BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja si Enver Hoxha refuzoi BRSS për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Moska e akuzonte për ide mikroborgjeze

CIA zbardh detajet, ja si Enver Hoxha refuzoi BRSS për

CIA zbardh të tjera detaje nga marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik. Gazeta “SOT” zbardh pjesën tjetër të letrës që Partia Komuniste e BRSS u dërgonte përfaqësuesve të saj, ku kritikohej Enver Hoxha. Aty tregohet se si diktatori shqiptar refuzoi disa herë Moskën, e cila kërkonte përmirësim të marrëdhënieve.

19 janar 1962

Letër e Komitetit Qendror Sovjetik në lidhje me Shqipërinë

(Vijon nga numri i kaluar)

Argument kryesor i udhëheqësve shqiptarë është se Shqipëria, thonë ata, është një vend i vogël dhe partia shqiptare është një parti e vogël, prandaj dhe kërkesat e saj janë të vogla. Ata vazhdimisht argumentojnë se bashkimi Sovjetik duhet të tregojë kujdes të veçantë për Shqipërinë dhe të jetë veçanërisht tolerant ndaj udhëheqësve të saj. Kjo të bën të mendosh se si këta njerëz mendojnë se përfaqësuesit e një vendi të vogël mund të kryejnë veprime të tilla famëkeqe dhe të hedhin baltë mbi partinë e madhe, duke i bërë favor armiqve me përçarjen e unitetit në botën komuniste. Por ndërkombëtarizimi proletar i bën kërkesat e tij për të gjitha partitë, të mëdha e të vogla, ai nuk bën përjashtime për askënd. Të gjitha partitë marksiste-leniniste duhet të tregojnë vëmendje të veçantë për të forcuar unitetin e botës komuniste, dhe partitë e mëdha duhet gjithashtu të kujdesen për ruajtjen e barazisë dhe të drejtave të partive të vogla. Ndërsa partitë e vogla të parandalojnë idetë mikroborgjeze të nacionalizimit që mund të hyjnë mes radhëve të tyre. Lenini ka thënë se social-demokracia e një populli të vogël duhet të luftojë kundër mendje-ngushtësisë dhe izolimit, duke marrë parasysh interesat e përbashkëta. Kjo është një nga kërkesat më të neglizhuara nga udhëheqja shqiptare, e cila ka shkelur parimet proletare pasi është përshkuar nga idetë mikroborgjeze nacionaliste të nxitura prej privilegjeve të saj në lëvizjen komuniste. Në lëvizjen komuniste nuk ka pozita të tilla të privilegjuara për asnjë parti, qoftë e madhe apo e vogël. Kërkesat që diktohen nga uniteti i lëvizjes janë të detyrueshme për të gjithë. Partia sovjetike, ashtu si dhe partitë e tjera vëllazërore, është e shqetësuar për sjelljen e partisë shqiptare dhe ka marrë të gjitha masat për normalizimin e marrëdhënieve dhe eliminimin e kontradiktave. Ne kishim shpresuar që udhëheqësit shqiptarë të kishin kuptuar gabimet në linjën e tyre dhe të rivendosnin marrëdhëniet miqësore me BRSS. Dy herë në gusht 1960 partia sovjetike i bëri apel partisë shqiptare për të pranuar një takim mes përfaqësuesve. Në letrën e dërguar nga partia sovjetike thuhej: “Do të ishte me vend dhe korrekte të shuanim shkëndijat e mosmarrëveshjeve që kanë lindur. ... nëse partia shqiptare ka opinion të ngjashëm me tonin, ne jemi të gatshëm të që të takohemi në çdo kohë dhe në çdo nivel për të diskutuar “. Por partia shqiptare refuzoi të takohej me përfaqësuesit tanë. Në kohën kur delegacioni i partisë shqiptare ishte në Moskë për konferencën e partive vëllazërore në nëntor 1960, partia sovjetike përsëri i kërkoi shqiptarëve mbajtjen e bisedimeve. Me insistencën tonë këto bisedime u nisën, por Hoxha e Shehu u sollën në mënyrë provokative dhe me prepotencë ndaluan takimin dhe bisedimet.

