeçar dhe më pas dy vjet shkollë artilerie që përfundoi në 1931. Deri në 1937 ka shërbyer në ushtrinë shqiptare si oficer artilerie, ku u lidh me ushtarakë me ide komuniste. Rrjedhimisht u arrestua nga regjimi i Zogut dhe u burgos për 8 muaj për aktivitet komunist. Në 1938 shkoi në Greqi me qëllim që të shkonte të luftonte në Spanjë, por u arrestua atje dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Pas pushtimit fashist Kadare vazhdoi aktivitetin revolucionar duke luftuar kundër pushtuesit në Tepelenë e Tiranë. Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste në 1942 dhe ndihmoi në organizimin e lëvizjes në qytetin e Gjirokastrës. U dënua me vdekje në mungesë nga Gjykata fashiste e Gjirokastrës. Në pranverë 1942 Kadare u bë komandant i kompanisë partizane “Zagoria”, e cila kreu aktivitet të gjerë propagande komuniste në fshatrat ku kalonte si Zagori, Lunxhëri, Pogon etj. Në shtator 1942 ai u bë komandant i forcave të Gjirokastrës. Në gusht 1943 u bë zv. komandant i Brigadës së I-rë partizane dhe e drejtoi atë në disa angazhime kundër armikut. Në dhjetor 1943 u bë komandant i Brigadës së 3-të ndërsa në gusht 1944 drejtoi Divizionin e 2-të në çlirimin e Shqipërisë së Veriut.

Aktualisht është komandant i artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjeneral-major Gjin Marku

Ka lindur në 1918 në një familje të varfër fshatare në Bas të Burrelit. Ka bërë shkollën fillore në jetimoren e Tiranës, më pas është regjistruar në shkollën teknike bujqësore të Tiranës ku studioi 4 vjet. Fitoi një konkurs dhe u emëruar teknik bujqësor në Korçë, post që e mbajti deri në gusht 1941. Ai nisi punën revolucionare në vitin 1936, duke marrë pjesë në grevat e demonstratat në Korçë. Në 1937 u bë anëtar i grupit “Puna” duke ia kushtuar veten agjitacionit dhe përpjekjes kundër regjimit të Zogut. Pas pushtimit ai punoi kundër regjimit fashist me grupin gueril të Korçës. Në nëntor 1941 ishte pjesë e grupit partizan të Pezës, ku qëndroi deri në shkurt 1942. Me urdhër të Komitetit Qendror të përkohshëm të Partisë Komuniste u vendos në Berat për organizimin e rezistencës dhe formimin e kompanisë partizane në Skrapar. Në maj 1944 u bë komandant i Brigadës së 7-të. Pas çlirimit u dërgua në akademinë Voroshilov në Moskë ku mbaroi studimet në 1948 dhe u kthye në postin e shefit të artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

8 tetor 1953

Ndryshime të rëndësishme në qeverinë shqiptare

Ndryshimet e fundit në qeverinë shqiptare i atribuohen planit të përgjithshëm sovjetik për zbatimin e direktivave të reja në strukturën administrative të vendeve satelite, të cilat fokusohen kryesisht në ndarjen e organizatës së policisë nga qeveria dhe partia. Dorëheqja e kryetarit të Parlamentit me shumë gjasa ka ardhur me kërkesë të Hoxhës, i cili e konsideronte Nishanin si tepër intelektual dhe jo shumë të pritur të ndjekë linjën rigoroze të partisë. Pasuesi i tij, Haxhi Lleshi është një komunist fanatik që ka të dhëna të shumta si partizan gjatë kohës së luftës. Vetë pozita e Hoxhës është forcuar nga ndryshimet pasi rivali i tij Mehmet Shehu, megjithëse është ende numri 2 i shtetit, ka humbur fuqinë direkte që ushtronte në parti. Hoxha ka arritur ta rrethojë veten me bashkëpunëtorë besnikë të tij dhe të komunizmit. Vendimi i njoftuar më 4 gusht 1953 si nga Moska dhe nga Tirana për ngritjen e lidhjeve të tyre në nivel ambasadash koinçidon me riorganizimin e qeverisë shqiptare në stil sovjetik dhe me një fjalim të Hoxhës ku lavdërohen marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-BRSS. Në Tiranë ish-i dërguari sovjetik Leviçkin tashmë është emëruar ambasador. Kjo tregon për interesin e madh të BRSS ndaj Shqipërisë për momentin. Nga informacionet e mësipërme mund të konkludojmë se Rusia po tregon interes për ruajtjen në Shqipëri të një qeverie komuniste në harmoni të plotë me direktivat e Kremlinit. Disiplina e komunistëve të lartë shqiptarë ka qenë e shkëlqyer dhe ndoshta Shehu është mbajtur në qeveri si një kundërpeshë e përhershme ndaj Hoxhës. Të lidhurit me Moskën tashmë përfaqësohen në qeverinë e Tiranës më shumë se kurrë.

24 shkurt 1955

Organizimi i Ministrisë së Brendshme

Ministria e brendshme e Shqipërisë drejtohet nga ministri, zv. ministri dhe më pas tre asistentë. Zv. ministri drejton punët e përditshme ndërsa secili nga tre asistentët kanë një nga postet e ndara të: 1) Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, 2) Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, 3) Drejtoria e Rojeve Kufitare

Drejtoria e Sigurimit

Ka 10 degë funksionale në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Dega e jashtme mbulon spiunazhin në vendet e huaja. Dega e brendshme merret me organizimin e informatorëve në të gjithë vendin. Në të përdoren dhe elementë reaksionarë pasi mund të fitojnë besimin e elementëve të tjerë reaksionarë të cilët janë dhe objektivi kryesor i operacioneve. Prandaj rekrutimet bëhen kryesisht përmes njerëzve që janë arrestuar më parë dhe liruar me kusht që të punojnë si informatorë. Për rekrutimin e informatorëve përdoret një sistem sekret dhe bëhet çdo përpjekje. Rekrutimet bëhen si direkt nga dega e brendshme ashtu dhe nga përfaqësuesit në terren. Agjentët e rekrutuar në këtë mënyrë nuk marrin trajnim, por i jepen disa udhëzime dhe një adresë kontakti e oficerit të tyre përgjegjës të Sigurimit.