Refuzimi i PPSH

Në dhjetor 1960 udhëheqësit shqiptarë refuzuan propozimin tonë për bisedime të nivelit të lartë për problemet ekonomike. Në shkurt 1961 përfaqësuesit sovjetikë në kongresin e 4-rt të partisë shqiptare dërguan edhe njëherë propozimin për organizmin e një takimi mes liderëve të partisë pro përsëri nuk u pranua. Nga ana tjetër, asnjëherë partia shqiptare nuk ka kërkuar takim me përfaqësuesit sovjetikë për normalizimin e marrëdhënieve. Udhëheqësit shqiptarë nuk u vunë veshin as opinionit kolektiv të partive vëllazërore, teksa Hoxha e Shehu refuzuan të marrin pjesë në takimin e konsultimit mes qeverive të Paktit të Varshavës në gusht 1961, duke treguar kështu mungesë të plotë vullneti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me partinë sovjetike dhe partitë e tjera marksiste-leniniste. Për më tepër udhëheqja shqiptare nisi të bëjë avancime të hapura drejt imperialistëve, duke u reklamuar atyre linjën e saj të veçantë të socializmit dhe sulmet e tyre anti-sovjetike. Kjo u duk qartë në kongresin e 4-rt të partisë shqiptare ku udhëheqësit u përpoqën të kontrastojnë sulmet e tyre të egra anti-leniniste, me politikat e përgjithshme të lëvizjes komuniste. Por gjithsesi shtypi borgjez nisi të pretendonte në mënyra të ndryshme se Shqipëria po merr një pozicion tjetër nga ai i vendeve komuniste. Në janar 1961, agjencia Associated Press tha: “Enver Hoxha dhe delegacioni i tij u larguan nga Moska para fundit të konferencës, që tregon se ishin të pakënaqur nga vendimet e saj”. E përditshmja britanike Sunday Express tha më 15 janar 1961 se prej më shumë se një viti SHqipëria ka mbështetur hapur konceptin e një politike të jashtme agresive, në kundërshtim me bashkë-ekzistencën paqësore të reklamuar nga BRSS. Ajo shkruante më tej: “Shqipëria po djeg të gjitha urat prapa saj në marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Fushata e saj kundër rusëve ka arritur kulmin në javët e fundit”. Ndërsa më 20 qershor 1961 “Daily Telegraph” shkruante: “Në komunizmin e tij ballkanik të Hoxhës tashmë nuk ka asgjë që mund të pengojë kthimin e tij drejt fuqive perëndimore”. Siç mund të shihet, imperialistët kanë nisur afrime të hapura ndaj Shqipërisë dhe llogaritje sesi mund ta përdorin atë për interesat e tyre gjeopolitik. Në kongresin e 22-të të partisë sovjetike qëndrimi i Shqipërisë u bë objekt kritikash të ashpra nga të gjithë vendet por gjithsesi të shoqëruara me gatishmërinë për riparimin e marrdhënieve në bazë të parimeve marksiste-leniniste.