Dega kriminale

Kjo degë punon me spiunazhin në vend nga agjentë të huaj, të quajtur “diversantë” ose grupe që futen në vend, me zbulimin e grupeve ilegale, zyra lokale e degës kontakton me policinë vendase dhe civilët e armatosur. Brigada Speciale thirret kur hasen grupe të mëdha diversantësh.       Dega e kundër-spiunazhit ka të bëjë me zbulimin e spiunazhit të huaj në Shqipëri, kryesisht në qytete. Në vitet 1949-1950 një grup i madh anti-qeveritar u organizua në Tiranë, të cilët u zbuluan dhe u dënuan rëndë.                                                                                                       Dega e hetimit merr juridiksionin për arrestimet në rastet e krimeve jo-ordinere dhe kryen hetimet e këtyre rasteve. Nëse personi i arrestuar konsiderohet me faj, ai i referohet prokurorit të shtetit dhe informacionet i kalohen degëve përkatëse. Hetimet kryhen zakonisht nga zyrat e rretheve, përveç rasteve kur të akuzuar janë grupe të mëdha personash ose në raste të veçanta. Dega e sigurisë personale merret me sigurinë personale të anëtarëve të qeverisë dhe udhëheqësve të partisë. Kështu për shembull Mehmet Shehu shoqërohet gjithmonë nga 2-3 oficerë gjatë udhëtimeve të tij.

Organizimi i Sigurimit

Për qëllime administrimi 26 qytetet e Shqipërisë ndahen në kategori të parë 11 qytete, kategori të dytë 9 qytete dhe 6 qytete në kategori të tretë. Në çdo qytet të kategorisë së parë ka një Komitet Ekzekutiv dhe një degë të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në qytetet e kategorisë së dytë e të tretë ka vetëm seksione të ministrisë. Në secilën nga degët lokale ka oficerë të Sigurimit që i drejtojnë. Në çështjet që i përkasin vetëm policisë, shefi vendor i policisë punon me drejtorinë e policisë. Këto çështje janë krimet ordinere ndërsa Sigurimi merret me ato që njihen si “krime kundër shtetit”. Pas një hetimi fillestar vendosen se cila nga dy shërbimet merr juridiksionin. Degët lokale të policisë dhe të Sigurimit janë thuajse të njëjta në organizimin e tyre dhe ndryshojnë vetëm në varësi të nevojave lokale. Për shembull dega e brendshme e Tiranës ka seksione hetimi, spiunazhi etj. Personeli i degës përbëhet nga shefi dhe 3 asistentë të Sigurimit, shefi i policisë, një asistent dhe oficerë të tjerë. Në qytetin e Korçës ka vetëm 2 asistentë të Sigurimit. Në qytetet e kategorisë II e III ka vetëm një shef të Sigurimit dhe një asistent për çështjet policore. Këto seksione kanë dhe një Seksion Hetimi me një ose dy hetues. Në qytetet poshtë kategorisë III si Kavaja ose Shijaku ka vetëm një “punonjës të Sigurimit” dhe një polic. Në lokalitete më të vogla ka vetëm një punonjës policie dhe jo oficer Sigurimi, por vendet vizitohen rregullisht nga oficerë Sigurimi të degëve fqinje. Oficerët e Sigurimit kanë dhe uniforma dhe veshje civile që i përdorin sipas nevojës. Zakonisht në lokalitete ata përdorin veshjet civile. Në fshatra të vegjël ku nuk ka oficerë policie, çdo burrë duhet të kryejë detyra policie për dy muaj, pa pagesë.

 Stërvitja dhe shkollimi i Sigurimit

Shkolla për oficerët e Sigurimit është në Tiranë në rrugën e Elbasanit. Nuk ka kurse të caktuara për stërvitjen e agjentëve e informatorëve. Udhëzimet atyre u jepen sipas misioneve të caktuara. Në Durrës ka një kurs të veçantë për minat, sabotazhet etj. Disa kurse të tjera bëhen në Elbasan. Mehmet Shehu ka urdhëruar se të gjithë oficerët e Sigurimit duhet të bëjnë kurse në Bashkimin Sovjetik dhe në fakt janë shumë që kanë kryer kurse të tilla nga 1 deri në 1 vit e gjysmë.

Sigurimi në ushtri

Çdo divizion dhe brigadë e ushtrisë ka një seksion të Sigurimit. Si rregull i përgjithshëm komandantët ose komisarët politikë të ushtrisë duhet të mbahen të informuar për punën nga seksioni ose oficeri i Sigurimit. Oficerët e Sigurimit rekrutojnë agjentët nga njësitë ushtarake. Ato rekrutohen ose në mënyrë vullnetare ose me propagandë patriotike ose me anë të presionit. Për shembull njëherë në regjimentin 13 të këmbësorisë, 3 ushtarë kishin në plan të dezertonin, por ata u kapën dhe u arrestuan. Dy u burgosën ndërsa njëri u rekrutua dhe u dërgua në njësi tjetër si agjent.

Më të lexuarat