Argumentet e BRSS

Kundërshtimi i hapur ndaj qëndrimit të gabuar të partisë shqiptare nga partia jonë dhe e vendeve të tjera socialiste, u bë bazuar në faktin se ata ishin zhvendosur nga parimet lëvizjes komuniste mbi çështje thelbësore, që ishin formuluar në deklaratat tona të përbashkëta, dhe së dyti prej aktiviteteve të hapura armiqësore dhe përçarëse ndaj bashkëpunimit socialist. Së treti, ishin ezauruar të gjitha masat e tjera të influencimit të udhëheqësve shqiptarë, për sheshimin e diferencave me anë të bisedimeve dhe konsultimeve. Për fat të keq, duhet theksuar se udhëheqësit shqiptarë jo vetëm që nuk dëgjuan zërin e arsyes dhe thirrjen e partive vëllazërore për konsultime, por shkuan edhe më tej në aktivitetin e tyre provokativ e përçarës. Fushata anti-sovjetike e Shqipërisë u përhap me më shumë forcë veçanërisht gjatë kongresit të 22 në Moskë dhe pas mbylljes së tij. Duke reaguar ndaj apelit të partisë sovjetike për t’u distancuar nga gabimet dhe për t’u rikthyer në rrugën e unitetit dhe bashkëpunimit, udhëheqësit shqiptarë u përgjigjën me një deklaratë provokative të komitetit qendror më 20 tetor 1961. Në këtë dokument, ku përkeqësohej edhe më shumë toni dhe përmbajtja anti-sovjetike, udhëheqësit shqiptarë bënin supozime monstruoze mbi partinë dhe vendin tonë, duke folur me një gjuhë armiku. Platforma anti-leninsite e anti-sovjetike e Shqipërisë u prezantua në një formë të përçmueshme në fjalimin e Hoxhës në Tiranë në 7 nëntor 1961. Në mënyrë hipokrite ai tha se vendi i tij kishte dashur të shprehte dashurinë dhe miqësinë ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe tha se mosmarrëveshjet ishin vetëm me komitetin qendror të partisë sovjetike. Ai u përpoq të gënjente popullin e tij duke thënë se qeveria e BRSS kishte një linjë politike të ndryshme nga populli i saj. Ashtu si më parë Hoxha e Shehu kërkojnë mbështetje e ndihma ekonomike nga populli sovjetik, por denoncojnë dhe shpifin kundër punës së partisë dhe qeverisë sovjetike. Udhëheqësit shqiptarë kanë rënë kaq poshtë sa që nuk kanë më turp nga metodat e tyre. Por armiqtë e socializmit kanë vepruar edhe më parë me metoda të tilla, dhe të gjitha herët provokimet e tyre kanë plasur si flluska sapuni. Edhe provokimet e udhëheqësve aktualë shqiptarë do të dështojnë në mënyrë skandaloze.

Akuzat

Por sigurisht kjo nuk është vetëm çështje e Hoxhës e Shehut, influenca e të cilëve nuk duhet nënvlerësuar. Çështja ka të bëjë me një tendencë të dëmshme të udhëhequr prej tyre. Politikat mikro-borgjeze të nacionalizimit e dogmatizimit, nëse nuk luftohen me vendosmëri mund të shkkatojnë dëme të konsiderueshme ndaj një partie të caktuar, por ndaj të gjithë lëvizjes së gjerë komuniste. Nëse rreziku i saj nuk zbulohet dhe demaskohet kjo politikë mund të bëhet një rrezik për të ardhmen e botës, për demokracinë dhe socializmin. Gjatë historisë së komunizmit botëror ka ndodhur edhe më parë që gjatë kthesave të forta në taktikat e komunizmit, udhëheqësit më të dobët e të pamësuar të dalin në mbrojtje të gjërave të refuzuara nga realiteti, duke vepruar në avantazh të armiqve të klasës punëtore. Kongresi i 20-të i partisë socialiste sovjetike dhe konferencat e viteve 1957 e 1960 në Moskë kanë hapur perspektiva të reja për thellimin e sukseseve të lëvizjes komuniste. Në këtë situatë, kur kërkohen vendime të guximshme revolucionare, ka njerëz që nuk e kuptojnë domethënien e tyre historike dhe ndryshimet që ndodhin. Duke u kapur në rendin e vjetër dhe u trembur nga realiteti, këta njerëz kundërshtojnë zhvillimet kreative të marksizëm-leninizmit, si në rastin e udhëheqësve shqiptarë të cilët po e tregojnë veten komunistë të paqëndrueshëm, që nuk janë të aftë të kuptojnë interesat e përbashkëta të botës socialiste. Duke u larguar nga primet proletare dhe duke dëmtuar pikësëpari vetë popullin e tyre, udhëheqësit shqiptarë kanë sfiduar dokumentet e përbashkëta të lëvizjes komuniste, dhe janë sjellë në mënyrë arrogante ndaj partive që kanë denoncuar opinionin e tyre. Sjellje të tilla kanë dëmtuar unitetin e kampit komunist, prej refuzimit të tyre për të bashkëpunuar me vende të tjera të Paktit të Varshavës dhe të Këshillit të Asistencës Ekonomike.

Më të lexuarat